Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KOMITETI QËNDROR I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

Shpallje për vdekjen e udhëheqësit të Revolucionit kuban, Fidel Kastro

Në deklaratën e saj, për vdekjen e udhëheqësit të revolucionit kuban, Fidel Kastro, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë shënon:

"KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me pikëllim të thellë, i jep lamtumirën një figure legjendare të lëvizjes komuniste botërore, udhëheqësit të Revolucionit Kuban, Fidel Kastro.

I shprehim ngushëllimet tona më të ngrohta Presidentit të Kubës Raul Kastros, Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës dhe gjithë popullin të Kubës.

Fidel Kastro ka lindur në Biran të Kubës më 13 Gusht 1926 dhe kishte studiuar për Juridik në Universitetin e Havanës. Që kur ishte studenti ai ka marrë pjesë në lëvizjen revolucionare kundër diktaturës së Batistës në Kubë, e cila kishte mbështetjen e hapur edhe të SHBA-ve.

Në 26 Korrik 1953, ai ishte udhëheqësi kryesor i një grupi revolucionarësh që sulmuan kazermat e Monkadhës, me synim që të zgjojë popullin e ishullit kundër diktaturës. Përpjekja dështon dhe ai bashkë me shokët e tij arrestohen, por në 26 Korrik shënon fillimin e një kryengritjeje të madhe popullore kundër regjimit diktatorial të Fulgencio Batistës.

Përpara akuzuesve të tij, më 6 Tetor 1953, në gjykatën e Santiagos të Kubës, Fidel Kastro thotë: "Sa për mua, unë e di se burgu do të jetë më i egër sa nuk ka qenë me asnjë tjetër, se do të has para meje kërcënime, kurthe dhe dhunime të pandershme. Por nuk ja kam frikën, siç nuk i trembem manisë së zemërimit të tiranit të mjerë i cili mori jetën e shtatëdhjetë vëllezërve të mi. Më dënoni, nuk ka rëndësi, Historia do të më japë të drejtë".

Gjykata e dënoi me 15 vjet burgim.

Në vitin 1955, në 15 Maj, Kastro u lirua nga burgu dhe në fillim të Korrikut u nis për në Meksikë, ku organizoi dhe stërviti ushtarakisht një grup revolucionarësh, nga radhët e së cilës dolën të gjithë udhëheqësit e mëdhenj të Revolucionit Kuban, si Kamilo Sienfuegos, Huan Almeidha dhe Che Guevara.

Revolucionarët nisën luftën partizane në malet e Sierra Maestra dhe ushtria revolucionare që u krijua "mbështetej" në përgatitjen sistematike politiko-ushtarake, që kishte nisur lëvizja e 26 Korrikut e udhëhequr nga F. Pais, Partia Popullore Socialiste e Kubës, siç ishte quajtur PK e Kubës, dhe Shtabi revolucionar, i cili përbëhej nga studentë revolucionarë. U bazua në aktivitetin e forcave të organizuara në qytete, në punën ilegale që zhvillonin komunistët në vendet e punës, në fshatarësinë dhe rininë. Kjo përgatitje e klasës punëtore dhe e shtresave të tjera popullore kontribuojë me vendosmëri në suksesin e luftës revolucionare. Këto ishin forcat kryesore që vazhduan me bashkimin e tyre në Forcat e Bashkuara Revolucionare, që çuan në rindërtimin e Partisë Komuniste të Kubës në vitin 1965.

Më 1 Janar, 1959 ushtria popullore partizane e Kubës hyn triumfalisht në Havana, pas një lufte të gjatë të popullit të Kubës kundër diktaturës së Batista të mbështetur nga SHBA-të. Revolucioni Kuban vërtetojë se imperializmi nuk është i pathyeshëm dhe menjëherë gjeti mbështetje të plotë nga Bashkimi Sovjetik dhe nga vendet socialiste të atëhershme.

Dy vjet e katër muaj pas Revolucionit, populli i Kubës, nën udhëheqjen edhe të vetë Kastros, asgjëson në Gjirit e Derave në bregdetin Gerona, sulmin dhe zbarkimin e 1.400 mercenarëve që dërgojë qeveria e SHBA-ve.

Në demonstratën e madhe të 16 Prillit 1961, në varrimin e të vrarëve nga sulmet ajrore (pak para zbarkimit të mercenarëve të CIA-s), Fidel Kastro shpall për herë të parë karakterin socialist të Revolucionit. Për dekada me radhë, Fidel Kastro, nga pozita e Presidentit të Kubës dhe nga kreu i Partisë Komuniste të Kubës, udhëhoqi luftën e popullit të tij për ndërtimin e socializmit, në kushtet e vështira të rrethimit dhe agresionit imperialist, dhe sidomos pas përmbysjeve kundërrevolucionare në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera socialiste në vitet 1989-1991.

Fidel Kastro lë një trashëgimi të çmuar në lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe veçanërisht popullit të Kubës, në luftën që ai jep edhe sot kundër embargos amerikane që vazhdon, dhe ndaj të gjitha përpjekjeve për minimin e rrugës së zhvillimit socialist, që në krye të këtyre përpjekjeve janë SHBA-të dhe BE-ja.

Fidel Kastro do të jetojë përgjithmonë në kujtesën historike dhe në vetëdijen e përgjithshme të popujve të botës, në kujtesën e të shtypurve në luftën për çlirimin e njerëzimin nga shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, për fitoren përfundimtare, për socializmin - komunizmin.

Hasta la victoria siempre ! » 

 

26.11.2016