Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Shpallja për 74 vjetorin nga Fitorja e Madhe Antifashiste e Popujve

Në deklaratën e saj,  për përvjetorin e 74 të Fitores së Madhe Antifashiste të Popujve, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vë në dukje:

"Përvjetori i 9 maj, 74 vjet nga data e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk është "Dita e Bashkimit Europian", siç përpiqen ta vendosin në mënyrë antihistorike, në vitet e fundit, nga përfaqësuesit e këtij projekti reaksionar. 9 Maji është Dita e Fitores së Madhe Antifashiste të Popujve, dita e epopesë së pavdekshme të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike dhe e lëvizjeve të rezistencës në Europë, me rolin pararojë dhe udhëheqës të Partive Komuniste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nderon të gjithë ata që luftuan me armë në dorë, të gjithë ata që u sakrifikuan, u torturuan, u burgosën dhe u internuan, të gjithë ata që reaguan me çdo lloj mënyre kundër “Boshtit” imperialist nazist - fashist të Gjermanisë - Italisë - Japonisë dhe të aleatëve të tyre.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është krenare që ishte shpirti, donatorja e gjakut dhe udhëheqja e luftës heroike të EAM-it, ELAS-it, EPON-it dhe të organizatave të tjera të EAM-it në Greqi. Gjatë gjithë periudhës së pushtimit të trefishtë të Greqisë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhuroi gjithë lulet e rinisë së saj në luftën kundër nazizmit - fashizmit, me mijëra anëtarë të KKE, me veprimtaritë dhe sakrificat e tyre heroike, shkruan disa nga faqet më të arta të Historisë 100-vjeçare të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), kontribuuan në rezultatin fitimtar të kësaj lufte.

Lufta e Dytë Botërore, ashtu si Lufta e Parë, erdhi si rezultat i antagonizmave imperialiste për rindarjen e tregjeve, dhe këto antagonizma u intensifikuan atëherë në kushtet e krizës kapitaliste që kishte plasur. Kjo vërteton se, kur konfliktet monopoliste për kontrollin e tregjeve dhe të përfitimit të tyre nuk mund të zgjidhen me kompromise të brishta në kontestin e një "paqeje" imperialiste, atëherë i zgjidhin me luftë.

Kjo është arsyeja se pse sot popujt duhet të jenë vigjilentë, veçanërisht në rajonin tonë, të Mesdheut Lindor dhe Lindjes së Mesme, ku imperialistët përballen me "mollë sherri" burimet e pasura dhe rrugët e transportit të Energjisë. Sot që, qeveria e SYRIZA, duke luajtur rolin e pistë të “menteshës” gjeopolitike të SHBA-ve, e ka kthyer Greqinë në një bazë të gjerë bazash ushtarake NATO-amerikane dhe promovon planet rrezikshme të NATO-s dhe të BE-së, në kontekstin e konkurrencës së këtyre të fundit me vendet e tjera të fuqishme kapitaliste.

9 Maji, Dita e Fitores Antifashiste e Popujve, pavarësisht nga përpjekjet reaksionare dhe antishkencore të BE-së për ta riemëruar këtë ditë si "Dita e Europës", kjo ditë gjithmonë do të sjellë në kujtesë se goditjen vendimtare kundër përbindëshit nazist e dha BRSS, me më shumë se 20 milionë të vrarë, ndërkohë që vendet fitimtarë kapitaliste të Luftës së Parë Botërore ofruan ndihmë të rëndësishme për Gjermaninë naziste, me synim që ta shfrytëzonin atë si një forcë goditëse kundër Bashkimit Sovjetik.

Betejat fitimtare të Ushtrisë së Kuqe në Stalingrad, në Kursk, në Leningrad dhe brenda në Berlin ku i dhanë dhe fund rrëzimit të nazizmit, u bë e mundur në sajë të superioritetit të sistemit socialist, të pushtetit punëtor, në sajë të përparësive që jepte socializimi/shoqërizimi i mjeteve të prodhimit dhe planifikimi qendror i ekonomisë. Falë këtyre përparësive, Bashkimi Sovjetik bëri të mundur të ishte një forcë e madhe ekonomike dhe të krijonte një Ushtri të Kuqe kaq të aftë.

BE-ja, e cila ka pranuar në ideologjinë e saj zyrtare "teorinë e dy anëve ekstreme", ekuacionin/barazimin e përbindëshit nazist me komunizmin, është protagoniste në antikomunizëm dhe në falsifikimin e Historisë. Në vendet ish-socialiste si Hungaria, Polonia, Estonia, Letonia, Lituania, me mbështetjen e BE-së, nxirren jashtë ligjit Partitë dhe simbolet Komuniste, nderohen bashkëpunëtorët e SS-ve dhe shkatërrohen monumente historike të Fitores Antifashiste.

Këto janë "vlerat themelore të BE-së", në emër të së cilëve ngrenë dolli, SYRIZA, ND, dhe të gjitha partitë e "rrugës së vetme Europiane". Me këto forca, që në shtetet e tyre shkatërrojnë të drejtat punëtore - popullore, mbështesin grusht-shtete dhe marrin pjesë në ndërhyrjet imperialiste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke gjakosur popujt, duke përkeqësuar problemin e refugjatëve, SYRIZA kërkon të krijojë "aleancat e veta progresiste", gjoja për të përballur ngritjen e së djathtës ekstreme dhe nacionalizmit në BE.

Historia e Fitores Antifashiste së Popujve, dhe në përgjithësi e Luftës së Dytë Botërore, dëshmon në mënyrën më të qartë se nazizmi - fashizmi është pjellë e vetë sistemit kapitalist, dhe vetë Hitleri kishte hipur në pushtet me mbështetjen e monopoleve gjermane dhe monopoleve të tjera. Dëshmohet se vetëm lëvizja punëtore - popullore, që synon pushtetin punëtor, mundet ta përballojë në mënyrë efektive dhe ta çrrënjosë fashizmin, të izolojë forca të tilla, si në Greqi Agimin e Artë nazist dhe aktivitetin e tyre kriminal. Se nuk është e mundur që lufta kundër forcave fashiste të garantohet nga ato forca që i shërbejnë sistemit të kalbur, NATO-s, BE-së, që ushtrojnë politika antipopullore, madje dhe në emër të “progresit dhe tregohen indiferente ndaj aktivitetit fashist.

9 maj frymëzon popujt, u mëson atyre të kenë besim në forcat e veta. Këtë forcë duhet dhe munden që ta provojnë, përmes luftës dhe organizimit të tyre, për të hequr qafe ligjet dhe masat antipopullore si dhe memorandumet përhershme, papunësinë dhe shfrytëzimin.

Vazhdojmë të besojmë të patundur se socializmi është i domosdoshëm dhe i kohës, përbën përgjigjen e vetme ndaj sistemit kapitalist barbarë që gjeneron dhe ushqen nazizmin - fashizmin, shkakton varfëri, luftëra dhe emigrim për popujt, në interes të fitimeve të një pakice».

 

09.05.2019