Lidhje me faqet e vjetra të PKG
U Themelua «INICIATIVA» e Partive Komuniste dhe Puntore të Europës
Më 1 Tetor 2013, në një sallë të europarlamentit në Bruksel, me iniciativën e KKE (Partis Komuniste Greke), u zhvillua takimi themelues i "INICIATIVËS të partive komuniste dhe punëtore për të studiuar dhe përpunuar çështje evropiane dhe për të koordinuar veprimtarin e tyre."
Vendimi për të përforcuar bashkëpunimin e tyre, në bazë të deklaratës specifike themeluese, në të cilën përshkruhen parimet e «INICIATIVËS» , është shprehur nga 29 Parti Komuniste dhe Puntore të shteteve të Bashkimit Europian, dhe shtete të tjera evropiane, si:
- Partia e Punës së Austrisë
- Bashkimi i Komunistëve në Bullgari
- Partia e Komunistëve Bullgarë
- Partia e re Komuniste e Britanisë
- Poli i Rilindjes komunist në Francë
- Bashkimi i Revolucionarëve Komunist të Francës
- Partia Komuniste e Bashkuar e Gjeorgjisë
- Partia Komuniste e Danimarkës
- Partia Komuniste e Greqisë
- Komunistët e Majta popullore -Partia Komuniste e Italisë
- Partia e Punëtorëve të Irlandës
- Partia Komuniste e Popujve të Spanjës
- Partia Socialiste Punëtore e Kroacisë
- Partia Socialiste e Letonisë
- Partia Komuniste e Puntorëve të Bjellorusisë
- Fronti Popullor Socialist i Lituanisë
- Partia Komuniste e Maltës
- Lëvizja Rezistenca Popullore e Moldavisë
- Partia Komuniste e Norvegjisë
- Partia e Punëtorëve Hungarez
- Bashkimi i Komunistëve të Ukrainës
- Partia Komuniste e Polonisë
- Partia Komuniste e Maqedonisë
- Partia Komuniste Puntore e Rusisë.
- Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik (Rusia)
- Partia Komuniste e Suedisë
- Partia e re Komuniste e Jugosllavisë (Serbia)
- Partia Komuniste e Sllovakisë
- Partia Komuniste e Turqisë
Një hap uniteti.
Në raportin e ndërhyrjes së tij, J. Marino, anëtar i Byros Politike të Komitetit Qëndror të KKE , vuri në dukje: "Falënderojmë shumë 29 Partitë Komuniste dhe Puntore që vendosën të marrin pjesë në «INICIATIVË» për të studiuar, dhe përpunuar çështje europiane dhe për të koordinuar aktivitetin e tyre”.
Falënderojmë shum shokët që kanë kontribuar në një mënyrë krijuese duke mbështetur këtë përpjekje, me propozimet e tyre dhe vërejtjet e tyre, që të arim sot dhe të organizojmë takimin e parë themelues.
Është një hap i rëndësishëm që i shërben nevoja specifike.
INICIATIVA jonë i shërben unitetit të lëvizjes komuniste në Evropë dhe forcimin e luftës së partive komuniste për interesat e klasës punëtore, shtresave popullore, të rinisë.
Ne jemi thellësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona. Problemet janë në rritje, kriza kapitaliste e mbiprodhimit dhe mbigrumbudhimit të kapitalit, e cila është ana tjetër e zhvillimit kapitalist, ka çuar miliona punëtor, dhe familje popullore në papunësi dhe varfëri, shfrytëzimi i punës nga kapitali është në rritje, e ardhmja e rinisë po rrezikohet.
INICIATIVA jonë i shërben nevojës të grubullimit të forcave dhe të aktivitetit të planifikuar kundër BE-së, të bashkimit të kapitalit.
Kemi përvojë, popujt përjetojnë pasojat e dhimbshme të Traktatit të Mastrihtit, të Traktatit të Lisbonës, të strategjisë "Europa 2020" të masave të ashpra të "Qeverisjes së Përforcuar Ekonomike". Ata përballen me agresivitetin imperialist me baz " Politikën e Përbashket të jashtëme dhe Politikën e Përbashkët të Mbrojtjes dhe Sigurisë" , dhe aktivitetin e saj të përbashkët me SHBA dhe NATO.
INICIATIVA jonë i shërben luftës së përbashkët për zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe betejave të tjera të cilat i kemi përpara. Ne do të japim betejën e zgjedhjeve parlamentare për në BE me vendosmëri, me kriter nevojat e popullit, interesat e popullit kundër Bashkimit Evropian dhe strategis së tij. Kundër partive borgjeze , liberale dhe socialdemokrate të cilat i shërbejnë interesave të kapitalit, kundër forcave të oportunizmit të cilat mbështesin BE-në dhe ndjekin vijën e menaxhimit të kapitalizmit.
Nuk është përpjekje e lehtë, do të jetë e lodhshme, do të përballemi me vështirësi, por mund ti luftojmë ato. Dhe të gjithë bashk, kolektivisht, dhe në mënyrë të planifikuar do të luftojmë për qëllimet tona të përbashkëta. Do të mbështesim këtë përpjekje me kontributin e të gjitha partive, me përgjegjësi dhe këmbëngulje, një përpjekje e cila do të japë forcë shtytse në luftën e lëvizjes komuniste në Evropë, dhe do të ketë një ndikim pozitiv në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.
Kemi bërë një fillim të mirë, të ndërgjegjshëm për detyrimet dhe detyrat tona. Fillojm me 30 Parti Komuniste dhe në vazhdim të gjithë do të bëjmë përpjekje që të marin pjes edhe parti të tjera që janë dakort me DEKLARATËN THEMELUSE dhe që sot hezitojnë. Dera është e hapur, diskutimi po vazhdon.
Të dashur shokë dhe shoqe,
Marrëveshja jonë në «DEKLARATËN THEMELUSE» ka një rëndësi të madhe, sepse ajo na lejon të fillojmë me një bazë të fort dhe ta mund ta zhvillojmë edhe më tej këtë nismë komuniste. Forcat udhëheqëse të Partis së Majt Europiane i kanë bërë zgjedhjet e tyre, ato e mbështesin BE-në dhe qëndrimet e saj themelore strategjike.
Ato mbështesin një bashkim të kapitalit i cili bëhet vazhdimisht më reaksionar dhe i rrezikshëm, ata kanë hequr dorë plotësisht nga parimet e botëkuptimit tonë, parimet e marksizëm-leninizmit. Përgjegjësia është e tyre, komunistët dhe komunistet besojmë se do të nxjerrin konkluzione të vlefshme dhe do të mbështesin INICIATIVËN tonë.
Plani i veprimtarisë në periudhën e ardhshme
Që nga sot ne mund të vëmë bazat për planin e veprimtarisë së periudhës së ardhshme, pasurimin e qëllimeve tona të luftës dhe të ndërhyrjeve tona.
Në këtë drejtim , ne propozojmë që të vazhdojë si më poshtë :
Të përgatitim ndërhyrje lidhur me Takimin e Samitit të Bashkim Europian në Dhjetor e cila do të shqyrtojë çështje të rëndësishme kundër të popujve përfshirë edhe rishikimin e Sigurisë të Përbashkët të BE dhe Politikës së Mbrojtjes.
Menjëherë të përgatisim ndërhyrje për lirimin e 4 militantëve Kubanë të cilët janë të burgosur në SHBA dhe të marrim pozicion kundër qëndrim të përbashkët të BE-së.
Të përgatitim më shpejt një deklaratë për zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe ta botojmë në Janar, dhe të vimë prap në Prill me një apel të shkurtër.
Të përgatitim një Ndërhyrje ndaj antikomunizmit, kundër ndalimeve të Partive Komuniste dhe simboleve, dhe ta publikojmë atë në Shkurt 2014.
Në shkurt 2014 të marim pozicion për rolin e partive europiane , duke përfshirë edhe Partinë e Majt Europiane.
Të përgatitim për në Mars 2014 një qëndrim specifik mbi ristrukturimet kapitaliste të nxitura nga BE-ja dhe të shpjegojmë pasojat që sjell në kurriz të punëtorëve dhe veçanërisht të rinisë.
Të përgatitim deri në fillim të Prillit, qëndrim mbi Politikën e Përbashkët të BE-së Sigurisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së dhe pjesëmarrjen në luftërat imperialiste .
Për të gjitha të mësipërpërmet , nëpërmjet bashkpunimit me Sekretariatin të INICIATIVËS dhe do të ketë një shpërndarje specifike në lidhje me çështjet e planit të aktivitetit që do të biem dakord sot.
Të shikojmë dhe dy çështje akoma:
Së pari : për sa i përket paraqitjeve të pyetjeve në Parlamentin Europian për problemet e punonjësve në shtete të ndryshme europiane, me shfrytëzimin e eurodeputetëve komuniste.
Së dyti :Organizimi i takimeve të përbashkëta në shtete të ndryshme duke përdorur kuadro nga PK-ve që marrin pjesë në INICIATIVË për të shkëmbyer përvojën dhe për të mbështetur aktivitetet e partive tona.
Të dashur shokë dhe shoqe,
Fillojmë së bashku një përpjekje shumë të rëndësishme dhe jemi të detyruar të kushtojmë forcat tona që INICIATIVA të ketë sukses, për interesat e klasës punëtore, shtresave popullore, të të rinjve.
Ju urojmë të gjithëve forcë dhe çdo sukses . "
Deklarata themeluese e «INICIATIVA» është si më poshtë:
Deklarat themeluese e " INICIATIVËS " të Partive Komuniste dhe Puntore për studimin, përpunimin e çështjeve europiane dhe kordinimin e aktivitetit të tyre.
«Partitë e mëposhtëme komuniste dhe punëtore të shteteve anëtare të BE-së, dhe e shteteve të lidhura me atë si dhe të shteteve të tjera evropiane, të cilat:
Mbështetemi në parimet e socializmit shkencor dhe na bashkon vizioni i një shoqërie pa shfrytëzimin e njeriut nga njeri, pa varfëri, pa padrejtësi sociale dhe luftëra imperialiste.
Konsiderojmë BE-në zgjedhje të interesit të kapitalit. Që nxit masa për interes të monopoleve, të përqëndrimit dhe centralizimit të kapitalit, forcon karakteristikat e saj si ekonomi imperialiste, si një bllok politik dhe ushtarak në kundeshtim me interesat e klasës punëtore, të shtresave popullore, forcojnë armatimin, autoritarizmin, represionin shtetëror, duke kufizuar të drejtat sovrane.
Ne vlerësojmë se Bashkimi Europian është qëndër imperialiste europiane, mbështet planet e sulmit kundër popujve dhe përputhet me SHBA dhe NATO, militarizmi është element strukturor i tij.
Ne besojmë se ekziston një tjetër rrugë zhvillimi për popujt. Nëpërmjet luftrave të punëtorëve paraqitet mundësia e një Europe tjetër, e mirqënies së popujve, e progresit social, e të drejtave demokratike, të bashkëpunimit të barabartë , e paqes, e socializmit.
Besojmë në të drejtën e ç’do populli për të zgjedhur mënyrën sovrane të zhvillimit të tij, duke përfshirë dhe të drejtën për tu liruar nga varësitë shumanshme të BE-së dhe NATO-s , si dhe të zgjedhë rrugën e socializmit.
Ne nuk jemi anëtarë të plotë të së ashtuquajturës "Partitë Evropiane", midis atyre dhe të ashtuquajturës "Partia e së Majtës Evropiane."
Ne vendosëm që me këtë deklaratë themelimi të themelojmë "INICIATIVËN e Partive Komuniste dhe Puntore për studimin dhe trajtimin e çështjeve europiane dhe koordinimin e aktiviteteve të tyre."
Në "INICIATIV" mund të marrë pjesë çdo Parti Komuniste ose Puntore nga një shtet anëtarë i BE-së ose i një shteti të lidhur me atë, si edhe nga shtete të tjera evropiane qe pranojnë kushtet e kësaj Deklarate.
Qëllimi i "INICIATIVËS" është që të kontribuojë në kërkimin dhe studimin e çështjeve të Evropës, veçanërisht me BE-në, të politikës që formohet në përputhjet me të dhe që kanë ndikim në jetën e punëtorëve, për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrimeve të përbashkëta të partive dhe për të koordinuar solidaritetin dhe veprimtarive të tjera.
"INICIATIVA", e cila i drejtohet kryesisht Partive Komuniste dhe Punëtore të shteteve anëtare të BE-së, është gjithashtu e hapur për Partitë Komuniste dhe Puntore të shteteve që nuk janë anëtarë ose janë anëtarë të lidhura me BE-në.
Ç’do vit bëhet të paktën një takim i anëtarëve të saj dhe të zgjillet sekretariatia për të koordinuar veprimin e "INICIATIVËS".
Mbledhjet e Sekretariatit bëhet e njohur që më parë dhe janë të hapura për anëtarët e tjerë të "INICIATIVËS".
"INICIATIVA" ka:
Simbol të përbashkët: Një punëtor që thyen zinxhirët e kapitalit.
Faqe interneti, për të treguar qëndrimet e saj dhe qëndrimet e partive që e përbëjnë atë. Faqen e përbashkët të internetit e drejton Sekretariati për të cilin do të bien dakord partitë që marrin pjesë në "INICIATIV."»
Zgjedhja e Sekretariatit
Partitë që morrën pjesë në mbledhjen themeluese miratuan një kuadër të përkohshëm operativ të INICIATIVËS, simbolin e përbashkët të INICIATIVËS dhe zgjodhën një Sekretariat 9 anëtarësh për të koordinuar aktivitetin e tyre dhe në të cilën marin pjes: Partia Komuniste Greke, Partia e punëtore Irlandeze, Partia Komuniste e Popujve të Spanjës, Komunistët e Majta Popullore-P.K Italiane, Partia Socialiste e Letonis, Partia Puntore Hungareze, Partia Komuniste e Sllovakis, Partia Komuniste e Suedisë, Partia Komuniste e Turqisë.