Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Populli i Pakistanit paguan shtrenjtë planet kriminale të imperializmit
Në deklaratën e saj, Zyra e Shtypit e KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) shënon për vrasjen e fëmijëve në Pakistan:
"KKE (Partia Komuniste e Greqisë) shpreh ngushëllimet e saj ndaj PK të Pakistanit dhe te populli i Pakistanit për krimin e ri, me masakrën e dhjetëra fëmijëve në Peshavar të Pakistanit.
Gjaku i fëmijëve ngjesh duart e SHBA-së dhe të të gjithë atyre "aleatëve" të saj , duke përfshirë edhe klasën borgjeze të Pakistanit, që ndërtuan, armatosën, trajnuan dhe mbështetën me çdo mënyrë të mundshme lëvizjen pështirë të "Talibanëve", fillimisht kundër popullit të Afganistanit dhe të Bashkimit Sovjetik. Sot, populli i Pakistanit poguan shtrenjtë edhe një herë "frytet" e planeve kriminale të imperializmit. Popujt duhet të ndalojnë mortin e viktimave të pafajshme dhe të hynë në luftë për përmbysjen e kësaj barbarie kapitaliste".