Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Rinisë i duhet KKE e fortë
Më 18 me 22 Dhjetor 2014 në selinë e Komitetit Qëndror të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) u realizuan punimet e Kongresit të 11-të të KNE (Rinisë Komuniste të Greqisë) , me parullën: ". Rinia pioniere e KKE , luftarake në rrugën për të nesërmen socialiste - pa kriza, luftëra, shfrytëzim"
Raportin e Këshillit të kaluar Qendror e bëri Sekretari i saj , Theodhori Hioni, ndërsa në ngjarjen e hapjes përshëndeti presidenti i Federatës Botërore të Rinive Demokratike (FBRD), Niko Papadhimitriu.
Siç vuri në dukje në raportin e tij Th. Hioni "kriteri i vetëm që i përgjigjet interesave të punëtorëve, të papunëve, të të vetë-punësuarve, fermerëve të varfër, studentëve dhe nxënësve, familjeve popullore, ajo që ne kemi nevojë për të nesërmen është forcimi i KKE kudo. Pra që të mos mashtrohet, përsëri, populli, tani KKE të fortë. Sepse është e vetmja garanci për të organizuar kundërsulmin tonë, për të kërkuar jetën që na meriton. Sepse KKE nuk ka angazhime dhe varësi nga BE-ja dhe nga bizesmenët. Sepse nuk e pranon që të bëhet preteksi militant të asnjë qeverie brenda mureve të BE-së dhe sistemit të kalbur. Sepse KKE është e vetmja forcë që mund të frymëzojë dhe të organizojë rezistencën, luftën e punëtorëve, të të rinjëve kundër politikave anti-popullore, që del përpara për të forcuar solidaritetin popullor. Që të hapim rrugën për zgjidhjen e vetme në favor të popullit dhe të të rinjëve, që më në fund të plotësohen nevojat tona bashkohore sociale, sipas mundësive të zhvillimit shkencor dhe teknollogjik, për të fituar mirqënie popullore me pushtet popullor".
Punimet e kongresit të KNE (Rinisë Komuniste të Greqisë) i ndoqën përfaqësues nga 20 Organizata Rinore nga e gjithë bota, [Federat Botërore E Rinisë Demokratike, Rinia e Partisë Algjeriane për Demokraci dhe Socializëm (PADS), Kolektivat e të Rinjve Komunistë të Spanjës (CJC), Fronti i Rinisë Komuniste Italiane (FGC), Bashkimi i Rinive Komuniste Kanada (YCL Kanada), Komunistët e Rinj të Danisë, Rinia Socialiste Punëtore Gjermane (SDAJ), Rinia Komuniste Portugeze, EDHON (Qipro), COMAC (Belgjikë), Rinia Komuniste e Turqisë, Rinia Komuniste e Austrisë (KJOE), Bashkimi i Rinisë Demokratike Libaneze, Federata e Rinive Komuniste të Meksikës, Bashkimit i Rinive Komuniste të Jugosllavisë (SKOJ), Rinia Komuniste Siriane - Rinia Halid Bagdash, Bashkimi Revolucionar Komunist i Rinisë Komuniste Rusi (bolshevikët) -RKSM (b), Rinia Komuniste e Spanjës, Rinia Komuniste Revolucionare e Suedisë (RKU), Rinia Komuniste e Pakistanit.
Në hapjen e Kongresit të pranishëm ishin të ftuar nga fushat e artit dhe letërsisë, drejtues të lëvizjes punëtore - popullore, të PAME, të PASEVE , të PASI të OGE, veteranë dhe luftëtarë të Partisë, deputet të KKE, bashkëpunëtor me KKE në fusha të ndryshme të luftës së klasave, ambasadori i Kubës dhe Autoriteti Palestinez si dhe delegacion i shumëvetësh i KQ të KKE, kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë, Dhimitri Kucuba.
Në kongres folën 70 delegatë dhe u dorëzuan gjithashtu 111 diskutime të tjera me shkrim - propozime në raportet e Këshillit Qendror, me tema për forcimin aktivitetit të KNE në rininë punëtore dhe studente, te të papunët, te nxënësit, etj.
Raporti dhe mbyllja e Këshillit Qendror të KNE u aprovuan unanimisht, si dhe raporti dhe mbyllja e Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik. Kongresi i 11-të i Rinisë Komuniste të Greqisë unanimisht aprovojë Vendimin e Kongresit dhe Statutin e ri të Rinisë Komuniste të Greqisë.
Punimet përfunduan me zgjedhjen e Këshillit të ri Qendror dhe Komitetin e ri Qendror të Kontrollit Ekonomik të Organizatës.
Në seancën e parë të saj, Këshilli Qëndror rizgjodhi Sekretar Theodhori Hionin. Gjithashtu u zgjodh Byroja e KQ._