Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DHIMITRI KUCUBAS

Zhvillimet në rajonin tonë janë kritike – Menjëherë qeveria duhet të ndalojë çdo bashkëpunim ushtarak me Izraelin

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, bëri deklaratën e mëposhtme mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit:

«Zhvillimet në rajonin tonë janë kritike! Shteti-vrastar i Izraelit, me sulmin e tij ndaj Iranit dhe duke pasur mbështetjen e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, ndezi fitilin e luftës me një rrezik të dukshëm shpërthimi në të gjithë rajonin.

Qeveria e ND, pasi mori rolin e avokatit mbrojtës të krimeve të Izraelit dhe aleatëve të tij kundër popullit të torturuar të Palestinës dhe popujve të Iranit, Sirisë, Libanit dhe Jemenit, po na përfshin në aventura të rrezikshme dhe të paparashikueshme.

Menjëherë të ndalojë çdo bashkëpunim ushtarak me Izraelin, të kthehet në Greqi fregata ushtarake nga Deti i Kuq dhe armatimi kundërajror «Patriot» nga Arabia Saudite, të mbyllen të gjitha bazat ushtarake NATO-amerikane në vendin tonë».

 

19.06.2025