Lidhje me faqet e vjetra të PKG
STATUTI i PARTISË KOMUNISTE TË GREGISË (KKE)
PROLOGU
Statuti aktual u miratua në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i mbajtur më 11-14 Prill 2013.
U konfigurua nga ndryshimi dhe plotësimi i Statutit të miratuar në Kongresin e 15 i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Gjithashtu u morr parasysh përvoja e mëparshme dhe, e kohëve të fundit.
Statuti përcakton qëllimet dhe karakterin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), parimet dhe rregullat e pjesëmarrjes, funksionimit dhe veprimit të saj. Përcakton detyrimet, të drejtat, detyrat dhe rregullat themelore të veprimit të anëtarëve, të organizatave dhe organeve të Partisë.
Vlera e madhe dhe rëndësia e parimeve statusorë dhe e rregullave të funksionimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si parti revolucionare e tipit të ri, është vlerësuar dhe provuar në pothuaj se një shekull të ekzistencës dhe veprimtarisë së saj, si dhe nga përvoja e pasur e lëvizjes komuniste botërore.
Mbrojtja e ndërgjegjshëm dhe e vendosur i këtyre parimeve, si dhe respektimi i rreptë dhe zbatimi i tyre janë detyra parësore të çdo anëtari të Partisë. Detyrë që është e njëjtë me atë të mbrojtjes të vetë ekzistencës së Partisë dhe kushteve themelore, në mënyrë që të mundet të udhëheqë klasën punëtore në misionin e saj historik, marrjen revolucionare të pushtetit punëtore për ndërtimin e socializmit.
HYRJE
a. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është Partia e klasës punëtore, udhëheqja e organizuar e vetëdijshme ideologjike, pararoja e saj politike, forma më e lartë e organizimit të saj. Është organizatë revolucionare e vullnetarëve të së njëjtës ide dhe lufton për përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimin e një shoqërie socialiste-komuniste, në të cilën do të zhduket çdo shfrytëzim i njeriut nga njeri, çdo formë e pronësisë private në mjetet e prodhimit dhe do të sigurohet një cilësi më e lartë e jetës dhe e të drejtave për popullin, mundësi dhe të drejta të barabarta, progres shoqëror të gjithanshëm në Greqi.
Objektivi strategjik i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është pushtimi i pushtetit punëtorë revolucionar, diktatura e proletariatit, për ndërtimin socialist. KKE ka për qëllim të japë të gjitha forcat e saj për të ndërtuar këtë shoqëri më të lartë, duke e pasur plotësisht të vetëdijshme se do të jetë një vepër e vetë klasës punëtore, udhëheqësja e së gjithëve atyre që vuajnë nga pushteti i kapitalit, pjesëmarrje së tyre efektive, si në luftën për pushtimin e saj, ashtu dhe në ruajtje dhe përforcim.
Klasa punëtore, faktori i ndryshimit socialist, forca lëvizëse kryesore në luftë për përmbysjen e kapitalizmit, lufton jo vetëm për çlirimin e saj, por për çlirimin e të gjithë punëtorëve.
Për këto arsye, ekzistenca e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe përforcimi i saj në shoqërinë greke është një domosdoshmëri historike. Klasa punëtore, për të zhvilluar me sukses luftën e saj kundër shtypjes së përditshme nga kapitali dhe ti japë fund shfrytëzimit të njeriut nga njeri, ka nevojë për një organizatë të saj të pavarur politike, për një parti revolucionare, e aftë për të udhëhequr luftën për interesat e saj jetike dhe për ndërtimin e një shoqërie të re më të lartë, socialiste-komuniste.
b. Në organizimin, funksionimin dhe aktivitetin për zbatimin e këtyre qëllimeve të larta, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) udhëhiqet nga botëkuptimi i marksizëm-leninizmit dhe nga internacionalizmi proletar. Frymëzohet nga përpjekja e parë historike për pushtet punëtor, në Komunën e Parisit(1871), shumë më tepër nga Revolucioni i parë Socialist fitimtar në Rusi në Tetor të vitit 1917. Edukohet nga përvoja pozitive dhe negative e ndërtimit socialist në shekullin e 20-të, para së gjithash në BRSS. Kupton mësimin se lufta e klasave vazhdon pa ndërprerje deri në zhdukjen e çdo burimi të pabarazisë shoqërore, e çdo prone private në mjete prodhimi. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) udhëhiqet nga mësimet e luftës së klasave në Greqi, luftërat heroike të EAM-ELAS (Frontit Nacionalçlirimtar – Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke) gjatë periudhës së pushtimit dhe i Dhjetorit të 1944 dhe në veçanti nga lufta e madhe e DSE (Ushtrisë Demokratike të Greqisë) në vitet 1946-1949.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) studion zhvillimet social-ekonomike dhe politike në Greqi dhe në botë, në bazë të botëkuptimit të saj dhe me synim zhvillimin e saj. Bazuar në format e mësipërme, formon programin, strategjinë dhe taktikën e saj.
c. Kalimi nga shoqëria kapitaliste, e cila është në krizë të thellë, në shoqërinë socialiste, presupozon pushtimin e pushtetit politik nga klasa punëtore, socializimin (shoqërizimin) e mjeteve të koncentruar të prodhimit, krijimin e kooperativës bujqësore të prodhimit, hartim qendror shkencor të prodhimit social dhe të shërbimeve, kontroll punëtor, e cila do të sjellë çlirimin e veprimtarisë krijuese të punëtorëve, rinisë. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton me të gjitha forcat e saj, që të kuptohet nga klasa punëtore dhe shtresat popullore kjo nevojë. Në këto drejtime, përdor çdo mundësi gjer në fund, nëpërmjet luftës së përditshme, për mbrojtjen e jetës së punëtorëve, të drejtave ekonomike, politike, kulturore dhe lirive të tyre.
Në këtë luftë, duke kërkuar unitetin e klasës punëtore, pavarësisht nga zanati, niveli arsimor, kombësisë, traditës kulturore, gjuhësore apo gjinore. Synon aleancën e klasës punëtore me fermerët e varfër dhe të vetëpunësuarit në një aleancë popullore, antimonopoliste-antikapitaliste lufte për pushtetin punëtor.
ç. Centralizimi organizativ dhe funksionimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përcaktohen nga qëllimet dhe karakteri revolucionar i saj. Parimi themelor i saj është centralizmi demokratik.
Zbatimi konsekuent i centralizmit demokratik, me të gjitha anët e saj, është e nevojshme për unitetin ideologjik, politik dhe organizativ të Partisë, një kusht i nevojshëm për përmbushjen e qëllimeve të saj.
d. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) bazohet në parimin e internacionalizmit proletar. Mbështet internacionalizmin e saj në interesat e përbashkëta të klasës punëtore, për domosdoshmërinë e përbashkët objektive të socializëm-komunizmit në çdo vend kapitalist. Edukon anëtarët e saj me frymën e internacionalizmit proletar, solidaritetit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit me punëtorët e të gjithë botës. Plotëson detyrimet e saj internacionaliste, merr pjesë në luftën për rindërtimin, unitetin ideologjik strategjik dhe forcimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kundër-lufton çdo shfaqje të fashizmit, nacionalizmit, shovinizmit, racizmit, ajo barazon patriotizmin me luftën klasore.
KAPITULLI 1
PARIMET ORGANIZATIVE DHE RREGULLAT E ÇENTRALIZIMIT, FUNKSIONIMIT DHE VEPRIMTARISË SË KKE.
NENI 1
Centralizimi dhe funksionimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mbështetet në parimin e centralizimit demokratik, i cili është element i pazëvendësueshëm i karakterit të saj revolucionar.
Centralizim demokratik do të thotë demokraci brenda partisë, udhëheqje të centralizuar, veprim të përbashkët në zbatimin e vendimeve me disiplinë të ndërgjegjshme.
Në bazë të centralizmit demokratik nuk lejohet krijimi dhe veprimtaria e grupeve të organizuara brenda në Parti, për shkak se ato minojnë unitetin e saj ideologjik - politik -organizativ, funksionimin e saj demokratik dhe efektivitetin në veprim.
Elementë kryesore të centralizmit demokratik janë:
- Integrimi i funksionimit dhe veprimtarisë e të gjitha Organizatave të Partisë nën udhëheqjen e një qendre – Komitetin Qendror- i cili është organi më i lartë udhëheqës në periudhën ndërmjet Kongreseve.
- Zbatimi i detyrueshëm i vendimeve të organeve të larta udhëheqëse nga organet e mëposhtme, organizata dhe anëtarë të partisë.
- Disiplina e ndërgjegjshme partiake dhe nënshtrimi i pakicës ndaj shumicës. Në raste mospajtimi, ata që nuk pajtohen janë të detyruar të zbatojnë pa kushte vendimin e shumicës.
ç) Zgjedhja dhe heqja i të gjitha organeve udhëheqëse dhe anëtarëve të tyre. Llogaridhënia e zakonshme dhe e jashtëzakonshme në Organizatat dhe Trupat që e zgjedhin. Njoftim sistematik të Organizatave të Partisë për vendimet e tyre.
d) Kolektiviteti si autoritet suprem i udhëheqjes së partisë, kusht i domosdoshëm për unitet, të veprimtarisë unike efektive të Partisë dhe i të gjitha Organizatave të saj, të edukimit të saktë, të zhvillimit të veprimtarisë dhe iniciativës së anëtarëve të Partisë. Në Parti nuk mund të ekzistojnë vendime personale që zëvendësojnë vendimet kolektive të organeve.
Në kuadrin e kolegjialitetit zhvillohet personaliteti dhe oferta e çdo anëtari të partisë.
dh) Barazia e të gjithë anëtarëve të partisë për të drejtat dhe detyrat e tyre.
- Kontrolli, kritika dhe autokritika si element i domosdoshëm për zbatimin e vendimeve dhe zhvillimin e veprimit, të përgjithësimit të përvojës, trajtimin e dobësive dhe korrigjimin e gabimeve, të edukimit, të forcimit të disiplinës së ndërgjegjshme partiake.
Kritika dhe autokritika ushtrohet vetëm brenda organeve kompetente dhe OBP-ve (Organizatave Bazë të Partisë) të Partisë.
NENI 2
a)Organizatat Bazë të Partisë krijohen në vendet e punës, në radhë të parë në ndërmarrjet industriale dhe sektorë profesioni, në biznese të tjera, institucione dhe shërbime, si dhe te të vetëpunësuarit. Gjithashtu, Organizata Bazë krijohen në vendet e banimit, në qytete dhe fshatra.
Anëtarët e Partisë, që punojnë në ndërmarrje industriale ose në biznese të tjera, institucione dhe agjenci, detyrohen të jenë pjesëtar të Organizatave të zonave të tyre të punës ose të sektorëve përkatës. Veçori bëhen me vendim nga Komitetet Rajonale dhe Komitetet e Sektorit.
Me vendim të Komitetit Qendror krijohen Organizata partiake të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në vende ku jetojnë emigrantët dhe studentët Grek.
b) Organizatat Bazë të Partisë bashkohen në Organizata Sektori dhe Organizatat e Sektoriale në Organizata Rajonale. Me vendim të KQ, ku është e nevojshme, mund të krijohen Organizata Krahine ku do të përmbledhin një numër të Organizatave Sektoriale.
Në raste të veçanta, Komiteti Qendror mund të krijojë OBP dhe Organizata Sektoriale të udhëhequra direkt prej tij.
Për udhëheqjen e Organizatave të Ishujve të Egjeut si dhe të organizatave në vendet e huaja, Komiteti Qendror mund të krijojë, me Vendim të tij Komitet Krahinor të Partisë, me përgjegjësi udhëheqjen unike të këtyre Organizatave të Partisë.
NENI 3
Zgjedhja e organeve udhëheqëse, të Sekretarëve dhe Sekretarive të tyre, si dhe delegatëve për organet e larta udhëheqëse, bëhet me votim të fshehtë, pasi është bërë procesi parashikues nga rregullorja.
Zgjidhen ata që marrin 50% +1 të votave e të pranishmëve. Nëse me votimin e parë nuk mbulohet numri i duhur që do të zgjidhet, bëhet e dyta dhe përfundimtarja me ata kandidatë që nuk e arrijnë 50% +1, në të cilën zgjidhen me bazë të rrallës preferuese.
Vendimet për çështje të tjera merren me votim të hapur dhe shumicë të thjeshtë.
NENI 4
Në kushtet e ndalimit të veprimtarisë së Partisë, centralizimi demokratik zbatohet me forma që siguron vazhdimësinë e udhëheqjes unike dhe veprimtarisë së saj.
KAPITULLI 2
ANËTARËT E PARTISË: TË DREJTAT DHE DETYRIMET
NENI5
Anëtar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është ai/ajo që pranon Programin dhe Statutin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), është mbi 18 vjeç, i përket dhe punon në një nga Organizatat e saj dhe paguan normalisht kuotën.
NENI 6
Anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) bëhen kryesisht punëtorë dhe punëtore. Gjithashtu, punonjësit pionierë nga shtresat e shtypura e të vetëpunësuarve EBE(Profesionist, mjeshtër), të fermerëve, si dhe punonjësit e tjerë ose jo të cilët marrin pjesë aktivisht në luftën klasore.
- Integrimi i anëtarëve në Parti bëhet vetëm individualisht. Për t'u bërë dikush anëtar i Partisë, duhet së pari të bëhet anëtar në provë. Testi zgjat 1 vit.
- Anëtarësimi në parti si anëtar prove presupozon rekomandimin e dy anëtarëve të partisë, të cilët duhet ta njohin të paktën një vit. Anëtarët e partisë që bëjnë rekomandimin janë përgjegjës përballë Partisë për propozimin e tyre. Anëtarësimi i plotë në parti vendoset nga mbledhja e OBP-së dhe miratohet nga organi pasues më i lartë jo më shumë se brenda dy muajve.
Anëtarët e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që kanë moshën e duhur dhe të paktën një (1) vit jetese në KNE, mund të bashkohet direkt në Parti si anëtarë të zakonshëm me rekomandimin e 2 anëtarëve të zakonshëm të partisë dhe mendimin e anëtarëve të partisë të organit udhëheqës të organizatës përkatëse në Rininë Komuniste të Greqisë (KNE).
Mosha partiake e anëtarit të Partisë fillon që nga dita kur mbledhja e OBP-së vendosi anëtarësimin e tij në Parti si anëtar në prove. Për anëtarin e partisë që vjen nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), shënohet koha kur ishte në KNE, para se të bëhej anëtar i Partisë, si kohë shërbimi në KNE.
Anëtari në provë ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet e anëtarit, përveç të drejtës të zgjedhë dhe të zgjidhet. Vota e tij për çështjet e tjera është këshilluese. Sekretariati i OBP-së duhet t'i japi çdo ndihmë të mundshme anëtarëve të rinj, në mënyrë që ata të munden të fillojnë saktë jetën e tyre partiake, që të përbashkojnë parimet e centralizimit dhe funksionimit të Partisë. Anëtarët provë duhet të kalojnë ciklin e detyrueshëm të vet-edukimit. Për t'u bërë një anëtar në provë anëtar i plotë vendos Mbledhja e Organizatës Bazë së Partisë. Vendimi merret me propozim-raport të Sekretariatit të OBP-së në prani të interesuarit. Vendimi miratohet nga organi pasues më i lartë udhëheqës brenda dy muajve.
c) Ish-anëtarët e partisë që u përjashtuan ose u tërhoqën nga Partia mund të ri-bashkohen në të, nëse e miraton Komiteti i Sektorit fillimin e procesit, dhe pasohet nga një analizë e veçantë dhe vendim të Mbledhjes së Përgjithshme të OBP-së me një shumicë prej 4/5 të anëtarëve të pranishëm dhe aprovim përfundimtar nga organi mësipërm me një shumicë të njëjtë.
ç) Ish-anëtarët e partive të tjera pranohen si anëtarë në provë në Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) me proces testimi 2 vjeçar, pas rekomandimit nga dy anëtarë të Partisë të cilët kanë tre(3) vjet jetë partiake. Në raste të tilla duhet aprovim nga Komiteti i Zonës.
Kur është për kuadro udhëheqës të një partie tjetër, duhet së pari miratim nga Komiteti Qendror që të filloj procesi. Vazhdohet me analizë në OBP siç parashikohet në paragrafin c dhe në vazhdim Vendimi përfundimtar i Komitetit Qendror.
Pranim grupi nga parti të tjera politike dhe organizata në Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) nuk mund të bëhet. Së pari kërkohet miratim nga Komiteti Qendror, për të hapur procesin e shqyrtimit të çdo anëtari të atij grupi dhe vazhdon me procesin e Mbledhjes së Përgjithshme të OPB-së, sipas parashikimeve të mësipërme.
d) Anëtarët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që jetojnë në vende të tjera mund të kalojnë në partinë përkatëse të atij vendi, me miratimin e Komitetit Qendror. Gjithashtu kërkohet miratim nga Komiteti Qendror, që të bëhet i pranishëm në Parti anëtar i një partie tjetër komuniste ose punëtore, pasi ka ndërprerë marrëdhëniet e mëparshme organizative të tij.
dh) Anëtari i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nuk mund të jetë dhe në parti ose në organizate tjetër politike, lëvizje apo grupim.
e) Çdo anëtar i Partisë që lëviz në rezen aktive të një Organizate tjetër nga organizata e tij përkatëse, detyrohet që të njoftojë menjëherë Organizatën e tij, në mënyrë që të dërgohet lidhja partiake tij në Organizatën që ai shkon. Lidhja partiake shoqërohet nga shënimi me mendimin e organit udhëheqës për aktivitetin e tij në Organizatën që ishte. Për lëvizjen e kuadrove duhet miratimi i organit udhëheqës përkatës. Trajtimi i procesit lidhet dhe kontrollohet nga organet udhëheqëse dhe nga Sekretariati i KQ, brenda periudhës dy mujore.
ë) Me vendim Kongresi, Partia mund të bëjë ri-regjistrimin e anëtarëve. Koha dhe procedura përcaktohet nga KQ.
NENI 7
Anëtari i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përfaqëson partinë kudo që ndodhet, sidomos në vendin e punës. Njihet për qëndrimin e tij luftarak, nga solidariteti klasor ndaj kolegëve të tij, morali dhe përgjegjësinë e tij në punë, në familje, tërësisht në jetën e tij.
Anëtari i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nuk mund të ketë të njëjtën privilegj dhe as nuk toleron ekzistencën e privilegjeve nga pjesëmarrja në Parti. Të gjithë anëtarët e partisë kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime.
NENI 8
Anëtari i Partisë ka detyrimet e mëposhtme:
- Të marri pjesë në mbledhjet e OBP-së që i përket dhe të paguajë kuotën. Të marri pjesë personalisht në diskutim, në marrjen e vendimeve dhe në punën praktike të organizatës së tij. Të kontribuojë në analizën e politikës së Partisë me reflektimet dhe përvojën e veprimtarisë praktike të tij. Të zbatojë vendimet e OBP-së dhe të organeve të larta udhëheqëse, pavarësisht nga pikëpamjet e tij personale.
• Të nxiti te punonjësit ideologjinë dhe politiken e Partisë. Të kontribuojë në përforcimin dhe zgjerimin e lidhjeve me punonjësit dhe punëtorët e tjerë, në edukimin dhe organizimi në vendin e punës, në lagje.
• Të jetë anëtar i sindikatës përkatëse ose të një formë tjetër të organizimit popullor masiv dhe të aktivizohet si pionier, në bazë të politikës së Partisë.
• Të studiojë dhe të shpërndajë «Rizospasti», KOMEP dhe botime të tjera të partisë, për të qenë në gjendje të tregojë ideologjinë dhe politikën e saj, për ta mbrojtur atë nga shtrembërimet, shpifjet, nga antikomunizmi dhe kritika e padrejtë. Vazhdimisht të sigurojë njohjen e botëkuptimit të marksizëm-leninizmit, për të përmirësuar nivelin e tij ideologjik-arsimor dhe kulturor politik, në mënyrë që të jetë në gjendje për të përmbushur me korrektësi në vazhdim rolin e tij pionier, të luftojë me stabilitet, të luftojë me vendosmëri dhe pa toleranca kundër ideologjisë dhe politikës borgjeze, në çdo lloje devijimesh nga teoria e marksizëm-leninizmit, oportunizmin.
• Të luftojë në mënyrë aktive për unitetin ideologjik, politik dhe organizativ të partisë, të zbatojë dhe të mbrojë Statutin dhe parimet e saj.
• Të zhvillojë demokracinë e brendshme të partisë dhe të luftojë kundër çdo shkelje të rregullave operative, vetëkënaqësinë, egoizmin, familjarizimin dhe lokalizmin. Të përballojë me vendosmëri çdo përpjekje parandalimi të kritikës kundër çdo gjëje që shkakton dëmtimin e partisë dhe e pengon lirinë e mendimit dhe të shprehjes si dhe, pavarësisht nga personi, ti drejtohet për këtë organeve të partisë deri në Komitetin Qendror.
• Të tërheqë anëtarë të rinj në Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), të kontribuojë pa lodhje në forcimin organizativ dhe në ndërtimin e partisë, sidomos në fabrikat e mëdha dhe vendet e tjera të punës, me përmirësimin e vazhdueshëm të metodës së punës partiake.
• Të rruajë Partinë nga sulmet e çdo lloji kundërshtari të saj, duke rritur vigjilencën revolucionare. Të mbrojë kudo, gjithmonë dhe në të gjitha rrethanat, pa tërheqje, idealet dhe objektivat e Partisë. Të mbrojë Partinë në punën e tij praktike, në hetime, në gjykatë dhe në burg dhe të mbrojë me vendosmëri vlerat dhe titullin e lartë të anëtarit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Detyrimi i anëtarit të partisë është të ushtrojë, njëkohësisht me detyrimet e tij, të drejtat e tij që rrjedhin nga Statuti i Partisë.
Neni 9
Anëtari i Partisë ka të drejtat e mëposhtme:
• Të marri pjesë në diskutim për konfigurimin e politikës së Partisë në Mbledhjen e OBP-së dhe në organet në të cilat është anëtar, në Konferencat dhe Kongreset si përfaqësues i zgjedhur. Të marri pjesë në diskutime dhe dialogun që përcakton Komiteti Qendror nëpërmjet shtypit të partisë.
• Të marri pjesë në zgjedhjen e organeve udhëheqëse të Partisë dhe të zgjidhet në ato, nëse përmbush kushtet e Statutit.
• Të shprehi lirisht dhe me kompetencë në organet përkatëse mendimin e tij mbi veprimet e çdo anëtari dhe kuadri të partisë të çdo organi udhëheqës dhe organizate.
• Të kërkojë informacion kompetent nga organet partiake për çështjet partiake. Të informohet me çdo mundësi të mjaftueshme për mbështetjen ideologjike dhe politike të vendimeve që vihen për zbatim, si dhe për veprime të organeve dhe kuadrove.
• Ti drejtohet për çështje personale apo partiake Organizatës ku ai bën pjesë, si dhe në çdo organ udhëheqës më të lartë të Organizatës së tij deri në KQ dhe në Kongresin e Partisë. Të kërkojë ti jepen në kohë përgjigje të arsyetuara në propozime dhe pyetje dhe mundet të rikthehet në qoftë se ka prova të reja. OBP-ja ose organet udhëheqëse janë të detyruara të trajtojnë me përgjegjësi çdo çështje që del ndaj anëtarit të partisë dhe të kujdesen për informimin e tij në kohë.
• Të marri pjesë në mbledhjet e partisë dhe mbledhjet e organeve që i përket, kur hetohen çështjet lidhur me aktivitetin e tij.
• Të kërkojë zbatimin e përpiktë të rregullave të funksionimit të Organizatave dhe organeve të Partisë.
NENI 10
Integrimi i grave nga klasa punëtore dhe shtresat e tjera popullore në Parti duhet të jetë kujdesi i përhershëm i anëtarëve të partisë. Të gjitha Organizatat e Partisë duhet të zhvillojnë në mënyrë të përhershme dhe me stabilitet veprimtarinë e tyre për të drejtat, barazinë dhe emancipimin e gruas, pjesëmarrjen e tyre në luftërat sociale dhe politike.
KAPITULLI 3
ORGANET UDHËHEQËSE TË KKE
NENI 11
Kongresi është organi më i lartë udhëheqës i Partisë.
Kongresi i rrallës thirret nga Komiteti Qendror çdo katër vjet.
Kongresi i Jashtëzakonshëm mund të thirret me Vendim të Komitetit Qendror ose me propozimin e një Organizate Rajonale, në se ajo miratohet dhe nga Komitete Rajonale të tjera që përfaqësojnë gjithsej 50% të anëtarëve të partisë. Ky propozimi duhet të dorëzohet në Komitetin Qendror. Komiteti Qendror është i detyruar ta helli atë në diskrecionin e Komiteteve të tjera Rajonale e shumta brenda tre muajve, që nga data e cila u paraqit. Komiteti Qendror detyrohet të eci në kryerjen e Kongresit jo më vonë se dy muaj. Që në të dy rastet nuk mund të kërkohet thirrje të Kongresit të jashtëzakonshëm për të njëjtat çështje para se të ketë kaluar një vit.
NENI 12
Vendimi për të mbledhjen e Kongresit të rregullt dhe çështjes me të cilën do të merret, shpallet nga Komiteti Qendror të paktën tre muaj para mbledhjes.
Kongresi është në kuorum nëse përfaqësuesit e pranishëm përbëjnë shumicën e përfaqësuesve të zgjedhur.
Delegatët e Kongresit zgjidhen me masë të njëjtë, të cilën e përcakton Komiteti Qendror nga Konferencat Rajonale dhe nga Organizatat që udhëheq drejtpërsëdrejti Komiteti Qendror. Anëtarët e Komitetit Qendror dhe Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik, që nuk janë delegatë të zgjedhur, marrin pjesë në Kongres me të drejtë fjale.
NENI 13
Kongresi i Partisë:
• Shqyrton dhe vlerëson Raportin e Komitetit Qendror dhe Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik. Vendos detyrat e Partisë deri në Kongresin e ardhshëm.
• Voton ose modifikon Programin dhe Statutin e Partisë.
• Zgjedh Komitetin Qendror dhe Komitetin Qendror të Kontrollit Ekonomik. Për t'u zgjedhur dikush në këto organe duhet të ketë të paktën 7 vjet moshë partiake.
Numri i anëtarëve të Komitetit Qendror dhe i anëtarë të Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik përcaktohet nga Kongresi.
NENI 14
Komiteti Qendror është organi kryesor i Partisë ndërmjet Kongreseve:
a) Drejton të gjithë veprimtarinë ideologjike – politike – organizative të partisë.
b) Shqyrton rregullisht raportin e veprimtarisë së Byrosë Politike.
c) Përcakton politikën dhe marrëdhëniet e Partisë me parti apo organizata të tjera, në bazë të udhëzimeve të Kongresit.
ç) Vendos drejtorinë në mediat qendrore të Partisë, të shtypit dhe shtypit elektronik.
d) Vendos krijimin, përmbajtjen dhe përbërjen e departamenteve ndihmëse dhe Komiteteve të Komitetit Qendror dhe vendos Përgjegjësit në ato.
dh) Miraton numrin dhe përbërjen e kuadrove profesionale në Parti, pas propozimit të Byrosë Politike dhe Sekretariati.
e) Vendos për kandidatët e zgjedhur në poste publike apo me rëndësi më të gjerë në mbarë vendin.
ë) Vendos për tërheqje nga detyra publike e postit të zgjedhur anëtarët e Partisë.
f) Përcakton përqindjen e të ardhurave që duhet të jepen nga Organizatat e Partisë në arkën qendrore. Menaxhon financën dhe të gjithë pronën e Partisë.
NENI 15
Komiteti Qendror zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm dhe Byronë Politike. Byroja Politike ka përgjegjësinë për drejtimin e Partisë ndërmjet Seancave të Komitetit Qendror të bazuar në Vendimet e tij. Numri i anëtarëve të BP caktohet nga Komiteti Qendror. Në kohën midis seancave të Komitetit Qendror, Byroja Politike informon anëtarët e saj për çështjet e Partisë. Byroja Politike me të gjithë veprimin dhe funksionimin e saj duhet të forcojë rolin udhëheqës dhe përgjegjësinë e KQ.
Komiteti Qendror zgjedh Sekretariatin nga anëtarët e tij. Sekretariati merret me drejtimin e Organizatave, me kontrollin e zbatimit të vendimeve dhe me trajtime që kanë të bëjnë me çështjet aktuale të Komitetit Qendror dhe të Byrosë Politike. Numri i anëtarëve të Sekretariatit dhe përgjegjësitë e konkrete përcaktohen nga Komiteti Qendror.
Gjithashtu, Komiteti Qendror zgjedh nga anëtarët e tij Komitet të Kontrollit Partiak (KKP) dhe i emëron kryetarin. KKP shqyrton paditë e paraqitura nga Organizatat e Partisë dhe anëtarët e partisë për shkelje nga anëtarë, organe dhe Organizata të disiplinës partiake, të Statutit, si dhe të vërejtjeve kundër vendimit të përjashtimit nga Partia apo të çdo dënimi tjetër partiak. Harton raportin përkatës me rekomandimet e tij drejt KQ për vendimet përfundimtare. Shqyrton kërkesa rehabilitimi të anëtarëve të Partisë të cilët, për arsye të ndryshme, kanë humbur statusin e partisë dhe përcakton moshën partiake.
NENI 16
Komiteti Qendror mblidhet në seancë të zakonshme çdo 3 muaj me përgjegjësi të Byrosë Politike dhe urgjente, kur lind çështja, me vendim të Byrosë Politike.
Anëtarët e Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik marrin pjesë në seancat e KQ, me të drejtën për të folur dhe votë këshilluese.
Në raste të veçanta, Komiteti Qendror thërret Seancë të Gjerë, ku bëjnë pjesë dhe kuadro të tjerë të partisë të cilët i përcakton.
NENI 17
Komiteti Qendror i Kontrollit Ekonomik (KQKE) kontrollon arkën, menaxhimin e të gjitha aktiviteteve financiare të Partisë dhe informon rregullisht Komitetin Qendror. KQKE ndihmon Komisionet e Kontrollit Ekonomik të Organizatave dhe ku e shikon të nevojshme kontrollon dhe vetë financën e Organizatave.
KQKE zgjedh nga anëtarët e vet kryetarin e saj.
NENI 18
Komiteti Qendror i Partisë, në periudhën ndërmjet Kongreseve, mund të thërrasë Konferencë Mbar-vendore Partiake: është e detyrueshme, në qoftë se ekziston vendim i mëparshëm i Kongresit, për shqyrtim të çështjeve të veçanta. Gjithashtu, nëse konsideron se eksiton një çështje serioze në bazë të zhvillimeve social-ekonomike, në luftën klasore, ose ekziston një nevojë jashtëzakonisht serioze për të diskutuar probleme që kanë të bëjnë me Partinë.
Në këtë marrin pjesë: Anëtarët e Komitetit Qendror, anëtarët e Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik dhe përfaqësues të Organizatave të Partisë që zgjidhen nga Komitetet Rajonale me masë të përbashkët të cilën e përcakton Komiteti Qendror.
Konferenca merr vendime në bazë të Programit dhe Statutit të Partisë dhe mund të plotësojë deri në 1/10 e anëtarëve të Komitetit Qendror.
Komiteti Qendror cakton çështjen e Konferencës dhe e bën të njohur të paktën një (1) muaj para thirrjes.
NENI 19
Organi më i lartë i Organizatave Sektoriale të Partisë, i Sektorëve Rajonal dhe Rajoneve është Konferenca përkatëse e Partisë ndërsa për OBP-në, Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të saj. Në periudhën ndërmjet konferencave Partiake organ udhëheqës është Sektori përkatës, Komiteti Rajonal dhe Komiteti Krahinor.
NENI 20
Konferenca e zakonshme e Organizatave të Partisë të Sektorëve, të Sektorëve Krahinor dhe Rajoneve mblidhet çdo dy vjet nga komisionet përkatëse. Konferencave të veçanta mblidhen: a) me vendim të organeve udhëheqëse përkatëse dhe me miratimin e organit të mësipërm, b) me vendim të organit të mësipërm, c) kur e kërkojnë organet e mëposhtme udhëheqëse OBP-të e Organizatës së posaçme që përfaqësojnë 1/3 e anëtarëve të saj.
NENI 21
Përfaqësuesit për konferencat e organizatave përkatëse zgjidhen me masë të përbashkët e cila vendoset nga organet udhëheqëse përkatëse, në përputhje me rregullat përkatëse të Komitetit Qendror.
Konferenca e Organizatave të Partisë: Diskutojnë dhe vendosin për ekspozimin e organeve udhëheqës dhe për Komitetin e Kontrollit Ekonomik. Diskutojnë dhe vendosin për çështje të punës së partisë në sektorin e tyre. Zgjedhin organin udhëheqës dhe Komitetin e Kontrollit Ekonomik.
Për t'u zgjedhur dikush në Komitetin Sektorial ose Rajonal dhe në Komitetet përkatëse të Kontrollit Ekonomik i duhet të ketë dy (2) vjet moshë partiake dhe në Komitetin Krahinor si dhe në Komitetin e Kontrollit Ekonomik të saj pesë (5) vjet.
NENI 22
Organet udhëheqëse të Sektorëve, të Sektorëve Rajonale, Zonale zgjedhin Sekretar ose edhe Sekretariat. Sekretariati udhëheq të gjithë punën ndërmjet mbledhjeve të Komiteteve. Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit, të Sekretarit dhe të Sekretariatit aprovohen nga organi i më sipërm udhëheqës.
Komiteti Krahinor vjen në Mbledhje të zakonshme një herë në 2 muaj, Komiteti Sektorial dhe Rajonal çdo muaj. Urgjentisht me vendim të organit më lartë.
Komiteti i Kontrollit Ekonomik, të paktën çdo tre muaj, kontrollojnë veprimtarinë ekonomike, arkat, përqendrimin normal të kuotave dhe menaxhimin financiar të organizatave përkatëse deri në OBP. Marrin pjesë në mbledhjet e organeve përkatëse me të drejtë fjale dhe vote këshilluese.
NENI 23
Për zgjedhjen dhe promovimin e kuadrove në organe udhëheqëse kërkohet ndërgjegjësim të rritur partiak dhe përgjegjësi. Është përgjegjësi e organeve udhëheqës në të gjitha nivelet, për të marrë të gjitha masat e nevojshme ideologjike dhe politike për promovimin dhe vazhdimësinë harmonike të kuadrove. Të sigurohet vlerësimi kolektiv i kontributit të kuadrove dhe procedura thelbësore gjatë zgjedhjeve të tyre, në përputhje me dispozitat përkatëse të Rregullores.
Të tregohet vëmendje e veçantë dhe kujdes për sintezën e organeve udhëheqëse, të pasqyrojë dhe të përforcojë karakterin e KKE, si një parti e klasës punëtore. Në Komitetin Qendror dhe në Komitetet Rajonale është e duhur që pjesa më e madhe e anëtarëve të tyre të jenë punëtorë-punonjës, ndërsa në organe duhet të ketë kujdestari që të zgjidhen edhe të vetëpunësuar EBE, fermerë të varfër. Kujdestari të vazhdueshme duhet të ketë për zgjedhjen e grave në të gjitha organet udhëheqëse. Të sigurohet, gjithashtu, kombinim harmonik i moshave të kuadrove të vjetër dhe të rinj.
Komiteti Qendror dhe organet e tjera udhëheqëse janë të detyruara të kujdesen për rotacionin e kuadrove në organet udhëheqëse, në pozicionet e zgjedhur të institucioneve shtetërore borgjeze (parlament, Euro-parlament, rajone, komuna) si dhe në lëvizjen sindikaliste, veçanërisht në nivelet e dyta e të treta sindikaliste.
NENI 24
Plotësimi i vendeve të lira, të cilat mund të krijohen në përbërjen e Komitetit Qendror ndërmjet Kongreseve, në lidhje bëhet me zgjedhje të anëtarëve të rinj nga Konferenca Mbarëkombëtare, nëse konsiderohet e nevojshme nga KQ. Në organet e tjera udhëheqëse, ndërmjet konferencave, nuk përjashtohet plotësimi i boshllëqeve me rekrutim anëtarësh të rinj, me përgjegjësi të organit përkatës udhëheqës, nëse konsiderohet e nevojshme. Rekrutimi i anëtarit të ri kërkon miratimin e 2/3 të anëtarëve të organit përkatës dhe miratimi të organit të mësipërm. Rekrutimi i anëtarëve të rinj nuk duhet të kalojë 2/10 e anëtarëve të organit.
NENI 25
Organet udhëheqëse, nga KQ deri në sekretariatin e OBP-së, në mes dhe në fund të shërbimit të tyre vlerësojnë në tërësi punën e organit dhe e japin për informacion në organet e mëposhtme dhe në OPB. Gjithashtu, organet udhëheqëse vlerësojnë edhe punën individuale të anëtarëve të saj. Këto vlerësime jepen për informacion gjatë procesit të diskutimit të çështjes së zgjedhjes të organeve të reja në Konferencat e tyre përkatëse dhe për KQ në Kongres.
NENI26
Çështjet procedurale të zhvillimit të mbledhjeve zgjedhëse dhe Konferencave përcaktohen me rregullore të vendosur nga KQ.
NENI 27
Për studim dhe trajtim më të mirë të çështjeve të ndryshme dhe zbatimit praktik të vendimeve të Partisë, krijohen departamente ndihmëse posaçërisht, Grupe Partiake dhe Komisione në krahë të organeve udhëheqëse.
KQ dhe organet e tjera udhëheqëse duhet të kujdesen, që anëtarët e Departamenteve ndihmës, të Komisioneve dhe Grupeve Partiake, të testohen vazhdimisht përmes pjesëmarrjes së tyre në organet udhëheqëse.
Për kuadrot që marrin pjesë në Departamentet ndihmëse, në Grupe dhe Komisione Partiake, me domosdoshmëri kërkohet dhe merret parasysh mendimi i OPB-ve dhe i organeve që ata i përkasin.
NENI 28
Organet udhëheqëse thërrasin shpesh në mbledhje të rregullta kuadro të çdo organizate. Këto takime kanë natyrë këshilluese.
NENI 29
Është detyrë e organeve udhëheqëse, para marrjes së vendimit me rëndësi të përgjithshme dhe në qoftë se e lejojnë kushtet, të marri mendimin e organeve të mëposhtme dhe anëtarëve të Partisë.
NENI 30
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka media informative dhe ndriçuese.
«Rizospasti», Organi i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), është gazeta e përditshme e Partisë, organizatori masiv dhe udhëheqës. Komiteti Qendror ka përgjegjësinë për botimin dhe drejtimin e përgjithshëm dhe përcakton Drejtorinë Komisionin e Redaksisë së tij. Gazeta «Rizospasti» promovon dhe mbron ideologjinë dhe politikën e KKE. Promovon dhe mbron interesat e klasës punëtore dhe të punëtorëve në përgjithësi si dhe të lëvizjes popullore. Informon plotësisht në lidhje me zhvillimet në Greqi dhe në botë.
«Inspektimi Komunist» (KOMEP) është revista teorike-politike e Partisë, organ i Komitetit Qendror. Drejtohet nga Komision Redaksie që caktohet nga KQ.
Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mund të krijojë ose të marrë pjesë në shtyp-botime të tjera qendrore ose rajonale të medias informative elektronike-radiotelevizive dhe interneti. Komiteti Qendror përcakton kushtet, kontekstin dhe objektivat e KKE në çdo rast të veçantë. Përcakton përgjegjësit, adresën dhe komisionet e redaksisë të këtyre instrumenteve.
KAPITULLI 4
ORGANIZATAT BAZË TË PARTISË
NENI 31
Organizata Bazë e Partisë (OBP) është themeli i Partisë, është Partia në zonën e veprimit të saj.
OBP formohen, me miratimin e organit të mësipërm, aty ku përcakton neni 2 i këtij Statuti, kur ka të paktën 3 anëtarë të partisë.
Në vende ku nuk ka OBP, mund, me përgjegjësi të organit të mësipërm, të krijohen OBP nga anëtarë partie që vinë nga organizata të tjera.
OBP, të cilat nuk i përgjigjen objektivit të tyre, shpërbëhet me vendim të organit të mësipërm dhe miratim të Komiteti Qendror.
NENI 32
OPB-ja një herë në vit mblidhet për zgjedhje dhe llogaridhënie në Asamblenë e Përgjithshme, zgjedh Sekretarin dhe Sekretariatin i cili i jep llogari OBP-së.
Në OBP-të, me fuqi deri në 10 anëtarë, zgjedhin Sekretar dhe zëvendës të tij. Në OBP me mbi 10 anëtarë zgjidhet Sekretar dhe Sekretariat. Numri i anëtarëve përcaktohet nga Asambleja e OBP-së sipas fuqisë së saj.
NENI 33
Për funksionim më të mirë, dhe arritje të mbulimit të gjithanshëm të ambienteve përgjegjës së tyre, OBP-të mund të krijojnë departamente dhe grupet pune në kuadër të OBP-së, si dhe grupe partiake në organizatat masive. Sekretariati i OBP-së përcakton përgjegjësit në departamente, në grupet e punës dhe grupet partiake. Mblidhen për specifikën e vendimeve të OBP-së dhe të kontrollit të zbatimit nga anëtarët në vendin e tyre dhe raportojnë në Mbledhjen e OBP-së.
NENI 34
Mbledhja e OBP-së thërritet rregullisht, të paktën një herë në muaj. Mbledhja bëhet me vendim të Sekretariatit të OBP-së, të Sekretarit në qoftë se nuk ka Sekretariat, ose të organit të mësipërm. Për thirrjen e saj kërkohet informacion në kohë dhe të plotë i të gjithë anëtarëve të saj. Mbledhja ka kuorumi kur të pranishmit janë 50% +1 të anëtarëve.
Mbledhja e OBP-së miraton agjendën e ditës me temat e sugjeruara nga Sekretariati, ose nga Sekretari në qoftë se nuk ka Sekretariat, ose me sa vendos vet ajo për të diskutim.
Raportin në Mbledhje e prezanton Sekretariati i OPB-së, Sekretari po nuk ka Sekretariat, organet e mësipërme udhëheqëse, si dhe anëtarë të partisë me miratim të Sekretariatit ose të Sekretarit po nuk ka Sekretariat. Mbledhja mban qëndrim në kuadër të raportit, përfundon me vendime konkrete, me masa praktike dhe ndarjen e punës për të zbatuar vendimet e OBP-së dhe të organeve të mësipërme. Në çdo Mbledhje dhe në kohën midis dy Mbledhjeve, organizohet kontrolli sistematik për zbatimin e vendimeve dhe i veprimtarisë të të gjithë anëtarëve, me përgjegjësi të Sekretariatit të OBP-së, të Sekretarit nëse nuk ka Sekretariat, dhe e të gjithë anëtarëve.
NENI 35
Përgjegjësitë kryesore të OBP-së janë:
a)Merr pjesë me përgjegjësi dhe në mënyrë aktive në analizimin e politikës dhe vendimeve të Partisë. Konkretizon, popullarizon dhe zbaton politikën dhe vendimet e Partisë dhe vendimet e organeve udhëheqëse në zonën e saj përgjegjëse.
b) Kujdeset me plan dhe punë të stabilizuar për anëtarë të rinj në Parti dhe organizatat përkatëse të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).
c)Punon për orientim klasor të veprimtarisë së sindikatave dhe organizatave të tjera popullore masive në zonën e saj. Del përpara për krijimin e grupimeve klasore dhe formave të organizimit popullor. Kërkon zhvillimin e luftës në drejtim të objektivave politike të Partisë, përpunon objektiva luftarake brenda politikës së Partisë, del përpara për organizimin e klasës punëtore, dhe të shtresave të tjera popullore.
ç) Organizon punën ideologjike-ndriçuese për anëtarët e saj, miqve dhe simpatizantëve të partisë dhe në përgjithësi për punëtorët dhe të rinjtë.
d) Kujdeset përditë për shpërndarjen dhe studimin e gazetës «Rizospastis» të KOMEP-it, të botimeve dhe materialeve të tjera të shtypit të Partisë.
dh) Ka përgjegjësi për grumbullimin dhe zhvillimin e burimeve financiare të Partisë.
e) Njeh, në lidhje të drejtpërdrejtë, dhe përdor simpatizantët, miqtë dhe votuesit e Partisë, merr opinionet e tyre për politikën, vendimet dhe aktivitetin e Partisë.
Me kritere shoqërore-klasore vepron gjerësisht gjithmonë brenda masave popullore të zonës së saj, kujdeset gjithmonë dhe me vendosmëri për zgjerimin e lidhjeve të saj me të gjithë elementët progresist të zonës së saj në përgjegjësi, siguron në mënyrë sistematike informimin e tyre politik.
ë) Diskuton problemet e rinisë, merr iniciativa për ato dhe lufton për grumbullimin e rinisë me politikën e Partisë. Kujdeset për krijimin OB (Organizatë Bazë) të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në zonën e saj dhe bashkëpunon me organet udhëheqëse të KNE për udhëheqjen e tyre, duke përmbushur në nivelin e OBP-së nenet e Statutit ku përmenden në kapitullin mbi Organizatën Rinore të KKE, për KNE.
NENI 36
Të gjithë anëtarët e OBP-së marrin detyra konkrete dhe punojnë për ti përmbushur ato. Japin llogari, kontrollojnë dhe kontrollohen për veprimtarinë e tyre dhe veprimtarinë e OBP-së. Kuadrot e partisë, të çdo organi udhëheqës që i përkasin, duhet të marrin pjesë në OBP-në e tyre, të marrin edhe për OBP-në detyra dhe të kontribuojnë në veprimtarinë e saj.
NENI 37
OBP-ja mund t'i drejtohet organeve udhëheqëse deri në Komitetin Qëndror, për të kërkuar informacion dhe për të propozuar çështje për zgjidhje. Organet udhëheqëse kanë për detyrë, në afat të shkurtër, të japin ose të transmetojnë përgjigje përgjegjëse në Mbledhjet e OBP-së në prani të anëtarit të organit të mësipërm udhëheqës.
KAPITULLI 5
KOMUNISTËT NË ORGANIZATAT MASIVE
NENI 38
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit dhe orientimit klasor të lëvizjes masive në ballë të lëvizjes punëtore sindikaliste.
Për përmbushjen më efektive të misionit të Partisë në organizatat masive punëtore dhe popullore, organet partiake udhëheqëse krijojnë grupe partiake, nga ata që janë të zgjedhur nga administratat e tyre dhe anëtarë të tjerë të partisë, të cilët veprojnë nën udhëheqjen e tyre për ekspertizën dhe promovimin e objektivave të Partisë. Nëse nuk ka anëtarë të partisë të zgjedhur, krijohet grup partiake me pak anëtarë nga ata anëtarë që i përkasin dhe aktivizohen në këtë fushë.
Grupet e partisë, me aprovimin e Organizatave të Partisë, mund të bëjnë takime të anëtarëve të partisë dhe simpatizantë të cilët i përkasin dhe aktivizohen në këto sektorë.
Grupet partiake diskutojnë problemet e sektorit ku aktivizohen, në bazë të pozitave të përgjithshme të Partisë dhe të udhëzimeve të organeve përkatëse udhëheqëse.
KAPITULLI 6
KOMUNISTËT NË INSTITUCIONET E SHTETIT BORGJEZ
NENI 39
Anëtarët e partisë, që zgjidhen ose vendosen me vendim të Partisë në trupe Legjislature, në organet përfaqësuese apo organe të tjera të zgjedhura dhe në përgjithësi në institucionet e shtetit borgjez, zbatojnë politikën dhe vendimet e Partisë, janë të angazhuar në çështjen e klasës punëtore dhe në mbrojtje të interesave të saj, mbrojnë me pasoja interesat e përgjithshme popullore.
Që të propozohen anëtarë të partisë të marrin detyra në këto pozita, duhet të merret mendimi i OBP-së dhe i organeve që i përkasin ata.
Kjo pozitë është në dispozicion të Partisë. Organet udhëheqëse të Partisë munden ti vendosin në sektorë të tjerë pune sipas nevojës të Partisë.
Pagat, dëmshpërblimet, pensionet, si dhe përfitime e tjera ekonomike që rrjedhin nga pozita e tyre janë të ardhura të Partisë dhe dorëzohen te ajo.
NENI 40
Deputetët dhe euro-deputetet anëtarë të Partisë përbëjnë Grupin Parlamentar të saj.
Komiteti Qendror ka përgjegjësinë për formimin e fletëvotimit të Partisë, të bazuar në rekomandimet e organeve udhëheqëse. Vendos për përbërjen e Grupit Parlamentar.
Veprimtaria Parlamentare e Partisë i përulet qëllimeve dhe nevojave të luftës klasore.
Funksionimi i Grupit Parlamentar përcaktohet në mënyrë konkrete nga Komiteti Qëndror i Partisë.
KAPITULLI 7
KNE (Rinia Komuniste e Greqisë) ORGANIZATA E RINISË SË KKE.
NENI 41
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në rrugën e saj historike gjithmonë i kushtonte dhe i kushton vëmendje të veçantë ndërhyrjes ideologjike dhe politike në të rinjtë dhe të rejat e klasës punëtore dhe të shtresave të varfra popullore.
a) Rinia Komuniste e Greqisë u krijua nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Është organizata revolucionare e të rinjve të KKE, që pranon botëkuptimin e Partisë, marksizëm - leninizmin, Programin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe promovon strategjinë saj.
b) Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) mobilizohet në krahë të Partisë, me strukturë të veçantë organizative që udhëhiqet ideologjikisht, politikisht dhe organizativisht, në të gjitha nivelet e saj që nga Këshilli Qendror i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) deri në OB të saj, nga organet përkatëse të Partisë. Për udhëheqjen e KNE, Partia disponon kuadro dhe anëtarë të saj, të cilët janë të vendosur në KNE.
c) Partia tregon kujdes të vazhdueshëm për edukimin revolucionar të anëtarëve të KNE, njohjen e historisë dhe përgatitjen e tyre për t'u bashkuar me radhët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Partia ka përgjegjësinë për ti siguruar organizatave të KNE çdo ndihmë të mundshme politike dhe ideologjike për të zgjeruar ndikimin e saj mbi të rinjtë, për bashkimin, mobilizimin dhe edukimin luftarak të së rinjve të klasës punëtore dhe të shtresave të varfra popullore.
ç) Organizatat përkatëse të Rinisë komuniste të Greqisë (KNE) thërriten të marrin pjesë në Kongres, në Konferencat Mbarëkombëtare të Partisë dhe në Konferencat e Organizatave të Partisë me delegat të saj të cilët kanë të drejtën e fjalës.
KAPITULLI 8
FINANCA E PARTISË
NENI 42
Burimet financiare të partisë vinë nga kuotat e anëtarëve dhe nga puna e tyre financiare, nga aksionet ekonomike, kontributet vullnetare, dhurime ose trashëgimi.
Gjithashtu, të ardhura që i përkasin Partisë janë dhe rrogat, pensionet, dëmshpërblimet që marrin anëtarët e zgjedhurit ose të autorizuar nga Partia në institucionet e shtetit borgjez, si dhe financimi nga pjesëmarrja e Partisë nëpërmjet zgjedhjeve në këto institucione.
Partia mundet të zhvillojë veprimtari ekonomike sipërmarrëse, për të siguruar aftësinë e saj të informojë, ideologjikisht dhe politikisht popullin për qëndrimet e saj, të zhvillojë veprimtarinë masive ndriçuese politike në kuadër të promovimit të politikës së saj.
NENI 43
Komiteti Qendror i përcakton shumën e kuotës mujore të anëtarëve, e cila duhet të jetë të paktën 1% e të ardhurave të tyre mujore të pagave.
Kontributi i anëtarit të rinj për hyrje në Partinë është e barabartë me kuotën mujore partiake të tij.
Komiteti Qendror mund të përshtati shumën e kuotës mujore të anëtarëve të Partisë, në përputhje me kushtet dhe nevojat e Partisë.
Gjithashtu, përcakton, përqindjen që duhet të japin Organizatat në KQ nga aktivitet e tyre ekonomik dhe vendos për aksionet ekonomike të Partisë.
Detyrë e të gjitha organeve udhëheqëse dhe anëtarëve të Partisë është që të kujdesen për përmirësimin e vazhdueshëm ekonomik të Partisë, që të sigurohet autonomia financiare e Partisë, si një kusht i domosdoshëm për ekzistencën dhe veprimtarinë e saj, për përmbushjen e qëllimeve të saj.
NENI 44
Buxheti i Partisë miratohet nga Komiteti Qendror. Buxheti i çdo organizate miratohet nga organet përkatëse udhëheqëse.
Çdo Komitet i Kontrollit Ekonomik paraqet raport për gjendjen financiare dhe menaxhimit në Konferenca ose në Kongres nga i cili është zgjedhur.
Komiteti Qendror menaxhon financat dhe pronën e Partisë dhe informon rregullisht anëtarët e Partisë për gjendjen e ecurisë së përgjithshme ekonomike.
Komiteti Qendror mund të emërojë Komitet Financash, i cili ndjek dhe udhëzon sektorët përkatës.
NENI 45
Menaxhimin financiar që ushtrojnë organizatat e Partisë kontrollohet në bazë të përhershme dhe të vazhdueshme nga Komitetet përkatëse i Kontrollit Ekonomik.
Në të gjitha nivelet e Partisë bëhet kontroll për dokumentacionin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si edhe për arsyen e shpenzimeve, në intervale të rregullta.
NENI 46
Kuadrot profesional i Partisë mbështeten financiarisht me një shumë që nuk tejkalon pagën mesatare të punëtorëve në sektorin privat.
E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e Partisë të cilët punojnë në mekanizmat teknike ose ndihmëse të Partisë, «Rizospasti», në KOMEP në media të tjera partiake, në botimet e Partisë.
KAPITULLI 9
MASAT PËR RESPEKTIMIN DHE E MBROJTJES E STATUTIT
NENI 47
Respektimi dhe mbrojtja e dispozitave të Statutit është detyrë dhe përgjegjësi e çdo anëtari, organizate dhe organi të KKE.
Anëtarët, kuadrot, Organizatat Bazë të Partisë dhe organet e Partisë që shkelin Statutin nënshtrohen në ndëshkime disiplinore të mëposhtme, sipas veprës:
• Vërejtje
• Akuzim
• Paralajmërim përjashtimi
• Përjashtim nga Partia
Për shkeljet serioze që përfshihen kuadro të organeve udhëheqëse, mund të ushtrohet nga organet përkatëse dhe ndëshkimi i shkarkimit. Në këtë rast, njoftohet OBP-ja në të cilën ai përket, por edhe OPB-të që përfshihen brenda rezes së veprimtarisë së organit i cili vendosi dënimin.
NENI 48
Veprimtaria nën llogore kundër unitetit të partisë, përpjekjet për krijim fraksionesh dhe grupesh, shkelja e rregullores së mbrojtjes së Partisë, moszbatimit të vendimeve të Partisë, si dhe veprime të tjera që dëmtojnë dhe shkelin disiplinën e Partisë, ka si rezultat ndëshkime partiake dhe mundet, në varësi të rëndësisë së tyre, të arrijë deri në përjashtim.
Përjashtohen domosdoshmërisht nga Partia anëtarë që veprimet e tyre janë të papajtueshme me titullin anëtarësi të Partisë, sidomos anëtarët që tradhtojnë Partinë te armiku klasor, në hetime, në gjykatë, që abuzuan para ose pasuri të Partisë ose të organizmave të tjera, në të cilat përfaqësojnë Partinë, si dhe anëtarë që sjellja e tyre nuk i përbush kërkesave të partizimit dhe moralit partiak.
NENI 49
Ndërprerja e marrëdhënieve organizative të anëtarit me Partinë bëhet ose me ikjen e tij ose me mungesën e tij të vazhdueshme dhe të pajustifikuar nga aktivitetet e partisë mbi 6 muajve edhe pse i është bërë e ditur. Gjithashtu, shkëputje të marrëdhënieve organizative të anëtarit me Partinë bëhet kur nuk ka paguar kuotën financiare mbi 6 muaj vazhdimisht edhe pse i është bërë e ditur.
Në raste e mësipërme, organi udhëheqës raporton dhe Mbledhja e Përgjithshme e OBP-së vendos përjashtimin nga fuqia e saj organizative.
NENI 50
Dënime kanë të drejtë të vënë OBP-të dhe të gjitha organet e partisë.
Për përjashtimin nga Partia vendos Mbledhja e OBP-së dhe aprovohet nga organi i mësipërm.
Nëse konsiderohet e nevojshme, vendimi i përjashtimit botohet në shtypin e partisë.
Organet mbi OBP-në mund të bëjnë rekomandime për përjashtime në OBP. Në raste të jashtëzakonshme, Komiteti Qendror mund të vendosë përjashtim anëtari të Partisë. Përdorimi i kësaj të drejte bëhet me arsye serioze dhe është për anëtarët e Partisë që zona e përgjegjësisë së tyre është jashtë kufijve të OBP-së ku ai përket.
Kur shkelja e Statutit bëhet nga e gjithë organizata ose organi udhëheqës, atëherë dënimi, nga organet e mësipërme partiake, mund të arrijë deri në shpërbërjen e kësaj Organizate Bazë ose të organit dhe të pasojë rindërtimi i tyre. Për të hyrë në fuqi një vendimi tillë, duhet miratimi i Komitetit Qendror.
NENI 51
Vendimi për çdo dënim dhe veçanërisht për përjashtim nga Partia duhet të merret me vëmendje dhe kujdesin më të madh, të verifikohet nëse akuzat qëndrojnë me fakte, të përcaktohen arsyet konkrete për dënimin.
Asnjë ndëshkim nuk mund të vendosen mbi çdo anëtarë, nëse nuk është informuar për akuzat e bëra kundër tij dhe pa u thirrur në Organizatë ose në organin që i përket për të shprehur dhe të mbështeti mendimin e tij.
Asnjë anëtar i partisë nuk përballet me pasoja për pikëpamje personale të shprehura në kuadër të Statutit.
Kuadrot dhe anëtarët që pengojnë kritikën kanë përgjegjësi serioze dhe përballen me ndëshkime, deri dhe në përjashtim nga Partia.
NENI 52
Çdo anëtar i Partisë, që e konsideron ndëshkimin që iu ushtrua të padrejtë ose të tepruar, ka të drejtë të kundërshtoje në organet e mësipërme të partisë deri Komitetit Qendror, në Komitetin e Kontrollit të Partisë dhe në Kongresin e Partisë.
Rishikim të ndëshkimeve mund të bëhen nga organet që e vendosën ndëshkimin ose nga organet e mësipërme dhe nga Komiteti Qendror.
11-14 PRILL 2013
KONGRESI i 19-të i PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)