Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DH. KUCUBAS PËR ZGJEDHJET NË SHBA

Të gjithë ata që kultivojnë shpresa të rreme se mund të ketë ndryshim rrënjësor të politikës përmes këtij rrotacioni, do të përgënjeshtrohen

Në një deklaratë të tij mbi rezultatin e zgjedhjeve Amerikane, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, tha:

«Qeverisja reaksionare e Trump-it edhe pse ka humbur zgjedhjet në SHBA, ajo që është e sigurt është se politika që i shërben interesave të klasës sunduese të SHBA-ve dhe imperializmit amerikan të etur për gjak, nuk ka humbur në përgjithësi.

Shumë shpejt, ata që kultivojnë shpresa të kota -edhe këtu në Greqi-, se përmes këtij rrotacioni mund të ketë një ndryshim rrënjësor të politikës si ndaj popullit amerikan ashtu dhe në politikën e jashtme të SHBA-ve, do të përgënjeshtrohen.

Mbi të gjitha, janë ende të freskëta kujtimet për Presidentët "demokratë" të SHBA-ve, të cilët kryen luftëra dhe ndërhyrje në Jugosllavi, në Lindjen e Mesme, etj., shpërbënë shtete, gjakosën popujt dhe, gjithashtu, sulmuan edhe të drejtat e punonjësve në SHBA, përdorën autoritarizmin dhe shtypjen.

Pra, vlerësimet që dëgjohen nga qeveritarë dhe qarqet e tjera politike në Greqi, se Presidenca e Biden gjoja mund të funksionojë pozitivisht në marrëdhëniet Greko – Turke, janë çorientuese dhe të rrezikshme. Angazhimi i Presidentit të ri të SHBA-ve për kohezionin e NATO-s nuk është faktor sigurie, por faktori "numër 1" i rrezikut për popujt e rajonit dhe të drejtat sovrane të Greqisë.

 Si rrjedhojë, kundërshtimi popullor ndaj imperializmit amerikan dhe solidariteti ndërkombëtar ndaj popullit amerikan dhe ndaj popujve të tjerë, sot është po aq i rëndësishëm dhe madje edhe më i domosdoshëm.»

 

 

8/11/2020