Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KONGRESI I KONFEDERATËS SË SINDIKATAVE TË SEKTORIT PUBLIK

Përforcim i ri shumë i rëndësishëm i forcave militante

Bazuar në rezultatet e Kongresit të 38-të të Konfederatës së Sindikatave të Sektorit Publik të Greqisë (ADEDY), i cila përfundoi më 8 Dhjetor, flet-votimi i mbështetur nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e cila përbëhet nga sindikalistë aktivë në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME), fitoi vendin e dytë, duke thyer “barrierën” e 20%.

Konkretisht, mbi 240 mijë nëpunës shtetëror të Greqisë morën pjesë në procedurat  zgjedhore për administratën e re të ADEDY-së (Konfederatës së Sindikatave të Sektorit Publik), duke zgjedhur 631 përfaqësues. Fletëvotimi i Bashkimit Militant të Nëpunësve Shtetëror (DAS), i cili përbëhet nga sindikalistë, të cilët bashkohen në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME), mori 134 vota, 21,3% dhe përfitoi 18 mandate (nga 131 vota, 18,6% dhe 16 mandate në krahasim me vitin 2019).

DAKE, e cila është e afërt  me partinë e djathtë në pushtet ND, mori 147 vota, 23.4% dhe 20 mandate (nga 178 vota, 25.3% dhe 22 mandate në krahasim me vitin 2019).

PASKE, e cila është e afërt me partinë socialdemokrate PASOK, mori 117 vota, 18.6% dhe 16 mandate (nga 134 vota, 19% dhe 16 mandate që kishte në krahasim me vitin 2019).

EAEK, e cila është e afërt me partinë socialdemokrate SYRIZA, mori 97 vota, 15.4% dhe 13 mandate (nga 100 vota, 14.2% dhe 12 mandate që kishte në krahasim me vitin 2019).

Pjesa tjetër e votave u nda në kombinime më të vogla elektorale.

 

«Përforcimi i vazhdueshëm i forcave të DAS që nga viti 2010 e deri më sot, vjen si rezultat i përpjekjeve të pandërprera dhe të përditshme që bëhet nga forcat që bashkohen në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME) për organizimin e luftës së punonjësve duke patur kriter nevojat e tyre moderne në shkolla, spitale, në Bashki dhe Prefektura, në rajone, në Ministri dhe në çdo vend pune. Është rezultat i përpjekjes dhe mundit për rigjallërimin e lëvizjes sindikaliste, për emancipimin e saj kundër synimeve të shtetit dhe punëdhënësve, për zhdukjen e murtajës së pritjes pasive dhe rotacionit qeveritar», theksohet në deklaratën e DAS.

 

09.12.2022