Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

VENDIM i KONGRESIT të 18-të të PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

VLERËSIME DHE KONKLUZIONE PËR NDËRTIMIN SOCIALIST NË SHEKULLIN E 20-të ME EPIQENDËR BRSS-në. PERCEPTIMI I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR SOCIALIZMIN

Kongresi  i 18-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në përgjigje të detyrës që i kishte ngarkuar Kongresi i 17-të, katër vjet më parë, u thellua në shkaqet e fitores së kundërrevolucionit dhe restaurimit kapitalist. Kjo detyrë ishte urgjente dhe e pjekur për Partinë tonë, siç është dhe për çdo Parti Komuniste. Përveç kësaj, si një detyrë e tillë u trajtua gjithë këto vite që nga Kongresi i 14-të, nga Konferenca Mbarëkombëtare e vitit 1995, gjer më sot. Është një detyrë e ndërthurur me rilindjen e ndërgjegjes dhe besimit në socializëm.

Këtu e një shekull, polemika borgjeze përball lëvizjes komuniste, e cila shpesh merr dhe formën e elitës intelektuale, e përqendron goditjen e saj në bërthamën revolucionare të lëvizjes punëtore: Lufton në përgjithësi domosdoshmërinë e revolucionit dhe produktin e tij politik, diktaturën e proletariatit, d.m.th pushtetin revolucionarë punëtor. Në veçanti, lufton produktin e revolucionit të parë fitimtar, Revolucionin e Tetorit në Rusi, duke kundër-luftuar me tërbim çdo fazë ku Revolucioni zbulonte dhe hidhte poshtë veprimtarinë kundërrevolucionare, kanalet oportuniste, të cilat, në fund të fundit, drejtpërdrejt ose tërthorazi e dobësonin Revolucionin në nivel social dhe politik.

Këtu e një shekull, çdo rrymë mohuese, që tërhiqet apo jep dorëheqje nga domosdoshmëria e luftës revolucionare promovohet si "socializëm demokratik" në konfrontim me atë "totalitarë", "diktatorial", "komunizëm si grusht shteti". Ne i njohim këto polemika dhe shpifje kundër komunizmit shkencor, kundër luftës klasore, e cila ka të bëjë jo vetëm me kushtet e kapitalizmit, por, me forma të tjera dhe në kushte të tjera, i përket dhe procesit të formimit të marrëdhënieve të reja shoqërore, si dhe zgjerimin dhe pjekurinë e tyre në komuniste.

Sot, oportunizmi ndërkombëtar u rigrupua nëpërmjet "Euro-Partisë së Majtë", e cila trumbetojë "socializmin demokratik", në kushtet e shfaqjes sinkrone të krizës ekonomike kapitaliste.

Për këtë arsye, në diskutimin për "demokracinë socialiste" ngjarje të njërës periudhë apo tjetrës i matin dhe i gjykojnë me kritere dhe masa të ndryshme, me synim të qartë, që ta çojnë në zero dhe ta eliminojnë kontributin e ndërtimit socialist. Nga një herë e anulojnë komplet historinë 70 vjeçare të BRSS-së, herë tjetër, veçanërisht kohën kur u hollën bazat socialiste. Në çdo rast, ata mbështesin zgjedhjet politike që insistojnë devijimin nga rruga socialiste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbetet e palëkundur në mbrojtjen e kontributit të zhvillimit socialist në BRSS, dhe në përgjithësi të ndërtimit socialist në shekullin e 20-të, në luftën për progresin shoqëror, për eliminimin e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.

Sot Partia jonë është ideologjikisht dhe politikisht më e blinduar dhe më me përvojë, për të kundërshtuar ndërhyrjet ideologjike të qendrave borgjeze përmes botimeve dhe literaturës së tyre ose përmes procesit arsimor. Ndërhyrje që kanë efekt në varg të caktuar rreth apo dhe brenda Partisë.

Ne studiojmë rrugën e ashpër të luftës së klasave për kalimin në shoqërinë e re, për themelimin dhe zhvillimin e saj, për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve të reja të prodhim – shpërndarjes dhe të gjitha marrëdhënieve shoqërore dhe formimin e njeriut të ri. Tregojmë kontradiktat, gabimet dhe devijimet nën presion edhe të bilancit ndërkombëtarë të forcave, pa u udhëzuar në nihilizëm.

I shikojmë në mënyrë kritike dhe të autokritike, që të bëhet KKE, si pjesë e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, më e fortë në luftën për përmbysjen e kapitalizmit, për ndërtimin e socializmit. Ne studiojmë dhe gjykojmë kursin e ndërtimit të socializmit edhe me autokritikë, d.m.th me vetëdije të plotë që edhe dobësitë tona, mangësitë tona teorike dhe vlerësime të gabuara përbënin pjesë të problemit.

Ne të vazhdojmë me kolektivitet, me vetëdije të vështirësive dhe të mangësive dhe me vendosmëri klasore në vlerësime dhe konkluzione të mëtejshme, në pasurimin e konceptimit tonë programatik për socializmin. Ne e dimë dhe e pranojmë se studimi i ardhshëm historik, nga Partia jonë dhe në shkallë ndërkombëtarë nga lëvizja komuniste, me siguri do të hedhë më shumë dritë mbi çështjet e përvojës së BRSS-së dhe të shteteve të tjera socialiste. Pa dyshim që do të lindin dhe çështjet për plotësim, për përmirësim dhe thellim të disa vlerësimeve tona. Përveç kësaj, zhvillimi i teorisë socialiste – komuniste është i domosdoshëm, është një proces i gjallë, një sfidë për Partinë tonë dhe lëvizjen komuniste ndërkombëtare, për të sotmen dhe për të ardhmen.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka ekspertizën që të sigurojë vazhdimësinë, pasurimin e njohurive, të konceptimit të unifikuar, ashtu si ka vepruar  që nga Kongresi i 14-të deri më sot.

Procesi i para – kongresit tregojë përgjegjësinë dhe pjekurinë e anëtarëve dhe kuadrove të partisë, me qëllim që të mbajnë qëndrim për orientimin, në kriteret dhe akset e Tekstit të Qëndrimeve të K.Q e cila u ultra-votua.

K.Q i ri ngarkohet me detyrën për të organizuar kërkime të mëtejshme mbi temat specifike që identifikohen, të kërkojë bashkëpunim me forcat komuniste, veçanërisht nga vendet e ndërtimit socialist në të kaluarën, të zgjedhë format e pjesëmarrjes së forcave të partisë në formulimin përfundimtar të konkluzioneve që rezultojnë nga këto studime të specializuara.

Me këtë vendim të Kongresit të 18-të, KKE pasuron konceptimin e saj programatik për socializmin.

Partia del ideologjikisht më e fortë dhe më e bashkuar, e aftë për të frymëzuar dhe bashkuar në luftën për socializëm forca të reja punëtore dhe popullore, sidomos nga moshat e reja.

Kongresi i 18 shpreh optimizmin e tij revolucionarë që, në vitet e ardhshme, do të bëhet i qartë riorganizimi i lëvizjes komuniste ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe KKE, një riorganizim në bazat e zhvillimit ideologjik komunist dhe të unitetit strategjik të tij.

A. KONDRIBUTI I SISTEMIT SOCIALIST

1. Zhvillimi i kapitalizmit dhe lufta e klasave solli në mënyrë deterministe komunizmin në qendër të skenës historike në mesin e shekullit të 19-të. Programi i parë komunist shkencor është "Manifesti i Partisë Komuniste" i shkruar nga K. Marksit - Fr. Engkels para 160 vjetëve, në vitin 1848. Revolucioni parë proletar ishte Komuna e Parisit në vitin 1871. Shekulli i 20-të solli suksesin e Revolucionit Socialist të Tetorit në Rusi në vitin 1917, e cila ishte pikënisja për një nga arritjet më të mëdha të qytetërimit në historinë e njerëzimit, eliminimin e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Në vazhdim, pas Luftës së Dytë Botërore, o morr pushteti, me qëllim ndërtimin e socializmit në një seri vendesh në Europë, në Azi, por edhe në gadishullin Amerikë, në Kubë.

Pavarësisht nga disa probleme të vendeve socialiste, sistemi socialist i formuar në shekullin e 20-të vërtetojë superioritetin e socializmit mbi kapitalizmin, përparësitë e madhe që jep ai për punën dhe jetën e punëtorëve.

Bashkimi Sovjetik dhe sistemit socialist botëror përbënë kundërpeshën e vetme dhe të vërtetë ndaj agresionit imperialist. Roli i Bashkimit Sovjetik në Fitoren Antifashiste të Popujve në Luftën e Dytë Botërore, ishte vendimtar. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) shpartallojë makinerinë ushtarake të Gjermanisë dhe të aleatëve të saj, që kishin pushtuar territorin e saj. Çlirojë një numër të madh vendesh të Europës nga forcat pushtuese gjermane. Për atdheun socialist dhanë jetën e tyre më shumë se 20 milionë qytetarë

Sovjetikë, rreth 10 milionë mbetën me aftësi të kufizuara sakatë ose të plagosur, ndërsa të mëdha ishin dhe shkatërrimet dhe dëmet materiale.

Fitoret e Ushtrisë së Kuqe i dhanë një shtysë të madhe zhvillimit të lëvizjeve nacionalçlirimtare dhe anti-fashiste, në të cilat protagoniste ishin Partitë Komuniste. Në vendet e Europës Qendrore dhe asaj Lindore, me kontributin vendimtar të BRSS-së, lufta antifashiste u lidhë me përmbysjen e pushtetit borgjez.

Shtetet socialiste dhanë shembuj historik të solidaritetit internacionalistë ndaj popujve që luftonin kundër shfrytëzimit, nën pushtimin e huaj dhe të ndërhyrjeve imperialiste. Ata kontribuuan me vendosmëri në katalizën e sistemit kolonial dhe në kufizimin e konflikteve dhe konfrontime luftarake.

Arritjet e punëtorëve në shtetet socialiste, për shumë dekada, ishte një pikë referimi dhe kontribuoi në arritjen e disa fitimeve nga lëvizja punëtore dhe popullore në shoqëritë kapitaliste. Korrelacioni ndërkombëtar i forcave, që u formua pas Luftës së Dytë Botërore, ka ndikuar, që shtetet kapitaliste të jenë të detyruara, në një farë mase, të bëjnë koncesione dhe manovra, për të kufizuar vijën revolucionare të luftës, për të krijuar kushte bashkimi të lëvizjes punëtore me ata.

Heqja e marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit e çlirojë njeriun nga prangat e skllavërisë pagë, hapi rrugën për prodhimin dhe zhvillimin e shkencës, me synim plotësimin e nevojave popullore. Kështu që të gjithë e kishin të garantuar punën, kujdesin publik shëndetësor dhe arsimin falas, ofrim të shërbimeve të lira nga shteti, strehim, qasje në krijimtari intelektuale dhe kulturore. Ç ‘rrënjosje të trashëgimisë së tmerrshme të analfabetizmit, në kombinim me rritjen e nivelit të përgjithshëm të arsimimit dhe kualifikimit, si dhe asgjësimin e papunësisë përbëjnë arritje vetëm të socializmit. Në Bashkimin Sovjetik, sipas regjistrimit të vitit 1970, kishin fituar arsimin e mesëm ose të lartë më shumë se 3/4 e popullsisë së punësuar në qytete dhe 50% të punëtorëve në fshat. [1]

BRSS-ja në zhvillimin e saj 24-vjeçar , para sulmit nazist, ka kryer një hov të madhe ekonomike dhe sociale, duke zbutur pabarazitë që kishte trashëguar. Revolucioni kulturor, si një element i pandarë i ndërtimit socialist, i dha mundësinë punonjësve të njohin arritjet e qytetërimit njerëzor.

Në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1975, ishte themeluar me ligj se orët e punës nuk mund të tejkalonin 41 orët në javë [2], nga më të paktat në gjithë botën. Për të gjithë punëtorët garantohej ditë pushimi javor dhe pushimi vjetor me pagim ndaj tyre. U zgjerua e koha e lirë, u ndryshua përmbajtja e saj. U shndërrua në kohë për zhvillimin e nivelit kulturor dhe arsimor të punëtorëve, për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në pushtetin punëtorë dhe në kontrollin e drejtimit të njësive të prodhimit.

Sigurimet Shoqërore të punëtorëve ishin në kujdesinë e prioritetit të parë të shtetit socialist. U krijua sistemi i përgjithshëm i pensioneve,  me arritjen e rëndësishme moshën ulët të daljes në pension (55 vjeç për femrat, 60 për meshkujt). Dhënia e fondeve për arkën e pensioneve sigurohej nga buxheti i shtetit dhe kontributet sociale të ndërmarrjeve dhe institucioneve. Kushte të ngjashme mbizotëronin edhe në shtete të tjera socialiste të europës.

Pushteti socialist hodhi themelet për eliminimin e pabarazisë së gruas, duke kapërcyer vështirësitë e mëdha që kanë ekzistuar objektivisht. Sigurojë, në praktikë, karakterin social të amësisë, kujdesin social për fëmijën. Themelojë dhe vendosi për gratë të drejta të barabarta me burrat në fushat ekonomike, politike dhe kulturore, edhe pse nuk ishin eliminuar ende të gjitha format e marrëdhënieve të pabarabarta me gjininë tjetër, të cilat ishin formuar dhe vendosur nga një zhvillim i gjatë shekullor.

Diktatura e proletariatit, pushteti revolucionar i punëtorëve, si një shtet që shprehte interesat e shumicës shoqërore të shfrytëzuar dhe jo të pakicës shoqërore të shfrytëzuesve, u tregua si një tip demokracie më e lartë. Për herë të parë në histori, dha mundësinë që njësiti prodhues të bëhet celula e demokracisë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të punëtorëve në pushtet dhe në drejtim, mundësinë për të zgjedhur dhe të shkarkojnë përfaqësuesit e punëtorëve në organet më të larta të pushtetit. Pushteti punëtorë nxori masat nga kufizimi, u zhvillua një numër i madh i organizatave masive si, sindikaliste, kulturore, arsimore, organizata grash dhe rinore ku ishte e organizuar aty shumica e popullsisë.

Propaganda borgjeze dhe oportuniste, duke folur për regjime antidemokratike dhe jo-të lira, tregon konceptet e "demokracisë" dhe "lirisë" me përmbajtjet e tyre borgjeze: ngjason demokracinë me parlamentarizmin borgjez, lirinë me individualizmin borgjez dhe pronësinë private kapitaliste. Përmbajtja aktuale e lirisë dhe demokracisë në kapitalizëm është detyrim ekonomik i skllavërisë me pagë dhe diktatura e kapitalit në përgjithësi në shoqëri dhe sidomos brenda bizneseve kapitaliste. Qasja jonë kritike, për sa i përket kontrollit punëtor dhe popullor dhe për pjesëmarrjen, nuk ka asnjë lidhje me polemikat borgjeze dhe oportuniste për të drejtat dhe liritë në BRSS.

Revolucioni i Tetorit inauguroi procesin e normës së barabartë të kombeve dhe etnive, në kontestin e një shteti të madh multinacional që dha orientimin e zgjidhjes së problemit kombëtar me ç ‘rrënjosjen e shtypjes kombëtare në të gjitha format dhe shfaqjet e saj. Ky proces u minua nëpërmjet tërheqjes së marrëdhënieve socialiste dhe përfundimisht u ndërpre nga zhvillimet kundërrevolucionare të viteve 1980.

Shtetet socialiste bërën përpjekje serioze për të zhvilluar bashkëpunime dhe marrëdhënie ekonomike, të bazuara në parimin e internacionalizmit proletar. Me themelimin e saj, në vitin 1949, Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke (KNER), u bë përpjekje që të formohej një tip i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, të pa njohur deri atëherë, që bazohej në parimet e barazisë, të përfitimit reciprok dhe të mbështetjes reciproke të shteteve që ndërtojnë socializmin. Niveli i zhvillimit të socializmit në çdo shtet revolucionar punëtorë nuk ishte i njëjtë. Vareshin kryesisht nga niveli i zhvillimit kapitalist kur u mor pushteti, një çështje kjo që duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit dhe krahasimit.

Arritjet që, padyshim, kanë ndodhur në shtetet socialiste, në krahasim me pikënisjen e tyre, por edhe në krahasim me jetën e punëtorëve në botë kapitaliste, dëshmojnë se socializmi ka potenciale të qenësishme për rritje të shpejtë dhe të vazhdueshëm të mirëqenies sociale dhe të zhvillimit të gjithanshëm të njeriut.

Ajo që rezulton historikisht e re është se zhvillimi në fjalë i përkiste në tërësi masave, në krahasim me zhvillimin kapitalist që është i lidhur me shfrytëzimin dhe padrejtësinë sociale, me katastrofa të mëdha, të tilla si popullatat autoktone në gadishullin Amerikan, në Australi, me tregtinë e skllevërve masive në Amerikë në shekujt e mëparshëm, me shfrytëzimin kolonial, me anarkinë në prodhim dhe shkatërrimet në krizat e mëdha ekonomike, luftërat imperialiste, punësimin e fëmijëve dhe shumë e shumë të tjera.

Kontributi dhe superioriteti i ndërtimit socialist në BRSS duhet të gjykohet duke marrë parasysh strategjinë imperialiste për rrethimin e tij, i cili shkaktojë shkatërrime të madha, pengesa të vazhdueshme dhe kërcënime.

B. QËNDRIMET TEORIKE PËR SOCIALIZMIN SI NJË FAZË E PARË DHE E ULËT E KOMUNIZMIT

2. Socializmi është faza e parë e formimit social-ekonomik komunist, nuk është një formacion i pavarur social-ekonomik. Por është një komunizëm i papjekur, fillestar.

Mbizotërimi i plotë i determinizmit të komunizmit ka si parakusht tejkalimin e elementeve të papjekurisë që karakterizojnë fazën e tij më të ulët, të socializmit.

Komunizëm i pa pjekur do të thotë që nuk kanë mbizotëruar plotësisht marrëdhëniet komuniste në prodhim dhe shpërndarje. Është në fuqi akoma ligji themelor i mënyrës komuniste të prodhimit: "Prodhim Proporcional për përmbushjen e nevojave të zgjatura sociale".

Socializohen (shoqërizohen) mjetet e koncentruar (të përmbledhura) të prodhimit, por fillimisht mbeten format e pronësisë individuale dhe grupore, të cilat përbëjnë bazën për ekzistencën e marrëdhënieve tregtare. Formohen forma e kooperativave të prodhimit, ku niveli i forcave prodhuese ende nuk lejon socializimin e mjeteve të prodhimit. Format e pronësisë grupore përbëjnë një formë kalimtare të pronës, përmes formës private dhe asaj sociale, dhe jo një marrëdhënie komuniste e papjekur ende.

Një pjesë e nevojave sociale përmbushet në mënyrë universale dhe falas. Por, akoma një shumë e madhe e produktit shoqëror për konsum individual shpërndahet sipas parimit "secilit sipas punës së tij, ndërsa secili punon sipas mundësive të tij". Në kushtet e komunizmit të zhvilluar shpërndarja e produktit shoqëror bëhet "secilit sipas nevojave të tij".

Në socializëm, në bazë të pjekurisë ekonomike të tij, mbeten pabarazitë sociale, shtresime, dallime apo kontraste thelbësore, si mes qytetit dhe fshatit, mes punëtorëve të punës mendore dhe atyre manuale, mes punëtorëve me specifikë të lartë dhe atyre me specifik të ulët , kontraste këto që gradualisht dhe me plan-projektim duhen të eliminohen.

Gjatë ndërtimit socialist, klasa punëtore gradualisht, dhe jo e bashkuar, fiton mundësinë që të ketë një njohuri të plotë të pjesëve të ndryshme të procesit të prodhimit, të punës ekzekutive, të rolit thelbësor në organizimin e punës. Si pasojë e vështirësisë të këtij procesi është akoma e mundshme që disa punonjës, me rolin e drejtorit në prodhim, punëtorë të punës intelektuale dhe të ekspertizës së lartë shkencore, të përvetësojnë interesin e tyre individual apo të shtresës së tyre nga interesi shoqëror, të kërkojnë një pjesë më të madhe nga produkti social i përgjithshëm, për arsye se nuk kanë mbizotëruar akoma  "qëndrimi komunist" ndaj punës.

Hovi që ndodh gjatë ndërtimit socialist, d.m.th gjatë periudhës revolucionare të kalimit nga kapitalizmi në komunizëm të zhvilluar, është cilësisht më superiore nga çdo e mëparshme, nga që marrëdhëniet komuniste, si jo-shfrytëzuese, nuk formohen në kuadrin e  kapitalizmit. Bëhet një luftë e "embrionit" të ri kundër "mbijetesës" të së vjetrës në të gjitha sferat ose fushat e jetës shoqërore, një luftë për ndryshime radikale në të gjitha marrëdhëniet ekonomike dhe si zgjerim në të gjitha marrëdhëniet shoqërore në komuniste.

Revolucion social nuk kufizohet në pushtimin e pushtetit dhe në formimin e bazës ekonomike për zhvillimin socialist, por shtrihet në të gjithë ecurinë socialiste, përfshin zhvillimin socialist dhe qasjen e fazës më të lartë komuniste. Gjatë kësaj periudhe të kohë-zgjatur nga kalimi i një shoqërie kapitaliste në një shoqëri të zhvilluar komuniste, politika e pushtetit revolucionarë punëtorë, me forcën udhëheqëse të Partisë Komuniste, merr përparësi në formimin, zgjerimin dhe thellimin, në dominimin e plotë dhe të pakthyeshëm të marrëdhënieve të reja shoqërore, jo iniciativiste por në bazë të determinizmit të mënyrës komuniste të prodhimit.

Kështu, vazhdon lufta e klasave e klasës punëtore - në kushte të tjera, në forma të tjera dhe mjete - jo vetëm në periudhën e themelimit socialistë, por edhe gjatë zhvillimit socialist. Është një luftë e vazhdueshme për eliminimin e të gjitha formave të pronësisë kolektive dhe individuale në mjetet dhe në produktet e prodhimit dhe të ndërgjegjes mikroborgjeze që ka rrënjë të thella historike. Është një luftë për të formësuar vetëdijen analoge dhe qëndrimin shoqërorë ndaj punës së drejtpërdrejtë sociale. Pra, është e nevojshme diktatura e proletariatit, si një instrument, si një vegël e sundimit klasor dhe luftës së klasave, jo vetëm në "periudhën kalimtare" për ndërtimin e pushtetit të ri, për zbatim të masave që të formojnë marrëdhëniet e reja ekonomike dhe heqjen e atyre kapitaliste, por dhe gjatë zhvillimit socialist gjeri në pjekurinë e tij në fazën më të lartë, fazën komuniste.

3. Ndërtimi socialist është një proces unik, i cili fillon me pushtimin e pushtetit nga ana e klasës punëtore. Fillimisht, formohet modeli i ri i prodhimit, i cila në thelb mbizotëron me heqjen e plotë të marrëdhënieve kapitaliste, marrëdhënien kapital – punë me pagë. Në vazhdim, marrëdhëniet e reja shtrihen dhe thellohen, zhvillohen marrëdhëniet komuniste dhe njeriu i ri në një nivel më të lartë që garanton dominimin e tyre të pakthyeshëm, pasi marrëdhëniet kapitaliste janë hequr në të gjithë botën, ose të paktën në vendet e rëndësishme dhe me rëndësi të madhe për sistemin imperialist.

Në rrugën socialiste përfshihet mundësia e kthimit dhe e regresionit drejt kapitalizmit. Kthimi mbrapa nuk është një fenomen i ri në zhvillimin social dhe në çdo rast është një fenomen i përkohshëm në histori e tij. Është fakt i pamohueshëm se asnjë sistem social-ekonomik nuk është vendosur një herë e për gjithmonë në histori. Kalimi nga një fazë më e ulët zhvillimi në një fazë më të lartë nuk ka qenë proces i drejtpërdrejtë për më lartë. Këtë e dëshmon edhe vetë historia e mbizotërimit të kapitalizmit.

4. Është një qasje e gabuar ajo, që mbështet ekzistencën e "shoqërive kalimtare", me karakteristika të veçanta, si në lidhje me kapitalizmin, ashtu dhe në lidhje me socializmin. Në bazë të kësaj linje interpretohen gabimisht zhvillimet e marrëdhënieve kapitaliste në Kinë dhe në Vietnam si kalimtare të një "shoqërie shumë-sektoriale".

Nuk i injorojmë karakteristikat e veçanta të periudhës, e cila, në literaturën marksiste, shfaqet si "periudhë kalimtare", gjatë së cilës revolucioni socialist kërkon të fitojë, zhvillohet lufta e mundshme civile, lufta e vështirë e  marrëdhënieve të papjekura komuniste (socialiste), që sapo kanë filluar konfigurimi i tyre, kundër marrëdhënieve kapitaliste shfrytëzuese, të cilat ende nuk janë hequr tërësisht. Përvoja historike ka treguar se kjo periudhë nuk mund të jetë e gjatë. Në BRSS, ka përfunduar rreth mesit të dhjetëvjeçarit 1930-tës. Lufta me marrëdhëniet kapitaliste, vështirësitë në ndërtimin e bazës socialiste mpriheshin, për shkak të trashëgimisë feudale dhe patriarkale në ish kolonitë e Rusisë cariste. Lenini shënonte se shtrirja, kohëzgjatja dhe natyra e masave kalimtare varet nga niveli i zhvillimit të forcave prodhuese që socializmi trashëgon nga kapitalizmi. [3] Ai vë në dukje gjithashtu, se bëhet fjalë për vende me industritë më të zhvilluar, masat kalimtare për në socializëm reduktohen ose janë të tepërta në disa raste.

Periudha kalimtare nuk është diçka autonome nga procesi i ndërtimit socialist, pasi te kjo formohet baza për zhvillimin e shoqërisë komuniste në fazën e saj të parë.

Gjithashtu, është gabim, edhe mendimi që kufizon vetëm në periudhën kalimtare fenomene sociale dhe kontradikta që gjer në një pikë ekzistojnë edhe në fazën e papjekur (socialiste) fazën e komunizmit (format e prodhimit individual dhe kooperativistë, ekzistenca e marrëdhënieve tregtare, dallimi qytet- fshat). Kjo qasja e percepton socializmin si një shoqëri pa klasa me dallimin e vetëm me komunizmin e zhvilluar ruajtjen e kontrastit të punës manuale – intelektuale.  Kështu që, sipas kësaj pikëpamjeje, në fazën socialiste ndodh neutralizimi i shtetit, nuk ekziston diktatura e proletariatit. Ky opsion largohet nga qasja klasore në çështjen e shtetit, në çështjen e luftës së klasave në socializëm. E nënvlerëson rolin e faktorit subjektiv në zhvillimin socialist. Në disa raste si një opsion tenton vyshkjen e formave spontane të pronësisë private – kooperativiste, të marrëdhënieve tregtare, degradon karakterin e pronësisë shoqërore mbi bazën e problemeve ekzistuese në "ndërmjetësimin" midis prodhuesve.

5. Formimi i mënyrës komuniste të prodhimit fillon me socializimin e mjeteve të koncentruar (të grumbulluara) të prodhimit, me Planifikimin Central (Qendror), me përcaktimin e punës në sektorë të ndryshëm, shpërndarjen e planifikuar në produktin shoqëror, formësimin e institucioneve të kontrollit të punës. Mbi bazën e këtyre marrëdhënieve të reja ekonomike zhvillohen me ritëm të shpejtë forcat prodhuese, njerëzit dhe mjetet e prodhimit, organizohet prodhimi dhe e gjithë shoqëria. Përshpejtohet akumulimi socialist, një nivel i ri i prosperitetit social.

Ky nivel i ri bën të mundur zgjerimin gradual të marrëdhënieve të reja në pjesën e forcave prodhuese, të cilat më parë nuk ishin të pjekura për t'u bashkuar me prodhimin direkt social. Gjithnjë e më shumë zgjerohen kushtet materiale për heqjen e çdo dallimi në shpërndarjen e produktit shoqëror në mes të punëtorëve, në prodhimin e  drejtpërdrejt social, në shërbimet sociale, për uljen e detyrueshme të kohës së punimit.

Është mendim i gabuar që socializimi (shoqërizimi) i vërtetë ka parakusht heqjen e plotë të dallimit të punës drejtuese dhe asaj ekzekutive. Gjithashtu, e gabuar është edhe pikëpamja se diferencohet "shtetëzimi" i mjeteve të prodhimit nga ana e diktaturës së proletariatit nga socializimi (nga shoqërizimi). Këto qëndrime tentojnë të sfidojnë rolin e diktaturës së proletariatit si një mjet i luftës së klasave të proletariatit, që nuk kufizohet vetëm në detyrën e shpartallimit të veprimtarisë kundërrevolucionare të klasës borgjeze, por ka si detyra të saj kryesore ndërtimin e marrëdhënieve të reja, eliminimin e të gjithë dallimeve dhe pabarazive sociale.

Shoqërizimi në socializëm, ashtu si i gjithë organizimi i ekonomisë dhe i shoqërisë, realizohet nëpërmjet shtetit të klasës punëtore, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, e cila mbështetet në lëvizjen e masave punëtore, në kontrollin punëtorë.

Dominimi i plotë i marrëdhënieve komuniste, kalimi në nivelin e mësipërm të formacionit të ri social-ekonomik, ka parakusht heqjen e plotë të klasave. Prandaj, duhet të hiqet jo vetëm prona kapitaliste, por dhe çdo pronësi individuale apo grupore në mjetet dhe produktet e prodhimit, të eliminohet dallimi mes qytetit dhe fshatit, dallimi mes njerëzve të punës manuale dhe atyre të punës intelektuale, e cila përbën një nga burimet më të thella të pabarazisë sociale, të eliminohen kontrastet kombëtare. [4]

Sipas ligjit universal shoqëror të përputhshmërisë së marrëdhënieve të prodhimit me nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese, çdo nivel i ri historik i zhvillimit të forcave prodhuese, që fillimisht e shpejton ndërtimi socialist, kërkon "revolucionarizimin" e më tejshëm  të marrëdhënieve të prodhimit dhe e të gjitha marrëdhënieve ekonomike, në drejtim e konvertimit të plotë të tyre në komuniste, përmes politikës revolucionare. Siç u vërtetua në praktikë, çdo lloj vonese, dhe aq më shumë tërheqje, në zhvillimin e marrëdhënieve socialiste çon në intensifikimin e kontradiktave të forcave prodhuese me marrëdhëniet e prodhimit. Mbi këtë bazë, kontrastet dhe variacionet mund të konvertohet në antagonizma sociale, të intensifikohet lufta e klasave. Në socializëm ekziston baza objektive e cila përfshin mundësinë, në kushte të caktuara, që forca sociale të veprojë si bartës të marrëdhënieve shfrytëzuese, siç ndodhi në dhjetëvjeçarin 1980 në BRSS.

6. Zhvillimi i mënyrës komuniste të prodhimit në fazën e parë të tij, atë socialiste, është një proces për të eliminuar shpërndarjen e produktit shoqëror me formë paraje. Prodhimi komunist - edhe në fazën e papjekur të tij - është prodhim shoqëror i drejtpërdrejtë: Përcaktimi i punës nuk bëhet për këmbim, nuk formohet nëpërmjet tregut, produktet e punës që konsumohen individualisht nuk janë mallra.

Përcaktimi i punës në mjetet e socializuara (shoqërizuara) të prodhimit bëhet në bazë të planit që organizon prodhimin dhe përcakton përmasat e saj, me synim që të plotësojnë nevojat e zgjeruara sociale, shpërndarjen e produkteve (vlerat e përdorimit). D.m.th është, një plan i centralizuar i përcaktimit ose të ndarjes së punës sociale dhe e integron direkt - jo nëpërmjet tregut - punën individuale, si pjesë, e punës së përgjithshme sociale. Planifikimi Qendror përcakton kohën e punës e të gjithë shoqërisë, që funksionet e ndryshme të punës të gjenden në proporcion të saktë, për të plotësuar nevojat e ndryshme sociale.

Planifikimi Qendrore (central) shpreh hartën e vetëdijshme të përmasave objektive të prodhimit dhe shpërndarjes, si dhe përçapjen për zhvillim të gjithanshëm të forcave prodhuese. Për këtë arsye, nuk duhet të kuptohet si një mjet tekniko-ekonomik, por si një marrëdhënie komuniste e prodhimit dhe i shpërndarjes, që i lidh punëtorët me mjetet e prodhimit, me organizmat socialiste. Përfshin zgjedhje të vetëdijshme projektimi për stimuj dhe objektiva në prodhim që synon të plotësojë nevojat sociale që janë në rritje ( ligj themelor ekonomik i mënyrës komuniste të prodhimit). Determinizmi i Planifikimit Qendror nuk pajtohet çdo herë me planin, në të cilin duhet të reflektohen shkencërisht këto përmasa objektive.

Në problemet e Planifikimit Qendror hyn edhe çështja komplekse e përcaktimit të nevojave sociale madje edhe në kushte ndërkombëtare, ku kapitalizmi formon një ndërgjegje të shtrembër për to. Nevojat sociale (shoqërore) përcaktohen nga niveli i zhvillimit të forcave prodhuese që janë arritur në një periudhë të caktuar historike.  D.m.th, nevojat,  duhet të kuptohet në kuptimin e tyre historik, që ato ndryshojnë me zhvillimin analogë të forcave prodhuese. Përkatësisht, duhet të zhvillohet edhe mënyra se si realizohet ligji themelor i komunizmit, me synim që të tejkalohen mangësitë dhe dallimet që ekzistojnë për përmbushjen e nevojave.

7.  Karakteristikë e marrëdhënieve komuniste në fazën e parë është shpërndarja e disa prej produkteve "sipas punës". Rreth "masës" së punës u zhvillua luftë teorike dhe politike. Shpërndarja e një pjese të prodhimit socialist "sipas punës" (i cili për sa i përket formës i ngjan shkëmbimit të mallrave) [5] është si rezultat i trashëgimisë kapitaliste. Mënyra e re e prodhimit nuk e ka eliminuar, sepse ende nuk ka zhvilluar forcën njerëzore produktive dhe mjetet e prodhimit në dimensionet e nevojshme me përdorimin e gjerë të teknologjisë së re. Produktiviteti i punës nuk lejon akoma me vendosmëri reduktimin e madh në kohën e punës, eliminimin e punës së rëndë dhe të punës së njëanshme, që të eliminohet nevoja për detyrim social për punë.

H planifikimi i shpërndarjes së fuqisë punëtore dhe të mjeteve të prodhimit do të thotë dhe planifikim i shpërndarjes së produktit shoqëror. Shpërndarja e produktit shoqëror nuk mund të bëhet përmes tregut, e bazuar në determinizëm dhe kategori të shkëmbimit të mallrave. Sipas Marksit, mënyra e shpërndarjes do të ndryshojë kur të ndryshojë mënyra e veçantë e të njëjtit organizëm shoqëror produktiv dhe niveli përkatës historik i zhvillimit të prodhuesit [6] (d.m.th tjetër niveli i tyre në BRSS-në e dekadës 1930 dhe tjetër në BRSS-në e dekadës 1950, dhe 1960).

Marksizmi e përcakton qartë kohën e punës si një masë të pjesëmarrjes individuale të prodhuesit në punën e përbashkët. Pra, koha e punës përcaktohet si një masë e pjesës që i përket nga produkti i destinuar për konsum individual dhe shpërndahet sipas punës. [7] Një pjesë tjetër (arsim, shëndetësi, mjekësi, ngrohje, etj.) shpërndahen tashmë në përputhje me rrethanat e nevojshme.  "Kohë e punës" [8] në socializëm nuk është "koha e nevojshme shoqërore e punës", e cila përbën një masë të vlerës për shkëmbimin e mallrave në prodhimin e mallrave. "Koha e punës" është masa e kontributit individual në punën sociale për prodhimin e produktit të përgjithshëm. Në mënyrë karakteristike përmendet te "Kapitali": "Në prodhimin e socializuar (shoqërizuar) kapitali i parasë del nga mesi. Shoqëria shpërndan fuqinë punëtore dhe mjetet e prodhimit në industri të ndryshme të prodhimit. Prodhuesit do të munden, në doni, të marrin letër – urdhër, me të cilat do të marrin nga stoqet artikuj të konsumit shoqëror një sasi në bazë të kohës që punuan. Këto letër-urdhra nuk janë para. Nuk qarkullojnë". [9]

Qasje në pjesët e produktit shoqëror që shpërndahet "sipas punës" përcaktohet nga kontributi individual i punës së secilit në punën e përgjithshme sociale, pa u ndarë në komplekse ose të thjeshtë, manuale apo jo. Masa e ofertës individuale është koha e punës, e cila përcakton planin e bazuar në nevojat e përgjithshme të prodhimit shoqëror, kushtet materiale të procesit të prodhimit, në të cilën futet puna "personale", nevojat e veçanta të prodhimit shoqëror për përqendrimin fuqisë punëtore në rajone, degë etj., nevojat specifike sociale, të tilla si amësia, personat me aftësi të kufizuara, etj., qëndrimi individual ndaj organizimit dhe zbatimit të procesit të prodhimit. D.m.th , koha e punës duhet të shoqërohet me objektiva, të tilla si kursim materialesh, zbatimin e teknologjive më produktive, organizim më të saktë të punës, ushtrim të kontrollit punëtor ndaj administratës – drejtorisë.

Zhvillimi i planifikuar i forcave prodhuese në mënyrën komuniste të prodhimit duhet të çlirojë gjithnjë e më shumë kohë nga puna, e cilat do të shfrytëzohet për ngritjen e nivelit arsimor – kulturor të punëtorit, për pjesëmarrjen e tij në kryerjen e detyrave të pushtetit dhe drejtimit të prodhimit etj. Zhvillimi i gjithanshëm i njeriut, si një forcë produktive, në ndërtimin e një shoqëri të tipit të ri, dhe marrëdhënieve komuniste (ndërmjet kësaj edhe qëndrimi komunist në punën e drejtpërdrejtë sociale) është një marrëdhënie e dyanshme. Në varësi të fazës historike, merr përparësi njëra anë ose tjetra.

Zhvillimi i planifikimit të centralizuar dhe zgjerimi i pronës shoqërore në të gjitha fushat e bën paranë gradualisht të tepërt, duke hequr përmbajtjen e saj si një formë të vlerës.

8. Nëpërmjet marrëdhënieve të tregtimit këmbehet produkti i prodhimit individual dhe kooperativist, pjesa më e madhe e së cilës vjen nga bujqësia, me produktin socialistë. Prodhimi kooperativist përmblidhet në një shkallë në Planifikimin Qendror, i cili përcakton pjesën e prodhimit që i jepet shtetit dhe çmimin shtetëror,  çmime më të larta për pjesën e prodhimit që jepet në tregun e kooperativës.

Orientimi i zgjidhjes së dallimit në mes të qytetit dhe të fshatit, mes prodhimit industrial dhe atij bujqësor, janë: bashkimi i fermerëve – prodhuesve në përdorimin e përbashkët të tokës së madhe, për prodhimin e produktit shoqëror, me mekanizma moderne dhe me mjete të tjera të përparimit shkencor dhe teknik, që vihen në dispozicion nga shteti socialist dhe që i përkasin po atij, për rritjen e produktivitetit të punës. Krijimin e infrastrukturës së fortë për ruajtjen e produktit nga ndryshimet e paparashikuara të motit. Përkatësi të punës së drejtpërdrejtë sociale për prodhimin e materialit të parë bujqësorë dhe të përpunimit industrial në organizmat e unifikuara socialiste. Ky drejtim shërben për të kthyer të gjithë prodhimit bujqësor në vendin e prodhimit të drejtpërdrejtë shoqëror.

C. SOCIALIZMI NË BRSS. SHKAQET E FITORES SË KUNDËRREVOLUCIONIT

9.  I fokusohemi përvojës së BRSS-së, sepse ishte pararoja e ndërtimit socialist. Është e nevojshme studimi i mëtejshëm i  kursit të socializmit në shtetet e tjera europiane, si dhe rrjedhën e pushtetit socialist në vendet e Azisë (Kinë, Vietnam, RP të Koresë) dhe në Kubë.

Vlerësimi i karakterit socialist të BRSS-së bazohet: Në heqjen e marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit, në ekzistencën e pronësisë socialiste dhe e nënshtruar (pavarësisht nga disa kontradikta) te ajo pronësia kooperative, në Planifikimin Qendror, në pushtetin punëtorë dhe në arritjet si asnjë herë më parë në favor të punëtorëve.

Këto nuk hiqen nga fakti se nga një periudhë e tutje, Partia humbi gradualisht karakterin e saj udhëheqës revolucionar dhe në këtë mënyrë u bë e mundur që të dominojnë forcat kundërrevolucionare në Parti dhe në pushtet, në dekadën e viteve 1980.

Zhvillimet e viteve 1989 – 1991 i karakterizojmë si kundërrevolucionare, si një fitore e kundërrevolucionit. Përbërën operacionin e fundit të procesit që çoi në forcimin e pabarazive dhe dallimeve sociale dhe përkatësisht të forcave të kundërrevolucionit dhe të regresit (kthimit mbrapa) shoqëror. Për më tepër, nuk është e rastësishme, që këto zhvillime janë mbështetur nga reaksioni ndërkombëtar, që ndërtimi socialist, veçanërisht në periudhën e eliminimit të marrëdhënieve kapitaliste dhe themelimit të socializmit, deri në Luftën e Dytë Botërore, përmbledh sulmet ideologjike dhe politik të imperializmit ndërkombëtar. E refuzojmë termin "kolaps ose ra", sepse degradon aktivitetin kundërrevolucionarë, bazën shoqërore mbi të cilën ajo mund të zhvillohet, të zotërojë, për shkak të dobësive dhe devijimeve të faktorit subjektiv gjatë ndërtimit socialist.

Fitorja e përmbysjes kundërrevolucionare në vitet 1989 - 1991 nuk vërteton mungesën e një niveli bazë të zhvillimit të parakushteve materiale që të fillojë ndërtimin socialist në Rusi.

Marksi shënon se njerëzimi vë përpara tij ato probleme që mund të zgjidhë, sepse dhe vetë problemi shtrohet vetëm kur kanë lindur kushtet materiale për zgjidhjen e tij. Që nga momenti që klasa punëtore, forca kryesore prodhuese, lufton për misionin e saj historik dhe madje shfaqet dhe revolucioni, janë zhvilluar forcat prodhuese në nivelin e konfliktit me marrëdhëniet e prodhimit, me mënyrën kapitaliste të prodhimit, d.m.th ekzistojnë kushtet materiale për socializmin, mbi të cilat formohen kushtet revolucionare.

Lenini dhe bolshevikët konsideronin se problemet e vonesës relative në zhvillimin e forcave prodhuese ("niveli kulturor") nuk do të zgjidhen nga ndonjë pushtet tjetër i ndërmjetëm midis pushtetit borgjeze dhe atij proletar, por nga diktatura e proletariatit. [10]

Me bazë edhe statistikat e kohës, në Rusi, dominonin marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit në fazën e tyre të monopolit të zhvilluar. Në këtë bazë materiale u mbështet pushteti revolucionar për socializimin e mjeteve të përqendruara të prodhimit. [11] Klasa punëtore në Rusi, dhe madje pjesa e saj industriale, themelojë sovjetët si celula organizative të veprimit revolucionar me udhëheqëse PK (b) në luftën për pushtimin e pushtetit. Partia e Bolshevikëve, e udhëhequr nga Lenini, ishte e përgatitur teorikisht për të revolucionin socialist: Kishte bërë analiza për shoqërinë ruse, teorinë e hallkës më të dobët në zinxhirin imperialist, vlerësimin r situatës revolucionare, teoria për diktaturën e proletariatit. Tregojë aftësi karakteristike në shërbimin e strategjisë me - në çdo fazë të zhvillimit të luftës së klasave - taktikën: aleanca, slogane, manovrime, etj.

Megjithatë, socializmi u përball me vështirësi të tjera të veçanta, sepse ndërtimi socialist filloi nga një vend me një nivel më të ulët të zhvillimit të forcave prodhuese (të mesme – të dobët, sipas karakterizimit nga V.I Leninit) në krahasim me vendet e zhvilluara kapitaliste. [12] dhe pabarazi të madhe në zhvillimin e saj, për shkak të mbijetesës gjerësisht të marrëdhënieve para-kapitaliste, sidomos në ish-kolonitë aziatike të perandorisë cariste. Socializmi filloi të ndërtohej pas katastrofës të madhe të Luftës së Parë Botërore dhe brenda kushteve të katastrofës së luftës civile. Në vazhdim ajo përballojë katastrofat e Luftës së Dytë Botërore, ndryshe nga fuqitë e tjera kapitaliste, si SHBA-ja që nuk e njohën luftën në territorin e tyre, ndërsa në të kundërt me anë të luftës e tejkalua krizën e madhe të dekadës së viteve 1930.

Zhvillimi i madh ekonomik dhe social që u arrit në këto rrethana, është një dëshmi e superioritetit të marrëdhënieve komuniste të prodhimit akoma dhe në fazën e tyre fillestare të zhvillimit.

Zhvillimet nuk i vërtetojnë vlerësimet e një serie të rrymave oportuniste dhe mikroborgjeze. Nuk u vërtetuan pikëpamjet e socialdemokratëve për papjekurinë e revolucionit socialist në Rusi. Nuk u vërtetuan qëndrimet e Trockistëve për pamundësinë e ndërtimit të socializmit në BRSS. Është pikëpamje e pabazuar dhe subjektive ajo që thotë se nuk kishte karakter socialist shoqëria që rezultoi nga Revolucioni i Tetorit, ose se u degjenerua që nga vitet e para dhe prandaj na qenka deterministe që të ndalej historia 70 vjeçare e BRSS.

I hedhim poshtë teoritë që thonë se këto shoqëri na ishin disa "Sisteme të reja shfrytëzuese" apo një formë e "kapitalizmit shtetëror", siç pretendojnë disa rryma të ndryshme oportuniste.

Zhvillimet, gjithashtu, nuk justifikojnë qëndrimin e përgjithshëm të rrymës "Maoiste" ndaj ndërtimit të socializmit në BRSS, karakterizimin e BRSS-së si social-imperialiste, afrimin e Kinës me SHBA-në, por edhe moskorrektësinë në çështjet e ndërtimit të socializmit në Kinë (p.sh njohjen e klasës borgjeze kombëtare, si një aleat për ndërtim, etj.).

Vlerësimi ynë kritik bëhet dhe është i dhënë në mbrojtje të ndërtimit të socializmit në BRSS dhe në vendet e tjera.

10. Kundërrevolucioni në BRSS nuk erdhi nga ndërhyrja imperialiste ushtarake, por nga brenda dhe nga lart, si një rezultat i mutacionit oportunist të PK dhe të drejtimit përkatës politik të pushtetit sovjetik. Ne u japim përparësi faktorëve të brendshëm, në kushtet social-ekonomike që riprodhojnë oportunizmin në terrenin e ndërtimit socialist, sigurisht pa e nënvlerësuar efektin kohë-gjatë dhe ndërhyrjet shumëformëshe të imperializmit në zhvillimin e oportunizmit dhe në evoluimin e tij në një forcë kundërrevolucionare.

Të bazuar në teorinë e komunizmit shkencor formuam një studim me bosht:

• Ekonominë, d.m.th zhvillimet në marrëdhëniet e prodhimit dhe të shpërndarjes gjatë themelimit të bazës dhe në rrugën e zhvillimit të socializmit si bazë e paraqitjes dhe e zgjidhjes së kontrastit dhe dallimit shoqëror.

• Funksionimi i diktaturës së proletariatit dhe rolin e PK-së në socializëm, faza më e ulët e komunizmit.

• Strategjinë dhe zhvillimet në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

11. Procesi i ndërtimit të shoqërisë së re në Bashkimin Sovjetik u përcaktua nga aftësia e PK bolshevike për të përmbushur rolin e saj udhëheqës revolucionar. Së pari dhe më kryesorja, për të përpunuar dhe formuluar procesin dhe strategjinë e nevojshme revolucionare në  çdo kohë, të përballet me oportunizmin dhe të japë përgjigje efektive ndaj kërkesave dhe sfidave të reja në zhvillimin e socializmit - komunizmit.

Deri në Luftën e Dytë Botërore u formuan bazat për zhvillimin e shoqërisë së re: kryhej me sukses lufta e klasave që çoi në heqjen e marrëdhënieve kapitaliste në mbizotërimin e sektorit të socializuar (shoqërizuar) të prodhimit të bazuar në Planifikimin Qendror, u arritën rezultate shumë të larta në rritjen e mirëqenies sociale.

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe rimëkëmbjes së pasluftës, ndërtimi socialist hyri në një fazë të re. Partia u përball me kërkesa dhe sfida të reja në zhvillimin e socializëm – komunizmit. Si një pikë kthese dallohet Kongresi i 20-të i PKBS (1956), sepse në të u pranuan një sërë pozitash oportuniste për çështjet ekonomike, të strategjisë së lëvizjes komuniste dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndryshojë korrelacioni (balanca) në luftën që zhvillohej gjatë gjithë periudhës së mëparshme, me një kthesë në favor të rishikimit – oportunistë të pozitave në Kongresin e 20-të, dhe si përfundim Partia gradualisht humbiste karakteristikat e saj revolucionare. Në dekadën e viteve 1980 oportunizmi, me perestrojkën, përfundojë në një fuqi tradhtare, kundërrevolucionare. Forcat konsistence komuniste që reaguan në fazën e fundit të tradhtisë, në Kongresin e 28-të PKBS-së, nuk arritën në kohë ta zbulonin atë dhe të organizonin me sukses reagimin revolucionar të klasës punëtore.

 

VLERËSIME PËR EKONOMINË NË RRUGËN E NDËRTIMIT SOCIALIST NË BRSS

12. Që me konfigurimin e Planifikimit të parë Qendror u vu në qendër të konfliktit teorik dhe të luftës politike për ekonominë çështja nëse prodhimi socialist është mall për shitje, cili është roli i ligjit të vlerës, i marrëdhënieve të mallrave gjatë ndërtimit socialist.

Është e gabuar qasja teorike që thotë se ligji i vlerës është ligji i lëvizjes në mënyrën e prodhimit komunist në fazën e parë të tij (socialiste), një qasje kjo që ka dominuar që nga mesi i viteve 1950 në BRSS dhe në shumicën e PK-ve. Kjo pozitë u forcua, për shkak të ruajtjes së marrëdhënieve tregtare, gjatë kalimit të planifikuar nga prodhimi individual në atë kooperativist. Mbi këtë bazë, peshonin mangësitë teorike, por dhe dobësitë politike në formulimin dhe zbatimin e planit qendror përkatës. Në dekadat që pasuan politika oportuniste dobësojë edhe më tej Planifikimin Qendror, gërryente pronësinë shoqërore, «burrërojë» forcat e kundërrevolucionit.

13. Periudha e parë e ndërtimit socialist deri në Luftën e Dytë Botërore kishte, si problem të parë themelor, eliminimi e pronësisë kapitaliste, trajtimin e projektuar të problemeve ekonomike dhe sociale që la trashëgimi kapitalizmi dhe intensifikojë rrethimi dhe ndërhyrja imperialiste. Në atë periudhë kohe pushteti sovjetik reduktojë shumë pabarazitë e thella që trashëgojë revolucioni nga perandoria cariste.

Në periudhën e viteve 1917 - 1940, qeveria sovjetike në përgjithësi shënojë suksese. Realizojë elektrifikimin dhe industrializimin e prodhimit, zgjerimi i transportit, mekanizimin e një pjese të madhe të prodhimit bujqësor. Filloi prodhimin e planifikuar dhe ka arritur norma shumë të larta të zhvillimit të prodhimit industrial socialist. Arriti aftësi të prodhimit vendas për të gjitha degët e industrisë. U krijuan kooperativat produktive (Kolkoze) dhe fermat shtetërore (sovkoze-t) dhe kështu u hodhën themelet për zgjerimin dhe dominimin e marrëdhënieve socialiste në prodhimin bujqësor. Realizojë "revolucionin kulturor". Filloi zhvillimi e një brezi të ri të specialistëve dhe shkencëtarëve komunistë. Më e rëndësishmja është që u realizua heqjen e plotë e marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit, me heqjen e pagimit të forcës së jashtme punëtore, d.m.th u formuan bazat për formimin e ri social-ekonomik.

14. Zbatimi i disa "masave tranzitore" në perspektivën e heqjes së plotë të marrëdhënieve kapitaliste, ishin të pashmangshme në një vend si Rusia e viteve 1917-1921.

Faktorët që e detyruan PK-në bolshevike të zbatojë një politikë të përkohshme mbajtëse, në një farë mase, marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit ishin: Përbërja klasore ku mbizotëronte elementi mikroborgjez dhe fshatar, mungesa e mekanizmit të shpërndarjes, furnizimit dhe kontrollit, prodhimi ekstensiv i vogël dhe sidomos përkeqësimi dramatik i ushqimit dhe i kushteve të jetesës, për shkak të shkatërrimit nga lufta civile dhe ndërhyrjes imperialiste. Të gjitha këto e bërën të vështirë konfigurimin e Planifikimit Qendror me horizont të mesëm.

H Politika e Re Ekonomike (NEP-i), e cila u zbatua pas përfundimit të luftës civile, përbënte një politikë të lëshimeve të përkohshme ndaj kapitalizmit. Ajo kishte si objektiv kryesor ri-ngritjen e industrisë nga rrënimet e luftës dhe mbi këtë bazë të formojë marrëdhënie me prodhimin bujqësor "tërheqje" të fermerëve bujqësore në kooperativë. Një numri biznesesh u lëshuan për përdorim tek kapitalistët (pa e patur të drejtë pronësie të ndërmarrjeve), u zhvillua tregtia, u përcaktua shkëmbimi mes prodhimit bujqësor dhe industrisë së socializuar (së shoqërizuar) me bazë "taksë në artikull". I ‘u dha mundësia fermerëve për të nxjerrë në treg pjesën e mbetur të prodhimit të tyre.

Realizimi i manovrimeve dhe i lëshimeve të përkohshme ndaj marrëdhënieve kapitaliste, që detyrohesh në disa raste nën kushte të veçanta, nuk përbëjnë karakteristika deterministe në procesin e ndërtimit socialist. Është gabim të shfrytëzohet NEP-i nga udhëheqja e PKBS-së me perestrojkën në vitet 1980, për të justifikuar kthesat në pronën private dhe në marrëdhëniet kapitaliste.

15. Fazë e re e zhvillimit të forcave prodhuese në fund të dekadës së viteve 1920 lejuan zëvendësimin e NEP-it me politikën e "sulmit të socializmit kundër kapitalizmit" me synimin heqjen përfundimtare të marrëdhënieve kapitaliste. U morën mbrapsht lëshimet ndaj kapitalistëve dhe u zhvillua politika e kolektivizimit, d.m.th të organizimit të plotë kooperativist të ekonomisë rurale dhe veçanërisht në formën e saj të zhvilluar, në kolkoz. [13] Në të njëjtën kohë, u zhvilluan (edhe pse të kufizuara) edhe sovkoze-t, organizma qeveritare - socialiste në prodhimin bujqësor që bazohej në mekanizimin e prodhimit, ndërkohë që i gjithë produkti i tyre ishte pronë shoqërore.

Plani i parë pesëvjeçar filloi në vitin 1928, 7 vjetësh pas fitores së revolucionit (lufta civile përfundoi në vitin 1921). Pushteti sovjetike e pati të vështirë që të formulonte një plan qendror të ekonomisë socialiste që nga fillimi, kryesisht për shkak të ekzistencës akoma të marrëdhënieve kapitaliste (NEP) dhe për qenien e shumtë të prodhuesve me mall individual, kryesisht në bujqësi. Por, dobësi, pati dhe faktori subjektiv, Partia, e cila nuk kishte kuadro të specializuar që të drejtonin organizimin e prodhimit dhe kështu u detyrua për një farë kohe të mbështetet ekskluzivisht në specialistë borgjez.

Këto kushte (rrethimi imperialistë, kërcënimi i luftës në kombinim me vonesën e madhe) imponuan me shpejtësi promovimin e kolektivizimit, të cilat mprehën luftën e klasave, sidomos në fshat. Sigurisht që u bënë edhe gabime dhe ekzagjerime të caktuara burokratike në zhvillimin e lëvizjes së kolektivizimit të prodhimit bujqësor, të cilat theksohen edhe nga vendimet e partisë e asaj periudhe. [14]  Megjithatë, orientimi i pushtetit sovjetik për forcimin dhe përgjithësimin e kësaj lëvizjeje ka qenë në drejtim të saktë. Synonte formimin e një formë kalimtare të pronësisë (kooperativës), që do të kontribuonte në transformimin e prodhimit të vogël individuale të mallrave në prodhim direkt shoqëror.

16. Politika e "sulmit të socializmit kundër kapitalizmit" u realizua në kushte të luftës së ashpër klasore. Kulakët (klasa borgjeze e fshatit), shtresa që përfitoj nga NEP-i (NEP-menët), pjesë të inteligjencies që e kishin prejardhjen nga shfrytëzues të vjetër, reaguan me të gjitha format dhe me akte sabotimi të industrisë (p.sh., "çështja e Sahtinsk" [15] dhe veprimtaria kundërrevolucionare në fshatra. Interesat klasore anti-socialiste patën reflektimin e tyre brenda në PK, ku u formuan rryma oportuniste.

Dy rryma kryesore "opozitare", që aktivizoheshin në atë kohë (Trocki - Buharin), kishin si bazë të përbashkët, absolutizmin e elementeve të vonesës të shoqërisë sovjetike. Në dekadën e viteve 1930  konvertuan në qëndrimin se ishte i papjekur tejkalimi i marrëdhënieve kapitaliste në BRSS. Qëndrimet e tyre u refuzuan nga Partia Komuniste e Rusisë (bolshevike) dhe nuk u vërtetuan nga realiteti.

Më vonë, mjaft forca oportuniste u lidhen hapur me forcat kundërrevolucionare, që organizuan plane për të përmbysur pushtetin sovjetik në bashkëpunim me shërbimet sekrete të imperializmit.

Nga kushtet u imponua trajtimi i menjëhershëm i këtyre qendrave, me gjyqet e viteve 1936 dhe 1937, ku u zbuluan komplotet me seksione të ushtrisë (çështja Tuhasefski, i cili u rivendos pas Kongresit të 20-të të PKBS-së) si dhe me shërbime të inteligjencës të shteteve të huaja, sidomos të Gjermanisë.

Fakti se disa udhëheqës të Partisë dhe të pushtetit sovjetik dolën në krye të rrymave oportuniste vërteton se akoma dhe drejtues kryesorë mund të devijojnë, të përkulen, përpara mprehtësisë së luftës së klasave dhe, në fund të fundit të ikin nga lëvizja komuniste, dhe të kalojnë me kundërrevolucion.

17. Pas Luftës së Dytë Botërore u mpreh shumë debati mbi determinizmin e ekonomisë socialiste, një temë debati kjo që ishte zmbrapsur për shkak të luftës. Për interpretimin e problemeve të veçanta [16] u zhvillua luftë, ndërmjet dy rrymave kryesore në teori dhe politikë, që përfshiu kuadër partisë dhe ekonomistë,  ata të "tregut" dhe "anti-në tregut".

I.V Stalini si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë, udhëhoqi debatin e organizuar brenda-partiak dhe mbështeti drejtimin anti-treg. Kontribuojë në formulimin e udhëzimeve të tilla politike, të tilla si, p.sh, bashkimin e kolkozeve, shpërbërjen e "bizneseve ndihmëse" (prodhime të materialeve të ndërtimit) në kolkoz. E holli poshtë rrymën që kërkonte forcimin e marrëdhënieve tregtare me para [17] holli poshtë propozime që të jepesh prodhim i mekanizuar në kolkoz, etj.  Ai pranoj se prodhimi socialist nuk është mall dhe, për këtë arsye, ligji i vlerës nuk është në përputhje me ligjet themelore të saj. Nxori në pah rolin e Planifikimit Qendror në ekonominë socialiste. Mbështeste se mjetet e prodhimit nuk janë mallra, edhe pse shfaqen si mallra "në formë dhe jo në përmbajtje", ndërsa mallra bëhen vetëm në tregtinë jashtë vendit. [18] gjithashtu ai, njohu se, funksionimi i ligjit të vlerës (marrëdhënieve tregtare të mallrave) në BRSS i kishte rrënjët e saj në prodhimin bujqësor kooperativist dhe individual, se ligji i vlerës nuk e përcakton prodhimin socialist dhe në përgjithësi shpërndarjen e saj.

I ushtrojë kritik ekonomistëve të rrymës "treg" dhe faktorëve politikë, të cilët mbështesnin se ligji i vlerës në përgjithësi është ligjin edhe për ekonominë socialiste. Gjithashtu, ai ka kritikuar saktë ekonomistët që mbështetën heqjen e plotë të shpërndarjes me formën e parave, të cilët nuk merrnin parasysh kufizimet objektive të cilat ende i paraqiste baza produktive e shoqërisë.

Dobësia e qasjes ishte se pretendonte se produktet e konsumit prodhoheshin dhe shpërndaheshin si mall tregu. [19] Ky qëndrim ishte i saktë vetëm për sa i përkiste produkteve të prodhimit socialist që drejtoheshin për tregtinë e jashtme, si dhe për shkëmbimin ndërmjet produkteve të industrisë socialiste dhe kolkozeve dhe prodhimit individual. Nuk ishte i saktë në lidhje me të gjitha produktet e tjera të konsumit të prodhimit socialist, të cilat, edhe pse nuk shpërndaheshin falas, nuk përbënin mallra tregu.

Vlerësonte saktë që në BRSS pronësia kooperativiste (Kolkoz) dhe qarkullimi i mallrave të konsumit personal me formën e mallrave po bëhej pengesë për zhvillimin e fortë të forcave prodhuese, sepse ato pengonin zhvillimin e plotë të Planifikimit Qendror gjatë gjithë fushës prodhim - shpërndarje. Jepte dallimet mes dy klasave bashkëpunëtore, të asaj punëtore dhe kolkoz-jane bujqësore, por edhe nevojën e eliminimit të tyre me eliminim të planifikuar të prodhimit bujqësor dhe shndërrimin e kolkoz-eve në pronë sociale. [20] Udhëheqja sovjetike, në fillim të dekadës së viteve 1950, e vlerësonte saktë, që problemet në fushën e ekonomisë ishin një shfaqje e mprehjes së kontrastit midis forcave prodhuese që zhvilloheshin dhe marrëdhënieve të prodhimit që vonoheshin. Zhvillimi i forcave prodhuese kishte arritur në nivel të ri me rimëkëmbjen ekonomike pas luftës. Një shtysë e re për zhvillimin e mëtejshëm të forcave prodhuese kërkonte thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve socialiste (komuniste të papjekura). Vonesa e së dytës i përkiste:  Planifikimit Qendror, thellimin e karakterit komunist në marrëdhëniet e shpërndarjes, të pjesëmarrjes më aktive e të ndërgjegjshme punëtore në organizimin e punës dhe në kontrollin drejtimit të saj nga poshtë lart, eliminimin e të gjitha formave të prodhimit individual të mallrave, përfshirjen e kooperativave më të zhvilluara në prodhimin e drejtpërdrejtë shoqëror.

Ishte pjekur nevoja, për të projektuar mirë , me vetëdije, d.m.th përgatitja teorike dhe politike, për të zgjeruar dhe dominuar marrëdhëniet komuniste në ato fusha të prodhimit shoqëror ku në kohën e mëparshme nuk ishte ende e mundur dominimi i tyre (nga kuptimi i pjekurisë së tyre materiale, të produktivitetit të punës).

Pjekuria e zgjerimit të marrëdhënieve komuniste në prodhimin bujqësor i përket në masë të madhe potencialit të industrisë për të furnizuar me makina të tilla, mundësinë e Planifikimit Qendror për të kryer ndërtime për të përmirësuar produktivitetin bujqësor, mbrojtjen nga fatkeqësitë e motit etj. Edhe pse në fillim të dekadës së viteve 1950 në BRSS kishte ende pabarazi, ishin formuar kushte të rëndësishme mekanizimi dhe infrastrukture që e bënin të mundur që të avancohej ky drejtim.  Në raportin e veprimtarisë të KQ të PK (bolshevike), në Kongresin e 19-të përmenden një numër i madh faktesh që e vërtetojnë këtë konkluzioni. Qenia  8,939 stacioneve mekaniko- traktoriste, rritja e fuqisë së traktorëve plus 59% në krahasim me nivelet e para-luftës, realizimi i projekteve të ujitjeve dhe bonifikimeve të tokave gjatë periudhës së rindërtimit të pasluftës, ecuria e bashkimit të kolkoz-ëve në më të mëdha brenda dyvjeçarit 1950 – 1952 ( 97,000 kolkoz në vitin 1952 nga 254,000 në vitin 1950) etj. [21]

Por, ende kanë mbetur kolkoz të vegjël [22] të cilat duhet të bashkohen në më të mëdha në drejtimin e socializimit (shoqërizimit) të prodhimit bujqësor, siç mbështeste udhëheqja e PK bolshevike. U vu si objektiv përjashtimi i mbetjeve të prodhimit kolkoz-jan nga qarkullimi i mallrave dhe kalimin e saj në sistemin e këmbimit midis industrisë shtetërore dhe kolkoz-it. Gjithashtu, hapi debatin për mundësinë e formimit të një instrumenti të vetme ekonomikë, që do të kontribuonte në drejtimin e një  "sektori të përgjithshëm prodhues" që do të kishte përgjegjësinë e disponueshmërisë për të gjithë prodhimin e produkteve të konsumit.

I pastër ishte fronti i udhëheqjes së partisë dhe i shtetit në çështjen e luftës për sa i përket raportit mes Nënndarjes I të prodhimit shoqëror (prodhim mjetet e prodhimit) dhe të Nënndarjes II (prodhimi i mallrave të konsumit). Saktë mbështeste prioritetin e Nënndarjes I në shpërndarjen e planifikuar proporcionale të punës dhe të prodhimit midis degëve të ndryshëm të industrisë socialiste. Nga kjo kategori e prodhimit (Nënndarja I), varet riprodhimi i zgjeruar, akumulimi socialistë ( pasuria sociale), e domosdoshme për zgjerimin e ardhshëm të prosperitetit social.

Qëndrimet dhe drejtimet e sakta të Stalinit, të ekonomistëve dhe kuadrove të PK "anti-tregtistë", nuk mundën të çojnë në formulimin e një trajtimi gjithëpërfshirës teorik dhe vijës përkatëse politike, në gjendje të përballonte qëndrimet teorike tregtare dhe zgjedhjet politike që po përforcoheshin. Në këtë kontribuuan edhe presionet e forta sociale, por dhe kontradiktat, dështimet, lëkundjet që ekzistonin në rrymën anti-tregti.

18. Me luftën e brendshme në parti në fillim e dekadës së viteve 1950 u shpreh, në nivel ideologjik dhe politik, rezistenca sociale (bujqit kolkoz-jan, kuadro drejtues në prodhimin bujqësor dhe në industri) në nevojën e zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve socialiste në prodhim. Kjo luftë e prehur, e cila përfundoi me pranimin teorik të ligjit të vlerës si një ligj i socializmit, do të thoshte zgjedhje politike me ndikim të menjëhershëm dhe të fuqishëm në rrjedhën e zhvillimit socialist, në krahasim me periudhën e paraluftës, ku vonesa materiale e bënte efektin e këtyre qëndrimeve teorike më pak të dëmshme.

Këto forca u shprehen politikisht përmes qëndrimeve që u miratuan në vendimet e Kongresit të 20-të të PKBS-së, i cili përfundimisht përbëri një kongres mbizotërues të kthesës oportuniste të djathtë. Gradualisht u pranuan politika që zgjeruan marrëdhëniet tregtare (forcë kapitaliste) ,  në emër të korrigjimit të dobësive të Planifikimit Qendror dhe të drejtimit të njësive socialiste të prodhimit.

Për problemet që dilnin në ekonomi, përdoreshin si zgjidhje mënyra dhe mjete që i përkisnin të së kaluarës. Me promovimin e politikave të "tregut", në vend që të përforcohej pronësia shoqërore dhe Planifikimi Qendror, homogjenia e klasës punëtore (me zgjerimin e kapacitetit dhe potencialit për shumë-specializime, për alternim në përcaktimin teknik të punës), pjesëmarrja punëtore në organizimin e punës, kontrolli punëtorë nga poshtë lart, filloi të forcohet tendenca e kundërt. Në këtë sfond gradualisht pati regres niveli i vetëdijes shoqërore. Humbi përvoja e mëparshme dhe efikasiteti që kishte punësimi sovjetik, lëvizja Stakhanovike në kontrollin e cilësisë, me organizim dhe drejtim më efektiv, për gjetjen e mundësive për të kursyer materiale dhe kohë pune, etj.

Ekonomistët  "Treg" (Lieberman, Nemtzinof, Trapeznikof etj.) i interpretonin gabimisht problemet ekzistuese të ekonomisë, jo si dobësi subjektive në planifikim, [23] por si pasojë e dobësisë objektive të Planifikimit Qendror që ti përgjigjej rritjes së vëllimit të prodhimit, në shumëllojshmërinë e sektorëve dhe në shumëllojshmërinë e produkteve për të përmbushur nevojat e reja sociale.

Ata pohonin se shkaku teorik ishte refuzimi i vullnetarizmit të karakterit tregtar të prodhimit në socializëm, zhvlerësimi i zhvillimit të bujqësisë, mbivlerësimi i mundësisë së ndërhyrjes subjektive në drejtimin e ekonomisë.

Mbështesnin se nuk është e mund të përcaktohen nga organet qendrore cilësia, teknologjia, çmimet e të gjitha mallrave, pagat, por se duhej dhe përdorimi i mekanizmave të tregut për të arritur objektivat e ekonomisë së planifikuar.

Kështu që, në nivelin teorik dominuan teoritë e "prodhimit socialist të mallrave" ose e "socializmit me treg", pranimi i ligjit të vlerës, si një ligj i socializmit (të komunizmit të papjekur) mënyrë e prodhimit e cila vepron edhe në fazën e zhvillimit socialist. Këto teori përbërën bazën për formësimin e politikës ekonomike. [24]

19. Dobësimi politik i Planifikimit Qendror dhe të pronësisë shoqërore u përshkallëzua pas Kongresit të 20-të. Në vitin 1957 u hoqën ministritë sektoriale që drejtonin prodhimin industrial në të gjithë BRSS dhe në çdo Republikë dhe u formuan organet e administratës rajonale "Sovkoz". Kështu u dobësua drejtoria qendrore e planifikimit. [25] Në vend që të planifikohej transformimi i kolkozit në sovkoze, dhe kryesisht të fillonte kalimi i planifikuar i të gjithë prodhimit kolkoz në kontroll të shtetit, në vitin 1958 traktorët dhe makineri të tjera [26] kaluar në pronësinë e kolkoz-it,[27] një qëndrim ky që ishte refuzuar më parë. Këto ndryshime jo vetëm që nuk i zgjidhën problemet, por në të kundërt sollën në sipërfaqe ose krijuan edhe probleme të reja, të tilla si mungesë ushqimi për kafshët, rënia e rinovimit teknologjik të kolkoz-ëve.

Në mes të dekadës së viteve 1960 si shkaqe të problemeve u identifikuan gabime të natyrës subjektive të udhëheqjes së sektorit bujqësor të ekonomisë.[28] Në reforma u përfshinë: reduktimi i sasisë së ofrimit të produktit nga kolkoz-i në shtet, [29] mundësia e shitjes së sasive të tepërta me çmime më të larta, heqja e kufizimeve mbi këmbimin e familjeve individuale rurale dhe të tatimit për mbajtje individuale të kafshëve. Fshihen borxhe Kolkoze nga kreditë të Bankës Shtetërore, u zgjeruan afatet e shlyerjeve të borxhit nga paradhëniet financiare, u lejua shitja e ushqimit për kafshë drejtpërdrejtë tek pronarët e kafshëve. Kështu u ruajt dhe forcua pjesa e prodhimit bujqësor, e cila, e ardhur nga familjet individuale bujqësore dhe kolkoz-ëve, shitej lirshëm në treg,[30]  u thellua mungesa e prodhimit blegtoral, u rrit diferencimi në përmbushjen e nevojave në produkte bujqësore midis rajoneve dhe Republikave të BRSS-së.

 Politikë e ngjashme për forcimin e karakterit tregtar në kurriz të karakterit të drejtpërdrejtë social, i njohur si "reforma Kosigin",[31] u ndoq edhe në industri ("sistemi i vetë-mbajtjes së bizneseve" me karakter në thelb dhe jo formal). Pohuan se kështu do të trajtohej ulja e ritmeve të rritjes së produktivitetit vjetor të punës dhe të prodhimit vjetor në industri, e cila ka ndodhur gjatë viteve të para të dekadës së viteve 1960, si rezultat i masave të minimit të Planifikimit Qendror në drejtimin e sektorëve të industrisë (Sovnarhoz - 1957).

Vala e parë e reformave janë ndërmarrë në periudhën midis Kongreseve të 23-të (1966) dhe të 24-të (1971). Sipas Sistemit të Ri, shpërblimet shtesë të Drejtorëve (bonus) do të llogariteshin jo sipas mbulimit të planit në vëllimin e prodhimit,[32] por sipas të mbulimit të planit të shitjes dhe do të ishte në përputhje me përqindjen e fitimit të kompanisë. Një pjesë e të ardhurave shtesë të punëtorëve do të vinte gjithashtu edhe nga fitimet, si zgjerimi i përmbushjeve të nevojave të strehimit etj. Kështu që, fitimi u miratua si një nxitje për prodhim. U thellua diferencimi në të ardhurat punëtore. U dha mundësia e shit-blerjeve ose e këmbimeve të mallrave horizontalisht ndërmjet ndërmarrjeve, marrëveshje të drejtpërdrejta me "njësitet e konsumit dhe organizmat tregtare",  përcaktimin e çmimeve, formimin e fitimit në bazë të këtyre marrëdhënieve, etj. Plani Qendror do të përcaktonte lartësinë totale të prodhimit dhe investimet vetëm për ndërmarrje të reja. Modernizimi i të vjetrave duhej të bëhej me investime nga fitimet e bizneseve.

Këto reforma i përkisnin të gjitha fushave të ashtuquajtura të "pronës mbar-popullore", d.m.th edhe funksionimin e sovkoze-ve (fermat shtetërore). Me vendim të KQ të PKBS-së dhe Këshilli të Ministrave të BRSS-së (13 Prill 1967) filloi kalimi i sovkoze-ve në regjim të plotë vetë-menaxhuar. Në vitin 1975 të gjitha sovkoze-t funksiononin "krejtësisht të vetë-menaxhuara" (vete-drejtoheshin)[33].

Shkarje teorike dhe tërheqja politike përkatëse në BRSS erdhi në një fazë të re ku forcat prodhuese ishte zhvilluar në një nivel më të lartë dhe kërkonin një zhvillim përkatës të Planifikimit Qendror. D.m.th ishte pjekur nevoja për thellimin e marrëdhënieve socialiste.

Reformat e karakterit tregtar që u zgjodhën nuk ishin e vetmja rrugë. Trajtimi i problemeve të ekonomisë kërkonte përpunimin e stimujve më efektivë dhe tregues në përgjithësi të Planifikimit Qendror, si dhe në zbatimin sektorial dhe ndër-sektorial, në biznese dhe në ndër-biznese. Paralelisht, u hodhën poshtë propozime dhe plane për përdorimin e kompjuterëve dhe informatikës[34] që mund të kontribuonin në përmirësimin e teknikës së përpunimit e të dhënave, në mënyrë që të përmirësohej edhe në këtë drejtim monitorimi dhe kontrolli i prodhimit të vlerave të përdorimit me tregues sasiorë dhe cilësorë.

Me reforma treg, me shkëputjen e njësive socialiste të prodhimit nga Planifikimi Qendror, u dobësua karakteri i pronësisë socialiste mbi mjetet e prodhimit. U shkel shpërndarja "sipas punës".

Në Kongresin e 24-të të PKBS-së, me udhëzimet e tij për konfigurimin e Planit të 9-të pesëvjeçar (1971-1975), ndryshoi prioritetin e raportit të Nënndarjes I kundër Nënndarjes II. Përmbysja e këtij raporti ishte propozuar edhe në Kongresin e 20-të, por nuk ishte pranuar. Ky modifikim u justifikua si një zgjedhje për të përforcuar nivelin e konsumit popullorë. Në fakt, kjo ishte një zgjedhje që cenonte determinizmin ekonomik dhe kishte ndikime negative në rritjen e produktivitetit të punës. Rritja e produktivitetit të punës - një element thelbësor për rritjen e pasurisë shoqërore, plotësimi i nevojave sociale për zhvillimin e gjithanshëm të njeriut – ka parakusht zhvillimin e mjeteve të prodhimit. Planifikimi duhet të kishte trajtuar në mënyrë më efikase domosdoshmërinë që vijon: Futjen e teknologjisë moderne në industri, në shërbimet e transportit, ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve.

Zgjedhja e përmbysjes së raporteve praktikisht nuk ndihmojë në trajtimin kontrasteve të shfaqura (p.sh. të ardhurat e tepërta në të holla dhe mungesë të prodhimeve të mjaftueshme konsumi, të tilla si mallra elektrikoshtëpiakë, televizorë me ngjyra). Në të kundërt, e larguan Planifikimin Qendror nga përmbushja e objektivit themelor të tij: Rritjen e mirëqenies sociale. Intensifikojë edhe më tej kontradiktën ndërmjet nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese dhe nivelin e marrëdhënieve komuniste të prodhim – shpërndarjes.

Në dekadat e viteve 1980, në nivelin politik, një zgjedhje e re oportuniste përbënë edhe vendimet e Kongresit 27-të (1986). Në vazhdim, u zhvillua edhe kundërrevolucioni dhe me miratimin e ligjit (1987) që vendosi edhe në mënyrë institucionale marrëdhëniet kapitaliste, nën pranimin e marrëdhënieve shumëformëshe pronësore.

Në fillim të dekadës së viteve 1990,  u braktis me shpejtësi qasja socialdemokrate për "ekonominë e formularizuar të tregut" (platformë e KQ të PKBS-së në Kongresin e 28-të) për pozitën e "ekonomisë së tregut të rregulluar" dhe më pas u zëvendësua nga "ekonomia e tregut të lirë".

20. Drejtimi që dominoj nuk gjykohet sot vetëm nga pikëpamja teorike, por dhe nga rezultati. Pas rreth dy dekadave të zbatimit të reformës, problemet ishin mprehur në mënyrë të qartë. U shfaq shtangimi për herë të parë në rrjedhën e ndërtimit socialist. Mbeti prapambetja teknologjike në shumicën e madhe të bizneseve. U shfaqën mangësi në shumë produkte të konsumit dhe probleme të tjera në "treg", sepse bizneset po ecnin në një rritje artificiale të çmimeve, duke lënë mallra në depo ose dhënien e tyre në sasi të kontrolluara.

Një tregues i rëndësishëm i tërheqjes së ekonomisë sovjetike në dekadën e viteve 1970 ishte tërheqja e pjesëmarrjes së BRSS-së në prodhimin global të materialeve industriale dhe rimodelimit.

Rritja gjithnjë e më shumë i përfshirjes së elementeve të tregut në prodhimin direkt shoqëror të socializmit e dobësojë atë: çojë në rënien e dinamikës së zhvillimit socialist. Përforcojë interesat afatshkurtra individuale apo grupore (me rritjen e dallimeve në të ardhurat e punës mes punëtorëve në çdo ndërmarrje, të këtyre dhe të mekanizmit drejtues, në mes të ndërmarrjeve të ndryshme), në dëm të interesit të përgjithshëm shoqëror. U krijua në vazhdim terreni social që të ngrihet dhe të mbizotërojë, në fund së fundi, kundërrevolucioni me automjet perestrojkën.

Me reformat u krijuan mundësitë, që sasi parash që ishin grumbulluar me mënyra kryesisht të paligjshme (kontrabandë, etj.), të investoheshin në tregun "e zi" (të paligjshëm). Kjo mundësi i përkiste veçanërisht kuadrove të mekanizmave drejtuese të bizneseve dhe të sektorëve, kuadro të kolkoz-ëve, të tregtisë së jashtme. Informacione mbi të ashtuquajturën "ekonomia gri" jepte edhe Prokuroria e BRSS-së. Në bazë të kësaj, e rëndësishme ishte pjesa e prodhimit kooperativist bujqësor ose shtetëror që i jepej konsumatorëve me mënyra të paligjshme.

U përforcua dallimi i të ardhurave të prodhuesve individual bujqësor, i kolkoz- nikëve, kontrasti i tyre ndaj trendin të zgjerimit karakterin të menjëhershëm shoqëror të prodhimit bujqësor. Një pjesë e bujqve dhe kuadrot drejtues të kolkoz-ëve që pasuroheshin u përforcuan si shtresa e parandalimit të ndërtimit socialist. Edhe më të theksuara ishin dallimet sociale në industri me përqendrimin e "fitimit të biznesit". I ashtuquajturi "kapital hije", rezultat ky jo vetëm nga pasuria e nga fitimi operativ, por edhe të tregut "të zi", akte krimi të përvetësimit të produktit shoqëror, kërkonte për të funksiononte ligjërisht si kapital në prodhim, d.m.th pra privatizimin e mjeteve të prodhimit, restaurimin e kapitalizmit.  Ata që mbanin këto kapitale në duar përbënë dhe forcën lëvizëse sociale të kundërrevolucionit. Shfrytëzuan pozitën e tyre në aparatin shtetëror dhe partiak. Gjetën mbështetje në pjesë të popullsisë, që objektivisht pozita e tyre ishte më e prekshme ndaj ndikimit të ideologjisë borgjeze dhe lëkundjeve p.sh. pjesë e rëndësishme e inteligjencies, por dhe pjesë të rinisë, si rinia studentore.[35] Këto forca ndikuan, drejtpërdrejt ose tërthorazi në Parti, duke forcuar gërryerjen e saj oportuniste dhe degjenerimin e saj kundërrevolucionarë që u shpreh me politikën e "perestrojkës" dhe pretendoi konsolidimin institucional të marrëdhënieve kapitaliste. Kjo u arrit pas perestrojkës, me përmbysjen.

 

KONKLUZIONE PËR ROLIN E PARTISË KOMUNISTE NË PROCESIN E NDËRTIMIT SOCIALIST

21. Roli determinist i Partisë në procesin e themelimit dhe zhvillimit socialist shprehet në udhëheqjen e pushtetit punëtor, në mobilizimin e masave për të marrë pjesë në të.

Klasa punëtore organizohet si forcë udhëheqëse e pushtetit të ri, mbi të gjitha me Partinë e vet.

Lufta për themelimin dhe zhvillimin e shoqërisë së re kryhet nga pushteti revolucionar i punëtorëve me celulën e saj udhëheqëse Partinë Komuniste, e cila vepron me vetëdije në bazë të ligjeve lëvizëse së shoqërisë socialiste – komuniste. Njeriu, duke u bërë dominuesi i procesit shoqëror, kalon gradualisht nga mbretëria e domosdoshmërisë në mbretërinë e lirisë. Prej këtu rrjedh rolin i lartë i faktorit subjektiv në lidhje me të gjitha format social-ekonomike të mëparshme, ku aktiviteti njerëzor është i dominuar nga imponimi spontan të ligjeve sociale në bazë të zhvillimeve spontane të marrëdhënieve të prodhimit.

Pra, politika shkencore dhe klasore e PK është një parakusht vendimtar i ndërtimit socialist. Në masën që këto të dhëna humbasin, çon kokë oportunizmi, i cili, në qoftë se nuk trajtohet, zhvillohet në një forcë kundërrevolucionare.

Detyra që të zhvillohen marrëdhëniet komuniste të prodhim – shpërndarjes ka parakusht zhvillimin e teorisë së komunizmit shkencor nga PK, duke kuptuar me vetëdije determinizmin e lëvizjes së formimit social-ekonomik komunist me përdorimin e punës shkencore për qëllimet e klasës. Përvoja tregojë se partitë në pushtet në BRSS dhe shtetet e tjera socialiste, nuk u përballuan me sukses në këtë detyrë.

Vetëdija klasore në përgjithësi të klasës punëtore nuk formohet në mënyrë spontane dhe unike. Rritja e vetëdijes komuniste të masave dhe të klasës punëtore vendoset mbi të gjitha nga forcimi i marrëdhënieve komuniste të prodhimit dhe nga niveli i pjesëmarrjes punëtore, me udhëheqjen e PK e cila është bartësja kryesore e depërtimit të ndërgjegjes revolucionare në masa. Në këtë bazë materiale duhet të themelohet dhe puna ideologjike, ndikimi i partisë revolucionare që e vërteton rolin e saj udhëheqës në atë masë që ajo mobilizon klasën punëtore për ndërtimin socialist.

Vetëdija e pararojës duhet të jetë gjithmonë më përpara nga ndërgjegjja që formohet në mënyrë masive në klasën punëtore nga marrëdhëniet ekonomike. Prej këtu lind dhe nevoja që Partia në vetvete të ketë një nivel të lartë teorikë, ideologjik dhe të çelikosur, të jetë e palëkundur në luftën kundër oportunizmit, si në kushtet e kapitalizmit, aq më shumë në kushtet e ndërtimit socialist.

22. Mbizotërimi i kthesës oportuniste në dekadën e viteve 1950, humbja graduale e karakterit revolucionar të Partisë, vërteton se në shoqërinë socialiste nuk eliminohen rreziqet e zhvillimit të devijimeve. Pavarësisht mjedisit imperialist dhe ndikimit të padiskutueshëm negativ të tij, baza shoqërore e oportunizmit mbetet aq sa mbeten edhe format e  pronësisë private kolektive apo individuale, aq sa mbeten marrëdhëniet tregtare - parash, dallimet sociale. Në fund të fundit, mbetet baza materiale e oportunizmit në të gjithë rrugën e socializmit dhe aq sa ekziston kapitalizmi në Botë, veçanërisht në shtetet e fuqishme kapitaliste.

Faza e re pas Luftës së Dytë Botërore e gjeti Partinë të dobësuar nga ana klasore dhe ideologjikisht, me humbje të mëdha në kuadro dhe drejtues të saj që kishin përvojë të çelikosur klasore, me dobësi teorike në përgjigje të problemeve të reja që hynin në fazë mprehjeje. U gjet e prekshme në luftën që reflektonte dallimet ekzistuese sociale. Në këto rrethana, peshorja anojë në favor të miratimit të qëndrimeve oportuniste dhe revizioniste, shumë prej të cilave ishin hedhur poshtë në fazat e mëparshme të luftës.

Miratimi i qëndrimeve revizioniste dhe oportuniste nga udhëheqja e PKBS-së dhe të PK të tjera në pushtet, në fund të fundit, i kthyen këto parti në bartës që udhëhoqën kundërrevolucionin në vitet 1980.

Në Kongresi e 19-të (1952) shënohet nënvlerësimi dhe probleme të tjera serioze në zhvillimin e punës ideologjike të Partisë.[36]  Shifrat zyrtare tregojnë ndryshime në numrin dhe përbërjen e anëtarëve të PK. Në Kongresin e 18-të (Mars 1939)  PK (bolshevike) numëronte 1.588.852 anëtarë dhe 888.814 anëtarë në provë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, anëtarët tejkaluan 3.615.000  dhe ata në provë 5.319.000.37.  Gjatë luftës, PK humbi 3.000.000 anëtarë.[38] Në Kongresin e 19-të në vitin 1952, PKBS-ja numëronte 6.013.259 anëtarë dhe 868.886 anëtar në provë.[39]

Kthesa oportuniste e cila ndodhi në Kongresin e 20-të të PKBS-së (1956) dhe humbja që pasojë gradualisht në karakteristikat revolucionare të Partisë, të një partie në pushtet, e cila njëkohësisht ishte objektiv i agresionit imperialist, vështirësonte zgjimin dhe ngritjen e komunistëve konsekuent.  Në radhët e PKBS-së u zhvillua luftë përpara, gjatë, [40] dhe pas Kongresit të 20-të. Periudha ku Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKBS-së ishte J. Antropof (Nëntor 1982 – Shkurt 1984), e cila i parapriu politikës së perestrojkës ishte shumë e shkurtër që të mundet të gjykohet plotësisht. Megjithatë, në tekste dhe dokumente të PKBS-së të kësaj periudhe, ekzistojnë referenca për nevojën që të rritet lufta me konceptet borgjeze dhe reformiste për ndërtimin e socializmit, si dhe nevojën për vigjilencë ndaj sabotimit të imperializmit.

Forcat konsekuente komuniste që ekzistonin në PKBS nuk arritën në kohë për të zbuluar karakterin tradhtar kundërrevolucionar të linjës që mbizotërojë në Pleniumin e KQ të PKBS-së në Prill të vitit 1985 dhe në Kongresin e 27-të të PKBS (1986). Historia tregojë se në Kongresin e 28-të (1990), "në prag" të sulmit përfundimtar të kundërrevolucionit, në PKBS ekzistonin forca borgjeze, oportuniste dhe forca komuniste. Komunistet nuk kishin fuqinë që të dominonin, të parandalonin fitoren e kundërrevolucionit, edhe pse rezistuan në Kongresin e 28-të dhe më vonë. U mobilizuan në "Frontin Unik të Punëtorëve të Rusisë", theksuan kandidatët e tyre për postin e presidentit dhe  zv/presidentit të Rusisë. Me "Iniciativën Lëvizja Komuniste", brenda PKBS-së, janë përpjekur për të arritur përjashtimin e Gorbaçovit nga Partia për veprimtari anti-komuniste. [41]

Pavarësisht rezistencës, përfundimisht nuk u formua një pararojë revolucionare komuniste, me qartësi ideologjike politike dhe kohezioni, në gjendje që të drejtojë ideologjikisht, politikisht dhe organizativisht klasën punëtore kundër kundërrevolucionit që evoluonte. Akoma edhe në se nuk mundesh të përmbysej ky trend, sidomos në dekadën e viteve 1980, është e sigurt se rezistencë të fortë, si brenda partive në pushtet, ashtu dhe në kontestin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, do të kontribuonte që me kushte të ndryshme të jepej sot beteja për rindërtimin e lëvizjes ndërkombëtare, do të krijonte kushte për tejkalimin e krizës thellë.

Nuk ishte deterministe dominimi i pikëpamjeve revizioniste ideologjike dhe i politikave oportuniste, gërryerja graduale oportuniste e PKBS-së, por dhe të PK të tjera në pushtet, degjenerimi i karakterit revolucionar të pushtetit, zhvillimi dhe fitorja e plotë kundërrevolucionit.

Ne vazhdojmë të hetojë të gjithë faktorët që kanë kontribuar në këtë zhvillim. Në këto përfshihen:

a) * Rënia e nivelit arsimor marksistë në udhëheqjen e PK dhe në përgjithësi në parti, për shkak të rrethanave të veçanta të luftës, të humbjeve të mëdha dhe të rritjes së befasishme të numrit të anëtarëve të PK, e cila pati si rezultat që të mos zhvillohej në kohë të duhur Ekonomia Politike e Socializmit.

* Varësitë relative që kishte pushteti komunist në BRSS, që nga lindja e tij, nga forcat e prejardhje borgjeze në shkencë dhe drejtim.

* Trashëgimia historike e BRSS-së, në aspektin e shtrirjes të vonesës para-kapitaliste dhe të zhvillimit të pabarabartë kapitalist.

* Humbjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore dhe flijimet në nivelin e mirëqenies sociale që kushtojë rindërtimi i pasluftës, në kushte konkurrence me rindërtimin kapitalistë në Europën Perëndimore e cila u mbështet në mënyrë të konsiderueshme mbi mundësitë dhe nevojën e SHBA-së për të eksportuar kapitale.

* Problemet dhe kontradikta në procesin e integrimit në sistemin socialist të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

* Frika e një luftë të re, për shkak të ndërhyrjeve imperialiste në Kore etj., të "luftës së ftohtë", të doktrinës Hallstein të Gjermanisë Perëndimore (mosnjohjen së Republikës Popullore Gjermane, por konsiderohej si një "zonë e pushtimit sovjetik").

b) Strategjia imperialiste po përshtatej, për sa i përket formës, në periudha të ndryshme të pushtetit revolucionarë punëtorë (ndërhyrje e drejtpërdrejtë imperialiste në vitin 1918 dhe 1941, shpallja e "Luftës së Ftohtë", në vitin 1946), duke përfshirë dhe politikat e diferencuara të marrëdhënieve diplomatike dhe të marrëdhënieve tregtare me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, por edhe presionin e drejtpërdrejtë ideologjik dhe politik ndaj BRSS-së. Politika e ndërhyrjes së imperializmit ndërkombëtar ndaj vendeve të ndërtimit socialist shfrytëzojë rolin minues të socialdemokracisë ndërkombëtare.

Bilanci ndërkombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore favorizojë përforcimin e oportunizmit, i cili më në fund mbizotërojë në dekadën e viteve 1950. Presioni i shumanshëm i jashtëm që nga dekada e viteve 1940 mori formën e:

* Pushtimi imperialist Gjerman e një pjesë të rëndësishme të BRSS-së.

* Rrethim imperialist i BRSS-së përmes aleancës së saj të detyruar me SHBA – Britaninë e Madhe.

* Probleme me Linjën në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, veçanërisht në PK të SHBA dhe Britanisë së Madhe, pra me PK të fuqive kryesore imperialiste që erdhën në aleancë, kur pjesë të rëndësishme të BRSS-së gjendeshin nën pushtimin Gjerman.

* Presion nga forca mikroborgjeze në frontet çlirimtare dhe qeverive të tyre në shtete të reja aleatë ndaj BRSS-së.

Presioni i jashtëm u lidh me presion e brendshëm të forcave mikroborgjeze (ose kuadro dhe administratë të ekonomisë me orgjinë borgjeze). Prodhimi tregtar individual u përforcua në BRSS me pranimin e territoreve të reja pas Luftës së Dytë Botërore.

Të gjitha të mësipërmet përbëjnë faktorë për zhvillimin e oportunizmit, kushte në cilat u bë një zgjerim i madh i radhëve të Partisë, humbje të drejtuesve dhe anëtarëve të Revolucionit.

Për hetim të mëtejshëm është zhvillimi i përbërjes shoqërore të Partisë, të strukturave dhe proceduarve brenda-partiake (shkaqet e vonesës së gjatë në kryerjen e kongresit), të ndikimit të tyre në nivel ideologjik dhe karakteristikat revolucionare të Partisë në tërësi, të anëtarëve dhe kuadrove.

c) Problemet strategjike dhe përçarja e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

 

KURSI I PUSHTETIT SOVIETIK

23. Baza teorike për vlerësimin e kursit të Pushtetit Sovjetik është se pushteti në socializëm është diktatura e proletariatit. Është pushteti i klasës punëtore që nuk e ndanë atë me asnjë, siç ndodh në të gjitha llojet e pushtetit. Diktatura e proletariatit është organ i klasës punëtore në luftën e klasave e cila vazhdon me mjete dhe forma të tjera.

Klasa punëtore, si bartëse e marrëdhënieve komuniste që krijohen, si pronare kolektive e mjeteve të socializuara (shoqërizuara) të prodhimit, është e vetmja klasë që mund të udhëheqë luftën për dominimin e përgjithshëm të marrëdhënieve komuniste, të "asgjësimit" të klasave dhe "vyshkjen" e shtetit. Me pushtetin revolucionarë të saj, klasa punëtore, si klasë mbizotëruese bën aleancën e saj me shtresave të tjera popullore (p.sh. pronarët e vegjël të kooperativizuar të qytetin dhe fshatit, me të vete-punësuarit në shërbime), por edhe me shkencëtarë - intelektualë dhe teknikët që vijnë nga klasat e larta e të mesme të cilët nuk janë akoma punonjës të prodhimit të drejtpërdrejtë shoqëror (socialist) . Nëpërmjet aleancës, klasa punëtore kërkon që të udhëheqë këto shtresa në themelimin e zhvillimin socialist dhe, në dominimin e plotë të marrëdhënieve komuniste.

Aleanca sigurisht që përfshin dhe kompromisin, por edhe luftën, sepse ekzistojnë kundërthënie objektive midis këtyre forcave shoqërore, bashkohen interesa të përbashkëta, por edhe të ndryshme antagoniste. Kontradikta, të cilat, në atë shkallë që nuk zgjidhen në drejtim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve socialiste, mund të intensifikohen në antagonizma.[42]

Diktatura e proletariatit mbahet deri sa të bëhen në tërësi marrëdhëniet shoqërore komuniste, d.m.th sa të ekzistojë nevoja e shtetit si një mekanizëm i dominimit politik. Domosdoshmëri e tij është gjithashtu rezultat i mbajtjes së luftën së klasave ne shkallë ndërkombëtare.

24. Zgjedhjet politike që i përkasin strukturës, institucionet e diktaturës së proletariatit, kontrollin punëtorë etj. janë të lidhura ngushtë me zgjedhjet politike në ekonomi, pasi detyra më e rëndësishme e diktaturës së proletariatit është formimi i marrëdhënieve të reja shoqërore.

Në Kushtetutën e parë të RSFSR (Republikës Socialiste Federale Sovjetike të Rusisë) [43] dhe në Kushtetutën e parë të BRSS-së të vitit 1924 (si dhe në Kushtetutat e Republikave në vitin 1925), marrëdhëniet e aparatit shtetëror - masa realizoheshin me anë të përfaqësimit indirekt të punëtorëve nga reparti i prodhimit ku organizonin zgjedhjet. E drejta e votës garantohej vetëm për të punësuarit (jo në përgjithësi qytetarëve).  Këto të drejta nuk i kishte klasa borgjeze, pronarët e tokave, të gjithë ata që shfrytëzonin fuqi të huaj punëtore, murgjit dhe priftërinjtë, elementët kundërrevolucionarë. Lëshimet ndaj kapitalistëve në vitet e NEP-it nuk u shoqëruan dhe me të drejta politike.

Me Kushtetutën e vitit 1936 u themelua përfaqësimi i drejtpërdrejtë, mbi bazën e parimit territorial (njësi zgjedhore u bë rajoni dhe raporti i përfaqësimit në bazë të numrit të banorëve). U hoq kryerja e zgjedhjeve në mbledhjet zgjedhore dhe u themelua kryerja e tyre përmes njësive të votimit. U përgjithësua e drejta e votimit me votime universale të fshehta.

Ndryshimet që u shënuan në Kushtetutën e vitit 1936 kishin për synim të trajtonin disa probleme, [44] si mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë të partisë dhe zyrtarëve sovjetikë me bazën punëtore dhe funksionimin e sovjetëve, qëndrimet burokratike, etj., si dhe sigurimin e stabilitetit të pushtetit sovjetik para luftës që po vinte.

Qasja kritike e këtyre ndryshimeve fokusohet në nevojën që të studiohet më tej degradimi funksional i njësisë prodhuese si celulë organizative bazë e pushtetit punëtor për shkak të heqjes së parimit prodhim dhe të zgjedhjeve indirekte përmes konferencave dhe takimeve. Të studiohen efektet negative të saj në përbërjen klasore të organeve të larta shtetërore dhe të zbatimin të masës së revokimit (i cili, sipas Leninit, ishte një element kyç i demokratizmit të diktaturës së proletariatit).

25. Pas Kongresit të 20-të (1956) u fuqizuan kompetencat e Sovjetëve lokalë për çështjet që kishin lidhje me "vetë-mbajtjen" dhe "vetë-menaxhimin" të bizneseve socialiste. Kështu që, centralizmi demokratik në nivel politik u tërhoq që të vijë në një nivel me tërheqjen e Planifikimit Qendror në shkallën ekonomike. U morën masa përforcimi të "përhershmërisë" të zyrtarëve të sovjetëve, me rritje graduale në vitet e mandateve të institucioneve, duke zgjeruar mundësinë e përjashtimit të anëtarët nga detyra produktive e tyre.

Në Kongresin 22-të të PKBS (1961) u miratuan vlerësime dhe qasje të gabuara në lidhje me "socializmin e zhvilluar" dhe "fundin e luftës së klasave". Në emër të "kontradiktave jo-antagoniste" midis klasave shoqërore dhe grupeve, u miratua karakterizimi i Shtetit të BRSS-së si "shtet mbar-popullor" (u vendos në rishikimin e kushtetues të vitit 1977) dhe PKBS-ja si "parti mbar-popullorë". Këto zhvillime kontribuuan në përkeqësimin e karakteristikave të shtetit revolucionar të punëtorëve, në përkeqësimin e përbërjes sociale të Partisë dhe të stafit të kuadrove të saj, në humbjen e vigjilencës revolucionare, e cila u idealizua nga qëndrimi i "pathyeshmërisë" së rrugës socialiste.

Me perestrojkën dhe me reformën e sistemit politik në vitin 1988, sistemi i Sovjet-ëve u degjenerua në një organ parlamentar borgjez me funksione legjislative dhe ekzekutive,  me mandate të përhershme, duke minuar revokimin dhe me paga të larta, etj.

26. Përvoja praktike përshkruan largimin gradual të masave nga pjesëmarrja në sistemin sovjetik, e cila - veçanërisht në vitet 1980 - mori një karakter thjesht formal. Largimi nuk mund t'i atribuohet vetëm ose kryesisht ndryshimeve në funksionimin e Sovjet-ëve, por në dallimet shoqërore që u theksuan shumë me politikën e ndjekur ekonomike, në mprehjen e kontrastit midis interesave të veçanta individuale dhe grupore nga njëra anë, dhe social - kolektive në anën tjetër. Kështu degjeneroheshin kriteret e kontrollit të punëtorëve ose ajo merrte një karakter formal.

Për sa kohë që udhëheqja e PKBS-së merrte vendime që dobësonin natyrën sociale të pronësisë dhe përforconin interesat e ngushta individuale dhe grupore, krijoheshin ndjenja  tjetërsimi nga pronësia shoqërore dhe gërryenin vetëdijen. Hapej rruga e pasivitetit, e indiferencës, e atomizmit, sa praktika po largohej gjithnjë e më shumë nga deklaratat, sa zvogëloheshin normat e prodhimit industrial dhe bujqësorë, njëkohësisht dhe ritmet e përmbushjes së nevojave sociale që janë gjithmonë në rritje.

Klasa punëtore, masat popullore në përgjithësi nuk e mohonin socializmin. Karakteristike është se sloganet e përdorura nga Perestrojka ishin "revolucion brenda revolucionit", "më shumë demokraci", "më shumë socializëm", "socializmi me fytyrë njerëzore", "kthesë në parimet leniniste", sepse një pjesë e madhe e popullit, që i shikonte problemet, donte ndryshime brenda socializmit. Si masat që dobësuan fillimisht marrëdhëniet komuniste, dhe përforcuan ato tregtare, ashtu dhe ato që më vonë u vunë në rrugë për të zbatuar rikthimin e pronësinë private në mjetet e prodhimit, trumbetoheshin si masa që do ta forconin socializmin.

 

STRATEGJIA E LËVIZJES KOMUNISTE NDËRKOMBËTARE DHE ZHVILLIMET NË TË

27. Zhvillimet në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, çështjet strategjike që luajtën një rol të rëndësishëm në luftën e klasave në mbarë botën dhe në formësimin e bilancit të forcave. [45]

Probleme të unitetit ideologjik dhe strategjik u shfaqën gjatë gjithë kursit të Internacionales Komuniste (IK) për sa i përket karakterit të revolucionit, karakterin e luftës që po vinte pas hipjes së fashizmit në Gjermani [46] dhe qëndrimi ndaj socialdemokracisë.

Grupet oportuniste brenda PK të bolshevikëve (Trockistët - Bukharinistët) u lidhën me luftën që po zhvillohej brenda Internacionales Komuniste për strategjinë e lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Në fund të dekadës së viteve 1920, në Kongresin e 6-të të IK-së, Buharini, si kryetar i IK-së, mbështeti forca brenda PK-ve dhe IK-së të cilat mbivendosnin "stabilizimin e kapitalizmit" dhe pamundësinë e shfaqjes së një hipjeje të re revolucionare, duke shprehur tendenca për marrëveshje me socialdemokracinë, veçanërisht me të ashtuquajturën "e majtë", etj.

 Funksionimi i dobët i IK-së si një qendër unike kishte ndodhur shumë vite më parë nga vetë-shpërndarja e saj (1943). [47] Shpërbërja e IK-së (Maj 1943), pavarësisht nga problemet e unitetit që ajo kishte, dhe pavarësisht nëse ajo do të mundej të mbahej apo jo, i hoqi lëvizjes komuniste ndërkombëtare qendrën dhe mundësinë e koordinuar për të përpunuar strategjinë revolucionare për transformimin e luftës kundër luftës imperialiste ose pushtimit të huaj në një luftë për pushtet, si një detyrë unike që përfshinte çdo PK në kushtet e shtetit të vet. [48]

Pavarësisht nga shkaqet që çuan në shpërbërjen e IK-së, është objektive nevoja, që lëvizja komuniste ndërkombëtare, në nivel ndërkombëtar, të formojë strategji të unifikuar revolucionare, të planifikojë dhe të koordinojë aktivitetin e saj. Në reflektimin më të thellë mbi shpërbërjen e IK-së duhet të marren parasysh një sërë zhvillimesh, [49] të tilla si: ndalimin e veprimtarisë së Internacionales së Kuqe Sindikaliste, në vitin 1937, për shkak se shumica e pjesëve të saj u bashkuan me bashkësitë masive reformiste ose u aderuan në ato. Vendimin e Kongresit të 6-të të Internacionales Komuniste e të Rinjve (1935), sipas të cilës lufta kundër fashizmit dhe luftës kërkonte një ndryshim të karakterit të Bashkimit të Rinisë Komuniste, në bazë të së cilit u bënë bashkimet të Rinisë Komuniste me Rini Socialiste (p.sh. në Spanjë, Letoni) etj.

Lufta formojë kushte të intensifikimit të madh të kontradiktave klasore në brendësinë e shumë vendeve, por lufta antifashiste çoi në përmbysjen e pushtetit borgjez, me mbështetjen vendimtare të lëvizjeve popullore nga ana e Ushtrisë së Kuqe, vetëm për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Në Perëndimin kapitalist PK-të nuk formuar strategjinë e transformimit të luftës imperialiste ose të luftës çlirimtare në një luftë për pushtimin e pushtetit. Strategjia e lëvizjes komuniste nuk e shfrytëzojë faktin se kontradikta kapital - punë përfshihej në karakterin e luftës së armatosur antifashiste - çlirimtare për një numër vendesh, në mënyrë që të shtronte në rend të ditës problemin e pushtetit, pasi socializmi dhe perspektiva komuniste përbëjnë alternativën e vetme ndaj barbarizmit kapitalistë.

Mungesa e një strategjie të tillë në PK nuk mund të arsyetohet nga bilanci negativ i forcave, për shkak të pranisë ushtarake të Amerikës dhe trupat britanike në një seri të vendeve të Europës Perëndimore. PK-të duhet të formulojnë strategjinë e tyre pa marrë parasysh bilancin e forcave. U shënua një tërheqje graduale nga qëndrimi se midis kapitalizmit dhe socializmit nuk ka sistem ndërmjetës shoqëror, pra as pushtet politik të ndërmjetshëm midis pushtetit borgjeze dhe pushtetit revolucionar punëtorë.

Ky qëndrim vlen pa marrë parasysh bilancin e forcave, pavarësisht nga problemi që mund të veprojë si një katalizator në përshpejtimin e zhvillimeve, p.sh. mprehjen e kontradiktave ndër-imperialiste, lufta imperialiste, ndryshime në formën e pushtetit borgjez që mund të shkaktohen.

28. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore u rivendosën aleancat. Shtetet kapitaliste dhe forcat borgjeze dhe oportuniste që morën pjesë në luftën nacionalçlirimtare në çdo shtet (p.sh. forcat e socialdemokracisë), u bashkuan kundër lëvizjes komuniste dhe shteteve socialiste.

Në këto rrethana, u bënë edhe më shumë të dukshme pasojat negative të gërryerjes së theksuar oportuniste në disa seksione të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Uniteti ideologjik i plagosur rëndë dhe mungesa e lidhjes organizative e PK, me shpërbërjen e ΙK-së, nuk e lejojë formimin e një strategjie të pavarur dhe unike të lëvizjes komuniste ndërkombëtare kundër strategjisë së imperializmit ndërkombëtar.

"Zyra e Informimit" të PK-vë, [50] e cila u themelua në vitin 1947 dhe u vet-shpërbe në vitin 1956, si dhe konferencat ndërkombëtare të PK-vë, që bëheshin shpesh herë, nuk mundën që ti zgjidhnin me efikasitet problemet e mësipërme.

Sistemi imperialist ndërkombëtar mbeti i fortë pas luftës, pavarësisht nga përforcimi i padyshimtë i forcave të socializmit. Menjëherë pas luftës, imperializmi, nën hegjemoninë e SHBA-së, filloi "Luftën e Ftohtë". Përbëhej nga një strategji e hartuar me kujdes për të minuar sistemin socialist.

"Lufta e ftohtë", përfshinte organizimin e luftës psikologjike, intensitetin e pajisjeve ushtarake që të rraskapitej ekonomikisht BRSS-ja, rrjete minuese dhe dëmprurëse ndaj sistemit socialist nga brenda, provokime të hapura dhe nxitje të zhvillimeve kundërrevolucionare (p.sh. në Jugosllavi në periudhën 1947 - '48, në Republikën Popullore Gjermane në vitin 1953, në Hungari në vitin 1956, në Çekosllovaki në vitin 1968 etj.). Pasoi një politikë e diferencuar ekonomike dhe diplomatike kundër shteteve të reja socialiste për të thyer aleancën e tyre me BRSS-në, për të përforcuar kushtet për minimin oportunist të tyre.

Në të njëjtën kohë, sistemi imperialistë, me liderin e tyre SHBA-në, vazhdojë në krijimin e koalicioneve, ushtarake, politike, ekonomike dhe organizata ndërkombëtare të kreditimit si (NATO-s, Komunitetet Europiane, FMN-në, Banka Botërore, marrëveshje trans-nacionale tregtare). Këta siguronin koordinimin e shteteve kapitaliste, hidhnin urra në disa kontraste në mes tyre, për t'i shërbyer qëllimit të përbashkët strategjik të presionit të shumanshëm kundër sistemit socialist. Organizuan ndërhyrjet imperialiste, provokime sistematike dhe të ndryshme dhe fushata anti-komuniste. Përdorën armët më moderne ideologjike për të manipuluar popujt, për të formuar një klimë armiqësore kundër vendeve socialiste dhe të lëvizjes komuniste në përgjithësi. Shfrytëzuan devijimet oportuniste dhe problemet e unitetit ideologjike të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Ata mbështesin ekonomikisht, politikisht dhe moralisht, akoma dhe pakënaqësinë më vogël apo dhe mosmarrëveshje që shfaqej ndaj PKBS-së dhe BRSS. Ata jepnin miliarda dollarë, përmes buxheteve të tyre të shtetit, për këto qëllime.

29. Linja e "bashkëjetesës paqësore", siç u zhvillua gjatë viteve të para të pas luftës, në një farë mase në Kongresin e 19-të (Tetor 1952) [51] dhe kryesisht në atë të 20-të të PKBS-së (1956), [52] pranoi barbaritë kapitalist dhe agresionin e SHBA-së dhe Anglisë, për disa seksione të caktuara të klasës borgjeze dhe të forcave përkatëse politike në shtetet kapitaliste të Europës perëndimore, por jo si një element të pandarë të kapitalizmit monopol, të imperializmit. Kështu lejoi kultivimin e pikëpamjeve utopike që është e mundur që imperializmi mundet të pranojnë bashkëjetesën afatgjate me forcat që thyejnë mbizotërimin e tij universal.

Që nga Kongresi i 20-të i PKBS-së (Shkurt 1956) dhe nga pozicioni për "forma të ndryshme të kalimit në socializëm, nën kushte të caktuara", linja e "bashkëjetesës paqësore", u lidhë me mundësinë e kalimit parlamentar në socializëm në Europë, një strategji kjo që ekzistonte në disa dhe mbizotërojë në shumicën e PK-vë. Kjo pozitë ishte në thelb një rishikim i konkluzioneve nga përvoja revolucionare sovjetike dhe insistonte një strategji reformiste socialdemokrate.

U nënvlerësua strategjia unike e kapitalizmit kundër shteteve socialiste dhe lëvizjes punëtore në vendet kapitaliste. Kontradiktat midis shteteve kapitaliste, të cilat sigurisht që përmbanin edhe elementin e varësisë, siç ndodh në piramidën imperialiste, nuk u analizuan siç duhej. Mbizotërojë vlerësimi se ka pasur "marrëdhënie nënshtrimi dhe varësie" i çdo vendi kapitalist nga SHBA-ja.[53] U pranua strategjia e "qeverisjes anti-monopoliste", një formë shkalle ndërmjet kapitalizmit dhe socializmit, e cila nuk i zgjidhi problemet e "varësisë" nga SHBA-ja. Kjo linjë u pranua akoma edhe nga PK e SHBA-së, d.m.th nga PK-ja e vendit që mbante pozitën më të lartë në piramidën imperialiste. Në praktikën politike u shpreh me pjesëmarrjen e PK-ve në qeveri të menaxhimit të kapitalizmit në bashkëpunim me socialdemokracinë.

Kështu që, Parti Komuniste zgjodhën aleanca politike edhe me forca të klasës borgjeze, me ato që karakterizoheshin si "të menduarat në mënyrë kombëtare", në dallim nga ato të ashtuquajturat "të shitura te të huajt". Perceptime të tilla mbizotëruan edhe në atë pjesën e lëvizjes komuniste ku gjatë përçarjes të viteve 1960 ishin drejtuar nga PK e Kinës e cila ngriti rrymën maoiste.

Qëndrimi i shumë PK-ve përballë socialdemokracisë i bashkohej kësaj strategjie. Mbizotërojë në PK vlerësimi për dallimin e socialdemokracisë në atë "të djathtë" dhe krahut të "majtë", duke e dobësuar shumë frontin ideologjike kundër saj. Në emër të unitetit të klasës punëtore, PK-të bërën regrese serioze politike ideologjike, ndërsa deklaratat e unitet nga ana e socialdemokracisë nuk shikonin si qëllim për të përmbysur sistemin kapitalist, por për shkëputjen e klasës punëtore nga ndikimi i ideve komuniste dhe tjetërsimin e tij klasor.

Në Europën Perëndimore, në linjat e shumë PK-ve, me pretekstin e veçantive kombëtare të çdo shteti, mbizotëroj rryma oportunist e "Eurokomunizmit", e cila refuzonte determinizmin e revolucionit socialist, diktaturën e proletariatit dhe luftën revolucionare në përgjithësi.

Që nga të dyja pjesët e lëvizjes komuniste (në pushtet ose jo) u mbivlerësua fuqia e sistemit socialist dhe u nënvlerësua dinamika e rindërtimit të pasluftës e kapitalizmit. Në të njëjtën kohë, kriza u thellua në lëvizjen komuniste ndërkombëtare që fillimisht u shfaq me ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve PKBS - PK e Kinës dhe pastaj me formatimin rrymës së "Eurokomunizmit".

Nder-ndikimi i oportunizmit të atëhershëm bashkëkohorë mes PK-ve të vendeve kapitaliste dhe PK-ve në pushtet, u përforcua në kushte e frikës së një goditjeje bërthamore kundër shteteve socialiste, mprehje e luftës së klasave brenda shteteve socialiste (Europës Lindore dhe Qendrore) dhe luftëra të reja imperialiste (p.sh. kundër Koresë, në Vietnam). Taktika dredharake e imperializmit pati efekt në zhvillimin e oportunizmit në PK-të e vendeve socialiste, në minimin e ndërtimit socialist, si për minimin e luftës revolucionare në Europë dhe në mbarë botën kapitaliste. Kështu u përforcua, drejtpërdrejt ose indirekt, presioni imperialist në shtetet socialiste, duke shfrytëzuar, ndër të tjera, si rrymën e eurokomunizmit, ashtu dhe të trockizmit dhe maoizmit, të cilat, në njërën mënyrë ose në tjetrën, në një shkallë ose në tjetrën, mbështetën sulmet imperialiste kundër BRSS-së dhe shteteve të tjera socialiste.

 

VLERËSIMI I QËNDRIMIT TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

30. Kongresi i 14-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) (1991) dhe Konferenca Mbarëkombëtare e vitit 1995 në mënyrë autokritike vlerësuam si më poshtë: Ne si Parti nuk iu shmangem zbukurimit të socializmit, ashtu siç u ndërtua në shekullin e 20-të. Nënvlerësuam problemet që konfirmonim, duke i a atribuuar kryesisht faktorëve objektivë, i justifikonim si probleme të zhvillimit të socializmit, diçka që u provua që nuk i përkiste realitetit. Nënvlerësuam kompleksitetin e luftës me trashëgimitë e mbijetuara, ne mbivlerësuam kursin e zhvillimit socialist dhe nënvlerësuam fuqinë e sistemit imperialiste ndërkombëtar.

Autokritika jonë ka të bëjë me perceptimin tonë të gabuar për determinizmat socialiste dhe karakterin e kontrasteve në procesin e formësimit dhe zhvillimin të shoqërisë së re. Qëndrim i Partisë sonë ishte pjesë e problemit. Aftësia jonë për të nxjerrë konkluzionet e duhura u kufizua nga fakti se Partia jonë nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur nevojës që të arrinte plotshmërinë teorike, të promovojë studimin krijues dhe asimilimin e teorisë sonë, të përfitojë nga përvoja e pasur e luftës klasore, revolucionare, d.m.th të kontribuojë, edhe me forcat e veta, në zhvillimin krijues të pozicioneve ideologjike dhe politike, në bazë të rrethanave në evoluim. Në shkallë të lart, si Parti kemi pranuar vlerësime të gabuara teorike dhe zgjedhje politike të PKBS-së.

Ka ndikuar ndjeshëm në qëndrimin tonë formaliteti i marrëdhënieve që u shfaqën mes partive komuniste, miratimi pa asnjë kritikë i pozicioneve të PKBS-së në çështje teorike dhe ideologjike. Nga kjo përvojë e jona del konkluzioni se respektimi i përvojës së partive të tjera duhet kombinuar me një gjykimin objektiv të politikave dhe praktikave të tyre, me kritika shoqërore të gabimeve dhe të kundërshtimit ndaj devijimeve.

Konferenca e vitit 1995 kishte kritikuar faktin që Partia jonë pranojë pa kritika politikën e Perestrojkës, duke vlerësuar se bëhej fjalë për një politikë reforme në favor të socializmit. Ky fakt pasqyronte edhe përforcimin e oportunizmit në radhët e Partisë në atë kohë.

Trajtimi kritikë i qëndrimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj ndërtimit të socializmit nuk e diskrediton në asnjë mënyrë faktin se Partia jonë, e vetëdijshme për karakterin e saj internacionalistë gjatë gjithë kursit të saj, e mbrojti procesin e ndërtimit të socializmit - komunizmin në shekullin e 20-të, madje edhe me jetën e mijëra anëtarëve dhe kuadrove të saj. Ishte dhe është një zgjedhje e ndërgjegjshme e Partisë sonë, mbrojtja militante e kontributit të socializmit në shekullin e 20-të.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk shkojë në anën e atyre forcave, që, vinë prej lëvizjes komuniste, dhe në emër të kritikave ndaj BRSS-së dhe të vendeve të tjera, u udhëzuan në nihilizëm, në mohimin e karakterit të tyre socialist, në pranimin e propagandës së imperializmit, as nuk e rishikojë qëndrimin e mbrojtjes, pavarësisht nga dobësitë e saj.

 

ÇËSHTJE PËR STUDIME NË TË ARDHMEN

31. Në bazë të këtyre konsideratave dhe udhëzimeve, Komiteti i ri Qendror duhet të organizojë studim më të thellë dhe të nxjerrë konkluzione mbi një sërë çështjesh:

• Format e organizimit të pjesëmarrjes punëtore, të drejtat dhe detyrimet e tyre, në periudha të ndryshme të Pushtetit Sovjetik të tilla si: Komisionet Punëtore dhe Këshillat e Produktivitetit në vitet 1920, lëvizja Stakhanovicit në dekadën e viteve 1930, në konfrontim me "Këshille vetë-menaxhues" të perestrojkës. Marrëdhënia e saj me Planifikimin Qendror dhe të realizimit të karakterit të pronës shoqërore në mjetet e prodhimit.

• Zhvillimi i Sovjet-ëve si një formë e diktaturës së proletariatit. Si kryheshin marrëdhëniet "Parti – Sovjet  – forca punëtore dhe popullore" në faza të ndryshme të ndërtimit të socializmit në BRSS. Çështje në lidhje me degradimin funksional të njësisë së prodhimit si një celulë organizimi të pushtetit punëtor me heqjen e parimit të prodhimit dhe të zgjedhjes indirekte përmes kongreseve dhe asambleve. Efektet negative të tyre në përbërjen klasore të organeve më të larta shtetërore dhe në zbatimin e masës së revokimit.

• Zhvillimi i politikës së pagave, që u ndoq gjatë gjithë kursit socialist në BRSS. Evolucionin e strukturës së klasës punëtore. Studim të mëtejshëm të marrëdhënies individuale – shoqërore në prodhim dhe në shpërndarjen e produktit të prodhimit socialistë.

• Zhvillimin e marrëdhënieve pronësore dhe shpërndarjes në prodhimin bujqësor në BRSS. Të dallimeve ndërmjet punëtorëve në njësite socialiste të prodhimit dhe shërbimeve dhe shtresëzimin në prodhuesit individual bujqësor dhe në anëtarët e kooperativës.

• Zhvillimet në përbërjen e klasore të Partisë, në strukturën dhe funksionimin e saj dhe ndikimin e tyre në nivel ideologjik dhe në karakteristikat revolucionare të Partisë në tërësi, të anëtarëve dhe drejtuesve.

• Zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve - anëtarëve të Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke (KNER), si dhe marrëdhëniet ekonomike të shteteve anëtare - me shtetet kapitaliste, sidomos në periudhën që ndodhi tërheqje në ndërtimin socialist.

• Si u shpreh në shtetet e tjera socialiste forma (Republika Popullore) e pushtetit punëtorë, aleanca e klasës punëtore me shtresat mikroborgjeze dhe lufta që pati. Ndikimet borgjeze nacionaliste në disa opsione të partive në pushtet, p.sh. të PK të Kinës, të Bashkimit të Komunistëve Jugosllavë. Si ka ndikuar në karakterin e PK në pushtet, bashkimi pas vitit 1945, me seksionet e socialdemokracisë, p.sh. në Partinë e Bashkuar Punëtore Polake, në Partinë e Bashkuar Socialiste të Gjermanisë, në PK të Çekosllovakisë, në Partinë Punëtore Hungareze.

• Kursi i Internacionales Komuniste dhe zhvillimi i strategjisë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

• Zhvillimin e bilancit ndërkombëtar të forcave dhe në ndikimin e zhvillimit të oportunizmit në PK të BRSS-së. Shfaqjen e faktorëve që çuan në dominimin e oportunizmit në PKBS.

Ç. SOCIALIZMI, I NEVOJSHËM DHE I KOHËS. PASURIMI I PËRCEPTIMIT PROGRAMATIK PËR SOCIALIZMIN

SOCIALIZMI I NEVOJSHËM DHE I KOHËS

32. Në programin e Partisë përmendet se: «Përmbysjet kundërrevolucionare nuk ndryshojnë karakterin e epokës. Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i një rritje të re të lëvizjes revolucionare botërore dhe një seri të re të revolucioneve sociale". Betejat që kufizohen për të ruajtur disa përfitime, edhe pse janë të nevojshme, ato nuk mund të japin zgjidhje në thelb. E vetmja rrugëdalje me perspektiva deterministe mbetet socializmi, pavarësisht humbjes në fund të shekullit të 20-të.

Domosdoshmëria e socializmit del nga mprehja e kontradiktave të botës bashkëkohore kapitaliste, të sistemit imperialist. Buron nga fakti se në fazën imperialiste të zhvillimit të kapitalizmit, që karakterizohet nga dominimi i monopoleve, janë pjekur plotësisht kushtet materiale, që e bëjnë të nevojshme kalimi në një sistem më të lartë social-ekonomik.

Kapitalizmi e ka shoqërizuar prodhimin në një shkallë të paparë më parë. Por, mjetet e prodhimit, produktet e punës sociale përbëjnë pronën private, kapitaliste. Kjo kontradiktë është nëna e të gjitha fenomeneve të krizës në shoqëritë bashkëkohore kapitaliste: Papunësia dhe varfëria, që marrin përmasa shpërthyese kur ndodhin krizat ekonomike. Ditët e punës bëhen me orë të zgjatura, pavarësisht rritjes së madhe në produktivitetin e punës dhe njëkohësisht zgjerimin e punësimit me orar të pjesshëm. Mos plotësimi i nevojave sociale bashkëkohore për Arsim - kualifikim profesional, për parandalimin dhe rehabilitimin e shëndetit, sipas arritjeve bashkëkohore shkencore dhe teknologjike. Shkatërrime të mjedisit natyror në përmasa të mëdha me pasoja për shëndetin publik, për shëndetin e punëtorëve, mos marrje masash kundër fenomeneve natyrore pavarësisht se aftësive moderne teknologjike që ekzistojnë. Shkatërrime nga luftërat imperialiste, tregti droge dhe organesh njerëzore etj.

Njëkohësisht, kjo kontradiktë kapitaliste tregon dhe rrugën: Përputhjen e marrëdhënieve të prodhimit me nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese. Heqjen e pronës private në të gjitha mjetet e prodhimit, duke filluar nga më të përqendruarat, socializimin (shoqërizimin) e tyre, përdorimin e tyre të planifikuar në prodhimin shoqëror, me qëllim përmbushjen e nevojave sociale. Planifikim Qendror të ekonomisë nga pushteti revolucionar punëtorë socialist, kontroll punëtor. Qëllimi socialist është realist, sepse themelohet në vetë zhvillimin kapitalist. Cilësimi i tij nuk varet nga bilanci i forcave, domethënë nga kushtet brenda të cilave zhvillohet aktiviteti revolucionar të cilat mund të shpejtojnë ose të ngadalësojnë zhvillimet.

Fitorja e revolucionit socialist, fillimisht në një vend apo një grup vendesh, rezulton nga funksionimi i ligjit të zhvillimit jo të barabartë ekonomik dhe politik të kapitalizmit. [54] Kushtet që, revolucioni socialist të shtrohet në rendin e ditës nuk piqen njëkohësisht në të gjithë botën. Zinxhiri imperialist do të thyet në hallkën e tij më të dobët.

Detyra konkrete "kombëtare" e çdo PK-je është realizimi i revolucionit socialist dhe ndërtimi socialist në vendin e saj si një pjesë e procesit revolucionar botëror. Kjo do të kontribuojë në krijimin e një "socializmi të plotë" në kuadrin e "bashkëpunimit revolucionar të proletarëve të të gjitha vendeve". [55]

Qëndrimi leninist për hallkën e dobët nuk e injoron marrëdhënien dialektike kombëtare – ndërkombëtare në procesin revolucionar, e cila shprehet dhe nga fakti se kalimi në fazën më të lartë të komunizmit ka si parakusht fitoren e socializmit në mbarë botën, ose të paktën në vendet kapitalist të zhvilluara dhe me rëndësi të madhe në sistemin imperialist.

33. Nivelet e pjekurisë materiale për socializëm kanë diferenca mes shoqërive kapitaliste si rezultat i ligjit të zhvillimit të pabarabartë të kapitalizmit. Treguesi kryesor i zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste është shtrirja dhe grumbullimi i punës pagë.

Në kushtet e imperializmit vonesa relative kapitaliste mund të ushqejë mprehje të papritur kontradiktash, në vazhdim krizë revolucionare, por dhe mundësinë e fitores. Por niveli i vonesës social-ekonomike varësisht e bën të vështirë ndërtimin e ardhshëm socialist, luftën e të resë me të vjetrën. Shpejtësia e ndërtimit socialist ndikohet nga ajo që ka trashëguar.[56]

Por në çdo rast, niveli i së kaluarës kapitaliste, që trashëgon pushteti revolucionar – punëtor, nuk justifikon kundërshtimin e determinizmave themelore të revolucionit dhe të ndërtimit socialist. Ato kanë aplikim të përgjithshëm në të gjitha vendet kapitaliste, pavarësisht nga veçoritë e formuara historikisht, të cilat sigurisht që kanë ekzistuar në kursin e ndërtimit të socializmit në shekullin e 20-të. Me siguri që do të ekzistojnë edhe në ndërtimin e ardhshëm socialist, por që e cila do të fillojë mbi bazën e një zhvillimi kapitalist shumë më të lartë se ajo e Rusisë së vitit 1917.

 

PASURIMI I PËRCEPTIMIT TON PROGRAMATIK PËR SOCIALIZMIN

34. Kongresi i 15-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) e përcaktojë revolucionin që vjen në Greqi si socialist. Gjithashtu identifikoi karakterin e Frontit demokratik si anti-imperialist, anti-monopolist, (FDAA) si një aleancë social-politike të klasës punëtore dhe shtresave popullore, të cilat, në kushte të caktuara dhe nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), mund të zhvillohet në një front revolucionar të realizimit të revolucionit socialist. Kongreset pasuese, sidomos i 16-ti, pasuruan përmbajtjen programatike të Frontit.

Në Programin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) janë formuluar qëndrimet tona themelore për socializmin, që sot pasurojmë dhe zhvillojmë, duke shfrytëzuar nxjerrjen e konkluzioneve nga ndërtimi socialist në BRSS gjatë shekullit të 20-të, të bazuar në pozitat marksiste - leniniste që u përshkruan në Kapitalin B.

35. Monopolizimi i lartë që ka ndodhur, veçanërisht në vitet e fundit, përbëjnë parakushtin material për socializimin (shoqërizimin) e menjëhershëm të mjeteve të prodhimit në industri, tregtinë e koncentruar dhe turizëm, në mënyrë që pasuria që prodhohet të bëhet pronë shoqërore. Në bazë të socializimit (shoqërizimit), hiqet menjëherë çdo lloj aktiviteti biznesi – privat në fusha si Shëndetësi, Mirëqenie, Sigurimi Shoqëror, Arsim, Kulturë, Sport. Pronësia shoqërore dhe Planifikimi Qendror formojnë mundësinë për asgjësimin e papunësisë.

Planifikimi Qendror i ekonomisë në bazë të pronësisë shoqërore të mjeteve të koncentruara të prodhimit është marrëdhënie prodhimi komunist. Planifikimi Qendrore duhet të garantojë përparësinë e Nënpjestimit I në varësi ndaj Nënpjestimit II, riprodhimin analog të zgjeruar. Planet shtetërore mbulojnë qëllimet afatgjate, të ndërmjetme dhe afat-shkurtër në planifikimin e ndërtimit socialist, të mirëqenies sociale.

Organizohet zbatimin e Planifikimit Qendror sipas sektorit, nëpërmjet një trupi të vetëm shtetëror, të degëzuar në rajone dhe në kategori. Planifikimi bazohet në një përmbledhje qëllimesh dhe kriteresh të tilla si:

• Në Energji: Zhvillimi i infrastrukturës për përmbushjen e nevojave të prodhimit të planifikuar në mënyrë të centralizuar, uljen e varësisë energjetike të vendit, sigurimi i konsumit të bollshëm popullor dhe të lirë, siguria e punëtorëve në sektorë, si dhe të zonave të banuara, mbrojtja e shëndetit publikut dhe mjedisit. Në këtë drejtim politika e energjisë do të ketë si bosht: Shfrytëzimin e të gjitha burimeve të brendshme të energjisë (p.sh. qymyr, hidrike, erë, etj.), hulumtimin sistematik dhe kërkim të burimeve të reja, synimin e bashkëpunimit ndërshtetëror reciprok të dobishëm.

• Në Transport i jepet prioritet transportit publik në lidhje me atë individual, në ndërtime hekurudhash për transportin në pjesët e tjera të vendit. Planifikohet në bazë të veprimit të ndërlidhur dhe plotësues me të gjitha format e transportit, me synimin lëvizjen e shpejtë dhe të lirë të personave dhe mallrave, për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, për zhvillimin e planifikuar për eliminimin e pabarazisë rajonale, kontrollin e plotë të mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit socialist. Një parakusht për arritjen e objektivave në zhvillimin e transportit është planifikimi i një infrastrukture të tillë si - porte, aeroporte, stacione hekurudhore, akse rrugore - dhe të industrisë së prodhimit të mjeteve të transportit. Po ashtu edhe për telekomunikacionin, për përpunimin e lëndëve të para, sektorët e prodhimit industrial, veçanërisht në prodhimin e makinerive, me synim që sa më shumë të jetë e mundur një ekonomi sa më të pavarur, duke reduktuar varësinë e saj nga tregtia e jashtme dhe marrëdhëniet me ekonomitë kapitaliste në fusha të tilla kritike.

• Socializohet (shoqërizohet) toka, ndërmarrjet e mëdha kapitaliste në bujqësi, formohen njësitë e prodhimit shtetëror për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore si lëndë e parë ose të konsumit të drejtpërdrejt.

• Promovohet kooperativizmi produktiv i fermerëve të vegjël dhe të mesëm, të cilët kanë të drejtën e shfrytëzimit të tokës si një instrument produktiv. Fillimisht fermerët e vegjël dhe të mesëm marrin pjesë duke marrë parasysh shpërndarjen e tokës dhe të njësive blegtorale, me të cilat iu bashkuan kooperativës. Masa e socializimit (shoqërizimit) të tokës përjashton, nga njëra anë, mundësinë e përqendrimit të tokës brenda ose jashtë kooperativës dhe, nga ana tjetër, ndryshimin e përdorimit dhe të tregtisë së tokës. Realiteti grek nuk kërkon rishpërndarjen e tokës. Ata fermerë që nuk kanë tokë do të punësohen në njësitë e organizuara bujqësore shtetërore. Në të njëjtin drejtim promovohet kooperativa produktive për prodhimin e vogël të mallit në qytet.

Kooperativa prodhuese do të krijojë kushtet për zgjerimin e marrëdhënieve komuniste në të gjithë sektorët e ekonomisë, me grumbullimin e prodhimit të mallit të vogël, organizimin e saj, ndarjen e punës brenda kooperativës, rritjen e produktivitetit të punës, shfrytëzimin e teknologjisë së re. Formohet sistemi i shpërndarjes së produkteve kooperativiste përmes stacioneve shtetërore dhe kooperativiste. Planifikimi Qendrore vendos proporcionet mes produktit që shpërndahet nëpërmjet tregut kooperativist (edhe çmimin e saj), dhe të atij që shpërndahet përmes mekanizmit shtetëror. Synimi objektiv është që gradualisht i gjithë produkti i kooperativave të shpërndahet nëpërmjet një aparati të vetëm shtetëror. Kooperativat prodhuese lidhen me Planifikimin Qendror me plane prodhimi dhe plane konsumi të lëndëve të para, energjie, të makinerive të reja dhe të shërbimeve.

Shfrytëzohen arritjet e reja të teknologjisë dhe shkencës, me synim reduktimin e kohës së punës, zgjerimin e kohës së lirë, e cila mund të shfrytëzohen për rritjen e nivelit arsimor – kulturor, për arritjen e aftësisë së pjesëmarrjes thelbësore në kontrollin e administratës, në institucionet e pushtetit.

• Organizohet nga institucionet shtetërore - institucione të larta arsimi, institutet etj., kërkimet shkencore, të cilat i shërbejnë Planifikimin Qendror, drejtimin e prodhimit dhe shërbimeve shoqërore, me synim zhvillimin e mirëqenies sociale.

36. Një pjesë e produktit shoqëror shpërndahet në bazë të nevojave, duke mbuluar në mënyrë të barabartë dhe falas shërbimet publike Shëndetësi, Arsim, Mirëqenie, Siguria Shoqërore, rekreative, mbrojtjen e fëmijëve dhe e të moshuarve, shërbime shumë të lirë (dhe në disa raste falas) të transportit, telekomunikacionit, energjisë dhe furnizimi me ujë për konsum popullor etj.

Formohen infrastruktura shtetërore sociale që ofrojnë shërbime sociale me cilësi të lartë për të përmbushur nevojat që sot trajtohen në mënyrë familjare ose individuale (p.sh. restorante në vendet e punës, në shkolla).

• Jepen te të gjithë fëmijët të moshës parashkollore edukim para-shkollor i detyruar publik dhe falas.  Sigurohet arsim i përgjithshëm publik ekskluzivisht falas (themelore) dymbëdhjetëvjeçar për të gjithë përmes një tipi shkollor me një strukturë unike, programi, drejtimi dhe funksionimi, përbërjes së lëndëve, personel të trajnuar e kualifikuar në mënyrë unike. Sigurohet ekskluzivisht publik dhe falas trajnim profesional pas arsimit të përgjithshëm (bazë) të detyrueshëm. Përmes një sistemi edukimi të shkollës së lartë ekskluzivisht publik dhe falas formohet potenciali shkencor i përshtatshëm që të ushtrojë mësimdhënien në institucionet arsimore, për të kuadruar si staf shumë i kualifikuar degët e hulumtimit, të prodhimit të socializuar (shoqërizuar) dhe shërbimet shtetërore.

• Themelohet sistem ekskluzivisht publik dhe falas i Shëndetësisë dhe Mirëqenies. Prodhimi  i drejtpërdrejtë social (mjetet socializuara të prodhimit, Planifikimi Qendror, kontrolli punëtor) krijon kushtet materiale, në mënyrë që ekonomia e zhvilluar socialiste - në varësi nga shkalla e zhvillimit - të sigurojë te të gjithë anëtarët e shoqërisë kushte të barabarta për kujdesin shëndetësor dhe të mirëqenies sociale si mall shoqëror e jo si mall për shitje. Jepen si një kusht për të siguruar zhvillimin fizik dhe mirëqenien mendore, intelektuale dhe kulturore të njeriut, të cilat varen nga kushtet e punës dhe të jetesës, kushtet e përgjithshme mjedisore dhe sociale që prekin aftësinë e tij për të punuar dhe aktivitet social.

37. Me formulimin dhe zbatimin e planit të parë shtetëror menjëherë kufizohet funksionimi i marrëdhënieve mall-para. Kufizimi i vazhdueshëm me perspektivë eliminimin e tyre është e lidhur me zgjerimin e planifikuar të marrëdhënieve komuniste në të gjithë prodhimin dhe shpërndarjen, me zgjerimin e shërbimeve sociale për një pjesë gjithnjë e më të madhe të nevojave të konsumit individual. Paraja gradualisht e humbet përmbajtjen e saj si formë e vlerës, funksionin e saj si një mjet i shkëmbimit të mallrave dhe shndrohet në një dëshmi të punës për qasjen e punonjësve në pjesën e produktit shoqëror që shpërndahet në bazë të punës së tyre.

Qasja në këto produkte përcaktohet nga oferta e punës individuale e secilit në punën e përgjithshme shoqërore. Masa e ofertës individuale është koha punës, që përcakton projekti dhe që lidhen me objektiva të tilla si: Kursim materialesh, zbatimin e teknologjive më produktive, një organizim më racional të punës, ushtrim llogaridhënie në administrata – drejtori.

Nevojat e përgjithshme të prodhimit shoqëror llogariten në kohën e punës, kushtet materiale të procesit të prodhimit, në të cilën bashkohet pjesa "personale" e punës, nevojat e veçanta të prodhimit shoqëror (p.sh. lëvizja e personelit punëtorë në zona të përzgjedhura, sektorë produktivë me prioritet) dhe nevoja të tjera të veçanta sociale (si amësia, njerëzit me aftësi të kufizuara). Formohen stimuj për zhvillimin e qëndrimit pararojë komunist për organizimin dhe ekzekutimin e punës, për rritjen e përgjithshme të efektivitetit të kolektivit në njësinë e prodhimit ose të shërbimit shoqëror, si rezultat i punëve të ndryshme specifike të kombinuara. Stimujt kanë synim të zvogëlojnë punën e thjeshtë të pakualifikuar dhe manuale, reduktimin e orarit të punës, të kombinuar me qasjen në programe arsimore, shërbimet e argëtimit, kulturës, me përfshirje në kontrollin punëtor. I hedhim poshtë stimujt në formë paraje.

Me parimin e mësipërm formohet politika përkatëse e të ardhurave në para me tendencë zbutjen dhe në vazhdim eliminimin e dallimeve në të ardhura parash nga puna. Çfarë do devijim i përkohshme, që synon të tërheqë specialistë në sektorë të caktuar të ekonomisë, trajtohet me projektim, duke i dhënë përparësi rritjes të së ardhurave nga puna të rrogave më të ulëta të punëtorëve.

Planifikimi Qendror në afat të mesëm dhe të gjatë ka për qëllim në zhvillimin e përgjithësuar të kapaciteteve për punë të specializuar, si dhe rotacioneve në ndarjen teknike të punës, në zhvillimin e përgjithësuar të produktivitetit të punës dhe të reduktimit të kohës së punës, në perspektivën e eliminimit të dallimeve mes punës ekzekutive dhe drejtuese, mes punës manuale dhe intelektuale.

• Ndryshojnë rolet dhe funksionet e Bankës Qendrore. Regjistrimi i funksionit të parasë në kuptimin e qarkullimit të mallrave kufizohet në shkëmbimin e prodhimit socialist me bujqësinë e kooperatovizuar dhe në përgjithësi me prodhimin e mallrave të një pjesë të produkteve të konsumit që nuk prodhohen nga njësitë socialiste të prodhimit, deri në eliminimin e plotë të prodhimit të mall-tregtisë. Mbi këtë bazë kontrollon funksionet përkatëse të organizmave të caktuara shtetërore të specializuara të kreditit për kooperativat bujqësore dhe të tjera prodhuese dhe të disa prodhuesve të vegjël të mallrave.

E njëjta gjë vlen edhe për tregtinë ndërkombëtare - komerciale trans-nacionale, turistike - për aq kohë sa do të ekzistojnë shtete kapitaliste në Botë. Mbi këtë bazë, si pjesë e Planifikimit Qendror, regjistron rezervat e arit ose të mallrave të tjera me funksionim të valutës mbar-botërore. Formohet rolin i ri i Bankës Qendrore në ushtrimin e kontabilitetit të përgjithshëm shoqëror dhe lidhet me instrumentin dhe objektivat e Planifikimit Qendror.

38. Ndërtimi socialist nuk pajtohet me pjesëmarrjen e vendit në bashkësitë imperialiste, të tilla si BE dhe NATO. Pushteti revolucionar, sipas traktateve ndërkombëtare dhe përrethin e vendit, do të kërkojë të zhvillojë marrëdhënie ndërshtetërore, me përfitime reciproke, midis Greqisë dhe vendeve të tjera, veçanërisht me shtete që niveli i tyre i zhvillimit, natyra e problemeve dhe interesave imediate të jenë në gjendje të sigurojnë një bashkëpunim të tillë të dobishëm. Shteti socialist do të kërkojë bashkëpunimin me shtetet dhe popujt, të cilat, objektivisht, kanë interes të drejtpërdrejtë ti rezistojnë qendrave ekonomike, politike dhe ushtarake të imperializmit, para së gjithash me popujt e tjerë që në vendet e tyre ndërtojnë socializmin. Do të synojë që të shfrytëzojë të gjitha "përçarjet" që do të ekzistojnë në "frontin"  imperialist për shkak të kontradiktave ndër-imperialiste, për ruajtjen dhe forcimin e revolucionit dhe të socializmit. Greqia socialiste, besnike ndaj parimeve të internacionalizmit proletar, do të jetë, në kuadër të mundësive të saj, mbështetëse për lëvizjen globale anti-imperialiste, revolucionare komuniste.

39. Pushteti revolucionar i punëtorëve, diktatura e proletariatit, ka për detyrë të parandalojë përpjekjet e klasës borgjeze dhe të reaksionit ndërkombëtar të restaurojë pushtetin e kapitalit. Ka për detyrë të krijojë shoqërinë e re, me heqjen e shfrytëzimin të njeriut nga njeriu. Funksionimi i saj nuk është vetëm represive – organizative. Është krijues ekonomike, politike, kulturore, edukuese, mbrojtëse, nën drejtimin e Partisë. Do të shprehi një formë më të lartë të demokracisë, me karakteristik thelbësore pjesëmarrjen aktive të klasës punëtore, të popullit, në zgjidhjen e problemeve kryesore të ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe në kontrollin e pushtetit dhe institucioneve të saj. Është instrument i luftës së klasave së klasës punëtore, e cila vazhdon me forma të tjera dhe në rrethanat e reja.

Centralizmi demokratik është parimi themelor në themelimin dhe funksionimin e shtetit socialist, në zhvillimin e demokracisë socialiste, në drejtimin e njësitit prodhues, të çdo shërbimi social.

Pushteti revolucionar punëtor do të bazohen në institucionet që do të lindi lufta revolucionare e klasës punëtore dhe e aleatëve të saj. Institucionet borgjeze parlamentare do të zëvendësohet nga institucionet e reja të pushtetit punëtor.

Celulat e pushtetit punëtor do të jenë njësitet e prodhimit, vendet e punës, ku aty do të ushtrohet kontrolli punëtor dhe ai social i drejtimit. Nëpërmjet komuniteteve produktive, do të zgjidhen dhe do të shkarkohen (kur është e nevojshme) përfaqësuesit e punonjësve në organet e pushtetit. Për sa i përket rinisë që nuk gjendet në prodhim (studentët) do të marrin pjesë në zgjedhjen e përfaqësuesve përmes njësive arsimore. Me mënyrë të veçantë, duke përdorur organizatat masive dhe njësitet e shërbimeve të veçanta, do të realizohet pjesëmarrja e grave që nuk punojnë dhe e pensionistëve.

Vendoset dhe garantohet praktikisht ushtrimi i kontrollit punëtor dhe shoqëror, kritika e papenguar ndaj vendimeve dhe menaxhimeve që pengojnë ndërtimin socialist, denoncimi i papenguar i arbitrariteteve subjektive, ndaj drejtuesve me qëndrim burokratik, të dukurive të tjera negative dhe devijimeve nga parimet socialiste – komuniste.

Përfaqësimi i fermerëve të kooperativizuar dhe e atyre që prodhojnë mallra me pakicë të vogël vendos aleancën e tyre me klasën punëtore. Përbërja e organeve të larta formohet nga zgjedhja e delegatëve nga delegatët e mëposhtëm, nëpërmjet Forumeve përkatëse. Garantohet, shumica e përfaqësuesve të këtyre organeve të vijnë nga punëtorët të njësisë prodhuese socialiste dhe nga shërbimet sociale publike.

Aparati i lartë i pushtetit është Forum punonjës –nxjerr ligje dhe administron njëkohësisht– në kuadrin e të cilit bëhet ndarja në mes të detyrave legjislative dhe ekzekutive. Nuk është Parlament, përfaqësuesit nuk janë të përhershëm, por të revokueshëm, nuk shkëputen nga prodhimi, por shkëputen për afatin e mandatit të tyre, sipas nevojave të punës si përfaqësues. Ata nuk mbajnë asnjë privilegj të veçantë ekonomik nga pjesëmarrja e tyre në organet e pushtetit. Nga organi i lartë përcaktohen qeveritë, krerët e sektorëve të ndryshëm ekzekutiv (ministri, drejtori, komisione, etj.).

Formohet Kushtetuta revolucionare dhe legjislacioni revolucionar, që korrespondon me marrëdhëniet e reja shoqërore – të pronësisë shoqërore, Planifikimit Qendror, kontrollin e punëtorëve – dhe mbron ligjshmërinë revolucionare. Në korrespondencë formohet Legjislacioni Punëtor, Familjar, të gjitha konsolidimet ligjore të marrëdhënieve të reja shoqërore. Themelohet sistem i ri gjyqësor, i cili bazohet në lidhjet popullore revolucionare të dhënies së drejtësisë. Institucionet e reja gjyqësore janë nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të institucioneve të pushtetit. Trupi Gjyqësor ngrihet nga gjykatës popullor të zgjedhur dhe të revokueshëm, si dhe nga staf të përhershëm gjyqësor, i cili jep llogari në institucionet e pushtetit punëtorë.

Në detyrat e pushtetit punëtor revolucionarë është zëvendësimi i të gjitha mekanizmave administrative me të reja që janë në korrespondencë me karakterin e shtetit proletar. Shfrytëzimi i strukturave dhe i stafit që vinë nga mekanizmi i vjetër i shtetit ka si parakusht riedukimin e tyre revolucionar. Ora e punës, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve rregullohen sipas të Drejtës Revolucionare. Udhëheqja e partisë, pa ndonjë privilegj shtesë, garanton avancimin e drejtimeve të mësipërme.

Organet e reja të vigjilencës revolucionare dhe të mbrojtjes mbështeten në pjesëmarrjen punëtore dhe popullore, por edhe në stafin e përhershëm profesional.

Në vendin e ushtrisë borgjeze dhe trupave represive, që janë thyer plotësisht, krijohen institucione të reja, në bazë të luftës së armatosur revolucionare për të shtypur rezistencën e shfrytëzuesve dhe të mbrojtjes së Revolucionit. Sigurohet roli udhëheqës i Partisë për njësitë ushtarake dhe forcat e ruajtjes së Revolucionit. Stafi drejtues i tyre formohet në bazë të qëndrimit të tyre ndaj Revolucionit.

Gradualisht formohen, nëpërmjet shkollave produktive të reja ushtarake, një personel i ri, i zgjedhur kryesisht nga të rinjtë me origjinë punëtore. Edukohen me parimet e pushtetit të ri. Shfrytëzohet përvoja pozitive e ndërtimit socialist, ku detyrat e ruajtjes së arritjeve revolucionare nuk zbatohen vetëm nga Trupat e përhershme të veçanta, por edhe me përgjegjësi popullore nga komitete punëtore me shërbim etj.

40. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), si pararoja e klasës punëtore, e ka për detyrë të udhëheqë luftën e saj për konvertimin e plotë e të gjitha marrëdhënieve shoqërore në komuniste.

Roli revolucionar udhëheqës i saj garanton me anë të përpjekjeve të vazhdueshme asimilimin e thellë dhe zhvillimin e teorisë marksiste – leniniste, të komunizmit shkencor, me integrimin e arritjeve bashkëkohore shkencore dhe interpretimin klasor të problemeve që lindin gjatë themelimit dhe zhvillimit të formimit social-ekonomik komunist.

Është e rëndësishme që në çdo fazë të sigurohet përbërja proletare e Partisë, duke pasur parasysh se shoqëria socialiste nuk është në homogjenë, dhe se ka kontradikta shoqërore.

Roli udhëheqës revolucionar i Partisë konfirmohet nga aftësia e saj për të vënë në lëvizje pjesëmarrjen punëtore dhe kontrollin, para së gjithash në njësinë e prodhimit dhe në shërbimin social.

Roli i Partisë nuk është thjesht edukator – ideologjik. Ajo është partia e klasë që ka pushtetin me rol udhëheqës në të. Pra PK-ja ka marrëdhënie direkt udhëheqëse organizative me të gjitha strukturat e diktaturës së proletariatit. Jep drejtim strategjik. Merret me të gjitha çështjet e rëndësishme politike që kanë të bëjnë me ushtrimin e pushtetit, mobilizon klasën punëtore për të kontrolluar pushtetin dhe drejtimin e prodhimit.

 

 

 

EPILOGU

Si parti do ti japim vazhdim studimit dhe hulumtimit, në konsolidimin më të mirë të konkluzioneve edhe për çështjet që deri më sot nuk i kemi trajtuar plotësisht. Aq sa e rëndësishme është kjo, po aq e rëndësishme është dhe analiza jonë aktuale për socializmin – komunizmin që të asimilohet nga të gjitha forcat e partisë, nga djemtë dhe vajzat e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), nga miqtë e Partisë.

Nga kjo detyre vlerësohet dhe aftësia e Partisë për të lidhur në mënyrë të përsosur strategjinë e saj me luftën e përditshme, të përpunojë synimet për problemet akute të punonjësve, në lidhje me strategjinë për pushtimin e pushtetit nga revolucioni punëtorë dhe ndërtimin socialist.

 

Shkurt 2009

Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

 

 

1. Shkolla e Universitetit Ekonomik Lomonosof të Moskës, "Ekonomia Politike", vëll. 4, bot. Gutenberg, 1980, fq. 150.

2. "Enciklopedia e Madhe Sovjetike", vell. 31, fq. 340, i referohet ligjit me titull "Parimet e legjislacionit në BRSS dhe të Republikave të Bashkuara për punësimin."

3. V. I. Lenin "Veprat", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", Vëllimi 43, fq. 57 dhe fq. 79, Vëllimi 44, fq. 191-200.

4. V. I. Lenin "Veprat" Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", vëll. 39. fq. 15.

5. K. Marks, "Kritika e Programit Gotha", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", fq. 22.

6. K. Marks, "Kapitali", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", Vëll 1, fq. 91-92.

7. K. Marks, "Kritika e Programit Gotha", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", fq. 21, 22, 23 dhe Fr. Engkels, "Anti-Duhring" Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", 2006, fq 328-329 -.. 330.

8. K. Marks, "Kapitali" Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", vëll 1, fq 91 – 92. "Koha", si një masë e punës në prodhimin socialist duhet të trajtohet "vetëm si një paralele me prodhimin mall për treg".

9. K. Marks, "Kapitali", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", Vëll. 2, fq. 357.

10. V. I. Lenin, "Për revolucionin tonë", "Veprat", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", Vëll 45.

11. Në prag të Luftës së Parë Botërore pati në atë kohë një zhvillim të madh dhe grumbullim të klasës punëtore në Rusi: është vlerësuar në 15 milionë numri i përgjithshëm i punëtorëve, prej të cilëve 4 milionë punëtorë Industrie dhe hekurudhash. Gjithashtu, ishte vlerësuar se nga punëtorët industrial 56.6% ishin të përqendruar në industri me nga 500 e më shumë të punësuar. Nga pikëpamja e pjesës në shumën globale të prodhimit industrial mbante vendin e 5-të dhe të 4-tin në shumën europiane. Natyrisht, periudha e rritjes industriale kishte filluar në fund të dekadës së parë të shekullit të 20-të. Sektorët e mjeteve të prodhimit kishin rritur prodhimin e tyre plus 83% në periudhën 1909 – 1913 (rritje mesatare vjetore prej 13%). Megjithatë, industria e madhe kapitaliste ishte e përqendruar në gjashtë zona: Në atë Qendrore, Veri/Perëndimore (Petrograd), Baltik, Jugore, Poloni, Urali, në të cilat ishin të përqendrua rreth 79% e punëtorëve në industri dhe prodhoheshin 75% e prodhimit të përgjithshëm industrial. Pabarazia e thellë që karakterizonte ekonominë e Perandorisë Ruse në prag të Luftës së Parë Botërore pasqyrohet në statistikat e kohës, pavarësisht problematikave të tyre. Klasa punëtore sapo i afrohej 20% të popullsisë së përgjithshme (nga burime të ndryshme ndërmjet 17% - 19.5%). Prodhuesit e vegjël të mallrave (fermerët, artizanët, të vetëpunësuar të tjerë) përbënin 66.7% dhe klasat shfrytëzuese 16.3% (prej tyre 12.3% ishin kulakët).

Akademia e Shkencave të BRSS-së "Ekonomia Politike", Shtëpia Botuese "Kipreu", 1960, fq. 542. "Enciklopedia e Madhe Sovjetike", vëll. 31, fq. 183-185.

12. Në vitin 1913 Prodhimi Kombëtar Bruto (PKB) e Rusisë ka qenë 11.5% për frymë ndaj asaj të SHBA-ve. 2/3 e popullsisë pothuajse ishte krejtësisht analfabete.

13. Këtë drejtim përpunojë Kongresi i 15-të (1927). PK (b) i jepte rëndësi rritjes së produktivitetit të familjes vogël dhe të mesme, në pajisjen teknologjike. Shtetëzimi i tokës nuk binte në kundërshtim me të drejtën e përdorimit të tokës nga bujqit e vegjël dhe të mesëm. Ishte e favorshme për bujqësinë familjare të vogël dhe për format e bashkimit të  bujqve të vegjël nga format më të thjeshta, të “miqësisë” si dhe të “artel” (forma bashkëpunimi fshatar në Rusinë e shekullit të 19-të) . Politika ndaj bujqësisë së vogël familjare, ndaj prodhimit të vogël, ishte marrëdhënie ndihme dhe jo lufte. E refuzonte asgjësimin e organizimit më të ulët të prodhimit në emër të më të madhit. Njëkohësisht, paraqiste avantazhet e fermave kolkoze dhe sovkoze (kooperativiste dhe ferma). Paralelisht, synonte kundër-luftimin e pjesëve të caktuara të kulakëve në fshat dhe më pas zhdukjen e klasës kulake.

14. Vendimi i KQ 15.3.1930 dhe artikull personal i J.V Stalinit ( "Dehje nga sukseset" I.V Stalin, "Veprat", vëll. 12, fq. 187-195 Shtëpia Botuese Shtetërore e Literaturës Politike, OGIZ, Moskë 1949, dhe e përkthyer nga teksti rusisht dhe redaktuar nën kujdesin e Komisionit të redaktimit pranë K.Q të Partisë së Punës të Shqipërisë, Tiranë 1953 ), ku identifikohen gabime, të cilat e vështirësonin stabilizimin e aleancës punëtore – fshatare, mbante qëndrim pozitiv për njohjen e gabimeve dhe korrigjimin e tyre në të gjitha ato zona ose raste që ishte e mundur të bëhej dhe nuk ishin krijuar akte nga devijimi apo nga rruga e gabuar.

15. "Çështja Sahtinsk" ka të bëjë sabotimet që u kryen në Industrinë e qymyrit në zonën e Donbasit nga specialistë borgjez, kuadro të industrisë, të cilët ishin shfrytëzuar nga pushteti sovjetik në organizimin dhe drejtimin e prodhimit. Në gjyqin që u realizua në vitin 1928, u vërtetua se këta kuadro ishin të lidhur me pronarë të vjetër kapitalist të minierave që kishin ikur jashtë vendit. Sabotazhet ishin pjesë e një plani të përgjithshëm për minimin e industrisë socialiste dhe të pushtetit sovjetik.

16. Pavarësisht nga sukseset që kanë ekzistuar në përmbushjen e planit të katërt pesëvjeçar (1946 -1950), nga udhëheqja e PKBS-së në atë periudhë theksoheshin problemet e mëposhtme: Ritme të avashta në importimin e arritjeve të reja të shkencës dhe teknikës në një numër sektorësh të prodhimit industrial dhe bujqësor. Fabrika me pajisje teknike të vjetërsuara dhe produktivitet i ulët, prodhim të mjeteve prodhuese dhe makineri të teknologjisë së kaluar. Fenomene amullie, rutine, inerci në menaxhimin e fabrikave, indiferencë për futjen e progresit teknik, si një lëvizje të vazhdueshme për zhvillimin e forcave prodhuese. Vonesë në rikuperimin e prodhimit bujqësor, rendimente të ulëta për hektar në kultivimin e drithërave, produktivitet të ulët në prodhimin blegtoral, prodhimi i përgjithshëm i së cilës nuk e kishte arritur nivelin e para luftës, duke pasur si rezultat mungesën e mishit, qumështit, gjalpit, perimeve dhe frutave që ndikonin mbi qëllimin e përgjithshëm për rritje e nivelit të mirëqenies sociale.

Burimi: G. Malenkof, "Ekspozita e veprimtarisë të KQ të PK (b) të BRSS-së në Kongresin e 19-të të Partisë", Shtëpia Botuese, KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), fq 48-64.

17. G. Malenkof, "Ekspozita e Veprimtarisë të KQ të PK (b) të BRSS-së në Kongresin e 19-të të Partisë", Shtëpia Botuese, KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), fq. 60.

18. I. V. Stalin, "Problemet ekonomike të socializmit në BRSS", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", 1998, fq. 77-78.

19. I. V. Stalin, "Problemet ekonomike të socializmit në BRSS", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi" , 1998, fq. 44.

20. "Nuk ka dyshim se me eliminimin e kapitalizmit dhe të sistemit të shfrytëzimit, dhe me forcimin e sistemit socialist në vendin tonë, duhet zhdukur kontrasti i interesave midis qytetit dhe fshatit, midis industrisë dhe ekonomisë bujqësore. Dhe kështu u bë... Sigurisht që punëtorët dhe fshatarësia kolkoz-iane, megjithatë, përbëjnë dy klasa të cilat dallohen nga njëri-tjetra nga vetë vendndodhja e tyre. Por, ky ndryshim në asnjë mënyrë nuk e dobëson miqësinë e tyre. Në të kundërtën, interesat e tyre gjenden në të njëjtin drejtim të përbashkët, në drejtimin e forcimit të sistemit socialist dhe të fitores komuniste (...)

Nëse e marrim, për shembull., dallimin midis ekonomisë bujqësore dhe të industrisë, atëherë do të arrijmë në përfundimin se kushtet e punës në ekonominë bujqësore ndryshojnë nga kushtet e punës në industri, por mbi të gjitha dhe kryesisht se në industri ne kemi pronësi shoqërore të mjeteve të prodhimit dhe në produktin e prodhimit, ndërsa në ekonominë bujqësore kemi jo sociale, por pronësi grupore, kolkoze. E kemi thënë se kjo situatë çon në ruajtjen e qarkullimit të mallrave me mënyrë tregu, se vetëm me zhdukjen e kësaj diference midis industrisë dhe ekonomisë bujqësore, mund të zhduket prodhimi i mallrave tregu me të gjitha pasojat që rrjedhin prej saj. Pra, nuk mund të mohojë dikush se eliminimi i kësaj diference thelbësore mes ekonomisë bujqësore dhe asaj industriale duhet të ketë për ne një rëndësi primare".

I. V. Stalin, "Problemet ekonomike të socializmit në BRSS", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", 1998", fq. 50, 51, 52.

21. G. M. Malenkof "Ekspozita e veprimtarisë e KQ të PK (b) të BRSS-së në Kongresin e 19-të të Partisë", 5 Tetor 1952, Shtëpia Botuese, KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

22. Ka pasur shumë kolkoze të vogla me 10-30 familje, me parcela të vogla toke, ku nuk ishin shfrytëzuar plotësisht mjetet teknike dhe ku shpenzimet e lëvizjes – menaxhimit ishin shumë të larta.

23. Vonesë në zhvillimin e një mekanizmi, i cili do të reflektonte në Planifikimin Qendror përmasat e nevojshme ndërmjet industrive dhe sektorëve të ekonomisë.

24. Ka rëndësinë e saj për të parë se si u karakterizuan nga forcat borgjeze reformat e 1965-ës:

a) U karakterizuan nga mendimi ekonomik borgjez si një kthim në kapitalizëm (botime të "Economist", "Financial Times").

b) Kishin mbështetjen e ekonomistëve borgjeze Perëndimore të shkollës Keynesian dhe të socialdemokracisë, të cilët i karakterizuan këto "reforma" si një përmirësim të planifikimit me luftim kundër burokracisë.

25. "Sovkozet" u shfuqizuan në vitin 1965 dhe u kthyen ministritë sipas sektorëve.

26. Traktorë etj. deri atëherë ishin në pronësi të shtetit, konkretisht ishin të mbledhur në stacione (SMT) dhe i trajtonin punëtorët.

27. Në Shkurtin e vitit 1958, Pleniumi i KQ të PKBS-së vendosi për shpërbërjen e SMT-ve (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve) dhe shitjen e mjeteve të tyre teknike te kolkozet, një politikë kjo që çoi në zgjerimin e madh të pronës kolkoze dhe tkurrje të pronës sociale.

28. Pleniumi i KQ të PKBS-së në Mars 1965, me raport të L. Brezhnjevit me Temë: ". Masat emergjente për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë bujqësore të BRSS-së"

29. Deri në vitin 1958 në BRSS përdoreshin forma të furnizimit të produkteve bujqësore nga kolkozet, të cilat kufizonin elementin tregtar apo ishte vetëm formalisht, në formë mallrash, jo në thelb: Furnizime të detyrueshme me çmime të ulëta furnizuese, që kishin fuqinë e tatimit, kontratës, d.m.th. shitja prej kolkozeve të produkteve të tyre në bazë të kontratës me organizatat e furnizimit, shpërblime me mall për punën e SMT-ve, blerjen e produkteve mbi parashikimet e detyrueshme me çmime më të lartë se furnizimi. Sistemi i furnizimit u zbatua në 1932-1933. Marrëveshja u shfaq më herët dhe u zgjerua në furnizimin e bimëve industriale.

30. Në vitin 1970 prodhuesi ndihmues i vogël (familjarë) në BRSS prodhonte 38% të perimeve, 35% të mishit dhe 53% të vezëve. Në përgjithësi, prodhuesit ndihmës të vegjël (familjarët) prodhonin 12% të prodhimit të ekonomisë bujqësore që shiteshin në treg (8% e prodhimit të mallrave të bujqësisë dhe 14% e blegtorisë).

Burimi: Fakulteti Ekonomik i Universitetit Lomonosov të Moskës, "Ekonomia Politike", botimi "Gutenberg", Athinë 1984, vëll 4, f. 319.

31. Pleniumi i KQ të PKBS-së, në Shtator 1965, me Temë: "Për përmirësimin e drejtimit të industrisë, për përsosjen e projektimit dhe forcimin e stimulimit ekonomik të prodhimit industrial". "Reforma Kosigin" u përshkallëzua gjatë gjithë dekadës së viteve 1970.

32. Në industri reformat u zbatuan në mënyrë "eksperimentale" në vitin 1962 në funksionimin e dy ndërmarrjeve të prodhimit të veshjeve, në bazë të propozimit për sistemin e drejtimit nga profesor Liebermani (e njohur si Sistemi Harkove). Liebermani mbështeste se llogaritja e shpërblimeve (bonus) të Drejtorëve sipas mbi-mbulimit të planit, paraqiti një kontradiktë midis interesave të drejtuesve të ndërmarrjeve dhe interesave të shoqërisë së përgjithshme sovjetike. Dhe kjo për shkak se drejtorët e fshihnin kapacitetin e vërtetë prodhues të ndërmarrjeve, krijonin rezerva të lëndëve të para dhe të produkteve, ishin indiferent ndaj ndërprerjes së prodhimit të "produkteve të pa vlerë", pengonin zbatimin e teknologjisë së re që të mos ndryshonin "normat", d.m.th ritmi i prodhimit social, sipas të cilit matej mbulimi i planit. Kështu, p.sh prodhonin letër të trashë, në vend të së hollës, sepse normat llogariteshin me peshë. Pra ai në mënyrë të saktë e përshkruante por për zgjidhjen e kësaj sugjeronte politika të gabuara. Mbi këtë bazë bindeshin komunistët dhe punonjësit për të pranuar domosdoshmërinë e këtyre masave.

33. "Enciklopedia e Madhe Sovjetike", Vëll 30, seksioni Sovkoz, f. 607.

34. V. M. Glushkov "trashëgimi për ata që mbeten" KOMEP (Revista Inspektimi Komunist), 1/2005 dhe N. D. Pichorovic, "zgjidhje alternative në reformën e tregut të vitit 1965 pa marrës" KOMEP (Revista Inspektimi Komunist) 3/2005.

35. Materiale të Konferencës Pan-greke të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) (1995), "Vlerësime dhe problematizime për faktorët që përcaktuan përmbysjen e sistemit socialist në Europë. Domosdoshmëria bashkëkohore e socializmit", fq. 23-24.

36. Ekspozita e veprimtarisë të KQ, të paraqitur nga G. M. Malenkof në Kongresin e 19-të të KK (b) të BRSS-së, KOMEP (Revista Inspektimi Komunist). Vëll 2/1995.

37. Si më lart

38. "Enciklopedia e Madhe Sovjetike" seksion: PK e Bashkimit Sovjetik, Vëll 17, fq. 671.

39. Ekspozita e veprimtarisë e KQ që paraqiti G. M. Malenkof në Kongresin e 19-të të PK (b) të BRSS-së, KOMEP (Revista Inspektimi Komunist). vëll 2/1995.

40. Siç rezulton nga të përmendurat në historinë e PKBS-së, ka pasur një luftë akute në Presidiumin e KE në Qershor të vitit 1957, një vit pas Kongresit të 20-të. Anëtarët e Presidiumit të KQ Malenkov, Kaganoviç, Molotovi qëndruan kundër linjës së Kongresit të 20-të në politikën e brendshme dhe të jashtme: Kundër zgjerimit të kompetencave të Republikave të Bashkimit në ndërtimin ekonomik dhe kulturor, kundër masave që kufizojnë mekanizmin e shtetit dhe riorganizimin e drejtimit të industrisë dhe ndërtimit, kundër masave stimuluese të interesit material të bujqësisë kolkoze, kundër heqjes së dorëzimit të detyrueshëm të prodhimeve bujqësor nga familja individuale e kolkozeve. Molotovi qëndrojë kundër zgjerimit në tokat e virgjëra dhe ugare. Që të tre mbajtën qëndrim të kundërt ndaj vijës së politikës së jashtme të Partisë. Si përfundim, u përjashtuan nga KQ dhe Presidiumi i KQ Malenkof, Kaganoviç, Molotov dhe Sepilof në seancën plenare të KQ në Qershor. Heqje vërejtjeje të rëndë me paralajmërim u imponua ndaj Bulganit. Me dënime u dënuan dhe anëtar të tjerë: Pervukini u zbrit nga zëvendës i rregullt i Presidiumit të KQ në zëvendës anëtar i saj, Saburovi u përjashtua nga zëvendës anëtar i Presidiumit. Në Tetor të vitit 1957 u zgjerua Presidiumi dhe Sekretariati i KQ me anëtarë të rinj. "Historia e PKBS-së", "Botime politike dhe letrare", 1960, fq. 861-865.

41. V. Tiulkin, sot Sekretari i Parë i KQ i PKPR-PKK (Partisë Komuniste Punëtore të Rusisë), në fjalimin e tij në konferencën Ndërkombëtare për 80-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit në Moskë (1997), thekson se:

- Konferenca e 19-të e PKBS-së shpalli pluralizmin politik.

- Rrugën për në politikën e tregut e hapi Kongresi i 28-të i PKBS-së.

- Pleniumi i KQ të PKBS-së (Prill 1991) hapi rrugën për politikën e privatizimit.

- Politikën e pavarësisë (shkëputjes nga BRSS-ja) ndoqi grupi i komunistëve në kongreset e Sovjetëve.

- Shpërbërjen e BRSS-së e vulosi e ashtuquajtura shumicë komuniste në Sovjetin e Lartë.

Po i njëjti, në një artikull të tij në vitin 2000, me rasatin e plotësimit të 10 vjetorit nga thirrja e Kongresit 28-të të PKBS-së, thotë se në Konferencën Mbar-ruse për krijimin e PK të  Federatës Ruse (në kuadër të PKBS-së) për herë të parë u shfaq grupi " Lëvizja e Iniciativës Komuniste", e cila së bashku me të tjerët më vonë votuan kundër vendimeve të Kongresit të 28-të të PKBS-së.

42. Lenini shënonte: "Duke thënë dikush marrëveshje mes klasës punëtore dhe bujqësisë, mund çdo kush të thotë çfarë të dojë. Në qoftë se askush nuk ka parasysh se nga pikëpamja e klasës punëtore vetëm atëherë marrëveshja është e lejueshme, e saktë dhe në parim (shënim: në versionin rus thotë: nga pikëpamje parimore.) e mundur, kur ajo mbështet diktaturën e klasës punëtore dhe përbën një nga masat që ka synim të eliminojë klasat (...) "(V. I. Lenini, “Raport për tatimin me vlerë gjëje", "veprat", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi" , vëll. 43, fq. 301). Gjithashtu, në vend tjetër në të njëjtin tekst, Lenini vinte re:?. "Çfarë do të thotë e udhëheq fshatarësinë? Kjo do të thotë së pari të ndjekësh vijën e eliminimit të klasave dhe jo linjën e mikro-prodhuesit. Nëse iknim nga kjo linjë, atëherë do të pushonim së qënit socialistë dhe do të binim në nivelin e mikroborgjezëve në kampin e menshevikëve dhe të eserëve (Partia Social-revolucionare)"(po aty fq. 318).

43. Republika Federative Sovjetike Socialiste Ruse.

44. Në raportin e A. Zhdanov në mbledhjen e Pleniumit (Shkurt – Mars 1937), të KQ të PKB (b) përmenden problemet e mëposhtme, të cilat kërkon të zgjidhi sistemi i ri zgjedhor: "(...) duhet të kapërcejmë psikologjinë e dëmshme, që kanë disa kuadro të partisë sonë dhe sovjetikë, që supozojnë se mund ta fitojnë xhaba besimin popullor dhe të flenë të qetë, duke pritur që t’u ofrojnë postet e tyre parlamentare në shtëpi, nëpërmjet duartrokitjeve, për shërbimet e tyre të mëparshme. Gjatë votimit të fshehtë nuk bëhet të marrësh besim xhaba. (...)

Kemi një shtresë të rëndësishme kuadrosh në organizatat partiake dhe sovjetike, të cilët mendojnë se detyra e tyre mbaron, në thelb, sapo zgjidhen në Sovjet. Këtë dëshmon numri i madh i përgjegjësve, të cilët nuk paraqiten në seancat plenare të Sovjetit, në grupet parlamentare dhe në sektorët e Sovjetit tonë, të cilët i shmangen përmbushjeve të detyrimeve bazë parlamentare (...). Shumë kuadro tanë sovjetikë tentojnë të marrin elemente burokratike dhe, duke pasur defekte të mëdha në punën e tyre, ata janë të gatshëm për të kërkuar falje dhjetë herë për punën e tyre para Zyrës së Komitetit të Partisë në rrethin e ngushtë të familjes, se sa të dalin në pleniumin Sovjet,  e të ushtrojnë kritika për vete të tyre dhe të dëgjojnë kritikat e masave. Unë mendoj se ju e dini njësoj si unë mirë këtë gjë", KOMEP (Revista Inspektimi Komunist), vëll 4/2008.

45. Për këtë çështje përfshihen vlerësime dhe konkluzione në pozicionet e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) "Për 60-vjetorin e Fitores Antifashiste të Popujve, 9 Maj 1945" (Prill 2005).

46. Fillimisht Sekretariati i KE të Internacionales Komuniste (IK) në 9 Shtator 1939 e karakterizojë luftën si imperialiste dhe grabitqare që nga të dyja anët, duke thirrur pjesët e IK-së në shtetet e përfshira në luftë që të luftojnë kundër saj.

47. Akademia e Shkencave të BRSS-së, "Historia e Internacionales së Tretë," fq. 428, Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi".

48. Shënohet se Konferenca e 7-të e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) (1945) kishte votuar vendimin "për unitetin politik ndërkombëtar të klasës punëtore", në të cilin përmendesh ndër të tjera: "... Kongresi i 7-të i  Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)... shpreh dëshirën që të bashkohen sa më shpejtë të gjitha partitë punëtore të botës, të cilat besojnë në socializëm, pavarësisht nga ngjyrat, në një organizatë të vetme ndërkombëtare politike të klasës punëtore".

"Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Tekste Zyrtare", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", vëll. 6, fq. 113.

49. Që nga viti 1935, Kongresi i 7-të i Internacionales Komuniste (IK), "prezantoj ndaj KE të IK-së që të transferojë peshën e veprimit të saj në përpunimin e pozitave politike kyçe dhe të pozicioneve të taktikës në lëvizjes globale punëtore, duke llogaritur kushtet specifike dhe veçantitë e secilit shtet", dhe njëkohësisht këshilloi KE e IK-së "që të shmangi me parim ngatërresën e drejtpërdrejtë në çështjet e brendshme të partive komuniste". Pas Kongresit të 7-të filloi e ashtuquajtura riorganizimi i mekanizmit të IK-së, me të cilën: "Udhëzimet operative të partive kalonin direkt në duart e vet partive... sekretariatet rajonale u hoqën, të cilat në një farë mase praktikisht më parë bënin dhe udhëzime operative (...) në vend të ish-sektorëve të KE të IK-së u krijuan vetëm dy: Departamenti i kuadrove dhe departamenti i propagandës dhe i organizatave të masave".

Akademia e Shkencave të BRSS-së, "Historia Internacionales së Tretë", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", fq. 433-434.

50. KOMINFORM (Zyra për informim e PK-ve): në këtë Zyrë përfaqësoheshin Partitë Komuniste dhe Punëtore të Bullgarisë, Hungarisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, BRSS-së, Çekosllovakisë dhe Francës.

51. "Ekspozita e Veprimtarisë së KQ të PK (b) në Kongresin e 19-të ", Shtëpia Botuese. KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), fq. 28.

52. "Kongresi i 20-të PKBS-së", bot. "Zoja", 1965, fq. 8.

53. "Përgatitja për luftën e re është e lidhur absolutisht me skllavërimin e vendeve të Europës dhe të kontinenteve të tjera nga imperializmi amerikan. Plani Marshall, Bashkimi Perëndimor, Pakti i Atlantikut të Veriut, të gjitha këto hallqe në zinxhirin e konspiracionit kriminal kundër paqes, janë njëkohësisht zinxhir që veshin monopolistët mbar-botëror në fytin e popujve të tjerë. Detyra e partive komuniste dhe punëtore në vendet kapitaliste është të bashkojnë luftën për pavarësinë kombëtare me luftën për paqe, të zbulojnë pa pushim karakterin anti-kombëtar, tradhtar të politikës së qeverive që janë shndërruar në shërbëtorë të hapura të imperializmit amerikan, të bashkojnë dhe të mbledhin të gjitha forcat demokratike patriotike të çdo shteti rreth sloganeve për zhdukjen e skllavërisë së turpshme amerikane, për kalim në një politikë të jashtme dhe të brendshme të pavarur që ti përmbushet interesave kombëtare të popujve. Partitë komuniste dhe punëtore duhet të mbajë lart flamurin e mbrojtjes së pavarësisë kombëtare dhe sovranitetit të popujve të tyre".

Arkivi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE): Vendimet e Zyrës Informative të Partive Komuniste dhe Punëtore, në Konferencën e Nëntorit 1949, Shtëpia Botuese "Nea Ellada", fq 73-74.

54. V. I. Lenin "Për parullën e Shteteve të Bashkuara të Europës", "Veprat" Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", vëll. 26, fq. 359 – 363, "Programi ushtarak i revolucionit proletar", "Veprat", Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi", vëll. 30, fq. 131-143.

55. V. I. Lenin "Për foshnjoret e majta dhe mikroborgjezizmin", "Veprat" Shtëpia Botuese. "Sinhroni Epohi" , vëll. 36, fq. 306.

56. Lenini mbështeste në epokën e tij qëndrimin se në vendet me nivel zhvillimi kapitalist "të mesëm e të dobët" është "më e lehtë që të fillosh, më e vështirë që ta vazhdosh" revolucionin socialist.