Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Artikull i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE

Përgjigje të shkurtra për çështjet aktuale ideologjiko-politike të sulmit dhe masakrës së Izraelit në Rripin e Gazës kundër popullit palestinez

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që në orët e para të sulmit të ri ushtarak të shtetit izraelit dhe masakrimi që i bëhet popullit Palestinez në Rripin e Gazës, doli përpara duke luftuar me qëndrime parimore në krah të popullit të Palestinës, organizoi dhjetëra mobilizime solidariteti, komunistët ishin protagonistë në shumë mobilizime punëtore, popullore në të gjithë Greqinë, të cilat në Athinë përfunduan jashtë ambasadës izraelite, duke demonstruar edhe jashtë ambasadës së SHBA-ve. Denoncoi qeverinë e ND dhe partitë e tjera (SYRIZA, PASOK, nacionalistët) për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit në emër të gjoja «interesave kombëtare». ΚΚΕ kërkoi shkëputjen e Greqisë nga planet e SHBA-NATO në rajon, kthimin në atdhe të fregatave greke nga misionet e NATO-s, mbylljen e bazave ushtarake të SHBA-NATO, të zbatohet vendimi e Parlamentit grek për njohjen e Shteti Palestinez në kufijtë para atyre më 4 qershor 1967, me Jerusalemin e Lindor si kryeqytet.

Përveç kësaj, KKE u kujdes për përkthimin e artikullit të Dhimitri Kucubas, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE, që kishte të bënte me thelbin e çështjes dhe aspekte më të gjera të këtij konflikti, në disa gjuhë (anglisht, shqip, arabisht, bullgarisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, rusisht, turqisht), për të informuar Partitë Komuniste, komunistët në mbarë botën për qëndrimet e Partisë.

Sot e konsiderojmë të nevojshme t'u japim disa përgjigje të shkurtra çështjeve që ose arrijnë në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE nga kënde të ndryshme të botës, ose përbëjnë objekte polemikash kundër KKE dhe qëndrimeve të saj.

 

Koncepti i «terrorizmit», një «pellg i siloam-it» për krimet e imperialistëve

Një pyetje, e cila vjen nga anë të ndryshme, herë me qëllime të mira, herë nga politikanë dhe gazetarë borgjezë me qëllime keqe, është «pse KKE në qëndrimet e saj për këtë çështje nuk e dënon terrorizmin?»

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e di shumë mirë se për disa dekada çështja e të ashtuquajturit «terrorizëm» shfrytëzohet nga klasat borgjeze dhe forcat imperialiste për plane antipopullore dhe për të justifikuar ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste. «Terrorizmi» është kthyer në një koncept “llastike”, prandaj në të gjitha shtetet e BE-së, edhe në vendin tonë, promovohen të ashtuquajturat «ligje anti-terroriste» të cilat vënë në shënjestër luftën e punëtorëve, bujqve/fermerëve dhe të rinisë. Në një mobilizim masiv, një pushtim të një hapësire pune ose hapësirë publike, apo të një rruge, mund të karakterizohet si një "akt terrorist" dhe mund të përdoret dispozita ligjore përkatëse dhe ndjekjet penale kundër punëtorëve, bujqve/fermerëve, studentëve dhe nxënësve.

Rrjedhimisht, koncepti «terrorizëm» përdoret edhe në nivel ndërkombëtar, për t'i shërbyer synimeve të klasave borgjeze, pra p.sh. e ashtuquajtura «Ushtria e Lirë Siriane»,që është përgjegjëse për një sërë krimesh në Siri, nuk është «organizatë terroriste» për SHBA-të dhe aleatët e tyre, kur HAMAS është e tillë. Shembuj të ngjashëm, në varësi të asaj që i përshtatet klasave borgjeze nëpër botë, mund të shihen edhe për organizata të tjera të armatosura politiko-ushtarake, si Talebanët apo kurdët sirianë etj.

Përveç kësaj, propaganda borgjeze fut në "mikserin" e propagandës organizata si Al-Kaeda, Talebanët, të cilat i krijuan, i mbështetën, i armatosën për qëllimet e tyre vetë imperialistët para se të humbnin kontrollin, me forca të tilla si HAMAS-i që doli si forca e parë në zgjedhjet e vitit 2006 në Rripin e Gazës, e cila dëshmon se kjo forcë borgjeze për arsye të ndryshme lidhet me vetë dhunën e pushtimit izraelit dhe dobësitë e aktivitetit të forcave të tjera politike në Rripin e Gazës, është mbështetur nga forcat popullore që luftojnë për çlirimin e Palestinës. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka pikëpamje të kundërta ideologjike, politike, filozofike në lidhje me këtë organizatë politiko-ushtarake, megjithatë nuk do të lejojë kurrë që të kalojë në vetëdijen publike se bombardimet masive të Gazës, vrasjet e mijëra fëmijëve të vegjël bëhen gjoja për të eliminuar HAMAS-in, për të justifikuar pushtimin shumëvjeçar, ndërkohë që dëshmitë njëra pas tjetrës po tregojnë se qëllimi i Izraelit është anulimi i zgjidhjes së çështjes me dy shtete, shfrytëzimi i hidrokarbureve dhe vendndodhja gjeografike e Rripit të Gazës, gjenocidi i popullit të Palestinës dhe shpërngulja në shkretëtirë të së gjithë atyre që nuk e gjejnë vdekjen nga masakra izraelite.

Për më tepër, ne nuk u japim asnjë bazë provave të prodhuara nga autoritetet izraelite për “mizoritë e HAMAS-it”, dhe tashmë shumë prej këtyre lajmeve të rreme (Fake News) kanë rënë që në 24-orët e para, duke përfshirë këtu edhe paraqitjet e provave që gazetarët grekë kanë treguar në aktivitetet publike që realizuan. Po llogarisim edhe diçka tjetër. Pushtimi shumëvjeçar Izraelit, shtypja, aparteidi mund të çojë vërtet në zemërim të madh, në hakmarrje dhe ekstrem. Vetë lufta, e cila është duke u zhvilluar për 7 dekada në kurriz të popullit të Palestinës, është një mizori, në të cilën qindra mijëra palestinezë janë vrarë dhe torturuar, dhe çështja kritike është që punëtorët të fokusohen në shkaqet dhe natyrën e luftës, në pasojat tragjike të pushtimit shumëvjeçar të izraelit, në masakrën që bëhet kundër popullit palestinez që po lufton dhe ka të drejtë të luftojë për çlirimin e tij, me të gjitha mjetet.

 

Izraeli një «bazë e SHBA-ve»

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj të plotë me popullin e Palestinës, domosdoshmërinë për të pasur shtetin e tij dhe për të qenë pronar në vendin e vet, vuri në dukje në të njëjtën kohë se, viktima e politikës së shtetit borgjez të Izraelit dhe qeverisë reaksionare të Netanyah-ut është vetë populli izraelit.

Ky qëndrim u prit me armiqësi nga forca të caktuara, të cilat shfaqen si "anti-imperialiste" dhe që nuk e njohin ekzistencën e shtetit të Izraelit, duke e karakterizuar atë thjesht, si një "bazë të SHBA-ve" dhe, ndër të tjera, nuk njohin se ka një klasë borgjeze izraelite me planet e veta, madje as popull izraelit.

Këto forca, që u mohojnë të drejtën e ekzistencës së popujve të tërë, për të njëqindën herë kanë hequr edhe “syzet klasore” dhe i trajtojnë zhvillimet ekskluzivisht përmes të ashtuquajturit “prizëm” gjeopolitike. Ata refuzojnë të shohin se shkaku kryesor i gjithë asaj që po përjetojnë popujt është sistemi barbar, shfrytëzues, në fazën e tij të sotme, në fazën monopoliste, ku lufta midis monopoleve dhe klasave borgjeze intensifikohet, e cila kryhet me çdo mjet, për shfrytëzim jo vetëm të punëtorëve të vendeve të tyre, por edhe të shteteve të tjera, luftë për lëndë të parë, për kontrollin e rrugëve të transportit të mallrave, për mbështetje gjeopolitike dhe pjesët e tregut.

Kështu, pas Luftës së Dytë Botërore, ajo fuqi kapitaliste, e cila doli fitimtare dhe u forcua, SHBA-të, zgjodhën të kishin një mbështetje të fortë gjeopolitike në këtë rajon, një "gardian" dhe "vëzhgues" që do të mund të negociojë edhe me dhunë nëse kjo është e nevojshme, me klasat e tjera borgjeze të shteteve aty, të cilat u formuan pas rënies së kolonializmit, nën dhe për shkak të kontributit të Fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, kundër fashizmit, i cili, le të mos na shpëtojë nga vëmendja, është "mish nga mishi i kapitalizmit".

Ekzistenca e shtetit Izraelit është sot një realitet. Masakrimi i hebrenjve nga nazistët, anti-semitizmi i promovuar nga klasat borgjeze përpara Luftës së Dytë Botërore në shumë shtete kapitaliste çoi në pranimin nga ana e BRSS-së dhe të lëvizje punëtore botërore krijimin e shtetit të Izraelit, krahas shtetit të Palestinës.

Ky vendim u shkel në mënyrë flagrante nga shteti borgjez i Izraelit. Klasa borgjeze e tij ka dekada që po shkel çdo të drejtë të popullit të Palestinës, duke gllabëruar pjesën më të madhe të territoreve palestineze. Tek klasa borgjeze e Izraelit dhe shtetit të tij, SHBA-të dhe BE-ja nga afër, gjetën atë "aleat" që u duhej dhe që u jepte atyre të drejtën të arbitronin me klasat e tjera borgjeze të rajonit, të cilat po ashtu synonin të përmirësonin pozitat e tyre. Dhe kjo "shtyllë" gjeopolitike, që luhet në mënyrë edhe më të shëmtuar pas përmbysjes së socializmit në BRSS, ka si viktimë të vet një popull të tërë - popullin e Palestinës, të cilit i premtonin një Atdheu gjati gjithë këtyre viteve, por ëndrra e tyre mbetet e parealizuar.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) respekton të drejtat dhe luftën e çdo populli dhe në qëndrimet e saj thekson ndër të tjera, se dëmet i paguan edhe populli i Izraelit, i cili edhe ai vetë është viktimë e politikave të ndjekura nga klasa borgjeze izraelite dhe shteti i tij. Ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë militantët në Izrael, në radhë të parë me Partinë Komuniste të Izraelit, me komunistët e Izraelit, Hebrenjtë dhe Arabët, të cilët aktualisht po luftojnë në "gojën e ujkut" dhe ngrenë zërin e tyre të rezistencës ndaj brutaliteti që bëhet kundër popullit të Palestinës. 21 deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe 2 euro-deputetët e saj bashkë-nënshkruan një deklaratë solidariteti me deputetin Ofer Cassif, i cili po përndiqet penalisht nga autoritetet izraelite për qëndrimin e tij kundër pushtimit.

 

Lufta nacionalçlirimtare dhe socializmi

Gjithashtu, shtrohen pyetje edhe për luftën nacionalçlirimtare të popullit të Palestinës, nëse një luftë e tillë mund të ekzistojë në kushtet e imperializmit dhe, në të vërtetë ndërsa themi se epoka jonë është një epokë kalimi nga kapitalizmi në socializëm. Disa i ushtrojnë kritikë Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke thënë se ndërsa në të gjitha rastet e tjera ajo flet për domosdoshmërinë dhe rëndësinë e socializmit, në rastin konkret ajo fokusohet vetëm në të drejtën për krijimin e një shteti Palestinez.

Në mënyrë të përmbledhur këtu duam të vëmë në dukje, se: Sot monopolet dominojnë në të gjithë botën, jemi në fazën monopole të kapitalizmit, në atë që Lenini e përkufizoi si imperializëm, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se luftërat nacionalçlirimtare nuk mund të shpërthejnë kundër pushtimit të huaj. Nga ana e palestinezëve po zhvillohet një luftë e drejtë nacionalçlirimtare, një luftë kundër pushtimit që synon të fitojë të drejtën për atdheun e tyre. Nuk mund të ketë bisedë dhe mendim të dytë për këtë gjë. Nga ana e Izraelit dhe aleatëve të tij (SHBA, NATO, BE) është një luftë e padrejtë imperialiste që synon të përjetësojë pushtimin e tyre dhe t'u shërbejë interesave të tyre në rajon.

Në epokën e imperializmit Partia Komuniste e Greqisë (KKE) udhëhoqi një luftë të tillë, duke formuar Frontin Nacionalçlirimtar (EAM), Ushtrinë Popullore Çlirimtare Greke (ELAS), organizatat e tjera të rezistencës kundër pushtimit fashist të huaj (gjerman, italian dhe bullgar) në periudhën 1941- 1944. KKE ishte mendja, organizatorja dhe gjaku i kësaj epopeje të madhe të rezistencës dhe ne jemi krenarë për Partinë tonë, e cila ishte protagoniste e kësaj lufte, dhe çdo kritikë që ushtrojmë ka të bëjë me pa-përgatitjen ideo-politike të Partisë sonë për ta lidhur këtë luftë të madhe me kauzën e pushtetit punëtor.

Socializmi është i domosdoshëm dhe aktual për të gjithë botën, për çdo shtet kapitalist, por brenda kushteve në të cilat zhvillohet lufta punëtore-popullore në çdo shtet, dalin " hallka" të rëndësishme që mund t'i japin shtysë luftës klasore. Është një çështje vendimtare për Partinë Komuniste, për lëvizjen punëtore, për përgatitjen, bashkimin dhe aktivitetin e forcave punëtore - popullore që këto hallka të merren parasysh në luftën për socializëm. Dhe sot në Palestinë "lidhja/hallka" bazë është shkundja e pushtimit të huaj izraelit, krijimi i shtetit palestinez.

Prandaj, është detyrë e klasës punëtore të Palestinës dhe e pararojës së saj, PK-së, që të krijojë një linjë të tillë që do ta lidhë këtë "hallkë" me kauzën e luftës për çlirim shoqëror, pushtetin punëtorë, ndërtimin e shoqërisë së re socialiste.

Çështje jonë, e punëtorëve dhe e të rinjve të shteteve të tjera, është të mbështesim këtë luftë dhe tani të qëndrojmë në krah të tij në konfliktin me forcat pushtuese.

 

Perceptimi i shtrembëruar i «dy boshteve»

Duke qenë se lufta në Palestinë është e ndërthurur objektivisht me konkurrencën midis fuqive imperialiste (SHBA, NATO, BE nga njëra anë dhe Rusisë, Kinës, Iranit etj.) në rajon dhe nivelndërkombëtar, lindin dy perceptime të ndryshme, por po aq të gabuara nga sa më sipër:

Perceptimi që pretendon se po formohet një "bosht anti-imperialist" (Iran-Rusi-Kinë), të cilin na u dashka ta mbështesim kundër imperialistëve amerikanë dhe aleatëve të tyre, dhe 2) perceptimi i 2-të më pak i përhapur për momentin, por i njëjti kuptim i keq që thotë se, që të dy konfliktet e luftës janë imperialiste, se janë shprehje të ndryshme të një lufte imperialiste të Tretë botërore, kështu që ne nuk mundet të mbështesim luftën e popullit të Palestinës për çlirim, sepse është pjesë e konfliktit imperialist.

Këto dy qasje nisin nga konstatimi i saktë se po formohen blloqe forcash kundërshtare dhe nga njëra anë kemi bllokun imperialist të fuqive euro-atlantike, ndërsa formimi i bllokut euro-aziatik (Rusi-Kinë-Iran etj.) që në këndvështrimin e parë shtrembërohet si gjoja "bosht anti-imperialist". Praktikisht, kështu heq dorë nga qasja klasore, duke e trajtuar imperializmin si një politikë agresive të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, duke mos parë se edhe në Kinë dhe Rusi komandojnë monopolet, se klasat borgjeze edhe të këtyre shteteve kanë synime të avancojnë planet e tyre.

Mbështetja e Rusisë, Kinës, Iranit ndaj Palestinezëve nuk bëhet sepse ata janë me "të drejtat e popujve", por sepse duan të pengojnë planet Amerikane në rajon, t'i vështirësojnë ata, t'i lëndojnë. Pra, asnjë "bosht anti-imperialist" nuk formohet nga këto forca për interesat e tyre, monopolet e tyre punojnë dhe prandaj nuk mund të jenë konsistente në mbështetjen e luftës së Palestinezëve. Është tjetër çështje që Palestinezët, si çdo lëvizje nacionalçlirimtare apo edhe revolucionare, bëjnë mirë dhe kërkojnë t'i shfrytëzojnë këto kontradikta në luftën e tyre kundër pushtimit izraelit.

Qasja e dytë, ndërkohë që i afrohet saktë thelbit klasor të blloqeve imperialiste konkurruese, bën gabimin e madh dhe "e flak foshnjën bashkë me ujërat e mitrës", duke hedhur poshtë luftën e drejtë të popullit të Palestinës në emër të luftës imperialiste. Por, siç është dëshmuar historikisht, në kushtet e konfrontimit imperialist ndërkombëtar, madje edhe të luftës, nuk përjashtohet shfaqja e luftërave të drejta nacionalçlirimtare. Për këto çështje u referua tërësisht Lenini në kushtet e Luftës së Parë Botërore në përgjigje të pozicioneve përkatëse të gabuara të Roza Luksemburg-ut.

Sot, kur vërtet ekziston mundësia e përgjithësimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, madje edhe të lidhjes së saj me luftën në Ukrainë, apo “hapjen” e fronteve të reja, karakteri imperialist i konfliktit, të fuqive kryesore që janë duke konkurruar për aspiratat e tyre gjeopolitike, jo vetëm që nuk duhet të çojë në heqjen dorë nga mbështetja për popullin e Palestinës, por është e domosdoshme që kjo luftë e drejtë të mbështetet edhe më shumë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), si në rastin e konfliktit në Ukrainë, ashtu edhe në rastin e Palestinës, është në anën e duhur të Historisë, sepse është me popujt dhe lufton kundër imperialistëve, monopole, kapitalizmit, të cilët gjakosin popujt.