Lidhje me faqet e vjetra të PKG
SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT Për lirimin e patriotëve Kubanë
KKE (Partia Komuniste e Greqisë) përshëndet lirimin e patriotëve Kubanë, të cilët deri pardje ishin të burgosur në burgjet e SHBA-së me akuza të pabaza dhe të fabrikuara kundër tyre.
Me kthimin e tyre në Kubë zbatohet një nga kërkesat e luftës së lëvizjes komuniste dhe punëtorëve në vendin tonë, që u shpreh në bashkëpunim me dhjetra lëvizje të tjera të vendeve të botës.
Partia Komuniste e Greqisë, ka marrë pjesë në mënyrë aktive për 16 vjet në lëvizjen për çlirimin e patriotëve Kubanë, përshëndet ata mijëra militantë që gjatë tërë këtyre viteve kanë marrë pjesë në ngjarjet e ndryshme të lëvizjes tonë popullore për këtë kërkesë të drejtë. Por nuk kemi iluzione, as vetëkënaqemi. Surati i imperializmit nuk u bë më humanë. Në taktikën që ai përdor me kamzhik dhe me karrotë.
Vazhdojmë luftën si kundër bllokadës së Kubës nga SHBA-ja, ashtu dhe kundër Qëndrimit të Përbashkët që ka miratuar BE-ja ndaj Kubës.
Shprehim solidaritetin tonë me popullin dhe Partinë Komuniste të Kubës, e cila së shpejti do të festojnë 56 vjetorin e Revolucionit Kuban, kundër presioneve imperialistë, ndërhyrjeve dhe të të gjitha llojeve të planeve minuese.
ATHINË 18/12/2014 ZYRA E SHTYPIT E KQ TË KKE