Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR PROKLAMATËN E PUTIN-IT

Përshkallëzohet konflikti imperialist - Greqia të shkëputet tani dhe menjëherë nga planet e rrezikshme të Euro-NATO-s!

Konflikti imperialist po përshkallëzohet. Greqia të shkëputet tani dhe menjëherë nga planet e rrezikshme euro-NATO-s! Kjo theksohet në Deklaratën e Zyrës së Shtypit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për proklamatën e Putin-it.

 

Konkretisht:

«Lufta imperialiste që po zhvillohet në Ukrainë midis forcave të euroatlanizmit dhe Rusisë kapitaliste, po shkon drejt një përshkallëzimi të ri katastrofik. Vërtetohet se grumbullimi i forcave ushtarake dhe municioneve luftarake nga të dyja palët nuk çon në përfundimin e luftës, përkundrazi, po ushqen ciklin vicioz të vazhdimit dhe intensifikimit të konfliktit.

SHBA, NATO dhe BE në muajt e fundit kanë ofruar mbështetje të paprecedentë politiko-ushtarake dhe financiare për qeverinë reaksionare të Zelenski-t, me synimin përmbysjen e raportit të forcave në fushat e betejës, e cila tani shtrihen në 1.300 kilometra. Sisteme moderne ushtarake, këshilltarë ushtarakë, mercenarë dhe rezerva të depove ushtarake të shteteve të NATO-s u dhanë bujarisht për vazhdimin dhe përshkallëzimin e luftës, e cila nuk bëhet për "lirinë" dhe të drejtën e "vetëvendosjes" së popullit të Ukrainës për të zgjedhur aleatë, siç predikojnë, por për interesat e monopoleve perëndimore.

Nga ana tjetër, udhëheqja ruse, e cila realizoi pushtimin e papranueshëm dhe të dënueshëm ushtarak të Ukrainës, duke parë largimin e objektivave të saj, po merr masa shtesë. Fjalimi-proklamata e Putin-it më datën 21 Shtator parashikon fillimin e procesit të aneksimit me Rusinë të 20% të territoreve të Ukrainës, diçka që do të kryhet si me mjete politike, siç janë referendumet që janë caktuar në këto zona, ashtu dhe me mjete ushtarake, siç janë legalizimi i njësive “vullnetare” paraushtarake, “mobilizimi i pjesshëm” i 300 mijë rezervistëve, si dhe kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore. Udhëheqja ruse, për të fshehur qëllimet e monopoleve të veta, thotë për të shumtën herë të ashtuquajturën de-nazistizimin e Ukrainës, "vetëvendosjen" e popullatës ruso-folëse dhe i shton kësaj rrezikun e shpërbërjes së Rusisë, në rastin e një disfate ushtarake.

Populli grek, ashtu si dhe të gjithë popujt, duhet të refuzojë pretendimet e rreme të përdorura nga të dyja palët dhe të vendosin në shënjestër shkaqet e vërteta të luftës imperialiste, të cilat kanë të bëjnë me ndarjen e pasurisë minerale, Energjisë, tokës dhe fuqinë punëtore, tubacionet dhe rrjetet e transportit të mallrave, mbështetjen gjeopolitike dhe aksionet e tregut. Për këto gjëra janë në konflikt klasat borgjeze dhe aleancat e tyre imperialiste.

Qeveria e ND dhe partitë e tjera të euroatlantizmit në vendin tonë, si SYRIZA dhe PASOK-KINAL, kanë përgjegjësi të rënda për përfshirjen e Greqisë në luftë: Për shfrytëzimin e bazave dhe infrastrukturës ushtarake të vendit për nevojat e luftës imperialiste dhe planeve të tjera të NATO-s dhe SHBA-ve. Për zgjerimin e aleancës së NATO-s me shtete të reja, diçka që ata e votuan së bashku javën e kaluar, për dërgimin e sistemeve të armatimit, municioneve etj.

Kjo përfshirje hedh një “hije të rëndë” mbi të ardhmen e popullit tonë, i cili kthehet në shënjestër të kundërpërgjigjes ruse, duke u përfshirë kështu në “makinerinë e mishit” të një lufte të padrejtë, e cila zhvillohet për interesa të huaja.

 Kërkojmë me këmbëngulje:

- Të ndalet menjëherë pjesëmarrja dhe përfshirja e Greqisë në luftën imperialiste në Ukrainë.

- Të mbyllen tani të gjitha bazat ushtarake të NATO-s dhe SHBA-ve në vendin tonë që përdoren si baza lufte. Toka, infrastrukturat dhe mjetet greke duhet të ndalin së qeni urë ndërlidhëse luftarake - ushtarake.

- Asnjë trup ushtarak grek të mos dërgohet në Ukrainë, as në shtete në kufi me të apo në misione të tjera imperialiste. Asnjë ushtarak, oficer apo nënoficer jashtë kufirit. Të ndalojë dërgimi i furnizimeve dhe pajisjeve të luftës nga Greqia.

- Të hiqen sanksionet e Greqisë ndaj Rusisë që janë marrë në kuadër të udhëzimeve të BE-së, të cilat kanë dhe efekte negative të mëdha ekonomike për popullin grek.

- Forcojmë luftën për shkëputjen e vendit nga aleancat imperialiste të NATO-s dhe BE-së, me popullin zot në vendin tonë».

 

22/9/2022