Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Që të fitojë populli, duhet të humbasë kapitali

Me jetën e popullit që po përkeqësohet për shkak të politikave qeveritare që promovojnë mbrojtjen e konkurrencës dhe fitimeve të shoqërive të biznesit, qeveria po përpiqet ta zhvendosë diskutimin drejt çështjes se sa "të vogla apo të mëdha" do të jenë deklaratat e kryeministrit për të lehtësuar barrën ekonomike që mbajnë shtresat popullore.

Dhe kjo në një kohë kur klasa punëtore dhe shtresat popullore po paguajnë për të rritur fitimet e kapitalit dhe për të financuar buxhetet e luftës.

Deklaratat e zakonshme vjetore të kryeministrit në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut do të jenë plot me masa të vjetra dhe të reja që vënë në praktikë orekset më të sëmura të punëdhënësve. Të tilla si zgjatja e orëve të punës në 13-orë në ditë dhe "konstruktimi" i shtrydhjes së punëtorëve në punë gjatë gjithë vitit, sipas mostrës ligjore antipunëtore që u dha këto ditë për konsultim nga qeveria.

Ato do të parashikojnë një rritje të re të kufijve të moshës së daljes në pension nga viti 2027, me aktivizimin e dispozitave legjislative të miratuara nga qeveritë ND - SYRIZA - PASOK.

Ata do të planifikojnë privilegje dhe përjashtime të reja tatimore për kapitalin, me tepër komercializim/tregti të nevojave jetësore në Shëndetësi, Arsim, strehim e kështu me radhë.

Planet e qeverisë janë plot me përshkallëzime të represionit dhe autoritarizmit, me qëllim që shteti armiqësor ndaj popullit të ketë më shumë "efektivitet", sidomos tani që po shtohen përgatitjet për luftë. Këtë synon të arrijë projektligji për masat disiplinore në Sektorin Publik, të cilin qeveria po përgatit ta promovojë.

Përballë të gjitha këtyre, të cilat po përshkallëzojnë sulmin në të gjitha frontet, qeveria po përpiqet të bëjë një tjetër manovrim, duke shpallur "rritje" të disa pensioneve dhe ndihmave, duke shpërndarë "thërrime" për uljen e normave të taksave për familjet e popullit që po vuan. Këto janë thërrime që bien nga tryeza e kapitalit dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta lehtësojnë popullin.

Kjo është arsyeja pse nuk ka vend për pritshmëri. Qeveria po përpiqet më kot të përfshijë dhe manipulojë reagimet e drejta popullore. Nëse ka diçka po bëhet edhe më e qartë, është fakti se, që populli të fitojë sadopak, kapitali, shoqëritë e biznesit, duhet të humbasin. Politika e mbështetjes së fitimeve të kapitalit duhet të marrë një goditje të fortë.

Ky mesazh po përçohet nga tubimet militante që tashmë po organizohen me kërkesa për ditë pune 7-orëshe - 5-ditore - 35-orëshe kundër turpit të 13-orarshit në dit-pune, për rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve, si dhe kundër përfshirjes së Greqisë në kasaphanën e luftës së imperialistëve.

Sepse "moderne", dhe "e re" nuk është të shtypësh jetën e popullit për konkurrencën e kapitalit në "paqe" dhe luftë. Ajo që është me të vërtet moderne është të shfrytëzosh të gjitha mundësitë e ofruara nga epoka për të përmbushur nevojat e popullit, dhe kjo supozon çrrënjosjen e pengesës së fitimit kapitalist, duke organizuar kundërsulmin punëtor-popullor për të përmbysur kapitalizmin e kalbur.

 

27.08.2025