Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Rritje e madhe në vota për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) në të gjitha Prefekturat dhe Bashkitë e mëdha të Greqisë
Më 8 tetor 2023, u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve vendore, për Prefekturë dhe Bashki në të gjithë Greqinë. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka marrë pjesë në zgjedhje në të 13-tat Prefekturat e vendit, si dhe në 262 Bashkitë që ka Greqia, me fletë-votën e quajtur «Laiki Syspirosi» (Bashkimi Popullor).
Në bazë të rezultateve, «Laiki Syspirosi» në 13 Prefekturat e Greqisë shënoi një përqindje mbarëkombëtare mbi 10%, nga 6,86% në zgjedhjet rajonale të vitit 2019 dhe 7,69% që mori KKE në zgjedhjet parlamentare të qershorit të kaluar.
Në Prefekturën e Atikës përqindja për «Laiki Syspirosi» ishte mbi 14%, ndërsa pothuajse dyfishoi përqindjen e saj në Prefekturën e Thesalisë, rajon ky i përmbytur së fundmi si rezultat i politikave kriminale. Rritje të theksuar, mbi 2%, është vërejtur edhe në Prefekturën e Maqedonisë Qendrore.
E madhe ka qenë rritja për «Laiki Syspirosi» në bashkinë e Athinës, duke shënuar një përqindje prej 12.9%. Për më pak se 1.5% nuk kaloi në raundin e dytë.
Në ishullin Ikaria, me flet-votën «Laiki Syspirosi» u zgjodh krye-bashkiak komunist që nga raundi i parë me përqindje absolute, ndërsa kryebashkiaku komunist në qytetin e 3-të më të madh të Greqisë, në Patra, grumbulloi mbi 41% të votave dhe do të luftojë për ri-zgjedhje e tij në raundi i dytë të zgjedhjeve. Fushatë për raundin e dytë me flet-votat e mbështetura nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të bëhen edhe në bashkitë: Kesariani, Haidhari, Petrupoli, Tyrnavos dhe Nikaia-Redi.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit që në të gjitha bashkitë dhe prefekturat e tjera, të dërgojë një mesazh dënimi duke hedhur në kutinë e votimit flet të bardhë ose të pavlefshme.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, deklaroi për mediat në mbrëmjen e së dielës 08/10/2023, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve lokale:
«Fillimisht, dua të përshëndes-qindra mijërat e njerëzve në mbarë vendin që mbështetën flet-votën «Laiki Syspirosi» në zgjedhjet e sotme për Bashki dhe Prefektura.
Rezultatet e zgjedhjeve konfirmojnë proceset pozitive që po mbarten, vetëm 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, megjithëse korrelacioni është ende shumë negativ.
Mund të themi se ngadalë, por me hapa të sigurta përpara, po stabilizohet dhe forcohet një rrymë abuzuese kundër politikës dominuese, kundër karakterit të saj klasor në favor të interesave kapitaliste, po kryhet një farë çlirimi të forcave punëtore nga partitë borgjeze, po rritet prestigji dhe besimi pro Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), po rritet dhe lidhja militante me KKE në të gjithë vendin.
Kjo tendencë u shpreh sot me fletë-votën «Laiki Syspirosi» që ka simbol «Karafilin» në të 13 Prefekturat e vendit dhe në 262 Bashki në gjithë Greqinë.
Me rezultatet e deritanishme, përqindja e votave për «Laiki Syspirosi» në shkallë vendi, në 13 Prefekturat, është mbi 10%, krahasuar me 6,86% në zgjedhjet e mëparshme vendore të vitit 2019 dhe sigurisht përqindjes prej 7,69% në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2023.
Veçanërisht e rëndësishme është përqindja në Prefekturën më të madhe të Greqisë, në Atikë, e cila është 14%.
Përshëndesim zgjedhjen, që nga raundi i parë për krye-bashkiakun me «Laiki Syspirosi», që pas vitesh fitoi përsëri në ishullin Ikaria, në “ishullin e kuq”.
Veçanërisht përshëndesim përqindjen shumë të lartë të kryetarit të Bashkisë së Patrës, Kosta Peletidhis, me mbi 41%, pavarësisht luftës së ndyrë që u bë nga forcat e tjera.
Është shumë e rëndësishme që, për herë të parë, pas shumë vitesh, disa kombinime të mbështetura nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të luftojnë në raundin e dytë të dielën e ardhshme, si në Patra, Petrupoli, Kesariani, Haidhari, Nikea-Redi, Tyrnavo e gjetkë. Ndërsa, në disa komuna të tjera, kandidatët me «Laiki Syspirosi» grumbulluan përqindje shumë të larta, dyshifrore të votave.
Të dielën e ardhshme shkojmë dhe votojmë për të plotësuar fitoren e kombinimeve të «Laiki Syspirosi» aty ku ata kaluan në raundin e dytë.
Në ato zona ku fletë-vota «Laiki Syspirosi» nuk ka kaluar në raundin e dytë, i bëjmë thirrje popullit grek që të dërgojë mesazh dënimi, duke votuar flet të bardhë ose të pavlefshme, për partitë dhe kombinimet e tjera, sido që të quhen ato, sepse ata lëvizin në linjën e mbështetjes së politikës antipopullore të qeverisë dhe shërbejë me besnikëri brenda në Bashki e Prefektura si krahu i gjatë i interesave të shtetit borgjez dhe të bizneseve të mëdha për të siguruar fitimet e tyre dhe jo sigurisht për të kënaqur nevojat popullore.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm se përgjegjësitë tona po rriten për të kontribuar më me vendosmëri në rindërtimin, militantizmin, masivitetin e lëvizjes punëtore-popullore, në organizimin e luftës së përditshme të popullit, për të parandaluar masa më të këqija nga qeveria e ND dhe nga konsensusi i dhënë nga partitë e tjera borgjeze, por edhe nga Administratat Vendore antipopullore në Bashki dhe Prefektura. Për të qenë pranë çdo problemi popullor, për të kërkuar plotësimin e nevojave bashkëkohore popullore.
Në këtë çështje, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) së bashku me shumë këshilltarë tanë tashmë të zgjedhur në Pushtetin Vendor dhe në Prefektura, në Këshillat Bashkiakë dhe në ato të Prefekturave, do të japim të gjitha forcat tona.»
09.10.2023