Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

GRUP EUROPARLAMENTAR I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË

Pyetje për ligjin e ri antikomunist në Poloni

Përshkallëzimi i ri i ndalimeve dhe ndjekjeve penale antikomuniste në Poloni, me fokus ndryshimet në Kodin Penal të këtij shteti, denoncohet nga Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me një pyetje të bërë nga eurodeputeti i Partisë, Lefteris Nikolaos-Alavanos drejtuar Komisionit Europian.

Qeveria polake, duke rishikuar Kodin Penal, dënon me burgim deri në tre vjet çdo njeri që, ndër të tjera, «"promovon publikisht" ose "prodhon, regjistron ose importon, posedon, shet, ofron, ruan, mban, paraqet, transferon ose shfaq, në mënyrë elektronike ose në formë tjetër (...) simbole dhe ide komuniste».

Gjithashtu promovon barazimin e papranueshëm dhe antihistorik të përbindëshit të nazizmit me socializmin-komunizmin.

Këto ligje do të hyjnë në fuqi në fillim të muajit Mars 2023 dhe kushdo që posedon një libër, një afishe, një dokument historik filmik, qoftë dhe nga vetë historia e fundit e Polonisë në shekullin e 20-të, është potencialisht fajtor, duke u përballur me dënime me burg.

Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) denoncon se «qeveria reaksionare e Polonisë po shkatërron monumentet sovjetike të paqes, të luftës antifashiste, të solidaritetit të popujve dhe kundër luftës, ndërsa lavdëron dhe nderon bashkëpunëtorët e nazistëve. BE-ja, NATO-ja, me klasën borgjeze të Polonisë në krye, po armatosin duart e grupeve fashiste si "Batalionit Azof" në Ukrainë, duke pranuar si "çlirimtarë" Stepan Bandera-n dhe të ngjashmit e tyre.

Ata që persekutohen gjatë gjithë kohës janë komunistët, ideologjia komuniste. Partitë Komuniste përballen me ndalime, e drejta e shprehjes së lirë politike si dhe e diskutimit apo konfrontimit ideologjiko-politik preket në më shumë se 1/3 e shteteve - anëtare të BE-së, përfshirë Poloninë në të cilën komunistët janë zvarritur vazhdimisht në persekutime dhe ndalime, si dhe anëtarët e zyrtarët e Partisë Komuniste të Polonisë sepse bënë “krimin” e botimit të gazetës, profesorë universitetesh që organizonin seminare universitare për marksizmin, madje edhe protestues që mbanin bluza me figurën e Leninit».

 

Nisur nga sa më sipër, euro-deputeti i Partisë parashtroi pyetjet e mëposhtme:

«Si pozicionohet Komisioni:

- për kriminalizimin e të drejtës së shprehjes dhe veprimtarisë së lirë politike të komunistëve, por edhe të popullit që marrin tiparet e një “gjuetie shtrigash” të vërtetë si në Poloni ashtu edhe në 1/3 e shteteve të BE-së?

- për ndalimin de-fakto të ideologjisë dhe aktivitetit komunist dhe, si rrjedhojë, ndalimin e veprimtarisë së Partisë Komuniste e cila gjatë gjithë kohës lufton për interesat e punëtorëve dhe të popullit?

- ndaj kërkesës për të ndalur tani të gjitha persekutimet kundër komunistëve, për të shfuqizuar të gjitha ligjet antikomuniste që ndalojnë veprimtarinë e PK-ve dhe që cenojnë liritë themelore popullore në Poloni, në shtetet Baltike dhe vendet e tjera anëtare të BE-së?

21.12.2022