Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Programi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

PROLOGU

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u themelua në vitin 1918, si rrjedhojë e zhvillimit të lëvizjes punëtore në vendin tonë,  si dhe nën ndikimin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit 1917 në Rusi. Është seksioni pararojë i klasës punëtore, e vetëdijshme, e organizuar, që ka për qëllim strategjik përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimin e socializmit - komunizmit.

Përvoja shumëvjeçare, pozitive dhe negative, e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe e Partisë Komuniste e Greqisë (KKE) vërteton se klasa punëtore nuk mund të përmbushi misionin e saj historik, nëse nuk ka të organizuar, të pajisur teorikisht, dhe të fuqishme partinë e vet, Partinë Komuniste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) udhëhiqet nga botëkuptimin revolucionar i marksizëm-leninizmit. Duke ndjekur sistematikisht arritjet e reja në shkencë dhe teknologji, përpiqet për interpretimin materialist – dialektik të zhvillimeve, për përgjithësimin e përvojës së lëvizjes punëtore - popullore me themel ideologjinë komuniste dhe me kriter nevojën e çlirimit të klasës punëtore nga shfrytëzimi.  Luftoi kundër teorive reaksionare, të tilla si "Greqia e kothere së bukës",  të "inferioritetit të gruas", teorive raciste,  nacionalizmin-kozmopolitizmin e kapitalit,  si dhe teoritë e errëta dhe të urrejtjes. Lufton për një arsim popullor thellësisht  njerëzor, dhe të themeluar shkencërisht.  Me ideologjinë dhe luftërat e saj frymëzoj intelektual radikal dhe artistë, u tregua korrekte dhe mbrojtëse e patundur e kulturës popullore greke.

Që nga themelimi i saj, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka qenë besnike e parimit të internacionalizmit proletar.  Mbrojti ndërtimin socialist në Bashkimin Sovjetik, në vendet e tjera të Evropës,  Azisë dhe në Kubë.  Mori pjesë në Internacionalen Komuniste,  ka shprehur solidaritetin e saj në luftën e klasës punëtore ndërkombëtare,  ndaj popujve që luftonin për çlirimin e tyre kombëtar, për socializëm. Në periudha të rëndësishme dhe të vështira në luftën e saj, ka pranuar solidaritet internacionalist dhe mbështetje nga lëvizja ndërkombëtare komuniste dhe punëtore.  Ajo lufton për rindërtimin e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare pas tërheqjes dhe krizës që ajo pësoj, dhe vuan ende gjer më sot, sidomos pas fitores së kundërrevolucionit në vitet 1989-1991.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që nga themelimi i saj, ka qëndruar në krah të rinisë së vendit tonë. Ka treguar kujdes për problemet dhe të ardhmen e saj. Vazhdon të shikoj me besueshmëri te brezi i ri, dhe te aftësitë e tij për të kontribuar në ndërtimin e të ardhmes socialiste.

E gjithë rruga historike e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nderon-vërteton nevojën e ekzistencës së saj në shoqërinë greke. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk e humbi vazhdimësinë historike. Luftoi kundër oportunizmit dhe likvidarizmit në radhët e saj dhe arriti të nxjerrë konkluzione nga 95 vitet e aktivitetit të saj. Arriti në kushte të vështira, të ruajë karakterin e saj revolucionar, dhe nuk hezitoi kurrë  të njohë gabimet, devijimet dhe të kryej autokritikë të hapur përpara popullit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në historinë e saj 95 - vjeçare tregoi angazhim të pa tundur në parimet themeltare të një Partie Komuniste punëtore revolucionare: Në njohjen e rolit udhëheqës të klasës punëtore në zhvillimin shoqëror dhe të ideologjisë marksiste-leniniste si teori revolucionare për aktivitetin revolucionar politik. Kurrë nuk mohoj luftën e klasave, revolucionin socialist, diktaturën e proletariatit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i rezistoj turbullirës të fitores së kundërrevolucionit në Bashkimin Sovjetik dhe shteteve të tjera të ndërtimit socialist në Europë dhe Azi.  Kjo rezistencë e saj nuk është e rastësishme.  Ajo u gdhend përmes lidhjeve historike gjaku me klasën punëtore dhe bujqit e varfër që nga momentet e para të themelimit të saj.

Që nga viti 1918, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i ka dhënë përmbajtje politike luftërave punëtore kundër shfrytëzimit kapitalist, me pasoja shumë të vdekur, të torturuar dhe të persekutuar. Në dekadat e para të ekzistencës së saj, përballoj represionin shtetëror nga çdo formë e pushtetit borgjez (parlamentare, diktatoriale),  me këmbëngulje në organizimin e klasës punëtore, me rezultate pozitive për lëvizjen popullore.

 

Rezistoj në kushte veçanërisht të vështira të ilegalitetit në periudha të ndryshme. Ajo ishte në krye të luftës së armatosur kundër pushtimit nga të tre shtete (Gjermania, Italia dhe Bullgaria) përmes rezistencës së EAM – ELAS (Frontit Nacionalçlirimtar – Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke). Dy herë, në Dhjetor të vitit 1944 dhe në luftën tre vjeçare (1946-1949) të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), lëvizja punëtore, e kryesuar nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), dhe lëvizja aleate e bujqëve, u përball e armatosur me pushtetin borgjez, i cili u mbështet nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake imperialiste fillimisht nga Britania e Madhe, dhe më pas nga SHBA-ja.

Në rrugën e saj 95–vjeçare, luftoi kundër nocionit për bashkëpunimin e të shfrytëzuarit me shfrytëzuesit, për nënshtrimin ndaj shfrytëzuesve, mbrojti arritjet pozitive të klasës punëtore dhe të popullit.

Rrënjët e thella historike të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në klasën punëtore dhe në popull, përkushtimi i patundur në parimet themelore të marksizëm-leninizmit shpjegojnë pse në krizat e mëparshme -veçanërisht në ato të 1968 dhe 1991-  arriti të ruajë vazhdimësinë e saj,  pavarësisht largimit të një pjesë të madhe të forcave të saj.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u rindërtua organizativisht, ideologjikisht dhe programativisht gjatë gjithë periudhës së re të Historisë së saj, e mbështetur në pesë  Kongreset e ndërmjetshme që nga kriza e vitit 1991.  Një fryt i këtij kursi është Programi aktual që u miratua nga Kongresi i 19-të,  i cili zhvillon strategjinë e përgjithshme të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për socializmin dhe detyrat themelore të luftës së klasave.

Bota bashkëkohore dhe pozita e Greqisë në sistemin imperialist

Përmbysjet kundërrevolucionare të 30 viteve të fundit nuk ndryshojnë karakterin e epokës tonë. Periudha aktuale, e regresit të madh të lëvizjes punëtore ndërkombëtare, është  historikisht e përkohshme. Jetojmë në epokën e domosdoshmërisë së kalimit nga kapitalizmi në socializëm, sepse parakushtet materiale janë gati për organizimin socialist të prodhimit dhe të shoqërisë.  Kjo rrjedh nga rritja e karakterit social të punës e cila vjen në kundërshtim gjithnjë e më shumë me pronën kapitaliste. Kjo kontradiktë ka sjellë mënyrën kapitaliste të prodhimit në kundërshtim të plotë me nevojat bashkëkohore të shoqërisë.  Pjekuria parakushteve materiale nuk përcaktohet nga korrelacioni i forcave.

Regresi historik në zhvillimin e luftës së klasave shoqërohet me hyrje masive të forcës punëtore me pagë të ulët në tregun ndërkombëtar kapitalist (nga Azia, Afrika, Amerika Latine, Evropa Lindore etj.),  zhvlerësim i fuqisë punëtore në shtetet më të përparuara kapitaliste (vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), shfaqje të varfërisë absolute të përgjithësuar të klasës punëtore në këto vende, rritje të sulmit kapitalist në nivel ndërkombëtar.

Me krizën e thellë të super-grumbullimit (mbi-akumulimit) të kapitalit në 2008-2009, ku në disa ekonomi kapitaliste në të vërtet nuk u tejkalua, u bë më e dukshme tendenca për ndryshime të rëndësishme në korrelacionin (balancën) midis shteteve kapitaliste,  proces që ndodh nën ndikimin e ligjit të zhvillimit të pabarabartë (asimetrik) të kapitalizmit. Kjo tendencë ka të bëjë edhe me nivele më të larta të piramidës imperialiste.

SHBA-të mbeten fuqia e parë ekonomike,  por me një ulje të ndjeshme të pjesës së saj në Produktin Botëror Bruto.  Deri në vitin 2008, Eurozona mbante pozitën e dytë në tregun ndërkombëtar kapitalist, një pozicion të cilin e humbi pas krizës. Kina është shfaqur si fuqia e dytë ekonomike, është forcuar aleanca BRICS (Brazil, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) në bashkimet ndërkombëtare kapitaliste,  të tilla si FMN dhe G20. Ndryshimi i korrelacionit të forcave nëpërmjet shteteve kapitaliste sjell ndryshime edhe në aleancat e tyre,  si kontradiktat ndër-imperialiste mbi kontrollin dhe ri-ndarjen e territoreve dhe tregjeve, zonave të influencës ekonomike, kryesisht të energjisë dhe të burimeve natyrore, rrugët e transportit të mallrave.

Kontradiktat ndër-imperialiste, të cilat në të kaluarën kanë çuar në dhjetëra luftëra rajonale, lokale dhe në dy luftëra botërore, vazhdojnë të çojnë në konfrontim të egër  ekonomik, politik dhe ushtarak, pavarësisht përbërjen ose ri-përbërjen, ndryshime në strukturë në kuadrin e qëllimeve të bashkësive ndërkombëtare imperialiste, si e ashtuquajtura  "arkitektura e re" e tyre.  Se  "lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera",  sidomos në kushtet e një krize të thellë të super-grumbullimit të kapitalit dhe të ndryshimeve të rëndësishme në korrelacionin e forcave të sistemit ndërkombëtar imperialist, në të cilin -ndarja e tregjeve rrallë ndodh pa gjakderdhje.

Shpërthimi periodik i krizave të mbi-grumbullimit të kapitalit teston qëndrueshmërinë e eurozonës,  si një bashkim monetar të ekonomive të shteteve anëtare me pabarazi të thella në zhvillimin dhe strukturën e prodhimit industrial, të produktivitetit si dhe pozicionin e tyre në tregun e Bashkimit Europian dhe atë ndërkombëtar.

Tendenca për forcimin e ndërvarësisë së ekonomive të shteteve në sistemin imperialist ndërkombëtar nuk çon në një tërheqje të rolit të shtetit borgjez, siç mbështesin disa  variacione teorike të "globalizimit".

Në çdo rast, e ardhmja e BE-së dhe Eurozonës nuk është e përcaktuar vetëm nga planet imperialiste , sepse kontradiktat kanë dinamikën e tyre. Cilido qoftë opsioni i menaxhimi borgjez,  do të vijë ne kundërshtim me interesat punëtore popullore në të gjitha shtetet- anëtare të eurozonës.

Kriza theksoj me intensitet kufijtë historik të sistemit kapitalist.  Kontradiktat janë në rritje si dhe vështirësitë në menaxhimin politik borgjez të krizës dhe në përgjithësi vështirësia për të kaluar në një cikël të ri të riprodhimit të zgjeruar të kapitalit social.

Kapitalizmi në Greqi është në fazën imperialiste të zhvillimit të tij, në pozicion të ndërmjetshëm në sistemin imperialist ndërkombëtar, me varësi të forta dhe të pabarabarta nga SHBA-të dhe BE-ja.

Hyrja e Greqisë në KEE (Komunitetin Ekonomik Europian)  në fillim të dhjetëvjeçarit 1980 ka përshpejtuar përshtatjen e saj në tregun Evropianoperëndimor, një proces që ka vazhduar me pranimin e saj në BE në vitin 1991 dhe në eurozonë në vitin 2001.  Shteti kapitalist grek u integruar më shumë organikisht në sistemin imperialist ndërkombëtar, nëpërmjet pjesëmarrjes në ristrukturimin e BE-së dhe NATO-s dhe aleancave të tjera imperialiste ndër- shtetërore.

Klasa borgjeze e Greqisë fillimisht përfitoj nga përmbysjet kundërrevolucionare në vendet fqinje të Ballkanit dhe nga anëtarësimi në BE,  arriti grumbullim të rëndësishëm dhe eksport të kapitalit në formën e investimeve direkt të cilat kontribuuan në forcimin e bizneseve greke dhe grupeve monopoliste.

Eksportet e kapitalit u zgjeruan edhe në Turqi,  Egjipt, Ukrainë, Kinë, si dhe në Britani,  në SHBA dhe vende të tjera.  Ajo ka marrë pjesë aktive në të gjitha ndërhyrjet imperialiste dhe luftëra, të tilla si ato kundër Jugosllavisë, Irakut, Afganistanit, Libisë etj.

Në dekadën e cila i parapriu shpërthimit të krizës që evoluon, ekonomia greke ruajti një ritëm të ndjeshëm të lartë vjetore të rritjes së Produktit Kombëtar Bruto në krahasim me atë përkatëse të BE-së dhe Eurozonës,  pa e ndryshuar pozicionin e saj aty. Por ka rritur pozitën e saj në Ballkan.

Pas shpërthimit të krizës, pozita e ekonomisë kapitaliste greke u përkeqësua në kuadër të Eurozonës, të BE-së dhe piramidës ndërkombëtare imperialiste në përgjithësi, gjë që nuk e mohon faktin se hyrja Greqisë në KEE - BE i shërbeu pjesëve më dinamike të kapitalit monopolist vendas dhe kontribuoi në blindimin e fuqisë së tyre politike.

Pjesëmarrja e Greqisë në NATO,  varësitë ekonomike - politike dhe politiko -ushtarake nga BE-ja dhe SHBA-të kufizojnë veprimet e borgjezisë greke për të manovruar në mënyrë të pavarur,  sepse të gjitha marrëdhëniet e aleancës së kapitalit janë të udhëhequra nga konkurrenca,  pabarazia dhe si rrjedhim  pozicioni i më të fortit,  formohen si marrëdhënie e ndërvarësisë të pa barabartë.

Kontradiktat në brendësi të borgjezisë deri tani nuk e mohojnë zgjedhjen strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE, edhe pse pjesëmarrja në Eurozonë po zhvillohet në një mënyrë kontradiktore, ndërsa në të njëjtën kohë ritet prirja për forcimin e marrëdhënieve me qendra të tjera (Rusi, Kinë, SHBA).

Rriten rreziqet në rajon e më gjerë, nga Ballkani gjer në Lindjen e Mesme,  për një luftë të përgjithësuar imperialiste dhe përfshirjen e Greqisë në të.

Lufta për mbrojtjen e kufijve,  të drejtat sovrane të Greqisë, nga këndvështrimi i klasës punëtore dhe shtresave popullore është e pandarë nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit.  Ajo nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e planeve të njërit pol apo të polit tjetër imperialist, dhe fitimin e njërit grup ose grupit tjetër monopolist.

Baza materiale e domosdoshmërisë të socializmit në Greqi

Populli grek do të çlirohet nga zinxhirët e shfrytëzimit kapitalist dhe bashkimeve imperialiste kur klasa punëtore së bashku me aleatët e saj do të kryejnë revolucionin socialist dhe të ecin përpara për të ndërtuar socializëm-komunizmin.

Qëllimi strategjik i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është pushtimi i pushtetit revolucionar punëtor, diktatura e proletariatit,  për ndërtimin socialist si fazën më të ulët të shoqërisë komuniste.

Ndryshimi revolucionar në Greqi do të jetë socialist.

Forca lëvizëse e revolucionit socialist do të jetë klasa punëtore si forcë udhëheqëse, gjysme-proletarët, shtresat e shtypura popullore e të vetë-punësuarve, bujqit e varfër, të cilët janë të prekur negativisht nga monopolet, dhe për këtë arsye kanë një interes objektiv për heqjen e tyre, heqjen e pronësisë kapitaliste, në përmbysjen e pushtetit të tyre, kanë interes nga marrëdhëniet e reja të prodhimit.

Gjatë 20 viteve të fundit u zhvilluan edhe me shumë se ç ‘ishin parakushtet materiale për socializmin në Greqi. Marrëdhëniet kapitaliste janë zgjeruar dhe forcuar, në prodhimin bujqësor, arsimor, shëndetësor, kulturor, sporte, dhe media. U bë përqendrim i madh i punës pagë dhe kapitalit në prodhim, në tregti, ndërtim, në turizëm. Me heqjen e monopolit shtetëror në telekomunikacion dhe në seksionet e monopolizuara të energjisë dhe transportit janë zhvilluar biznese të kapitali privat.

Puna me pagë është rritur në mënyrë të konsiderueshme, si përqindje e punësimit në tërësi, ndërkohë që numri i të vetëpunësuarve ka mbetur në të njëjtin nivel,  sepse ulja e një sektori e të vetëpunësuarve u shoqërua me rritjen e tyre në sektorin e shërbimeve.

Tkurrje shumë e madhe e prodhimit industrial dhe të sektorit të ndërtimit, për shkak të krizës së zgjatur, çojë në rritjen e shpejtë të papunësisë dhe varfërisë absolute, varfërisë ekstreme, ka krijuar problemin e njerëzve të pastrehë. Përmasa shpërthyese ka papunësia e të rinjve dhe e të papunëve afatgjatë.

Natyrisht që kriza nuk është shfaqur në mënyrë të barabartë në të gjitha sektorët e industrisë. Ka sektorë dhe biznese që i kanë ruajtur ose rritur fitimet e tyre,  ose kanë pasur një humbje të vogël, përmbajtje apo edhe rritje të prodhimit në krahasim me nivelet që kishin para krizës.

Distanca në mes nevojave bashkëkohore të popullit dhe klasës punëtore dhe plotësimi i tyre është rritur ndjeshëm. Parazitizmi, kalbësia e kapitalizmit monopolist, janë shfaqur në të gjithë sektorët e prodhimit, shitjes me pakicë, në qarkullimin e kapitalit të valutës, në të gjitha strukturat e organizimit të shoqërisë kapitaliste, në të gjitha institucionet e sistemit, morën formë financiare superfitimi, të mashtrimit, përvetësimit, korrupsionit, shkatërrimit, fatkeqësive si ndotja dhe infektimi i zinxhirit të prodhimit ushqimor, në ujë të pijshëm, në atmosferë, në pyje dhe bregdete.  Përfitimi më parazitar është zgjeruar, të tilla si tregtia e drogës, e prostitucionit të organizuar të femrave dhe fëmijëve etj.  U bë më e qartë lidhja midis qendrave të cilat jepnin ryshfete në mënyrë të paligjshme me deputet dhe ministra, me organe pushteti, si dhe lidhjet midis rrjeteve të krimit të organizuar me autoritetet e ndjekjes penale.

Në të njëjtën kohë, ndryshimet në strukturë, përmbajtje dhe shtrirjen e sektorëve të shtetit borgjez, të cilat i shërbejnë nevojave strategjike për riprodhimin e kapitalit, krijojnë vështirësi për politikën e aleancave sociale të klasës në pushtet, si dhe mprehje të kontradiktave themelore midis kapitalit dhe punës me pagë.

Përshpejtimi i ristrukturimeve tkurr shtresën e aristokracisë punëtore dhe punonjësve të shtetit dhe pengon përpjekjet e politikës borgjeze të emancipoj lëvizjen punëtore për të asimiluar seksione të mëdha të punës pagë si në të kaluarën.

Nga çdo aspekt të jetës ekonomike dhe shoqërore del në sipërfaqe intensivisht kontradikta mes karakterit social të punës dhe privatizimi kapitalist të pjesës më të madhe të rezultateve të saj, për shkak të pronësisë kapitaliste në mjetet e prodhimit. Nevoja për pronësi shoqërore, Planifikim Qendror me pushtet punëtor po shfaqet si një domosdoshmëri urgjente. Nga pikëpamja e kushteve materiale, socializmi është më i nevojshëm dhe bashkëkohor më shumë se kurrë më par.

Nga epoka historike e kapitalizmit, nga niveli i zhvillimit kapitalist në Greqi, mprehja e kundërshtimeve themelore dhe kontradiktat e saj në tërësi, del se në Greqi ekzistojnë kushtet materiale për ndërtimin socialist, i cili mund të siguroj plotësimin e nevojave të popullit të cilat janë vazhdimisht duke u zgjeruar.

Greqia sot ka mundësi të madhe prodhimi të pashfrytëzuar të cilat mund të çlirohen vetëm me socializimin (shoqërizimin) e mjeteve të prodhimit nga pushteti punëtor,  me planifikim qendror shkencor të prodhimit. Ajo ka një fuqi me përvojë të shumtë pune madje edhe me një nivel të lartë të specializimit teknologjik dhe shkencor. Ajo ka burime të rëndësishme energjetike në tokën e saj, burime të konsiderueshme minerale, industriale, artizanale dhe të prodhimit bujqësor, të cilat mund të kënaqin një pjesë të madhe të nevojave të popullit, si ushqimit dhe energjisë,  transportit , ndërtime të infrastrukturës publike dhe banesave popullore. Prodhimi bujqësor mund të mbështesë industrinë në sektorët e saj të ndryshëm

Detyrat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për revolucionin socialist

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vepron në drejtimin e përgatitjes së faktorin subjektiv për perspektivën e revolucionit socialist, megjithëse koha e shpërthimit të saj përcaktohet nga parakushte objektive, të situatës revolucionare.

Veprimtaria e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në situatë jo-revolucionare, kontribuon me vendosmëri në përgatitjen e faktorit subjektiv (Partia, klasa punëtore, aleanca) për kushte revolucionare, për realizimin e detyrave të saj strategjike:
Bashkimin e shumicës së madhe të klasës punëtore me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), e vendosur për revolucion. Aleancë të klasës punëtore me shtresa popullore të shtypura në kapitalizëm, disa për ti tërhequr, shumë apo pak, në aktivin e luftës revolucionare, dhe disa të tjerat të mundet ti neutralizoj.  

Mbështetjen e popullit që bën revolucion nga sa më shumë forca ushtarake të jetë e mundur të cilat shkëputen nga ushtria.

 Sigurimin superioritetit të forcave revolucionare me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj borgjezisë reaksionare dhe mikroborgjezisë që lëkunden në momentet dhe pikat vendimtare, një çështje e rëndësishme politike dhe në të njëjtën kohë organizative.

Këto detyra janë të zbatueshme vetëm në kushtet e situatës revolucionare, zbatimi i tyre do të zhvillohet në të njëjtën kohë, në ndërveprim, me detyrën kryesore dhe vendimtare të bashkimit të shumicës së klasës punëtore me Partinë.

 

Më konkretisht për situatën revolucionare

Situata revolucionare është faktor që krijohet në baza objektive.

Përmbledh dobësimin e pushtetit borgjez ("ata lart nuk munden") dhe në rritjen e shpejtë të dëshirës për luftë nga masat popullore ("ata poshtë nuk durojnë më"), të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë me mënyrën e zakonshme të nënshtrimit të tyre ndaj pushtetit shfrytëzues, të nxitur edhe nga përkeqësimi serioz dhe i papritur të standardit të tyre të jetesës, që pushteti borgjez nuk mund ta menaxhoj dot më.

Në këto kushte, është vendimtar roli i gatishmërisë organizative dhe politike të pararojës së lëvizjes punëtore, i Partisë Komuniste, për bashkimin dhe orientimin revolucionar të shumicës së klasës punëtore, sidomos të proletariatit industrial, dhe tërheqjen e seksioneve më progresiste të shtresave popullore.

Nuk është e mundur të parashikohen faktorët që do të çojnë në situatën revolucionare. Thellimi i krizës ekonomike, mprehjet e kontradiktat ndër-imperialiste, të cilat mundet të kthehet edhe në konflikte ushtarake, mund të krijojnë kushte të tilla në Greqi.

Në rast të përfshirjes së Greqisë në një luftë imperialiste, në luftë mbrojtëse ose sulmuese, Partia duhet të udhëheq organizimin autonom të luftës punëtore-popullore në të gjitha format, që të çojë në humbjen e plotë të klasës borgjeze, vendase ose e huaj si pushtuese, dhe ta lidhi atë praktikisht me pushtimin e pushtetit. Me iniciativën dhe udhëheqjen e Partisë të formohet fronti punëtor-popullor me të gjitha format e luftës, me slogan: Populli do të sjellë çlirimin dhe rrugëdaljen nga sistemi kapitalist, i cili sa kohë që mbizotëron, sjell luftën dhe "paqen" me pistoletë në kokë.

Gjatë procesit revolucionar, klasa punëtore me aleatët e saj krijojnë si filiza organet e pushtetit punëtor.

Mundësia për tu pjekur situata revolucionare, për realizimin dhe fitoren e revolucionit socialist, fillimisht në një shtet ose një grup shtetesh, rrjedh nga funksionimi i ligjit të zhvillimit të pabarabartë (asimetrik) ekonomik dhe politik i kapitalizmit. Parakushtet që revolucioni socialist të vendoset në rendin e ditës, nuk arien në të njëjtën kohë në nivel global. Zinxhiri imperialist do të thyet në hallkën e tij më të dobët.

Kriza ekonomike dhe luftërat imperialiste janë kërcënime të njëjta për klasën punëtore dhe shtresat popullore në çdo shoqëri kapitaliste. Kjo përbën një mundësi objektive, lëvizja revolucionare e një vendi të mbështetet nga aktiviteti i lëvizjes revolucionare të një vend tjetër, sidomos në ato fqinje, në një rajon më të gjerë. Në të njëjtën kohë, ecuria e luftës së klasave në një shtet të veçantë, do të  ndikoj në ciklin ndërkombëtar, si dhe një ndikim më të gjerë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Nga kjo rrjedh dhe nevoja për aktivitet të përbashkët të planifikuar dhe të koordinuar kundër çdo aleance imperialiste të cilat do të synojnë të shtypin revolucionin në një shtet, del mundësia e formimit të kushteve për fitoren e socializmit në një grup shtetesh.

Më konkretisht për frontin revolucionar punëtorë-popullor

Bashkimi i shumicës së klasës punëtore me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe tërheqja e pjesëve progresiste të shtresave popullore do të kalojë në faza të ndryshme. Lëvizja punëtore, lëvizja e të vetëpunësuarve në qytet, dhe e bujkut në fshat, si dhe forma e shprehjes e aleancës së tyre (Aleancë Popullore) me qëllime antimonopoliste antikapitaliste, me aktivitetin pararojë të forcave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në kushte jo-revolucionare, përbëjnë formën e parë për krijimin e frontit revolucionar punëtor-popullor të punëtorëve revolucionar në kushte revolucionare. Masat punëtore dhe popullore, me përvojën e pjesëmarrjes së tyre në organizimin e luftës me orientim përplasjen me strategjinë e kapitalit, do të binden për nevojën që organizimi dhe ballafaqimi i tyre të marrë karakteristika më të plota dhe me të gjitha mënyrat e përplasjes kundër pushtetit ekonomik dhe politik të kapitalit.

Në kushtet e situatës revolucionare, fronti revolucionar punëtor-popullor, me të gjitha format e veprimtarisë së tij, mund të bëhet qendra e revoltës popullore kundër pushtetit kapitalist, duke mbizotëruar në rajone kryesore, veçanërisht në qendrat tregtare - industriale - transporti,  qendrat e komunikacionit - energjisë, në mënyrë që të arrijë demobilizimin e plotë të mekanizmave të pushtetit borgjez, si dhe shfuqizimin e tij, përmbysjen e diktaturës së borgjezisë, të dalë në pah dhe të mbizotërojnë institucionet revolucionare që lindën nga populli, të cilat do të ndërmarrin në duart e tyre organizimin e ri të shoqërisë dhe krijim-stabilizimin e pushtetit punëtor revolucionar.

Në procesin revolucionar vazhdimisht do të ketë ndikime nga qëndrime oportuniste dhe reformiste, nevoja për të luftuar kundër tyre, dhe për ti përkufizuar ato brenda frontit punëtor-popullor.

Në kushtet e situatës revolucionare, fronti punëtor-popullor shprehet edhe me komisione për të mbrojtur grevat dhe format e tjera të kryengritjes. Do të zotërojë aftësinë dhe mjetet, për të mbrojtur revolucionin në të gjitha fazat e tij, për të vendosur kontrollin e punëtorëve në fabrika, banka, në prodhimin bujqësor së bashku me bujkun e varfër, për ushqimin e popullit, për tu përballur me mekanizmat e gjithanshme të reaksionit.

Fronti revolucionar punëtor-popullor do të fitojë aftësinë për të paraqitur dhunën e vet kundër dhunës së kapitalit, aftësi për të pasur një efekt paralizues në stafet e armikut të klasës, të neutralizojë planet e tij kundërrevolucionarë,  të shkëputi atë nga mbështetja e njerëzve që vijnë nga klasa punëtore dhe shtresa popullore. Do të ketë aftësinë të shprehi dhe të bashkojë në këtë drejtim të luftës pjesën e varfër të fshatarësisë, pjesët popullore e të vetëpunësuarve në qytet, të gjysmë-proletarëve, e të papunëve dhe emigrantëve.

Revolucionet socialiste i shekullit të 21, në krahasim me revolucionet borgjeze të shekullit të 18-të dhe 19-të madje edhe të revolucioneve socialiste të shekullit të 20-të, do të përballet me mekanizma shtypës shumë më të organizuara, mjetet e informacionit, të shkatërrimit në masë janë më të zhvilluara nga ana teknologjike. Do të përballen me mekanizmat e dhunës së shtetit kapitalist të cilat janë të integruara në struktura ndër-shtetërore, si NATO, Euro- ushtrisë, Europol-it, xhandarmërisë Europiane etj.

Pavarësisht zhvillimit teknologjik, njeriu nuk pushon të jetë faktori vendimtar në përdorimin dhe trajtimin e këtyre mekanizmave. Nga kjo del dhe mundësia që aktiviteti punëtor-popullor ti shfuqizojë këto mjete dhe ti përdori këto teknologji të reja në favor të lëvizjes revolucionare.

Mbizotërimi pushtetit punëtor në një shtet kontribuon në zhvillimin e lëvizjes punëtore revolucionare ndërkombëtare, në pajtimin e klasës punëtore, të forcave popullore, pavarësisht nga prejardhja etnike, gjuha, trashëgimia kulturore e fetare, dhe për koordinimin e luftës së klasave në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, në formimin e aleancave revolucionare, dhe madje dhe në mbrojtje të çdo revolucionit socialist kundër aktivitetit kapitalist ndërkombëtar kundërrevolucionar.

Roli udhëheqës i Partisë në Revolucion

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) paraqitet praktikisht si forcë udhëheqëse brenda procesit revolucionar, n.q.s. garanton vijën revolucionare dhe është në gjendje të ketë Organizata në njësi të mëdha të prodhimit, në fusha dhe shërbime të cilat luajnë një rol vendimtar në shkatërrimin e pushtetit borgjez.

Pavarësia organizative, ideologjike dhe politike e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ekziston në të gjitha kushtet dhe në çdo rast, pavarësisht nga format e organizimit masiv të klasës punëtore të angazhuar në revolucionin dhe aleancës së saj me bujqit e varfër dhe pjesë të tjera e të vetëpunësuarve.

Ekzistenca e organizatave të fuqishme të Partisë dhe të Rinis Komuniste të Greqisë (KNE) do të sigurojë formimin e anëtarëve të partisë dhe anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) të aftë për të futur qëndrimet ideologjike dhe politike të partisë, kryesisht në vende të mëdha pune, në vendet e shkollimit profesional, në organizatat masive, të frymëzojnë besim, të jenë përparimtar-pionier shembullor të aktivitetit vetëmohues me vetëpohim, duke shfrytëzuar iniciativën e forcave në aktivizim, duke luftuar kundër reformizmit – oportunizmit dhe veprimtarisë nacionalsocialiste (naziste) - fashiste.

Partia lufton për unitetin e klasës punëtore në Greqi, pavarësisht racës, kombit ose gjuhës kombëtare, trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Gatishmëria, materiale dhe përgatitja ideologjike, lufta e vazhdueshme me oportunizmin është parakusht për udhëheqjen e efektshme në konfliktin me mekanizmat e pushtetit borgjez në çdo nivel.

Roli udhëheqës i Partisë në grumbullimin e forcave për revolucion nuk do të jetë një akt i vetëm, as nuk do të jetë një proces i cili do të zhvillohet normalisht dhe i qetë. Do të ketë faza të larta dhe të ulëta, do të reflektohet në vetëdijen e shumicës së klasës punëtore, në shkëputjen e gjysmë-proletarëve, të bujkut të varfër dhe e të vetëpunësuarve nga klasa borgjeze, nga ndikimet mikroborgjeze dhe oportuniste. Është e pamundur të parashikohen të gjitha fazat e këtij procesi, të gjithë faktorët të cilët do të përshpejtojnë apo ngadalësojnë-pengojnë zhvillimet, gjendja e saktë e çdo klase ose grupi shoqëror, korrelacioni brenda forcave luftarake të klasës punëtore dhe të shtresave popullore. Drejtimi i këtij procesi, mundësia e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) të udhëheqë forca të revolucionit dhe të përshpejtoj zhvillimet do të gjykohet edhe nga aftësia e saj për të vlerësuar zhvillimet në kohën e duhur dhe objektivisht për të ndërhyrë në përputhje me rrethanat.

Roli udhëheqës i Partisë, në praktikë dhe jo vetëm në mënyrë deklaruese, ekziston edhe pas përmbysjes të pushtetit të kapitalit si akt i parë i kalimit nga procesi revolucionar në një periudhë të re të luftës së klasave, edhe për sa i përket heqjes së marrëdhënieve kapitaliste dhe krijimin e marrëdhënieve të reja socialiste, si dhe për të përballuar riorganizimin e brendshëm dhe të jashtëm të dhunës kapitaliste.

Partia synon, që pushteti revolucionar punëtore të mbështetet nga lëvizjet popullore revolucionare të shteteve fqinje dhe të vendeve të tjera kundër shteteve kapitaliste të cilat do të kërkojnë rrëzimin e tij. Synon krijimin e një qendre të përbashkët revolucionare të paktën midis vendeve fqinje, n.q.s.  do të ekzistojnë rrethana të krahasueshme.

Partia, e angazhuar me vendosmëri në internacionalizmin proletar, shpreh praktikisht mbështetjen e saj në lëvizjet revolucionare të vendeve të tjera.

Përmbush detyrimet e saj revolucionare, pa e anuluar në emër të vështirësive të korrelacionit të luftës klasore ndërkombëtare, pa parë korrelacionin ndërkombëtar në gjendje qetësie, palëvizshmërie.

Socializmi si i pari hap, më i ulët i komunizmit

Socializmi si hap i parë i formimit social-ekonomik komunist nuk është formim i pavarur, është një komunizëm i papjekur. Zbaton ligjin bazë të mënyrës komuniste të prodhimit: Prodhim të planifikuar për përmbushjen e nevojave të zgjeruara sociale.
Nëpërmjet Planifikimit Qendror vihen në shërbim të njeriut dhe të nevojave të tij  mundësitë e zhvillimit të vendit, çfarëdo gjëje që është krijuar nga aktiviteti njerëzor në Shkencë, Teknologji, Kulturë, të sigurojnë një nivel më të lartë të jetës, zhvillimit shpirtëror dhe arsimor. Eliminohet papunësia, pasiguria e punës,  rrit kohën e lirë, që, ndër të tjera, populli punonjës të ketë mundësinë të marri pjesë në mënyrë aktive dhe të ushtroj kontrollin punëtor, të garantoj karakterin e pushtetit punëtor.

Ndërtimi Socialist është një proces i përbashkët, i cili fillon me pushtimin e pushtetit nga klasa punëtore. Fillimisht formohet mënyra e re e prodhimit, e cila mbizotëron në bazë me heqjen e plotë të marrëdhënieve kapitaliste, marrëdhënies kapital - punë pagë.

• Socializohen (shoqërizohen) mjetet e prodhimit në industri, energji - ujë, telekomunikacion, ndërtimi, riparimi, mjetet e transportit publik, të tregtisë me shumicë - me pakicë, eksportit dhe importit, infrastrukturat e përqendruara turistike-ushqimore.
• Socializohet (shoqërizohet) Toka dhe shfrytëzimet bujqësore kapitaliste.
• Hiqet prona private dhe aktiviteti ekonomik në Arsim, Shëndetësi - Mirëqenie, Kulturë dhe Sporte, në Media. Organizohen ekskluzivisht në shërbimin shoqëror.
•Prodhimi industrial dhe pjesa më  e madhe e prodhimit bujqësore bëhen me marrëdhënie shoqërore sociale, Planifikim Qendror, kontroll punëtor në të gjitha nivelet e komandim-drejtimit.
•Fuqia punëtore ndalohet të jetë tregti. Ndalohet përdorimi i punës së huaj, d.m.th pagim punësim nga ata që kanë akoma mjete të veçanta prodhimi në sektorë ku nuk ka socializim (shoqërizim) të detyrueshëm p.sh., artizanati, prodhimi bujqësor, turizmit-ushqimit, në disa shërbime ndihmëse.
• Planifikimi Qendror vendos fuqinë punëtore, mjetet e prodhimit, materialin e parë si dhe të tjera materiale industriale dhe burime, në organizimin e prodhimit, dhe të shërbimit social dhe administrativ.

Formohen objekte të prodhimit shtetëror për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore si lëndë e parë ose të mallrave të konsumit. Në realitetin Grek, nuk është e nevojshme rishpërndarja e tokës.  Ata bujk që nuk kishin tokë do të punojnë në njësitë socialiste të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Masa e socializimit (shoqërizimit) të tokës përjashton mundësinë e përqendrimit të tokës, ndryshimit të përdorimit dhe tregtimin e saj nga individ ose kooperativa të prodhuesve bujqësor.

Promovohet kooperativa e prodhimit bujqësor, e cila ka të drejtë përdorimi të tokës së socializuar (shoqërizuar) si një mjet produktiv. Integrimi i pronarëve të vegjël bujk në kooperativën produktive bëhet vullnetarisht. Motivet e kooperativizimit janë: ulja e kostos së prodhimit nëpërmjet kultivimit të përbashkët dhe grumbullimin të produkteve bujqësore. Mbrojtje të prodhimit bujqësor nga fenomeneve të caktuara natyrore përmes objekteve të shtetit, të mbështetjes shkencore dhe teknike. Disponueshmëri e prodhimit bujqësor në mbledhjen, magazinimit - mirëmbajtjen dhe transferimin nëpërmjet aparatit qendror shtetëror. Ndarje të barabartë të kohës së punës gjatë vitit nëpërmjet zgjerimit të më tejshëm të mekanizimit dhe koordinimit qendror për të  përballuar nevojat urgjente sezonale. Rindërtim  të fshatit me informata qyteti në lidhje me arsimin e përgjithshëm, Qëndra Shëndetësore të pajisura plotësisht dhe të lidhura me spitalet pranë qendrave të qyteteve, infrastruktura kulturore, transporti etj.

Në atë shkallën që, përmes kooperativave prodhuese, socializohet (shoqërizohet) puna duke përdorur mjete prodhimi të mekanizuara dhe infrastrukturë të përbashkët, do të formohen edhe kushtet për integrimin e drejtpërdrejtë në pronësinë shoqërore dhe të anëtarësimit të plotë në Planin Qendror. Në këtë drejtim eliminohet kontrasti midis qytetit dhe fshatit,  prodhimit industrial dhe atij bujqësor. Përfitimi i ish- anëtarëve të kooperativës është përmirësimi i kushteve të punës dhe kushteve të jetesës.
Ndarja e punës në mjetet e socializuara (shoqërizuara) të prodhimit bëhet me bazë të  Planit Qendror që organizon prodhimin dhe shërbimet sociale, identifikon raportet e saj, shpërndarjen e produkteve, d.m.th. vlerat e përdorimit, me synim që të plotësojë nevojat e zgjeruara sociale.  Shpërndarja e  punës sociale është e planifikuar në mënyrë centrale  dhe bashkon në mënyrë të drejtpërdrejtë -jo nëpërmes tregut individual-, punën individuale si pjesë në punën e përgjithshme sociale.

Plani Qendror shpreh pasqyrimin e ndërgjegjshëm të dimensioneve  objektive të forcës prodhuese dhe shpërndarëse, në përpjekjen e zhvillimit të gjithanshëm të forcave prodhuese. Është një marrëdhënie komuniste e prodhimit dhe shpërndarjes që lidh të punësuarit me mjetet e prodhimit dhe me organizmat socialiste. Ajo përfshin një zgjedhje e ndërgjegjshme motivi dhe objektivi në prodhim dhe ka për qëllim plotësimin e nevojave të gjera shoqërore.
Jep prioritet në prodhimin e mjeteve prodhuese, nga të cilat varet zhvillimi i  kapacitetit të përgjithshëm prodhues, pajisje totale teknologjike, shërbimet sociale, dhe që në fund të fundit varet aftësia e riprodhimit të gjerë dhe rritjes së mirëqenies shoqërore.

Ç’do herë plani duhet të pasqyrojë gjithnjë e më shumë determinizmin e Planifikimit Qendror në mënyrë që të afrohet me objektivin e përmasave të zgjeruara të akumulimit socialist dhe të mirëqenies shoqërore.
Planifikimi Qendror në afat të mesëm dhe të gjatë ka për qëllim të zhvillojë kapacitetin për punë të specializuar në përgjithësi, dhe rotacionet në ndarjen teknike të punës, rritjen në përgjithësi të produktivitetit të punës dhe uljen e kohës së punës,  më perspektivë  eliminimin e dallimit në mes punës ekzekutuese dhe asaj ekzekutive, mes punës manuale dhe intelektuale.

Kooperativat e prodhimit i nënshtrohen në një shkallë Planifikimit Qendror, i cili përcakton vendin e prodhimit dhe çmimin shtetëror me të cilin do të bëhet grumbullimi i produktit nga shteti, dhe çmimin me të cilën produkti do të shitet në tregjet popullore të organizuara shtetërore.

Planifikimi Qendror organizohet në ç’do degë, nëpërmjet institucionit të përbashkët shtetëror të ndërlidhur në rajon dhe në ç’do kategori. Mbështetet në një sërë objektesh e kritere:

• Në Energji: Zhvillim të infrastrukturës për të zvogëluar shkallën e varësisë energjetike të Greqisë, duke siguruar konsumin me çmim të lirë dhe të bollshëm popullor, sigurinë e punëtorëve në industri, si dhe në zonat e banuara, kursim të energjisë dhe një shkallë të lartë të efikasitetit energjetik. Mbrojtje të shëndetit publik dhe mjedisit. Në këtë drejtim, politika e energjisë ka si akse: Përdorimi i të gjitha burimeve të brendshme të energjisë , p.sh. , qymyr, hidroelektrik, të erës, diellore, të naftës dhe të gazit natyror, etj, kërkime sistematike dhe gjetje të burimeve të reja, përpjekje ndërshtetërore për bashkëpunim reciprok të dobishëm.
• Transporti: Prioritet i jepet transportit publik në lidhje me atë individ, në pjesët periferike tokësore të vendit lidhje me hekurudha me cikël stabël, dhe me anije për zonat bregdetare dhe ishull. Shfrytëzohet sektori i socializuar (shoqërizuar) i industrisë së ndërtimit të anijeve, për prodhim, restaurim, riparim dhe mirëmbajtje anijesh moderne dhe të sigurta, si dhe të pajisjeve hekurudhore.

Projektohen, me kriter të ndërlidhur dhe plotësues të funksionit të tyre, rrugët, transporti ajror dhe të gjitha format e transportit masiv, me qëllim lëvizje të shpejtë me çmim të ulët të njerëzve dhe të produkteve, kursimit të energjisë dhe të ndërhyrjes harmonike të njeriut në mjedis, zhvillimin e planifikuar për eliminimin e pabarazinë rajonale, kontroll të plotë të mbrojtjes dhe sigurisë të shtetit socialist. Kusht paraprak është projektimi i një infrastrukture të tillë -porte, aeroporte, stacionet hekurudhore, akse rrugore- dhe industri prodhimi të mjeteve të transportit.

 

• Në industrinë e Përpunimit dhe Industrinë Nxjerrëse: Jepet prioritet për prodhimin e mjeteve të prodhimit (p.sh. inxhinieri-mekanike), me përdorim të kombinuar të industrive nxjerrëse si dhe zhvillimin e industrive të tilla të përpunimit, me mbështetje të kërkimeve shkencore të vendit.

Greqia ka rezerva të konsiderueshme në burime minerale, si boksit, minerale metalike (ari, nikeli, bakri), burimet minerale strukturale (perlite, magnez, mermer, etj).

Nxjerrja e lëndëve të para minerale do të kombinohet me procesin e përpunimit të tyre (p.sh. prodhimi i aluminit dhe pjesëve të lidhur me aluminin), zhvillimin e industrisë petrokimie të minierave, prodhimin e makinerive të prodhimit dhe të  mjeteve të transportit, me qëllim uljen e vartësisë nga tregu i huaj. Sipas degës së përpunimit, të tilla si industria kimike.

Sigurohet organizimi i përgjithshëm shtetëror i prodhimit në sektorët e ushqimit, veshjes, lëkurës, tekstile dhe konsumimeve të tjera individuale që kanë të bëjnë me nevojat themelore popullore. Promovohen marrëdhëniet proporcionale midis sektorit bujqësor (duke përfshirë këtu fermerët dhe peshkatarët) dhe sektorët e industrisë për të furnizuar një pjesë të materialeve të para të nevojshme.

Prodhimi bujqësor do të bazohet, përkatësisht, në prodhimin e brendshëm të plehut, pesticideve, ushqim për kafshët, gjenetike dhe materiale riprodhuese etj., makineri bujqësore, infrastrukturën e ujitjes.

Nëpërmjet industrisë shtetërore të prodhimit  të ilaçeve, materialeve mjekësore dhe teknologjisë bio-mjekësore kërkohet maksimumi i vetë-mjaftueshmërisë për sigurimin e ilaçeve falas dhe formulime të tjera farmaceutike me bazë nevojat e popullore.

• Në fushën e Komunikacionit - Kompjuteri: shfrytëzohen mundësit teknologjike për përmirësimin të procesit të prodhimit, planifikimin qendror shkencor dhe të kontrollit punëtor në industri, në qeverisje, dhe në shërbimet sociale (të telemjekësisë, të teledukimit, etj.). Jepet prioritet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për zhvillimin e prodhimit industrial të brendshëm dhe prodhimin e  sistemeve të automatike, pajisje kompjuterizimi dhe të telekomunikacionit. Sigurohet me çmim të lirë, hyrje të menjëhershme dhe të sigurt në komunikim, në informim, në argëtim.
• Planifikimi hapësinor - ndërtimit: Planifikimi hapësinor në bazë të rezultatit diagnostik të nevojat të reja, përgatitjen e gjithanshme të kushteve dhe standardeve, si dhe plan kombëtar të menaxhimit të mbeturinave, menaxhimin e burimeve ujore për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e tyre me synim mirëqenien popullore, formimin e qyteteve miqësore ndaj njeriut.

Zhvillim të përputhshëm me ndërtesa për të plotësuar nevojat e strehimit, infrastrukturës publike, për mbështetjen e prodhimit bujqësor, të industrisë, të shërbimeve sociale. Prodhimi industrial mund të plotësojë nevojat e sektorit të ndërtimit me çimento dhe materiale të tjera ndërtimi.  Sigurim të strehimit publik, të standardeve bashkohore, e shoqëruar me reformim të qyteteve, mbështetjen e infrastrukturës së transportit të shpejtë dhe të sigurt, mbrojtjen nga përmbytjet, zjarret dhe tërmetet. Sigurim të bollshëm të gjelbërimit për ajër të pastër, në kombinim me fusha për sporte popullore, kulturë dhe argëtimi.

Me përgjegjësinë e Planifikimit Qendror, organizmat shtetërore, institucionet e larta akademike, institutet etj., organizojnë kërkimet shkencore për zhvillimin e tij, plotësimin e nevojave popullore, për drejtimin e prodhimit social dhe shërbimeve sociale, me synim zhvillimin e mirëqenies sociale.

Formohen infrastruktura sociale shtetërore të cilat ofrojnë shërbime sociale me cilësi të lartë për të plotësuar nevojat, të cilat sot aktualisht trajtohen nga familja ose individualisht, p.sh , restorante në vendet e punës, në shkolla, infrastrukture për çlodhje - pushime. Gjithashtu, formohen Institucione mirëqenie - Infrastruktura të nivelit të lartë, që mbrojnë, kujdesin, dhe sigurojnë dinjitetin personal te njerëzit që nuk mund të ndihmojnë veten e tyre për shkak të moshës (fëmijë, të moshuar) ose sëmundje (Me Aftësi të Kufizuara).

Jepet te të gjithë fëmijët e moshës parashkollore arsim parashkollor publik falas,  sigurohet në mënyrë ekskluzive edukim shkollor dymbëdhjetë-vjeçar publik falas dhe i përgjithshëm përmes një tipi shkolle me një strukturë të përbashkët, në program, administratë dhe funksionim, mjete teknike infrastrukturë, personel të studiuar dhe të unifikuar e specializuar. Sistemet e vlerësimit kanë për qëllim të konsolidoj njohuritë, të zhvillimin të mendimit dialektik - materialist, në vetë- disiplinë dhe kolektivitet. Sigurohet në mënyrë ekskluzive arsim profesional publik falas pas arsimit të përgjithshëm (bazë) të detyruar. Nëpërmjet një sistemi të lart arsimor, ekskluzivisht publik dhe falas, formohet potenciali shkencor i përshtatshëm për të sjellë mësimdhënien në institucionet arsimore, personel kuadro me aftësi të lartë dhe të kualifikuar për fushat e kërkimit, të prodhimit të socializuar (shoqërizuar) dhe shërbimeve qeveritare shkencore.

Projektimi Qendror krijon të gjitha kushtet për zhvillimin e krijimit socialist kulturor, për riprodhimin dhe përhapjen në masë, më qëllim ofrimin universal në arte dhe estetikën edukative, zhvillimin krijues dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kontributin e Artit në formimin e vetëdijes dhe qëndrimit komunist për zhvillimin e një shoqërie të re.

Vendoset sistemi shëndetësor dhe i mirëqenies publike ekskluzivisht falas. Jepet prioritet në parandalimin e sëmundjeve, jepen shërbime për sigurimin e mirëqenies fizike dhe mendore, zhvillimin njerëzor shpirtëror dhe kulturor, sigurohen kushtet e përgjithshme mjedisore dhe sociale që ndikojnë në shëndetin publik, në mundësinë për të punuar dhe aktivitetin shoqëror. Deri sa të eliminohen plotësisht si fenomene sociale, varësitë nga droga dhe substanca të tjera, do të ekzistojnë shërbimet e specializuara sociale për parandalimin, trajtimin dhe integrimin social.
Ndryshohet roli dhe funksioni i Bankës Qendrore. Përcaktimi i funksionit të parasë si mjet për qarkullimin e mallrave do të kufizohet, në shkëmbimin e prodhimit socialist me atë të prodhimit të kooperativës bujqësore,  dhe në përgjithësi me prodhimet private e një pjese të produkteve të konsumit të cilat nuk janë prodhuar nga njësite socialiste të prodhimit, deri në eliminimin e të gjitha formave të pronës private si në mjetet prodhimit ashtu edhe të ekzistencës së prodhimit privat. Banka Qendrore kontrollon funksionet përkatëse të disa agjencive të specializuara qeveritare kreditore për kooperativat bujqësore të prodhimit dhe të disa prodhuesve individual të mallrave.
Zhvillimi i Planit Qendror si dhe zgjerimi i pronës shoqërore në të gjithë sektorët gradualisht, bën paranë të panevojshme, jo vetëm në përmbajtjen e saj, por edhe në formën që ajo ka, si dëshmi e kontributit individual në punën sociale dhe mjetet e shpërndarjes së produktit shoqëror të shpërndarë me bazë në punës.

Banka Qendrore merr rol në praktikën e përgjithshme të kontabilitetit social dhe lidhet me institucionin dhe objektivin e Planit Qendror. Banka Qendrore kontrollon tregtinë ndërkombëtare, tregtinë ndër-shtetërore, turizmin, për aq kohë sa do të ekzistojnë shtete kapitaliste në Tokë, shkëmbime të cilat kryhen vetëm nga agjencitë shtetërore. Kontrollon rezervat e arit ose mallit tjetër në funksion me valutën ndërkombëtare ose rezervave të tjera të përgjithshme.

Ndërtimi i socializmit është i papajtueshëm me pjesëmarrjen e vendit në çdo organizatë imperialiste, të tilla si BE dhe NATO, FMN ose Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, është i papajtueshëm me ekzistencën bazave ushtarake NATO-amerikane. Pushteti i ri, në bazë të kushteve ndërkombëtare dhe përreth vendit, do të përpiqet të zhvilloj marrëdhënie ndërkombëtare me përfitim reciprok përmes Greqisë dhe vendeve të tjera, veçanërisht me vende që niveli i tyre i zhvillimit, natyra e problemeve dhe e interesit që ato do të kenë në atë kohë, mund të sigurojnë një bashkëpunim të tillë me përfitim reciprok.

Shteti socialist do të kërkojë bashkëpunimin me shtete dhe popuj, të cilët objektivisht kanë interes të drejtpërdrejtë për t'i rezistuar qendrave ekonomike, politike dhe ushtarake të imperializmit, në radhë të parë me popuj që ndërtojnë në vendin e tyre socializmin.  Do të mundohet të shfrytëzojë të gjitha "boshllëqet" e përshtatshme që do të ketë "fronti" imperialist, për shkak të kontradiktave ndër- imperialiste, për ruajtjen dhe forcimin e revolucionit socialist. Greqia Socialiste, besnike e parimeve të internacionalizmit proletar, do të jetë, brenda mundësive të saj, mbështetëse për lëvizjen anti-imperialiste ndërkombëtare revolucionare komuniste.

Plotësimi i nevojave sociale

Nevojat sociale përcaktohen nga niveli i zhvillimit qe kanë arritur forcat prodhuese në periudhën e dhënë historike.

Nevojat sociale kryesore (Arsimi, Shëndeti – Asistenca) mbulohen unanimisht pa pagesë, ndërsa nevoja të tjera mbulohen nga një pjesë relativisht të vogël e të ardhurave të punës (strehim, energji - ujë - ngrohje, transporti, ushqimi).

Tipar karakteristik i shkallës së parë të marrëdhënieve komuniste, d.m.th socialiste, është ndarja e një pjese të produkteve në përpjesëtim me punën, e cila është rezultat i trashëgimisë kapitaliste dhe vetëm në formë ajo ngjan me shkëmbimin e mallrave. Mënyra e re e prodhimit nuk e ka eliminuar, sepse nuk është zhvilluar akoma fuqia prodhuese e njeriut edhe mjeteve të prodhimit në dimensionet të duhura me përdorimin e gjerë të teknologjisë e re. Produktiviteti i punës nuk lejon akoma vendosmërisht ulje të madhe në kohën e punës, eliminimin e punës të rëndë dhe njëanshmërinë e punës, qe të eliminohet nevoja e detyrimit social për të punuar.

Shpërndarja e planifikuar e fuqisë punëtore dhe mjeteve të prodhimit përfshin shpërndarjen e planifikuar të produktit social.  D.m.th është rrënjësore diferenca në krahasim me shpërndarjen e produktit social nëpërmjet tregut të bazuar në determinizmin dhe kategori të shkëmbimit të mallrave.

Koha e punës në socializëm është një masë e kontributit individual në punën shoqërore për prodhimin e produktit total. Funksionon si një masë e shpërndarjes të produkteve të konsumimit personal të cilat  akoma shpërndahen "si pas punës".

Hyrja në pjesën e produktit shoqëror i cili shpërndahet "si pas punës"  përcaktohet nga oferta individuale e punës të secilit në punën e përgjithshme sociale pa e ndarë në të thjesht ose komplekse, manuale apo jo. Monedhë e matjes në ofertën individuale është koha e punës, e cila përcaktohet nga plani që ka si bazë nevojat e përgjithshme të prodhimit shoqëror dhe kushtet materiale të procesit të prodhimit. Në përcaktimin e kohës së punës bashkë-llogariten nevojat specifike të prodhimit shoqëror për mbledhjen e fuqisë punëtore në territore, sektorë etj. Gjithashtu, llogariten nevojat e veçanta sociale, të tilla si amësia, nevojat specifike të personave me aftësi të kufizuara (invalidët) dhe të tjerë. Qëndrimi personal në organizimin dhe realizimin e procesit prodhues luan një rol vendimtar në produktivitetin e punës, në kursimin e materialeve, në aplikimin e teknologjive produktive, në organizimin sa më të saktë të punës, në ushtrimin e kontrollit të punëtorëve në administratat dhe drejtimin.

Krijohen kushtet për formimin e qëndrimit pionier komunist në organizim dhe ekzekutim të punës në repartin e prodhimit ose në shërbimet sociale, me uljen e punëve manuale edhe të pakualifikuar, me zvogëlimin e kohës së punës, në kombinim me pjesëmarrjen në programet arsimore, në shërbimet zbavitëse, kulturore, pjesëmarrjen në kontrollin punëtorë. Hiqen motivet me formën e parave.

Pushteti socialist i  cili mori si trashëgimi nga kapitalizmi një numër të madh rrogëtarësh të cilët vijnë nga shërbimet administrative kapitaliste (punonjës shtetëror, nga administrata biznesi), synon përshtatjen e tyre politike dhe kulturore si dhe inkuadrimin e tyre në punën e reparteve të prodhimit socialist si dhe të shërbimeve shoqërore.

Zhvillimi i planifikuar i forcave prodhuese në mënyrën komuniste të prodhimit çliron gjithnjë e më shumë kohë nga puna, e cila shfrytëzohet për ngritjen e nivelit arsimor - kulturor të punëtorit, për pjesëmarrjen e tij në ushtrimin e detyrave të pushtetit dhe drejtimin e prodhimit etj. Formimi i qëndrimit komunist në punën e drejtpërdrejtë sociale varet nga zhvillimi e gjithanshëm i njeriut si një forcë produktive në tipin e ri të shoqërisë që ndërtohet, dhe nga marrëdhëniet komuniste.

Lufta e të resë me të vjetrën. Nevoj eliminimi i vetëdijshëm dhe i planifikuar të elementëve të papjekurisë.

Mbizotërimi i plotë i determinizmit komunistë ka parakusht kapërcimin e elementeve të papjekur që karakterizojnë shkallën më të ulët, atë të socializmit.

Në socializëm nuk është eliminuar çdo mbeturinë e mënyrës së mëparshme të prodhimit, nuk janë formuar kushtet materiale, që mënyra e re e prodhimit të marrë karakterin e plotë komunist, të ketë fuqi të plotë parimi "nga secili sipas aftësive të tij, secilit sipas nevojës".

Fillimisht mbeten format e pronësisë individuale dhe grupore, të cilat përbëjnë bazë për ekzistencën e marrëdhënieve tregtare.

Në bazë të së papjekurisë ekonomike të saj, mbeten pabarazi sociale, shtresa popullore, diferenca thelbësore ose kontraste, siç është ajo në mes të qytetit dhe fshatit, në mes të punëtorëve të punës intelektuale dhe atyre të punës manuale, punëtorë me specialitet të lartë dhe atyre me specialitet të ulët, të cilat duhet gradualisht dhe me projektim të eliminohen.

Gjatë ndërtimit të socializmi, klasa punëtore gradualisht dhe jo në mënyrë uniforme merr njohuri të plotë të pjesëve të ndryshme të procesit të prodhimit, të punës ekzekutive, një rol thelbësor në organizimin e punës. Si pasojë e vështirësive të këtij procesi, është ende e mundshme punonjës me rol drejtues në prodhim, punëtorë intelektual dhe ekspertizës të lartë shkencore të ndajnë interesat individuale ose grupore nga interesat e shoqërisë,  të kërkojnë një pjesë më të madhe nga produkti i përgjithshëm social, pasi nuk ka dominuar ose mbizotëruar akoma qëndrimi komunist në punë. Trajtimi i fenomeneve të tilla është një çështje e luftës së klasave e cila kryhet në kushte të ndërtimit të socializmit nën udhëheqjen e Partisë Komuniste.

Revolucioni shoqëror nuk kufizohet në pushtimin e pushtetit dhe në formimin e bazës ekonomike për zhvillimin socialist, por shtrihet në të gjithë rrugën socialiste, përfshin zhvillimin socialist për afrimin e fazës më të lartë, komunizmit.

Në vazhdim, marrëdhëniet e reja zgjerohen dhe thellohen,  rriten marrëdhëniet komuniste dhe njeriu i ri në nivel të lartë të cilat fortifikojnë dominimin e pakthyeshëm të komunizmit, në qoftë se janë hequr marrëdhëniet kapitaliste në të gjithë botën, ose të paktën në vendet e zhvilluara më rendësi për sistemit imperialist.

Në rrugën socialiste përfshihet regresi dhe kthimi mbrapsht në kapitalizëm, siç tregojë përvoja e përmbysjes kundërrevolucionare në Bashkimi Sovjetik dhe në vendet e tjera socialiste. Kthimi mbrapa, në çdo rast, përbën një fenomen provizor në histori. Kalimi nga një mënyrë e prodhimi të ulët  në një mënyrë prodhimi të lartë nuk është një proces që vetëm ecën përpara ose lart e më lart. Këtë dëshmon edhe historia e mbizotërimit të kapitalizmit.

Kërcimi që ndodh gjatë ndërtimit socialist, d.m.th nga  periudha revolucionare e kalimit nga kapitalizmi në komunizmin e zhvilluar, është cilësisht më i lartë se çdo sistem i mëparshëm, pasi marrëdhëniet komuniste, si jo- shfrytëzuese, nuk formohen në kontekstin e kapitalizmit. Kryhet një luftë nga bota e re kundër rezistencës të së vjetrës në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, luftë për një ndryshim rrënjësor të të gjitha marrëdhënieve ekonomike dhe, si vazhdim i kësaj, të të gjitha marrëdhënieve shoqërore në komuniste.

Gjatë këtij kalimi të gjatë nga shoqëri kapitaliste në një shoqëri të zhvilluar komuniste, politika e pushtetit punëtor revolucionar, me fuqi udhëheqëse Partinë Komuniste, fiton prioritet formimi, zgjerimi dhe thellimi,  dominimin e plotë dhe të pakthyeshëm të marrëdhënieve të reja shoqërore, jo iniciativisht, por në bazë të determinizmit të mënyrës komuniste të prodhimit.

Është luftë e vazhdueshme për të eliminuar të gjitha format individuale ose grupore të pronësisë private në mjete dhe prodhim të produkteve si dhe të ndërgjegjes mikroborgjeze e cila ka rrënjë të thella historike. Kjo është një luftë për formimin e ndërgjegjes dhe qëndrimit komunist në punën direkete shoqërore.

Akumulimi socialist i cili rritet të çon në një nivel të ri të prosperitetit. Niveli i ri bën të mundur zgjerimin gradual të marrëdhënieve të reja në kuadër të forcave prodhuese të cilat më parë nuk ishte pjekur për t'u bashkuar me prodhimin e drejtpërdrejtë shoqëror. Kushtet materiale gjithnjë e më shumë zgjerohen për heqjen e çfarëdo dallimi të mbetur në shpërndarjen e produktit social tek punëtorët e prodhimit të drejtpërdrejt shoqërore, për uljen e vazhdueshme të kohës së detyruar pune, për zhvillim të vazhdueshëm arsimor - kulturor dhe teknologjik ose ekspertizë shkencore, zhdukjen e paragjykimeve fetare, besimeve reaksionare dhe anakronike, moralit dhe sjelljes shoqërore në marrëdhëniet midis dy gjinive.

Sipas ligjit universal shoqëror të përputhjes së marrëdhënieve sociale me atë të nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese, çdo nivel të ri historik i zhvillimit i së dytës, të  cilën e shpejton ndërtimi i socializmit, kërkon "revolutionizimin" e më tejshëm të  marrëdhënieve në prodhim dhe të së gjitha marrëdhënieve ekonomike, në drejtim të ndryshimit të plotë të tyre në marrëdhënie komuniste nëpërmjet politikës revolucionare.                                      

Zhvillimi i mënyrës komuniste të prodhimit në hapin e parë të tij, socialist, është një proces për të eliminuar shpërndarjen e produktit shoqëror me formën e parave. Prodhimi komunist -  dhe në fazën e papjekur  të tij- është prodhim i drejtpërdrejtë shoqëror.

Parimet themelore kushtetuese të pushtetit socialist.

Pushteti socialist është pushteti revolucionar i klasës punëtore, diktatura e proletariatit. Pushteti punëtor zëvendëson të gjitha institucionet borgjeze, të cilat ka shkatërruar veprimtaria revolucionare, me institucionet e reja që kanë lindur nga populli.

Pushteti punëtor revolucionar ka parakusht një shkallë të lartë të organizimit me të gjitha mjetet. Kërkon kontroll nga punëtorët në ushtrim menaxhim-drejtimin e të njësive industriale, në rrallë të parë në sektorë me rëndësi strategjike për të realizuara punën krijuese ekonomiko-sociale dhe kulturore në të gjitha rrethanat - në periudha të një lufte të mundshme ose në periudha relativisht paqësore të ndërtimit socialist- që të jetë e mundur superioriteti i shumicës punëtore popullore kundër rezistencës së organizuar të brendshme ose të jashtme të kapitalit, në aktivitetin e tij kundërrevolucionare pas humbjes të pushtetit të tij.

Supozon përgatitje dhe aftësi për mobilizim sa më të shpejt të jetë e mundur të mjeteve të socializuara (shoqërizuara) të prodhimit, e gjithë fuqisë punëtore nëpërmjet Planit Qendror që, në mënyrë të shpejtë, të ri-plotësojë humbjet gjatë periudhës së krizës që ndolli në mbar vendin, të rezistencës të kapitalistëve, ose të shtresave të larta dhe të mesme, embargos ekonomike nga jashtë, dhe ndërhyrjes imperialiste, luftërave etj.

Parimet themelore të pushtetit revolucionar punëtorë rezultojnë nga pozita objektive e klasës punëtore në prodhimin e socializuar (shoqërizuar), e cila nuk ka fituar akoma vetëdije të përbashkët të rolit të saj shoqëror.

Parimet themelore e pushtetit të ri janë në kontrast të plotë me pushtetin e vjetër, pushtetin borgjez, sepse puna e socializuar (shoqërizuar) e bën të panevojshme pronësinë private në mjeteve të prodhimit.

Shtrirja dhe format që përdoren nga pushteti punëtor revolucionar për të shtypur veprimtarinë kundërrevolucionare varet nga qëndrimi i organizatave politike dhe shoqërore përballë dy forcave ndërluftuese, asaj të klasës punëtore dhe asaj kapitaliste.

 

Organizimi i pushtetit të ri është çështje e gjithë klasës punëtore. Pjesëmarrja e forcave të tjera shoqërore

Shteti socialist si organ i luftës së klasave që vazhdon më forma të tjera dhe në kushte të reja, nuk ka funksion vetëm mbrojtës - represiv ose organizativ. Ka rol krijues, ekonomik, kulturor, edukativ, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste. Shpreh një formë më të lartë demokracie, karakteristik themelore pjesëmarrjen aktive e klasës punëtore dhe në përgjithësi të popullit në formimin e një shoqërie socialiste, në zgjidhjen e të gjitha kontradiktave të vjetra dhe të pabarazive shoqërore, në kontrollin dhe drejtimin e reparteve të prodhimit, shërbimeve sociale dhe administrative, e të gjithave institucioneve të pushtetit nga poshtë deri lart. Sigurohet ushtrimi i kritikës në vendime dhe trajtime që e pengojnë ndërtimin e socializmit, me denoncime pa asnjë pengim në trajtime subjektive arbitrare, qëndrime burokratike të kuadrove, devijime, dhe fenomeneve të tjera negative nga autoritetet socialist - komuniste.

Tribun e pushtetit punëtor është detyra e çdo të afti të punojë -  sipas ligjit që  cakton moshën - dhe përmes punës së tij të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet drejt institucioneve të pushtetit, ndërsa vetë institucionet dhe në përgjithësi pushteti punëtor garanton te të gjithë punësim në bazë të kualifikimit ose të rikualifikimit, pavarësisht nga niveli i arsimit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë fetare të tij.

Themel i pushtetit punëtor është reparti prodhues, shërbimi social, njësiti administrativ, kooperativat pjellore.
Në komitetet e punëtoreve themelohet, direkt ose indirekt, demokracia e punëtoreve, parimi i kontrollit, llogaridhënia dhe shkarkimi.

E drejta e votës në pushtetin socialist do të thotë që punëtorët të zgjedhin dhe të zgjidhen në të gjitha organet e pushtetit, të kontrollojë si dhe të shkarkojë këshilltarë dhe përfaqësues, e drejtë e cila mund të hiqet vetëm si zbatim i Juridikës Disiplinore – ose të kriminalitetit.

Pushteti punëtor kërkon të punojnë femrat e afta për punë që janë në moshë jo-pensioni. Për gratë që nuk kishin punuar më parë dhe janë në afërsi të daljes në pension  sigurohet ushtrimi i të drejtës së tyre për të votuar.

E njëjta gjë ndodh edhe për studentët - nxënësit që nuk punojnë dhe janë në moshë vote të ushtrojnë të drejtën e tyre me anë të njësisë përkatëse arsimore ku  ata studiojnë e cila është e përbërë nga punonjës dhe student.

Pensionistët marrin pjesë nëpërmjet procedurave të vendit të punës ku ata punuan për herë të fundit.

Pjesë të popullsisë me probleme specifike ushtrojnë të drejtat e tyre ose si pensionist ose duke u bashkuar në një punë me kushte të favorshme, ose në reparte të edukimit të veçantë - të prodhimit.

Pushteti socialist siguron  për pjesët e popullsisë me «gjuhë tjetër» ruajtjen e gjuhës dhe traditave kulturore, njohjen me rrënjët e tyre historike, duke vënë program të veçantë në sistemin e përgjithshëm arsimor dhe kulturor. Heq vendbanimet e veçanta, merr masa specifike për t'u përfaqësuar në institucionet e larta.

Pushteti punëtor shpreh aleancën e tij me të vetëpunësuarit individual dhe fshatarësinë e kooperativizuar, duke u lejuar përfaqësimin e veçantë nëpërmjet këshillave të tyre, për të cilat votojnë  paralelisht edhe pensionistët. Këto këshille kanë karakter kalimtar, pasi ato i përkasin një formë kalimtare të pronës, me qëllim integrimin e këtyre shtresave në prodhimin e drejtpërdrejtë shoqëror.

Natyra punëtore e pushtetit sigurohet në formulimin e institucioneve rajonale dhe qendrore, në të cilat përfaqësohen të vetëpunësuarit dhe anëtarët e kooperativave bujqësore.

Disa udhëzime për krijimin e institucioneve të pushtetit

Struktura e organeve të pushtetit përfshijnë:

Këshilli Punëtor, Këshilli i Qarkut, Organi i Lart i Pushtetit Punëtor.

Organ i Lart i Pushtetit Punëtor mban përgjegjësinë e Planit Qendror, të punës krijuese në ekonomi dhe në të gjitha marrëdhëniet shoqërore, të ruajtjes së ndërtimit socialist, të marrëdhënieve ndërshtetërore. Ka kompetenca të plota, legjislative, ekzekutive, gjyqësore, të cilat organizon përkatësisht me strukturat ekzekutive.

Organ shtetëror me rëndësi të veçantë është Drejtoria e Lart e Planit Qendror, e cili përfshin komisione për çështje të veçanta, të tilla si nevojat e veçanta të grave, e të rinjve, të njerëzve me aftësi të kufizuara, etj.

Të gjitha organet qeverisen nga parimi demokratik ligji i shumicës, i cili siguron unitetin e Planit Qendror dhe ekspertizës në zbatim e tij.

Vendosja e kohës së punës të anëtarëve të organeve bëhet nga vendi i punës për kohën e zgjedhjes së tyre dhe në varësi të madhësisë së detyrimeve të tyre ndaj organeve. Nga ana ligjore përjashtohet ç’do lloj privilegj ekonomik. E njëjta gjë ndoll edhe për drejtorët e prodhimit dhe të njësive administrative socialiste ose shërbimeve sociale.

Drejtoria e repartit prodhues, shërbimi social ose njësia administrative përbëhet nga shumë njerëz, merr pjesë në Këshillin e Punës. Çështje Kontrolli dhe shkarkim të Drejtorisë bëjnë të gjitha organet dhe Institucionet përkatëse.

Vendosjet -të paktën për njësite me peshë të rëndësishme- të drejtorit financiar dhe drejtorit të prodhimit janë çështje të ndarjes së detyrave të personelit të kualifikuar që përballohet nga Plani Qendror. Organet e pushtetit kanë detyrim  të krijojnë kushtet për drejtimin e repartit nga personeli atje.

Që te të tre nivelet e institucioneve pushtetare - punëtore, Rajonale, Kombëtare- hierarkisht, i përket organizimi i ruajtjes së revolucionit,  i Drejtësisë Popullore, mekanizmi i kontrollit.

Në të gjitha organet e veçanta - të drejtësisë, kontrollit, mbrojtjes -  marrin pjesë përfaqësues të punëtorëve, si dhe staf profesional.

Në vend të ushtrisë borgjeze dhe të policisë shtypëse që janë shpërbërë plotësisht, krijohen institucione të reja të pushtetit socialist, i bazuar në luftën revolucionare për përmbysjen e rezistencës së shfrytëzuesve si dhe për mbrojtjen e Revolucionit. Formohet staf i ri me kuadro, të edukuar me parimet e pushtetit të ri, nga të rinj me prejardhje punëtore. Shfrytëzohet përvoja pozitive e ndërtimit të socializmit, ku detyra e ruajtjes së revolucionit kryhet jo vetëm nga forcat e veçanta të përhershme, por edhe nga komisione punëtorësh.

Kushtetuta Punëtore revolucionare dhe legjislacion i përkatshëm përbëjnë ligjeraturën e re që pasqyron marrëdhëniet e reja ekonomike.

Pushteti Punëtor përdor të gjitha mjetet e reja teknike, për të arritur jo vetëm mbrojtjen efektive kundër imperializmit ndërkombëtar, por dhe rritjen e vazhdueshme të produktivitetit, uljen e kohës së punës,  veçanërisht për të rritur kapacitetin për të organizuar dhe kontrolluar prodhimin, eliminimin e ngarkesave të panevojshme administrative.

Marrëdhënia e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me pushtetin punëtor.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), si pararojë e organizuar ideologjike - politike e klasës punëtore, përbën fuqinë udhëheqëse të pushtetit revolucionar punëtor, të diktaturës së proletariatit. Vërteton rolin revolucionare të saj në qoftë se aktivisht shpreh interesat e përgjithshme të klasës punëtore dhe determinizmin e ndërtimit socialist-komunist. Klasa punëtore, akoma edhe në revolucion, nuk ka akoma ndërgjegje të gjithanshme komuniste, qëndrim komunist drejtpërdrejt me punën shoqërore, në pronësinë shoqërore, nuk ka kapërcyer dallimin mes shtresave të saj, siç zhvilloheshin ato në kapitalizëm. Anëtarët dhe kuadrot e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë së saj marrin pjesë në të gjitha format e organizimit shoqëror dhe ushtrojnë rolin e tyre si udhëheqës ideologjik - politik, me vetëpohim, sakrifica, nuk kanë absolutisht asnjë privilegj të natyrës financiare apo tjetër.

Anëtarët e Rinisë së KKE, KNE-ja, vepron në popullsinë studentore të nxënësve - studentëve  dhe nën udhëheqjen e organeve dhe forcave të partisë, p.sh, në arsim, në ushtrinë punëtore, në grupet e ruajtjes së revolucionit etj.

Roli i anëtarëve dhe zyrtarëve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vazhdimisht vlerësohet duke – u vërtetuar ose anuluar - në praktikë. Presupozon fitimin e një niveli të lartë të njohurive të tyre teorike, shkencore, teknike në mënyrë që të kontribuojnë në pjekurinë ideologjike-politike të klasës punëtore në rolin e saj të ri si fuqi udhëheqëse e ndërtimit socialist-komunist.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është fuqia politike që vendos në të gjitha organet e pushtetit punëtor kapacitetin e parashikimit shkencor, të veprimtarisë me planifikim, projektin politik për formimin e bazës socialiste ekonomike, marrëdhëniet e reja socialiste të prodhim - shpërndarjes, të gjitha marrëdhëniet e reja socialiste-komunist në të gjitha fushat organizative të shoqërisë, arsimit, kulturës, marrëdhëniet gjinore, duke eliminuar ndikimin afatgjatë të doktrinave metafizike, etj.  

Partia nëpërmjet anëtarëve të saj në çdo vend - dhe njëkohësisht Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) në vendet e studimit- shprehin mendimin e tyre për çdo temë (p.sh. për kandidatët në organe, për planifikimin, raportimin, etj.).

Njohja dhe realizimi i rolit udhëheqës të Partisë është rezultat i revolucionit ideologjik, politik dhe organizativ i saj,  i cili gjykohet në mënyrë të vazhdueshme në jetë. Vazhdimisht provohet marrëdhënia dialektike mes teorisë revolucionare dhe praktikës , marrëdhënie e cila përfshihet:
Partia e angazhuar në thelb në ideologjinë revolucionare komuniste, marksiste-leniniste, nga e cila buron dhe merr aftësinë për të interpretuar fenomenet e reja dhe udhëheqjen e luftës së klasave, duke u bazuar në nevojën e zhvillimit dhe të stabilizimit të mënyrës së re të prodhimit, stabilizimin e socializmit si shkalla më e ulët e komunizmit, fitores vendimtare të pronës shoqërore ndaj çdo forme të pronës private dhe fitoren përfundimtare të komunizmit.

Parti me përbërje punëtore në të gjitha nivelet e saj, në anëtarë dhe kuadro. Sidomos në kushtet e stabilizimit të përkohshëm të pushtetit revolucionar, zgjerimi fuqisë së Partisë, mosha e ripërtëritjes nuk duhet të përmbysin pjesën shumicë të punëtorëve dhe punëtoreve si dhe të pjesëve prodhuese të industrisë.

Përbërja punëtore e Partisë kombinohet me përgjegjësinë kolektive, që të gjithë anëtarët e saj të kenë një nivel të lartë të edukimit marksist, aftësi që të mbrojnë Partinë dhe sidomos organet e larta nga depërtimi i ideologjive borgjeze, tendencave ri-shikuse si dhe opsione oportuniste.

Parti e aftë për të  nxjerrë dhe edukuar shkencëtarë komunist, duke dalë përparimtare në zhvillimin e kërkimeve, përvetësimin e njohurive të reja, por edhe të përdorimin e gjerë të rezultateve në favor të fitores të pakthyeshme të komunizmit. Organe udhëheqëse të afta për të siguruar bashkimin shkencor klasor, një parakusht që Partia të ushtroj rolin e saj revolucionar.

Parti e aftë të rinovoj dhe të zgjeroj lidhjet e saj revolucionare me klasën punëtore, që është krijuesja e pasurisë shoqërore, në rrethanat e reja, në kthesa të reja të luftës së klasave, në çdo ndryshim -pozitiv ose negativ- të korrelacionit të forcave brenda ose jashtë vendit, me orientimi të palëkundur në eliminimin përfundimtar të pronësisë individuale dhe kooperative në mjetet e prodhimit. Me qëndrimin pionier të anëtarëve dhe kuadrove të saj në mënyrë aktive kontribuon në zhvillimin e qëndrimit komunist në punësim.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vjen nga larg dhe shkon shumë më larg, sepse "çështja e proletariatit, komunizmi, është universali më njerëzor, më i thelli, më i gjëri".

 

11-14 PRILL 2013
Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)