Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

VENDIMI POLITIK I KONGRESIT TË 20-të TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

Nga 30 Marsi deri më 2 Prill 2017, u mbajt Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në selinë e Komitetit Qendror të Partisë.

Kongresi i 20-të miratoj Qëndrimet e KQ, ku përfshihen raporti i dhogaridhënies për veprimtarinë e Partisë dhe detyrat politike deri në Kongresin e 21, duke marrë parasysh diskutimin dhe votimin e tyre nga Mbledhjet e Përgjithshme të Organizatave Bazë të Partisë dhe Konferencat. Gjithashtu, miratojë, Raportin e KQ në Kongresin e 20-të si dhe dhogaridhënien e Komitetit Qendror të Kontrollit Financiar.

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) miratoi Vendimin Politik, me të cilin përcakton detyrat e Partisë deri në Kongresin e 21, duke theksuar nevojën për forcimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në veprimtarinë e saj për përforcimin e lëvizjes punëtore, forcimin e Aleancës Sociale, të luftës kundër luftës imperialiste, për pushtetin punëtor. Detyra më specifike vendosen për ndërtimin e Partisë në klasën punëtore, në moshat produktive, në rini, tek gratë, për mbështetjen e punës së Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), përmirësimin e funksionimit të organeve udhëheqëse, nxjerrjen e kuadrove të rinj.

Dokumentet e Kongresit të 20-të e pajisin edhe më shumë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), në mënyrë që ajo të përgjigjet ndaj kërkesave bashkëkohore të luftës klasore dhe t’i përballojë me vendosmëri vështirësitë, duke vërtetuar rolin e saj si pararoja e klasës punëtore, si Partia Komuniste e çdo kohe.

REALITETI I SOTËM NDËRKOMBËTAR

Kapitalizmi përshkohet nga kontraste të mprehta. Përkeqësohet kontradikta themelore midis kapitalit dhe punës, forcohet prirja për varfërim absolut dhe relativ të klasës punëtore, shtohet në mënyrë intensive përqindja e papunësisë së përhershme dhe afatgjatë, rritet niveli i shfrytëzimit të klasës punëtore, përkeqësohen të gjitha kontradiktat shoqërore.

Shfaqen antagonizmat e papajtueshme midis shteteve kapitaliste, mes aleancave të tyre ushtarake-politike dhe ekonomike-politike, rivalitete që kanë çuar në luftëra imperialiste dhe riklasifikime.

Prirjet që u formuan në vitet që kaluan janë këto:

• Shumica nga shtetet e vjetra të fuqishme kapitaliste –mes tyre edhe, ende fuqia e parë kapitaliste, SHBA-të– vazhdojnë të humbasin pozita në tregun global kapitalist, kryesisht në favor të Kinës.

• Shumë pak ekonomi kapitaliste arritën në shkallë rritjeje së zhvillimit në nivele të larta se ato të para krizës së sinkronizuar ekonomike globale (2008 – 2009).

• Forcohen prirjet mbrojtëse (proteksioniste) të prodhimit dhe ekonomisë vendase.

• Koherenca brenda eurozonës evoluon në mënyrë kontradiktore. Mprehja e kontradiktave në BE dhe në Eurozonë forcon prirjet për largim (për separatizëm), të cilat nga ana e tyre ushqejnë "Euroskepticizmin" borgjez. Kjo është një rrymë po aq reaksionare - antipopullore, e cila mbështetet nga disa pjesë të kapitalit nga forca të ekstremit të djathtë dhe fashiste si dhe nga parti të tjera borgjeze.

• Krijohen bashkësi të reja ndërkombëtare ndërshtetërore kapitaliste, edhe ri-përbëhen të vjetrat (p.sh. BRICS, G20, etj.) por edhe në nivel periferik (p.sh. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, ALBA në Amerikën Latine etj.) në kuadrin e sistemit imperialist ndërkombëtar.

Në këto rrethana, kontradiktat ndër-imperialiste janë duke u përforcuar. Të gjitha shtetet kapitaliste, duke filluar që nga SHBA-të, modernizojnë pajisjet e tyre ushtarake, ndërsa ato më të fuqishmet synojnë që të kenë avantazh në mjetet më moderne të luftës.

Terreni kombëtar i luftës klasore mbetet kryesori, njëkohësisht koordinimi i tij në nivel rajonal dhe ndërkombëtar ka një rëndësi shumë të madhe. Problemi kryesor është se në arenën ndërkombëtare nuk duket një ngritja e lëvizjes komuniste, e cila do të përbënte dritën e shpresës së vërtetë. Në të kundërt, shumë nga partitë që vetëquhen si komuniste janë të përfshira në menaxhimin kapitalist dhe përzgjedhin kampe midis aleancave imperialiste.

DETYRAT E PARTISË NË LUFTËN KUNDËR LUFTËS IMPERIALISTE

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vlerësoi se konfliktet lokale dhe rajonale do të vazhdojnë si një shprehje dhe rezultat i mprehjes së antagonizmave dhe konflikteve ndër-imperialiste, me terrene të mundshme të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, në Detin Egje, në Ballkan, Afrikën e Veriut, Detin e Zi, në Ukrainë, në Baltik, në Arktikë dhe Detin e Jugut dhe Lindor të Kinës.

Sidomos për rajonin tonë, është e mundur që të përkeqësohet situata mes Greqisë dhe Turqisë me përfshirjen edhe të shteteve të tjera. Mos pranimi i kufijve dhe të së drejtave sovrane të Greqisë nga ana e klasës borgjeze turke është pjesë e marrëdhënies konkurruese të saj me klasën borgjeze greke në rajon.

Klasa borgjeze greke merr pjesë në mënyrë aktive në planet imperialiste, në ndërhyrje, në rivalitete dhe luftëra, me synim përmirësimin e pozitës së saj në rajonin e gjerë. Ajo mban përgjegjësi për nëse do të ketë pjesëmarrje të mundshme ushtarake të vendit.

Programi i Partisë e ka caktuar qëndrimin dhe linjën e veprimtarisë tonë në luftën imperialiste. Është detyrë e pararojës së klasës punëtore, e Partia Komuniste të Greqisë (KKE), që vazhdimisht të përshtati, të specifikojë, të eskalojë parullat e mundjes, pa e humbur kryesoren e cila është karakteri i luftës, që është një luftë imperialiste që nga të dyja anët, pavarësisht se kush sulmon i pari. Këtë qëndrim e brumosim në klasën punëtore dhe shtresat popullore dhe mbi këtë bazë sot ne luftojmë në drejtimet e mëposhtme:

• Ndriçim të popullit për karakterin imperialist të luftës, për rreziqet, për shkaktarët e saj, për nevojën e dënimit politik të tyre dhe për luftë për përmbysjen e çdo përpjekjeje për ndryshime kufijsh.

• Të nxirret në pah që politika e qeverisë borgjeze në rastin e përfshirjes në luftë është vazhdimësia e politikës së përgjithshme, në kurriz të klasës punëtore dhe shtresave popullore si në kushtet e rimëkëmbjes kapitaliste, ashtu dhe në kushtet e krizës ekonomike që është shfaqur. Duke theksuar nevojën që populli të mos ketë asnjë besim tek qeveria borgjeze, që nuk është e mundur –dhe se kurrë s’ka qenë e mundur– të ekzistojë "uniteti kombëtar" mes klasës borgjeze dhe të klasës punëtore, në çdo shtet.

• Nevoja për të kundërshtuar çdo aleancë imperialiste, duke luftuar për të mbyllur të gjitha bazat e huaja vdekjeprurëse në Greqi, për shkëputje nga NATO dhe BE, që të largohen të gjitha forcat luftarake të NATO-s nga Deti Egje.

• Nxjerrjen në pah të nevojës që të organizohet, lufta, rezistenca dhe kundërsulmi i klasës punëtore, të shtresave të tjera popullore, të Aleancës së tyre Sociale, për t'i dhënë fund ndryshimit të kufijve nga një pushtim-okupim i mundshëm, por edhe në luftërat jashtë kufijve tanë. Të forcohet lufta kundër qeverive të klasës borgjeze, të cilat e përgatitën terrenin me klasat borgjeze të shteteve të tjera në kuadrin e NATO-s dhe çuan tek kasapi bijtë e popullit. Të koordinohet lufta me lëvizjet punëtore – popullore të shteteve të tjera, të lidhet me objektivin e përmbysjes së pushtetit kapitalist në Greqi dhe në shtetet fqinje, për të jetuar në paqe popujt e tyre me pushtet punëtor.

Zhvillimet kërkojnë që të shtohen aktivitetet kundër luftërave imperialiste dhe ndërhyrjeve, me një thirrje të gjerë të Organizatave të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) por dhe të Sindikatave punëtore, të lëvizjes punëtore – popullore në përgjithësi, intensifikimin e aktivitetit të Komiteti Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE) veçanërisht në zonat me baza ushtarake dhe seli strategjike në shërbim të NATO-s dhe të "Politikës së Përbashkët të Mbrojtjes dhe Sigurisë" të BE-së.

QËNDRIMET E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR SHKËPUTJEN E GREQISË NGA BASHKIMI EUROPIAN (BE)

Populli grek mundet dhe duhet që të zgjedhë ai vetë –me vullnetin dhe veprimtarinë e tij– daljen nga BE-ja, të vendosë këtë qëllim në ballë të sloganeve të tij, duke organizuar luftën e tij në atë mënyrë, që të synojë njëkohësisht "çelësat" e ekonomisë, pasurinë që ai prodhon, me kalimin e pushtetit në duart e tij. Kjo përbën alternativ e vërtetë në favor të popullit dhe ia vlen të bësh çdo sakrificë.

Greqia kapitaliste me "monedhë kombëtare" nuk është një konfrontim në favor të popullit. Pranimi i një monedhe më të nënvlerësuar nuk mund të jetë lidhje (hallkë) për përmirësimin e jetës së klasës punëtore dhe shtresave popullore përmes shtytjes së mundshme që do t'i japë konkurrencës dhe zhvillimit për shkak edhe të uljes së çmimit të fuqisë punëtore, si pasojë e nënvlerësimit. Çdo rimëkëmbje e mundshme që mund të ndodh në prodhimin kapitalist, kurdo që të ndodhë kjo, nuk do të shoqërohet me një rimëkëmbje të konsiderueshme të pagave, pensioneve, të së drejtave, nuk do të jetë në favor të popullit.

Ato forca politike që tregojnë një objektiv të tillë si një "zgjidhje" ose si një objektiv i ndërmjetëm (i mesëm) për ndryshime rrënjësore, në mënyrë objektive të paktën që ato bëjnë, është ti shërbejnë nevojave të veçanta të pjesëve të kapitalit dhe tërësisht variacioneve të politikës borgjeze si rezultat i intensifikimit të kontradiktave të saj. Përveç kësaj, sulme politike kundër arritjeve punëtore - popullore zbatohen edhe në shtetet e që kanë monedhën e euros, por edhe në shtetet kapitaliste që kanë monedhë kombëtare.

Nëse BE-ja dhe klasa borgjeze vendoset që të largohet Greqia nga Zona e Euros (Eurozona) dhe ndryshim të monedhës, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të luftojë, si tani, me linjë konkrete, të cilën do ta promovojë në lëvizje, në popullin grek. Do të ndërhyjë me militarizëm që të organizohet edhe më me vendosmëri lufta për mbijetesën e popullit, për solidaritet, që të mos mbetet asnjë familje popullore, asnjë punëtor, asnjë i papunë i vetëm ndaj pasojave të acaruara nga ndryshimi i monedhës (tregu i zi, ndryshimi i menjëhershëm, rritje e madhe e inflacionit) në thonjtë e bankave dhe atyre që duan të përfitojnë nga ky zhvillim. Lëvizja punëtore - popullore duhet ta lidhi këtë luftë me luftën për një konfrontim të vërtetë me sistemin kapitalist.

Lëvizja punëtore - popullore në Greqi dhe në të gjithë Europën, me goditje të koordinuara dhe kundërsulm të plotë, të shfrytëzojë çdo kontrast që krijon çarje në Eurozonë dhe në BE, për të përforcuar luftën për përmbysjen e pushtetit të kapitalit, për marrjen e pushtetit punëtor në çdo shtet, që do të promovojë dhe organizojë pronësinë shoqërore, planifikimin qendror shkencor të ekonomisë dhe të shërbimeve, zhvillimin produktiv në favor të popullit.

DETYRAT E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR KONFRONTIMIN IDEOLOGJIK-POLITIK

Kongresi i 20-të i KKE vlerësoi se, gjatë gjithë periudhës së kaluar, Partia jonë i rezistojë në mënyrë të vendosur presionit që të jepte mbështetje apo tolerancë politikave borgjeze të menaxhimit që fillimisht zbatuan qeveritë e ND - PASOK dhe më pas, nga 2015, qeveritë e SYRIZA - ANEL. Paralajmëroi, zbuloi karakterin e vërtetë të SYRIZA-s, marrëdhëniet e saj me kapitalistët vendas dhe të huaj, me qendra të ndryshme imperialiste. Vetë jeta i vërtetoj vlerësimet, qëndrimet, politikën e KKE, linjën e luftës kundër kapitalit, kundër bashkësive imperialiste, partive borgjeze, liberale dhe socialdemokrate, të vjetra dhe të reja. KKE dha betejën kundër gjithë spektrit të oportunizmit, forcat e të cilës –brenda dhe jashtë SYRIZA-s– ushtronin presion mbi Partinë tonë që ajo të transformohej në pjesë të një menaxhimi politik të sistemit. Në gjithë këtë katërvjeçar, KKE i është përgjigjur me sukses kësaj lufte ideologjike-politike.

Ndërhyrja e Partisë, në krahasim me planet e ndryshme të reformimit të sistemit politik borgjez, duhet të vendosi në epiqendër çështjet e mëposhtme:

• Të tregojë domosdoshmërinë dhe aktualitetin e socializmit, kundër mendimeve historikisht të vjetërsuara të cilat thonë se një qeveri kalimtare në terrenin e kapitalizmit mundet të hapë rrugën për përmbysje revolucionare, por edhe kundër iluzioneve se na qenka e mundur të ekzistojë një qeveri e rastit dhe e ndërmjetme, e cila do të qëndrojë mes kapitalizmit dhe socializmit, duke e intensifikuar luftën me bartësit politikë që shprehin këto opsione. Të luftojë kundër antikomunizmit, që  nxitet nga forca dhe shtabe të ndryshme borgjeze.

• Duhet të ketë me çdo kusht një front të qëndrueshëm kundër objektivave strategjike antipopullore të borgjezisë (të rimëkëmbjes kapitaliste, të përmirësimit gjeostrategjik, të ngritjes së Greqisë në qendër energjitike - tregtare, rolit aktiv në kuadër të NATO-s dhe BE-së, etj.). Duke theksuar faktin që forcat kryesore të sistemit politik borgjez pajtohen në këto objektiva strategjike. Pikëpamjet dhe kontrastet e ndryshme që ekzistojnë për çështje menaxhimi i përkasin kontrasteve të brendshme të klasës borgjeze, për prioritetet dhe mjetet e rimëkëmbjes kapitaliste, të prioritetit në aleancat ndërshtetërore të kapitalit.

• Konfrontimi me përpjekjet e vazhdueshme të SYRIZA-s që të shfaqi një profil të "majtë", të shfrytëzojë "dallimet ideologjike" të saj me ND-në, me synim që të çorientojë dhe të mashtrojë në mënyrë të vazhdueshme shtresa punëtore-popullore. Sidomos me përpjekjen e rrezikshme të qeverisë për të kaparosur në mënyrë vulgare historinë dhe luftën e KKE dhe të lëvizjes punëtore - popullore, duke e shfaqur veten e saj si një forcë e afërt deri diku komuniste.

• Front të patundur kundër përpjekjes për ripërtëritje të socialdemokracisë "të vjetër" dhe "të re". Si ndaj atyre që lëvizin nga SYRIZA, duke përdorur kartën e bashkëpunimit me socialdemokracinë europiane, ashtu dhe ndaj atyre që lëvizin nga PASOK-u dhe nga Demokratiki Simparatksi.

• Të forcohet konfrontimi kundër përpjekjes së ND-së që kërkon të shfrytëzojë pakënaqësinë ndaj qeverisë, në mënyrë që të dali ajo si një zgjidhje alternative qeveritare, si forca që, duke realizuar në mënyrë të vendosur objektivat e kapitalit, do të "nxjerrë vendin nga kriza".

• Front të patundur kundër "euroskepticizmit", sidomos ndaj forcave oportuniste që kërkojnë të luajnë rolin e një bataku të ri për të penguar radikalizimin e ndërgjegjes popullore, duke e kamufluar karakterin borgjez të propozimeve të tyre politike me parulla antikapitaliste.

• Konfrontim me nacionalizmin dhe racizmin, por edhe me antikomunizmin primitiv, që bëhet nga forca të ndryshme, të cilat lëvizin në hapësirën e ashtuquajtur "e djathtë" dhe të "ekstremit të djathtë" ,dhe, sidomos kundër nazistëve të Agimit të Artë kriminal. Nxjerrjen në pah të karakterit të tyre si forca mbështetëse të sistemit, të ndërlidhjeve të dyshuara dhe të shumëllojshme me qendra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me pjesë të kapitalit dhe të sipërmarrësve të mëdhenj.

• Të kapërcehen iluzionet për reformimin e sistemit politik borgjez, frika në forcat punëtore - popullore se mos ndodhë destabilizim politik.

• Të zbulohet çorientimi që bëhet përmes debatit hipokrit për goditjen e korrupsionit dhe të ndërlidhjeve të tij, i cili ka synim që të errësojë shkaqet e vërteta të krizës dhe të pasojave të saj për shtresat punëtore - popullore, ka synim që të krijojë iluzione se fenomeni i “parave poshtë tavolinës” dhe korrupsioni mund të trajtohet me "komisione hetuese", duke forcuar mekanizma të kontrollit të shtetit borgjez, me gjoja ca ndryshime në Drejtësi. Duke theksuar se korrupsioni është qenësi bashkë me kapitalizmin. Njëkohësisht, promovimin i propozimeve specifike të përsëritura të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) –të cilat janë refuzuar nga qeveria dhe partitë e tjera opozitare– si masa minimale për frenimin e korrupsionit.

Front të veçantë duhet të hapet kundër përpjekjes së integrimit të masave punëtore - popullore përmes funksionimit të institucioneve dhe strukturave të shtetit borgjez:

• Konfrontim me iluzionet që thonë se reformat institucionale dhe reforma e kushtetutës, që promovohet nga qeveria e SYRIZA-ANEL, do ta transformojnë shtetin borgjez në një shtet pro-popullor, se këto masa na qenkan për gjoja "zgjerimin e demokracisë". Duke theksuar karakterin e shtetit të sotëm si një mekanizëm mbrojtës dhe nxitës të interesave të kapitalit, të monopoleve. Ky karakter nuk ndryshon, nuk modifikohet në një drejtim pro-popullor ose pro-punëtor.

• Theksim të rolit të Pushtetit Lokal dhe Rajonal si një instrument i shtetit borgjez në zbatimin e politikës antipopullore dhe njëkohësisht ballafaqim me funksionet e saj në integrimin e masave punëtore - popullore në programet dhe strukturat e menaxhimit të varfërisë dhe papunësisë, nëpërmjet programeve të BE-së, strukturave të OJQ-ve dhe vullnetarizmit. Të tregojmë shembullin e 5 bashkive në të cilat përgjegjësinë e drejtimit e kanë komunistët (në qytetet, Patra, Haidhari, Petrupoli, Kesariani, në ishullin Ikaria.), të cilët, në kuadrin e ngushtë institucional dhe burimeve financiare, organizojnë synimet-kërkesat, mobilizimin dhe veprimtarinë popullore në favor të së dëmtuarve, të shtresave popullore të qyteteve të tyre, duke respektuar premtimet e dhëna parazgjedhore tek populli i bashkive të tyre se do të mbajnë qëndrim të pastër opozitar kundër institucioneve qendrore të pushtetit kapitalist.

• Veçanërisht, duhet të zbulohet në masat e gjera punëtore - popullore, dhe më konkretisht tek të papunët, roli i të ashtuquajturës "Ekonomi Sociale dhe e Solidarizuar". Përmes llojeve të ndryshme të kooperativave dhe të së ashtuquajturave Ndërmarrje Bashkëpunuese Sociale, të përdorimit të gjerë të "vullnetarizmit", promovohet përgjithësimi i formës fleksibële në punësim, mashtrimi i të papunëve, dhe njëkohësisht lehtësohet përpjekja që shteti borgjez të heqë nga kurrizi i tij përgjegjësitë në çështjet e politikave në Shëndetësi, Mirëqenie, me pasojë degradimin e çdo lloji shërbimi për punonjësit. Në të vërtet, kjo gjë vepron si një vegël shtesë për të përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet e punës si dhe për rritjen e nivelit të shfrytëzimit përmes punës vullnetare, të orëve të zgjatura, paga të ulëta, degradim të shërbimeve sociale që më parë ishin pa pagim, gjithashtu kjo funksionon dhe si një mekanizëm për të manipuluar dhe integruar masat.

DETYRAT E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR RINDËRTIMIN E LËVIZJES PUNËTORE DHE PUNA POLITIKE E KOMUNISTËVE NË SINDIKATA

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në bazë të dokumenteve Programore dhe përvojës nga periudha e mëparshme e veprimtarisë së saj, përcaktojë detyrat e Partisë në lidhje me punën për rindërtimin/riorganizimin e lëvizjes punëtore. Përmbajtja kryesore e rindërtimit/riorganizimit të lëvizjes punëtore është përcaktuar si përgatitja dhe zhvillimi i aftësisë së saj për t'u konfrontuar me vendosmëri dhe efikasitet, në aleancë me shtresat popullore të së vetë-punësuarve të qytetit dhe fshatit, kundër strategjisë unike të kapitalit dhe pushtetit kapitalist.

Zbatimi i këtyre detyrave kërkon intensifikimin e luftës ideologjike-politike në lëvizjen sindikaliste. Në sindikata ndërhyjnë në mënyrë të organizuar forcat politike borgjeze, vetë punëdhënësit, mekanizmat e ndryshme shtetërorë, oportunizmi. Politizimi i veprimtarisë së Sindikatave me orientim antikapitalist i përket para së gjithash drejtimit të tyre të përgjithshëm, në kuptimin që nuk kufizohen vetëm në një kornizë kërkesash-objektivash të veçanta të luftës. Kërkojmë që Sindikatat të mbajnë qëndrim pro luftës klasore dhe të eliminimit të shfrytëzimit, kundër konsensusit mes klasave, kundër "interesit të përbashkët kombëtar", që në fund të fundit i nënshtrohet kapitalistëve. Lëvizja punëtore i ka paguar shtrenjtë iluzionet që thonë se një "linjë gjoja më gjerë", që do të përqendrohet vetëm ose kryesisht në problemin specifik të secilës fushë pune, mund të zgjerojë fushëveprimin e grumbullimit dhe të lehtësojë objektivin e përgjithshëm. Çfarëdo efekti afat-shkurtër i një linje të tillë në kushte të tjera shpejt u bënë "qime që i merr era" dhe çuan në zhgënjim dhe demobilizim (tërheqje dhe çorganizim) akoma dhe forca konsekuente.

Politizimi bëhet me parime lëvizjeje, të pjesëmarrjes së punonjësve dhe duke vlerësuar se anëtarët e sindikatave nuk e kanë arritur të gjithë ndërgjegjen politike klasore. Puna për politizimin, për të kapërcyer fenomene të logjikës korporatiste duhet të rritet çdo ditë me shqetësimin krijues dhe kujdesin e komunistëve, që të formohet marrëdhënia e drejtë mes Partisë dhe sindikatave, të mos japin, pa dashje ndonjëherë, përshtypjen e transformimit të sindikatave në "organizata partie", duke transmetuar pa përpunim qëndrime, parulla, metoda të punës së partisë.

Ajo që kryesisht duhet është ekspertiza më e mirë, përpunimi më i mirë i kërkesave-objektivave dhe përmbajtja e çdo lufte, të qëndrimeve dhe parullave në çdo klub punëtorësh, në çdo sektor, në çdo vend. Vetëm kështu mund të kapërcehet gjeneraliteti, përsëritja e parullave të përgjithshme strategjike. Komunisti vepron haptazi, nuk i fsheh pikëpamjet e tij, nuk zmbrapset nga Qëndrimet dhe Programi i Partisë, por njëkohësisht ai vlerësohet çdo ditë dhe aftësinë e përbërjes së kontekstit të luftës dhe kërkesave, të cilat lehtësojnë bashkimin e punëtorëve dhe e vështirësojnë kështu lehtësinë e manipulimit dhe integrimit të tyre. 

Të fitojmë orientim të qëndrueshëm, por dhe aftësi më të madhe që të forcohet nga poshtë –duke filluar që nga vetë vendi i punës, nga klubi punëtor– linja e luftës, e cila vendos në qendër të saj nevojat bashkëkohore të forcave punëtore - popullore. Të fitojmë aftësinë për të zbuluar faktin se pengesë për plotësimin e nevojave bashkëkohore dhe kërkesave që i shprehin ato është vetë prona kapitaliste dhe fitimi kapitalist. Nëpërmjet konfrontimeve që do të zhvillohen në betejat e vogla dhe të mëdha duhet të zbulohen bindshëm mekanizmat e shfrytëzimit dhe sidomos kushtet e eliminimit të tyre. Kërkohet aftësia e Partisë dhe e çdo komunisti që të punojë me plan dhe me vazhdimësi brenda forcave punëtore - popullore, të promovojë organizimin, bashkimin dhe ndriçimin e tyre, me qëllim radikalizimin e ndërgjegjes, rritjen pretendimit dhe militantizmit të veprimtarisë për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre bashkëkohore.

Pavarësisht nga faktit që, që nga sot duhet të jetë subjekt pretendimi, plotësimi i nevojave bashkëkohore nuk nxënë brenda kapitalizmit, por parakushtëzon socializimin (shoqërizimin) e mjeteve të grumbulluara të prodhimit dhe integrimin e tyre në planifikimin qendror shkencor.

Paraqitja e kërkesave për rimarrjen e humbjeve nuk e shfajësojnë periudhën para krizës, por tregon përkeqësimin e kushteve të shfrytëzimit në krahasim me gjeneratat e kaluara dhe kontradiktën e dukshme të kësaj situate me nevojat bashkëkohore dhe mundësitë. Duhet të jepet përgjigje argumenteve false që thonë se situata e tanishme, ku janë hequr të drejtat, bëhet për shkak të ekzistimit të mëparshëm të disa privilegjeve të paarsyeshme.

Rindërtimi i lëvizjes punëtore kalon përmes veprimtarisë mbi organizimin e klasës punëtore. Kjo përpjekje shprehet me objektiva konkrete:

• Masiviteti i Sindikatave. Regjistrimi i punëtorëve të rinj në Klubet e tyre punëtore duhet të jetë një kujdesi e përhershme dhe kriter i përpjekjes për riorganizim, duke këmbëngulur për rëndësinë e luftës së organizuar kolektive dhe për grumbullimin e forcave kundër armikut klasor. Duhet kujdesi më e madhe për organizimin e grave, të rinjve dhe emigrantëve.

• Mbulimi i të gjithë degëve me Klube punëtorësh në çdo sektor, me anekset e tyre, por edhe me klube punëtore brenda bizneseve, duke krijuar të reja aty ku është e nevojshme, duke pasur kriter organizimin dhe unitetin e punëtorëve, pavarësisht nga marrëdhëniet e punës. Zhvillim të një rrjeti të tërë të organizatave të tilla sindikaliste në të gjithë vendin.

• Funksionim të qëndrueshëm të çdo klubi punëtor si një kriter kyç i riorganizimit, duke siguruar funksionimin e duhur të Këshillit Drejtues të tyre, duke theksuar rëndësinë dhe patundshmërinë e Asamblesë së Përgjithshme. Informacion të vazhdueshëm, por edhe të gjejnë mënyra dhe forma për të lehtësuar pjesëmarrjen e punëtorëve (p.sh. në fushën e arsimit, kulturës, sportit).

• Monitorim sistematik të zhvillimeve në zgjedhjet e sindikatave, të ndryshimit të korrelacionit të forcave në favor të forcave klasore. Të shfrytëzohet përvoja pozitive, që ka të bëjë me kontrollin më sistematike dhe të ngushtë të organeve, në parapërgatitje, në përpjekje për të grumbulluar forca të reja, në nxjerrjen e kuadrove të rinj sindikalist.

• Forcim të solidaritetit, të ndihmës reciproke dhe të mbështetjes klasore të familjes punëtore - popullore, të punëtorëve dhe punëtoreve. Kjo nuk përbën një mjet për t’i tërhequr, por kryesisht mjet për të formuar orientimin, kriterin, kultivimin e qëndrimit militant. Me rëndësi të veçantë këtu është puna veçantë me të papunët dhe emigrantët - refugjatët të cilët banojnë në mënyrë të përhershme në vendin tonë.

Klubet punëtore duhet të jenë të lidhura me lagjen e vendbanimit, të fitojnë ndërhyrje organizative në lagje, ku banojnë dhe jetojnë pjesa më e madhe e punëtorëve që janë të paorganizuar në sindikata.

Fronti Militant Mbar-punëtor (P.A.ME) –si një unitet klasor i klasës punëtore në lëvizjen sindikaliste, që në linjat e tij përfshihen dhjetëra Federata, Qendra Punëtore, me qindra Klube punëtorësh, Komitete Militante dhe sindikalistë– ka linjë uniteti dhe lufte me orientim antikapitalist - antimonopolist, është një arritje e madhe e lëvizjes. Iniciativa për krijimin e Frontit Militant Mbar-punëtor (P.A.ME) nga komunistët dhe të tjerë që bashkëpunojnë me komunistët, por edhe veprimtaria e vazhdueshme e P.A.ME-s në të gjitha këto vite i shërben –ashtu siç është në përgjithësi vetë puna e komunistëve në Sindikata– objektivit të zhvillimit të lidhjeve militante me masat për bashkimin e tyre në drejtim të përmbysjes së sistemit kapitalist.

Konferenca e fundit Mbarëkombëtare e P.A.ME kontribuojë, me përgatitjen dhe vendimet përfundimtare të tij, në zgjerimin e terrenit, në bashkimin e forcave rreth tij.

DETYRAT E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR ALEANCËN SOCIALE

Në Programin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përmendet hollësisht rëndësia e krijimit të Aleancës Sociale për të përmbushur rolin udhëheqës të klasës punëtore, për përmbysjen revolucionare. Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke analizuar përvojën nga puna e Partisë për themelimin e Aleancës Sociale, shënon se:

Së pari: Klasa punëtore nga pozita e saj në prodhimin kapitalist është objektivisht e vetmja klasë revolucionare, ndërtuesja e shoqërisë socialiste - komuniste, pra është dhe forca udhëheqëse në krahasim me forcat e tjera popullore. Vetëm lëvizja punëtore mund të marrë karakteristika të plotë revolucionare, të zhvillohet në një lëvizje të qëndrueshme klasore revolucionare. Kjo është një çështje e luftës dhe e përpjekjeve të vazhdueshme, seksionet popullore të shtresave të mesme, si forca aleate të klasës punëtore dhe lëvizjet e tyre përkatëse të tërhiqen më shumë ose më pak në aktivitetin e luftës revolucionare dhe të tjerat të neutralizohen. Përmbysja e kapitalizmit, për të cilën është në krye klasa punëtore, është në interes edhe për shtresat popullore, i jep atyre rrugëdalje me të drejtën për të punuar, të gjitha të drejtat sociale për të vetë-punësuarit, për prodhuesit individualë të mallrave, në perspektivën e integrimit të tyre në punën direkt sociale.

Aleanca Sociale realizohet në praktikë me përgjegjësi të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), të pararojës së organizuar ideologjike-politike të klasës punëtore në Greqi. Kryhet me veprimtarinë politike të KKE për problemet e shtresave popullore, me veprimtarinë përkatëse të anëtarëve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), të simpatizantëve të Partisë dhe brenda në lëvizjen e sindikaliste punëtore.

Së dyti: Aleanca Sociale me drejtim antikapitalist - antimonopolist ka të bëjë me forca shoqërore, të cilat janë përcaktuar me kriter pozicionin e tyre ndaj mënyrës dominuese të prodhimit, pa diskriminim në gjini apo moshë. Gratë dhe të rinjtë i përkasin forcave të caktuara shoqërore, madje edhe për ato pjesë që nuk janë të integruara ende në prodhim, pozita e tyre social përcaktohet nga ajo e familjes së tyre.

Së treti: Aleanca Sociale nuk duhet të trajtojë në mënyrë skematike dhe të identifikohet nga veprimtaria e përbashkët e unioneve ekzistuese antimonopoliste - antikapitaliste si Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME), Unioni Antimonopolist i Mbar-greqis i të vetë punësuarve-artizanëve (PASEVE),  Unioni Militant Mbar-bujqësor (PASY), Federata e Gruas e Greqisë (OGE), Fronti Militant Studentor (MAS). Në veçanti, duhet kujdes se Federata e Gruas e Greqisë (OGE), si një lëvizje radikale e grave të integruara ose me origjinë punëtore, dhe Fronti Militant Studentor (MAS), si një bashkim i studentëve - nxënësve, nuk mund të konsiderohen si bartës që shprehin forca shoqërore. Forma e veçantë që mori me kuadrin për veprim të përbashkët, e cila u formua në vitet e mëparshme, nuk mbetet statike, do të zhvillohet sipas fazës së lëvizjes dhe të unitetit, do të shfaqi edhe forma të tjera, do të forcohet dhe riorganizohet me kushte lëvizjeje, të lëvizjeve me të vërtet masive, duke forcuar dhe thelluar synimet antikapitaliste - antimonopoliste të aleancës, duke zgjeruar vazhdimisht fushën e saj.

Së katërti: Më konkretisht duhet të studiohet çështja e zhvillimit të lëvizjes së aleatëve të klasës punëtore , shtresave popullore. Është nevojë që të kuptohet më mirë perceptimi jonë se si shërbehet puna e Aleancës Sociale përmes veprimtarisë tonë në lëvizjen bujqësore, në Unionin Militant Mbar-bujqësor (PASY) dhe në Komitetin Mbarëkombëtar të Blloqeve i cili përbën një formë e re e koordinimit, që u formua në vitin 2014 dhe që është shndërruar në një Komitet Koordinues Mbarëkombëtar të Federatave, Shoqatave, Komiteteve të Bujqve. Orientimi kryesor sot është organizimi i bujqve në Shoqata, Federata etj. Në mënyrë të ngjashme duhet të shikojmë dhe situatën me Shoqatat e të vetë-punësuarve (EBE),me unionin antimonopolist të PASEVE.

Unionet radikale me drejtim antikapitalist - antimonopolist nuk duhet të trajtohen në mënyrë statike, por të integruara në vetë dinamikën e luftës klasore e cila nuk ka vetëm një kuptim dhe nuk është një vizë e drejtpërdrejtë. Thellësia e përmbajtjes së luftës antikapitaliste - antimonopoliste nuk është e njëjtë në të gjitha fazat, diçka që do të pasqyrohet edhe në format që do të marrë aleanca, të cilat do të zhvillohen.

Kongresi i 20-të i Partisë arriti në vendimin që KQ i ri të organizojë Trupin Mbarëkombëtar, që të diskutohen në tërësi dhe në detaje çështjet e Aleancës Sociale, përditësimi i kushteve të luftës dhe pretendimet, dhe më konkretisht, çështjet që lidhen me lëvizjen e bujqve (format e organizimit, aleancën, bashkimin antikapitalist - antimonopolist etj.).

Së pesti: Komitetet Popullore si forma të shprehjes së Aleancës Sociale në nivel  territorial - lokal duhet të vendosen mbi një bazë më të mirë. Të kapërcehen fenomenet që disa përshtaten me "lëvizje qytetarësh", ku përfshihen disa anëtarë organizatash dhe institucionesh kryesisht anëtarë dhe simpatizantë të Partisë, pa shprehur Sindikata ekzistuese, Komitete Militante, bartës të lëvizjes popullore në nivel qyteti, lagjeje ku bashkohen forca punëtore - popullore. Ato duhet të jenë grupime me rol protagonist të Klubeve punëtore ose të anekseve të tyre, me përfshirjen e formave të organizimit dhe bashkimit të së vetë-punësuarve dhe bujqve, pjesëmarrjen e shoqatave të Federatës së Gruas (OGE) apo të Frontit Militant Studentor (MAS), komiteteve të studentëve, nxënësve, në nivel lagjeje, në vendin e banimit.

Së gjashti: Aleanca e Sociale  –nga vetë karakteri i saj, si një aleancë e lëvizjeve sociale– nuk është bashkëpunim partish, as bashkëpunim i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me organizata masive. Në atë masë që forcat e tjera me karakter mikroborgjez veprojnë me anëtarët e tyre në unionet e Aleancës Sociale, do të takohen në luftën e përbashkët me komunistet me kushte lëvizjeje dhe atje do të zhvillohen konfrontime ideologjike - politike. Çdo veprimtari e përbashkët apo konfrontim do të shprehet në linjat dhe në organet e luftës së Aleancës Sociale, e cila themelohet në vendin e punës, në Asamblenë e Përgjithshme të Klubeve punëtore dhe Shoqatave, në Komitetet Militante në lagje etj.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) –me veprimtarinë e saj si në mënyrë të pavarur si parti, ashtu dhe përmes aktiviteteve të anëtarëve të saj në radhët e bartësve të Aleancës Sociale dhe të unioneve që krijohen për promovimin më influencës së saj– e kupton përgjegjësinë e saj për të punuar në mënyrë më efikase, me synim që të afrojë dhe të bashkojë masat punëtore - popullore. Në këtë përpjekje, ngre pyetjen: me cilën linjë politike jepet përgjigje e vërtetë për problemet e popullit, me monopolet apo kundër mbizotërimit të tyre? Me pushtetin e monopoleve, të kapitalit apo me pushtetin e popullit punonjës, që krijojnë gjithë pasurinë në shoqëri?

Bashkimi i shumicës së klasës punëtore me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe tërheqja e pjesëve pioniere të shtresave popullore do të kalojë nga faza të ndryshme. Lëvizja punëtore, lëvizjet e të vetë-punësuarve në qytete dhe e bujqve si dhe forma e shprehjes së aleancës së tyre me objektiva antimonopoliste - antikapitaliste, me veprimtarinë pioniere të forcave të KKE, në kushte jo-revolucionare, formojnë parakushtet për formimin e frontit revolucionar punëtor - popullor në kushte revolucionare.

Masat punëtore - popullore, përmes përvojës së pjesëmarrjes së tyre në organizimin e luftës me drejtim konfrontimi me strategjinë e kapitalit, do të binden për nevojën që të marrë organizimi dhe konfrontimi i tyre karakterin e gjithanshëm dhe me të gjitha format e konfliktit kundër dominimit ekonomik dhe politik të kapitalit.

ROLI I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) NË LËVIZJEN PUNËTORE - POPULLORE

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) si pararoja punëtore ka përgjegjësinë e udhëheqjes së lëvizjes, jo vetëm si një drejtim i përgjithshëm programatik apo me përmbajtjen e deklaratave të saj, por edhe përmes rrugës "organizatore", d.m.th përmes organeve udhëheqëse, të Organizatave Bazë të Partisë, të Grupeve të Partisë që punojnë brenda në lëvizje, të shokëve që janë zgjedhur në organet e sindikatave.

Roli udhëheqës i Partisë sigurohet përmes veprimtarisë së komunistëve në linjat e Sindikatave, të organizatave masive tek të vetë-punësuarit, tek bujqit, në unionet radikale, duke punuar për të siguruar orientimin antikapitalist - antimonopolist të tyre.

Këtë rol udhëheqës - pionier nuk mund ta kenë as fraksionet sindikale, as flet-votat,  as lëvizjet që ekzistojnë ose krijohen, dhe as unionet në lëvizje, edhe nëse ato lëvizin në linjë të pastër antikapitaliste - antimonopoliste. Roli i tyre kryesor është bashkimi i forcave, bashkimi i Sindikatave, Federatave, Komiteteve Militante, të grupeve të punonjësve në drejtim antikapitalist - antimonopolist, të koordinojnë aktivitetin e tyre të përbashkët, që të promovojnë gjerësisht brenda masave punëtore - popullore luftën antikapitaliste - antimonopoliste, duke e forcuar dhe duke pasuruar këtë orientim.

Partia Komuniste vepron dhe në mënyrë të pavarur edhe në kuadër të lëvizjes. Siguron ndërlidhjen e luftës së përditshme me përmbysjen revolucionare, me propozimin strategjik të Partisë për pushtetin dhe të ndërtimin socialist. Brumosja, konfrontimi në lëvizje, vetë përmbajtja e luftës duhet të ngrejë çështjen dhe objektivin e pushtetit pa u hutuar nga veçantia, nga përkohshmëria, nga ngutshmëria për një zgjidhje të tani për tanishme. Është e nevojshme që lufta që bëjmë sot të fitojë karakteristika antikapitaliste - antimonopoliste, të jetë një luftë për pushtetin e punëtorëve. Dhe kjo duhet të përshkojë lëvizjen si një objekt për brumosje dhe konfrontim.

Kjo është një detyrë bazë e komunistëve, që duhet njëkohësisht të punojnë, duke kuptuar nevojën për bindje dhe shkallëzimin e argumenteve. Është detyrë e tyre që të fitojnë aftësinë për t’i shtruar këto çështje duke e bërë atë më popullore (më të kuptueshme për popullin), në mënyrë bindëse, duke e ditur se në kushte jo-revolucionare është një slogan që orienton dhe jo si veprim i drejtpërdrejtë.

PËR NDËRTIMIN E PARTIAK DHE RINOVIMIN E VAZHDUESHËM TË RRADHËVE TË PARTISË

Ndërtimi i Partisë në industri, në sektorët strategjikë, në sektorët që janë në zhvillim e sipër të ekonomisë, rritja e forcave dhe e ndikimit të Partisë në masën e madhe të klasës punëtore dhe veçanërisht në pjesët e saj më të reja, është një faktor kryesor që përcakton rolin dhe efektivitetin e Partisë në lëvizjen punëtore, në luftën klasore, në punën për të riorganizuar lëvizjen punëtore. Kjo ka një rëndësi të përgjithshme strategjike.

Si detyrë kryesore dallohet ndërtimi i Organizatave masive dhe të forta të Partisë brenda grupeve monopoliste, nëpër fabrika, në qendrat e mëdha financiare, industriale, tregtare, një detyrë kjo e cila duhet të përqendrojë kujdesin e organeve udhëheqëse dhe Organizatave të Partisë.

Shënojmë këto çështje kryesore si më poshtë:

•  Pozicionimi i forcave dhe kuadrove me epiqendër vendet e punës është ajo që i jep shtysë gjithë punës së partisë. Nuk duhet të ketë tërheqje nga kjo. Përshtatja kërkon kohë, timon të fortë, që të mos shtyhen nga zhvillimet. Duhet që të ndiqen sistematikisht lëvizjet në strukturën e industrive si rezultat i centralizimit (grumbullimit), të antagonizmave tregtare dhe të dhënat e reja teknologjike në prodhim që ndërhyrja jonë të përshtatet në mënyrë analoge. Të përmirësohet vazhdimisht mënyra e udhëheqjes, që të ndihmojë akumulimin dhe përgjithësimin e përvojës, në zhvillimin e aftësisë së anëtarëve të partisë, në krijimin e kuadrove të rinj.

• "Mbrojtja", qëndrueshmëria dhe forcimi i ndërhyrjes së partisë në sektorë është një parakusht për forcimin e treguesve vitalë të Partisë sonë. Të përdoren hapat pozitive në koordinimin dhe orientimin e përbashkët të punës ndërmjet Organizatave të Partisë në sektorë me ato në territore. Puna sektoriale dhe territoriale nuk duhet të trajtohet në mënyrë konfrontimi me njëra-tjetrën. Për të gjitha Organizatat orientimi duhet të jetë e përbashkët: Punë në klasën punëtore, në sektorë, në sektorët e mëdha të punës. Të kapërcehen fenomene ku punonjësit që punojnë në industri dhe biznese të mëdha kritike mbeten organizativisht në organizatat e lagjes, duke mos zhvilluar kështu orientimi për ri-pozicionimin e forcave.

• Të përqendrohemi në problemin kryesor që është ndërtimi partiak që rekomandohet nga vonesa e zhvillimit të Partisë në industritë e mëdha dhe në sektorë me rëndësi strategjike, duke dhënë prioritet në këto sektorë: Portet dhe aeroportet (Transportit në përgjithësi), Energjisë, Telekomunikacionit, Metalit, Industrisë Kimike, Farmaceutikës, Ushqimit, Ndërtimit - në projekte të mëdha, në qendrat e mëdha tregtare, etj.

• Parakusht që të bëhen hapa në ndikimin dhe forcën organizative të Partisë është formimi i rrethit të partisë përmes punës masive ideologjike, politike në fabrika dhe në vendet e punës, përmes përhapjes së vazhdueshme dhe sistematike të qëndrimeve politike të saj, me tregues kryesor qarkullimin e gazetës "Rizospasti". Kjo ndërhyrje duhet të jetë në qendër të veprimtarisë për çdo Organizatë bazë të Partisë, për çdo komunist, si një kusht themelor për ndërtim. Metodat e ndriçimit të zgjerohen dhe të mos kufizohen në forma fushate të aktivitetit. Të forcohet nga çdo Organizatë Bazë e Partisë dhe anëtarë shpërndarja e gazetës "Rizospasti", e revistës Inspektimi Komunist (KOMEP), i librit ideologjik-politik, por edhe historik e letrarë të Shtëpisë Botuese "Sihroni Epohi", si dhe brumosja e gjerë dhe diskutimi i qëndrimeve dhe vlerësimeve të Partisë në bazë të aktualitetit. Objektiv është zgjerimi i ndikimit në çdo fushë, lagje, sektorë, hyrja në luftën klasore të sa më shumë forcave.

Përpjekjet me shumë mundime, që u bënë në periudhën e kaluar, kanë sjellë disa efekte, të cilat janë shprehur me ripërtëritjen e disa forcave, ndërtim të Organizatave të Partisë, formimin e një cikli, dhe kryesisht, solli përmirësimin e përbërjes sociale të Partisë. Kjo përvojë duhet të përdoret në përmirësimin e më tejshëm të planeve të rekrutimit dhe të ndërtimit në vendet e punës nga Organizatat e Partisë.

Këmbëngulim në qëllimin për të arritur një hap të madh në ndërtimin e Partisë dhe në forcimin ideologjik dhe politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në klasën punëtore para festimin të 100-vjetorit nga themelimi i KKE. Kjo detyrë mund të përmblidhet në objektivat e koduara më poshtë për ndërtimin e Partisë, që duhet të jenë objektiv gare mes Organizatave të Partisë:

• Përmirësim të përqindjes me punëtorë dhe punëtore që punojnë në industri, dhe numrit të Organizatave Bazë të Partisë në kompanitë e mëdha strategjike.

• Përmirësim të përbërjes sociale të Partisë, duke rritur përqindjen e punëtorëve dhe punëtoreve.

• Përmirësimi i përbërjes së moshës, duke rritur rekrutimin nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) dhe nga moshat 18-40 vjeç.

• Rritje të rekrutimit të grave dhe forcim të përqindjes së tyre në tërë Partinë dhe organet udhëheqëse.

PARTI E AFTË PËR TË UDHËHEQUR RININË KOMUNISTE TË GREQISË (KNE) ME SYNIM QË AJO TË KALOJË NË NJË FAZË TË ZHVILLIMIT TË KONSIDERUESHËM TË FORCAVE TË SAJ

Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) është donatorja kryesore e Partisë. Që ajo të kalojë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të forcave të saj dhe të aftësisë edukuese komuniste të saj, është padyshim pjesë e pandarë e vazhdimësisë revolucionare të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe e ndërtimit të Partisë. Organet e Partisë duhet ta trajtojnë këtë detyrë si një kusht që të forcohet Partia si në sasi ashtu dhe në cilësi.

Puna e Partisë në moshat më të reja, para se ato të dalin në prodhim ekskluzivisht, në vendet e arsimit dhe edukimit teknik, sidomos në EPAL (Liceun Profesional), në TEI (Institutet Teknologjike Arsimore), në shkollat profesionale, në AEN (Akademitë e Marinës Tregtare Detare), në gjimnaze, në lice dhe AEI (Institutet e Larta Arsimore) janë vendimtare për punën në klasën punëtore dhe në turnet e saj të ardhshëm.

Përmbajtja e punës së Partisë duhet të jetë e angazhuar në mënyrë të vendosur në këtë drejtim, me plan dhe program unik të punës, që nga organet e Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) deri në nivelin e Organizatave Bazë të Partisë dhe Organizatave Bazë të Rinisë, me armë themelore pajisjet ideologjike - politike dhe edukimin komunist për punë pioniere për ndriçim dhe aktivitet.  Ky plan duhet të mbështetet fortë mbi problemet akute, ashtu siç ato shprehet në këto grupmosha. Aktiviteti duhet të mbështet mirë në kulturë dhe sporte, duke i përballuar me militarizëm, ideologjikisht dhe politikisht problemet sociale, të tilla si përhapja e përdorimit të drogës.

Hapat pozitive që janë bërë në punën me grupmoshat e vogla me bashkëpunim të Partisë me Rininë Komuniste të Greqisë (KNE) duhet të stabilizohen dhe të forcohen e dhe më tej.

Partia merr përgjegjësinë që të hapi rrugën, që Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) të përmbushi qëllimin e ekzistencës dhe të veprimtarisë së saj. Në këtë përpjekje, rëndësi e veçantë është shpërndarja e vlerave dhe qëllimeve revolucionare të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) tek nxënësit dhe nxënëset e familjeve punëtore - popullore, te nxënësit dhe studentët e arsimit profesional - teknik, të studentët me prejardhje punëtore - popullore. Konkretisht, duhet të merren masa të menjëhershme dhe konkrete për të ngritur punën tonë në shkallë të lartë në arsimin profesional, në bashkëpunim me Grupet e Partisë në Federata dhe në Sindikatat sektoriale dhe me kontributin e forcave tona arsimtarët në fushën e arsimit profesional e teknik.

Partia merr përgjegjësinë për përgatitjen ideologjike politike të anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), për edukimin marksist, asimilimin e Programit dhe analizave të Partisë, të konkluzioneve nga studimi i Historisë së lëvizjes komuniste dhe punëtore, transmetimin e gjallë të përvojës së Partisë, ndihmën për pjesëmarrje aktive në jetën e brendshme të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), përgatitjen dhe mbështetjen e të gjithë anëtarëve të KNE si anëtarë të ardhshëm të Partisë.

SPECIFIKIMI I PUNËS SË PARTISË PËR GRATË

Pabarazia dhe diskriminimi në kurriz të grave në të gjitha nivelet (në familje, në punë, në luftë, në luftën politike) kanë rrënjë të thella klasore që prekin edhe lëvizjen punëtore. Vetëm Partia Komuniste mund të shprehi me qëndrueshmëri lidhjen e luftës për emancipim dhe barazi me luftën për çlirimin e përgjithshëm nga shfrytëzimi si për burrat ashtu dhe për gratë. Kjo kërkon veprimtari pioniere të Organizatave Partiake, të punëtoreve dhe intelektualeve komuniste, që, me ndërhyrjet e tyre në linjat e lëvizjes së grave, të mund ta radikalizojnë atë në drejtim antikapitalist - antimonopolist.

Duhet të tejkalohen lëkundjet për sa i përket domosdoshmërisë dhe përmbajtjes së punës specifike të Partisë për gratë dhe të veprimtarisë së komunisteve në lëvizjen radikale të grave, me përgjegjësinë e organeve udhëheqëse. Kjo çështje në veçanti ka të bëjë me gratë që janë kuadro dhe që përgjithësojnë qëndrimin e tyre në jetë, duke nënvlerësuar vështirësitë objektive shtesë që kufizojnë veprimtarinë politike dhe sociale të grave, madje edhe të disave prej atyre që e bënë hapin për t'u bërë anëtare të Partinë ose të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Kuptimi në thellësi i thelbit në çështjen e gruas është i domosdoshëm për të kuptuar nevojën për zhvillimin e lëvizjes për barazi dhe emancipim të grave me origjinë ose asimilim popullor. Gjithashtu, është e nevojshme edhe për rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të partisë –burra dhe gra– për të qasur gra punëtore, të punësuara, të vetë-punësuara, në bujqësi, punëtore të reja, nënat, studentet, emigrantet, pensionistet, por edhe gratë që janë të bllokuara jashtë nga punësimi, të tilla si nikoqiret e shtëpisë.

Mbetet objektivi për përmirësimin e pjesëmarrjes së grave brenda rrallëve të partisë, e cila sot është optimale me përqindjen e grave në popullatën e përgjithshme të vendit dhe në popullsinë ekonomikisht aktive femërore. Ky objektiv duhet veçanërisht të shqetësojë Organizata të veçanta të Partisë në Zona, veçanërisht në krahina, ku përbërja e tyre në lidhje me potencialin femëror të tyre është shumë i ulët, shumë më poshtë se mesatarja kombëtare.

PËR PUNËN E ORGANEVE UDHËHEQËSE DHE TË KUADROVE TË PARTISË

Detyra për forcimin e Partisë kalon përmes përmirësimit të punës dhe aftësisë së organeve udhëheqëse. Hallkë me rëndësi të veçantë, që duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë sot, janë Komitetet Sektoriale (KS). KS-të duhet të marrin tipare si shtabe të vërteta luftarake. Përmirësimi thelbësor i punës në këto organe udhëheqëse, që nga Komiteti Qendror e deri tek Komitetet e Zonave, është parakusht për përmirësimin e punës së Komiteteve Sektoriale.

Organet udhëheqëse të fitojnë aftësinë për të specifikuar punën e tyre. Kur themi specifikim, duam të themi një ndihmë të tillë nga KQ, Komitetet e Qytetit drejt organeve Sektoriale që:

Së pari: Komitetet Sektoriale të fitojnë aftësi që t’i përshtatin udhëzimet në të dhënat e zonës së tyre, duke marrë parasysh një numër faktorësh, të tilla si përbërja sociale e çdo zone, standardi i vërtetë i jetesës, perceptimet që mbizotërojnë atje etj. D.m.th, jo thjesht të përsëritin udhëzimet, siç ndodh zakonisht, duke rënë kështu në  debate të përgjithshme ose në kontrolle tipike dhe në regjistrime shterpë të disa detyrave organizative.

Së dyti: Të bëjnë përgjithësimin e përvojës së tyre, duke furnizuar kështu me materiale të reja, vlerësimet, mendimet, konkluzionet, formimin e analizave qendrore, të pozicioneve dhe orientimeve.

Së treti: Specifikim do të thotë dhe prioritet të objektivave nga Komitetet Sektoriale duke u bazuar në objektivat kryesore të përgjithshme. D.m.th, si do të shprehet në zonën e përgjegjësisë të çdo Komiteti Sektorial objektivi për rindërtimin/riorganizimin e lëvizjes punëtore. Si do avancohet Aleanca Sociale në çdo fushë. Si do të shpaloset lufta ideologjike dhe politike, si nga Partia në mënyrë të pavarur ashtu dhe brenda në lëvizje, në çdo fushë të veçantë të veprimit.

Themeli ideologjik i organeve përbën një parakusht të domosdoshëm për të punuar dhe vepruar si shtabe të vërteta luftarake. Duhet përpjekje e vazhdueshme e Komiteteve Sektoriale, e të gjitha organeve udhëheqëse, që të bëhet e mundur të forcohet aftësia e tyre në luftën ideologjike-politike që zhvillohet në çdo fushë.

Që të nxjerrin organet sektoriale përvojë të mjaftueshme dhe të dobishme, duhet të që inkurajojnë dhe të synojnë që Organizatat Bazë të Partisë në terrenin e tyre të diskutojnë me plan çështjet e gjera në kombinim me çështjet e përditshme që shqetësojnë çdo ditë familjet punëtore - popullore.

Objektivi është që në periudhën e ardhshme të nxirren shumë kuadro nga klasa punëtore, me origjinë punëtore - popullore, që do të ndihmohen për të fituar aftësi të gjithanshme, specializim në fusha të punës, nivel të mirë ideologjik - politik, aftësia për kontakt me masat dhe udhëheqjen e tyre, aftësi për orientimin e punës në drejtim të riorganizimit të lëvizjes, të avancimit të Aleancës Sociale, të bashkimit rreth Partisë dhe të organizimit të forcave të reja.

Që t’ia arrijmë qëllimit për këtë detyre të rëndësishme, duhet plan, identifikim, përgatitje të veçantë dhe në kohë të forcave të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Duhet që të mbështeten veçanërisht kuadrot që janë vendosur që të punojnë në klasën punëtore, ndërsa njëkohësisht duhet të përdorim më sistematikisht shkencëtarët dhe artistët që janë anëtarë të Partisë, të cilët do të vendosin punën e tyre në shërbim të klasës punëtore dhe të objektivave në perspektivën socialiste. Të këmbëngulim për masa në ndihmë të kuadrove që kanë përgjegjësi të udhëheqin Organizata Bazë të Partisë dhe Organizata Bazë të Rinisë. Të gjithë kuadrot, pavarësisht nga shpërndarja e tyre në sektorë (organizativë, masivë, ideologjik), duhet që të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë dhe personale për ndriçim dhe komunikim me punëtorët brenda në sindikata, në organizatat masive, në beteja, që me një mënyrë konkrete dhe të gjallë të specifikojnë detyrat në lëvizje, të "fërkohen" direkt me kërkesat e luftës ideologjike.

Përmirësimi i përgjithshëm i punës sonë është i lidhur drejtpërdrejtë me përmirësimin e efikasitetit dhe kontributit të Departamenteve të KQ, të shtabeve të saj. Prioritet është nevoja për forcimin të mëtejshëm dhe me kuadro të së gjitha shtabeve kryesore të KQ me shokë e shoqe të rinj të cilët do të trajnohen në krahun e të vjetërve. KQ i ri të kontribuojë më shumë në analizat e Departamenteve të KQ me diskutim kolektiv dhe të udhëheqë punën përkatëse në nivel të Komitetit të Zonës dhe Komiteteve Sektoriale, respektivisht në organet e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Kushtet e luftës klasore do të bëhet gjithnjë e më komplekse, gjithnjë e më të vështira. Për këtë ne duhet të përgatitemi. Kriteri kryesor –në përgjithësi për KQ, kuadrot, të gjitha organet udhëheqëse– është niveli i gatishmërisë për reagim dhe përgjigje të menjëhershme në detyra më të vështira, por dhe aftësia parashikuese akoma dhe në çështje të punës së përditshme dhe zhvillimeve aktuale politike.

Sidomos, për shkak se sot po del një staf të ri me kuadro me përvojë relativisht të pakët, duke të forcohen disa çështje funksionimi të organeve udhëheqëse që nuk janë të vetëkuptueshme. Duhet të respektohen pa asnjë devijim parimet statutore të funksionimit të Partisë, diskutimi me pikëpamje dhe mendimeve të ndryshme, diçka që është objektive dhe normale, të jetë një bisedë e hapur, e sinqertë, jo të kontribuojë në dyshime të padrejta, të mos dëmtojë qëndrueshmërinë e organeve, të mos formojë simpati dhe antipati, shoqëri të veçanta etj. Rol të veçantë në këtë drejtim duhet të luajë kuadrot me moshë më të vjetër dhe më me përvojë.

DETYRAT E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) NË LËVIZJEN KOMUNISTE NDËRKOMBËTARE

Kongresi i 20-të vërtetojë se rindërtimi/riorganizimi dhe zhvillimi i Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare është një detyrë e përhershme, e qëndrueshme e Partisë sonë. Kjo buron nga natyra ndërkombëtare e luftës klasore.

Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare  gjendet në tërheqje, e ka të vështirë për të reaguar dhe për t'iu përgjigjur sulmit të armikut klasor, sulm i cili bëhet jo vetëm me mjete shtypëse, por edhe me mjete ideologjike - politike, me ndikim të oportunizmit.

Rol të veçantë në mbështetje të oportunizmit në Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare luan Partia e së Majtës Europiane (PME) si një qendër e koordinimit të forcave oportuniste në shkallë Europiane. Partitë Komuniste që marrin pjesë në PME aktivizohen/përdoren si "vegël, si çelës" për humbje të mëtejshme të karakteristikave komuniste edhe për Parti të tjera Komuniste.

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) miratoi iniciativat e ndërmarra në periudhën e kaluar, që të mblidhen forca komuniste nga e gjithë bota, të zhvillohet veprimtari e përbashkët dhe orientojë që të vazhdohet puna jonë në këto drejtime. Më konkretisht:

• Në përpjekje, që të formohen kushte që do të japin shtysë në çështjen e strategjisë së përbashkët të Partive Komuniste, përmes punës së revistës "Inspektimi Komunist Ndërkombëtar", nëpërmjet qarkullimit të revistës, por me perspektivë edhe me forma të tjera.

• Në ndërhyrjen që është nisur në Europë me themelimin e "Iniciativës Komuniste Europiane" si një formë e bashkëpunimit periferik të 29 Partive Komuniste.

• Ti jepet vazhdim takimeve Periferike të Partive Komuniste dhe Punëtore. Takimeve Komuniste Europiane, Takimeve të Partive Komuniste të Mesdheut Lindor, të Detit të Kuq dhe Gjirit Persik dhe Takimeve të Partive Komuniste Ballkanike.

• Në përpjekjen që të mbrohen karakteristikat komuniste të Takimeve Ndërkombëtare të 120 Partive Komuniste dhe Punëtore që marrin pjesë në to.

Procesi i rindërtimit revolucionar do të jetë i ngadalshëm, me shumë mundime, i brishtë, do të mbështetet në arritjen e aftësive të Partive Komuniste për forcim të gjithanshëm në vendin e tyre, ideologjikisht dhe organizativisht. Duke tejkaluar qëndrime të gabuara që dominuan në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare në dekadat e mëparshme dhe që riprodhohen sot me forma të ndryshme. Duke ndërtuar baza të forta në klasën punëtore, në sektorë strategjikë të ekonomisë, duke forcuar ndërhyrjen e tyre në lëvizjen punëtore - popullore.

Për Partinë tonë, mbetet objektiv krijimi i një poli marksist - leninist në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare. Nga hapat që do të bëjnë Partitë e tjera Komuniste do të varet edhe format e mëtejshme konkrete që mund të marrë formimi i tij. Partia jonë, në këtë përpjekje do të kontribuojë me të gjitha mjetet që mundet, në mënyrë dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke zhvilluar edhe ndërhyrjen e saj të pavarur ideologjike-politike.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ruan marrëdhëniet, diskuton, shkëmben mendime dhe synon aktivitete të përbashkëta me dhjetëra Parti Komuniste dhe Punëtore dhe do ta intensifikojë këtë përpjekje edhe në periudhën e ardhshme, pavarësisht nga shkalla e pajtimit apo mospajtimit në çështje të veçanta apo të përgjithshme.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh dhe do të vazhdojë për të shprehi solidaritetin e saj ndaj kërkesave dhe luftërave të drejta të së gjithë popujve. Në veçanti, ajo shpreh solidaritetin e saj ndaj popullit të Palestinës, i cili vuan nga pushtimi izraelit dhe agresioni ushtarak.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj të përhershëm ndaj popullit qipriot kundër pushtim - okupimit turk dhe kundër çdo lloj "zgjidhjeje" përçarëse. Partia jonë lufton për Qipro të bashkuar, për një dhe jo për dy shtete, me një sovranitet të vetëm, me një shtetësi të vetme, me një personalitet të vetëm ndërkombëtar, për një atdhe të përbashkët të Greko-qipriotëve dhe Turko-qipriotëve, pa trupa okupatore dhe të huaja ushtarake, pa baza ushtarake të huaja, garantuese dhe "mbrojtëse", me popullin qipriot të jetë zot në vendin e vet.

Në përgjithësi, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbron luftën e çdo populli kundër ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste, për miqësinë dhe solidaritetin mes popujve. Ajo jep kontributin e saj më të mirën në kuadrin e lëvizjeve masive ndërkombëtare për veprimtarinë pioniere në Federatën Sindikaliste Ndërkombëtare (WFTU), në Këshillin Ndërkombëtar të Paqes (WPS) , në Federatën Demokratike Ndërkombëtare të Grave, në Federatën Ndërkombëtare të Rinive Demokratike (WFDY).

PËR FINANCËN E PARTISË

Partia duke dalë nga një periudhë që u detyrua të marrë vendime të vështira për financën e saj (p.sh. mbylljen e televizionit dhe radios "902", ndalimin e funksionimit të  "Typoekdotikis", shkurtimin e faqeve në gazetën "Rizospastis", ulje të kostot në Organizatat e Partisë etj.) arriti të jetë në gjendje që të mbulojë nevojat themelore të saj punën e ndriçimit, informimit, promovimit të qëndrimeve të saj. Partie këto i përballojë me ofertën vendimtare të komunistëve dhe komunisteve, të anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), të miqve të shumta të Partisë.

Ndjejmë krenari për ato qindra e mijëra punëtorë në të gjithë vendin, por dhe emigrantë jashtë shtetit, që përforcojnë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) nga kursimet e tyre –si gjatë Fushatave Ekonomike ashtu dhe gjatë gjithë vitit– si dhe për mijërat e anëtarëve dhe kuadro të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që çdo ditë japin betejën për mbështetjen financiare të Partisë, në mënyrë që Partia të mundet të përmbushi qëllimet e larta të saj për të mirën e punëtorëve, e të gjitha shtresave popullore.

Partia kalojë, dhe ende është duke kaluar, një periudhë veçanërisht të vështirë për të gjithë klasën punëtore, për popullin grek. Pasojat e krizës ende torturojnë familjet popullore. Marrëdhënia e ngushtë shoqërore, militante, politike e punëtorëve me Partinë, këtu e 100 vjet, madje edhe në kthesat më të vështira të luftës, shprehet edhe me ndihmën ekonomike, me zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) me simpatizantët dhe miqtë e tyre.

Rritja e të ardhurave nga puna ekonomike dhe forcimi i Organizatave, rritja e qarkullimit e gazetës "Rizospasti", e revistës "Inspektimi Komunist", e revistës së Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) "Odigitis",  e botimeve të Shtëpisë Botuese "Sighroni Epohi", përveç rëndësisë së përgjithshme që ka për ndërhyrjen ideologjike-politike, mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin financiar të Partisë.

Në sulmin që përshkallëzon armiku i klasës dhe partitë e tij, përmes mekanizmave shtetërore dhe të qeverive të tyre, detyron që Partia të ketë një gatishmëri më të madhe, mjaftueshmëri, pavarësi të mjeteve financiare për veprimtari të rëndësishme politike, ideologjike, botimi, që politika e Partisë të arrijë me më vendosmëri, në mënyrë masive, të gjerë dhe të përsosur brenda në popullin grek. 

AKTIVITETE GJER NË KONGRESIN E 21

 • Konferencë Mbarëkombëtare për kontrollin e Vendimit për rindërtimin/riorganizimin e lëvizjes punëtore sindikaliste, të promovimit të Aleancës Sociale, përditësimin e kuadrit të aktivitetit të përbashkët të unioneve në të cilat aktivizohet Partia, ndërtimin e Partisë (sidomos brenda në klasën punëtore dhe në vendet me rëndësi strategjike).

• Plenum të Zgjeruar të KQ ose Konferencë Mbarëkombëtarë për studimin e të vetë-punësuarve në qytete (sidomos në qendrat e mëdha urbane) dhe të lëvizjes së tyre.

• Plenum të Gjerë të KQ ose Konferencë Mbarëkombëtare për studimin e çështjes agrare, të lëvizjes, të bashkimeve dhe të aktivitetit të Partisë në fushën e bujqve të vegjël dhe të mesëm.

• Përfundimin e studimeve për strukturën klasore të shoqërisë greke.

• Vazhdimin e punës së gjerë ndriçuese mbi propozimin e Partisë për arsimin 12-vjeçar, por dhe përfundimin e një seri përpunimeve/studimeve që kanë të bëjnë me pozitën e Partisë për Arsimin Parashkollor, për Arsimin Profesional dhe Arsimin e Lartë Unik.

• Përditësimin e pozitave në çështjet e Shëndetësisë –Sigurimet Shoqërore– Mirëqenies.

• Konferencë Mbarëkombëtare për miratimin e reformuar të vëllimit të parë të Historisë së Partisë, që flet për periudhën e para-themelimit të saj deri në vitin 1949. Të vazhdojë drejt përfundimit studimi për periudhën e diktaturës. Në të njëjtën kohë të vazhdojë përpjekja dhe të përfundojnë kërkimet historike për shkrimin e historisë së periudhës historike 1974 -1991.

• Komiteti Qendror mban përgjegjësinë e monitorimit të vazhdueshëm dhe sistematik të rrjedhës së aktiviteteve, botimeve dhe veprimtarive të tjera kulturore dhe politike të hapave të fundit drejt 100-vjetorit të madh të Partisë në vitin 2018, me detyrë kryesore miratimin e Deklaratës së KQ për 100-vjeçarin e Partisë. Çështja të diskutohet në Plenum të Gjerë të KQ.

• Personel të duhur në Departamentet e KQ, që të avancohet më tej studimi për ndërtimin socialist në shekullin e 20-të, studimi i strategjisë së Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare dhe veçanërisht të Internacionales Komuniste.

• Promovim me vendosmëri dhe përfundimin e shkollave të edukimit marksist në nivel të Organizatave Sektoriale dhe sidomos të ciklit të mësimeve për Programin e KKE në nivel Organizate Bazë të Partisë - Organizate Bazë të Rinisë.

• Organizim të diskutimit në KQ për propagandën dhe format e saj, për mjetet meditative të Partisë dhe për përmirësimin e ndërhyrjes tonë në rrjetet sociale. Diskutim i veçantë për zhvillimin e punës dhe qarkullimin e gazetës "Rizospasti".

 

Athinë 30 Mars - 2 Prill 2017

 

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)