Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftimi i Zyrës për Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Për marrëveshjen e "paqes" në Nagornο Karabah

Lufta e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, e cila zgjati për më shumë se 40 ditë dhe gjakosi popujt dhe para së gjithash rininë e këtyre dy ish-Republikave sovjetike, u bë për shkak të ballafaqimit të planeve të ndryshme të klasave borgjeze, si dhe për synimet e tyre të përbashkët në kushtet e krizë kapitaliste që të forcojnë terrenin steril dhe të rrezikshëm të nacionalizmave dhe vrasjet mes popujve, në mënyrë që të mos lëkundet pushteti i tyre.

Në të njëjtën kohë, u bë akoma më e dukshme në këtë konflikt dhe përfshirja e klasave të tjera borgjeze, të tilla si ajo e Turqisë, e cila mbështeti hapur operacionet ushtarake të Azerbajxhanit, për të zgjeruar mbështetjen e saj gjeopolitike në Kaukaz dhe rajonin e Kaspikut.

Marrëveshja e nënshkruar midis Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë, për paqen në rajonin e Nagorni - Karabakut do të vërë vulën e vet në korrelacionin e ri të forcave në Kaukaz dhe rajonin e Kaspikut. Rusia po zgjeron, duke vendosur "forca paqeruajtëse" në Nagorno – Karabak dhe duke siguruar lidhjen e saj rrugore me Armeninë, praninë e saj ushtarake dhe politike. Turqia NATO-ike fiton një "rol" të ri në një rajon veçanërisht kritik, i cili përbën "korridor" që lidh Detin e Zi me Detin Kaspik, përmes pjesëmarrjes së vet në të ashtuquajturën "qendër paqësore" që do të themelohet në Azerbajxhan, duke forcuar edhe më tepër praninë politiko-ushtarake të Turqisë.

Në çdo rast po flasim për një marrëveshje provizore, e cila ka karakteristikat bazë të një “paqeje” imperialiste, siç është okupimi dhe shkëmbimi i territoreve si dhe ekzistenca e ruajtësve të huaj të territorit. Sidoqoftë, ky "udhëkryq" i aspiratave të klasave borgjeze të Rusisë dhe Turqisë, edhe në këtë rajon, atë të Kaukazit dhe Kaspikut, mund të krijojë kushtet për një ndezje të re në të ardhmen.

Popujt e Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilët në të kaluarën jetuan në paqe për dekada të tëra, duke ndërtuar një shoqëri të re socialiste, sot në kushtet e kapitalizmit e paguajnë me gjakun e tyre promovimin e interesave të njërës apo tjetrës klasë -por gjithmonë të huaja për ta- borgjeze. Në atë masë që popujt mësohen nga historia e tyre, ata kanë fuqinë të bëjnë frontin e tyre si kundër ndërhyrjeve të huaja imperialiste, ashtu dhe kudër interesave të klasave borgjeze, si dhe mund të ndërtojnë "murin" e tyre kundër luftërave imperialiste, të hartojnë një strategji sulmi kundër sistemit kapitalist, i cili lind kriza, luftëra dhe refugjatë.  

13.11.2020