Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Qeveria antipopullore e SYRIZA-ANEL përdor Forcat Speciale Policore (MAT) që të mbrojnë politikën e saj

Qeveria antipopullore e së ashtuquajturës partisë "së majtë" SYRIZA dhe e gjoja partisë "patriotike" ANEL, vendosi të përdorë policinë dhe Forcat e Speciale Policore për Trazirat (MAT) që të mbrojnë politikën e saj antipopullore.

Kështu që, gjatë protestës së tyre më 29 Shtator në Ministrinë e Arsimit, përballë Forcave Speciale Policore për Trazirat (MAT) u gjendën studentët dhe punëtorët në konvikte. Me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës u përgjigj qeveria ndaj studentëve të cilët për rreth një muaj janë pa ushqim, por edhe kundër punonjësve të konvikteve që janë hequr nga puna nga punëdhënësit me kontrata pune.

"Nuk do të dorëzohemi ndaj terrorit të tyre", deklaron Sekretariati Ekzekutiv i Frontit Militant të Studentëve (MAS) duke dënuar sulmin e papranueshëm të Forcave Speciale Policore për Trazirat (MAT), dhe shënon: "Vërtetohet për të shumtën herë se Qeveria e SYRIZA-ANEL është e pamëshirshme për sa i përket zbatimit të rreptë të politikës që na shkatërron ne dhe familjet tona. Heq akoma dhe pjatën e ushqimit nga studentët konviktor, kur, me buxhetin e ri shtetëror të saj nuk jep asnjë qindarkë për nevojat e konvikteve dhe i jep të gjitha për kapitalin e madh, njëkohësisht shet dhe përralla për "zhvillim të drejtë".

 

Repression-Ministry

Në të njëjtën kohë me forcat policore të rreshtuara brenda dhe jashtë gjykatave lokale, qeveria "garantojë" rifillimin e ankandeve për ata që kanë borxhe në banka dhe në shtet. Me parullën "Përpara o popull, kryengritje, hiqni duart nga pasuria e popullit", sindikata punëtore dhe Komitete Popullore, duke iu përgjigjur thirrjes së Sekretariatit të Atikës të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME), ditën e rifillimit të ankandeve, realizuan protesta në Gjykata të ndryshme të Atikës, duke vazhduar luftën e tyre kundër ankandeve dhe sekuestrimeve të shtëpive të familjeve punëtore dhe popullore. Forca të mëdha policore kryen dhunë të pa paprovokuar dhe hodhën kimikate në ambientet e brendshme të godinës së Gjykatës, kundër punëtorëve që protestonin kundër sekuestrimit të djersës së popullit.

Repression-Court

Po në të njëjtën ditë, policia goditi përsëri në Janinë, këtë herë duke arrestuar 12 punëtorë nga mbrojtja e grevës në «Market In», mes tyre edhe Kryetarin e Qendrës Punëtore. Greva ishte shpallur nga Qëndra Punëtore e Janinës, për mbështetjen e luftës së drejtë të punëtorëve në biznesin e një super-marketi , dyqanet e të cilit në praktikë u transferuan në zinxhirin e dyqaneve "Market In", por pa punëtorët në to. Punonjësit e këtij super-marketi kërkojnë pagesën e rrogave që kanë punuar dhe rimarrjen në punë tashmë nga "Market In" ku dhe u transferuan dyqanet që këta punonin më parë.

Repression-Court


Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me komunikatë të saj denoncoi veprimet e mësipërme autoritare të qeverisë, të cilat synojnë goditjen e luftërave punëtore që kryhen për problemet e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore.

Duhet të theksohet se më 14 Dhjetor është shpallur grevë e përgjithshme në gjithë Greqinë kundër qëllimeve të qeverisë e cila kërkon të heqë të drejtën e grevës.