Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Për "lentet" deformuese në analizën e marrëdhënieve bashkëkohore ndërshtetërore
Me rastin e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe në Ballkan
Elisheos Vagjenas
Anëtar i KQ të KKE(Partisë Komuniste të Greqisë)
Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare
"Nëse Bullgarisë i është hequar mundësia të sillet si shtet sovran, le të kërkojë dëmshpërblim për fitime të humbura nga Komisioni Europian" (deklaratë e Vladimir Putin, President i Rusisë, në lidhje me vendimin e tij për pezullim të ndërtimit të tubacioneve “Rryma e Jugut” pas ngurrimit të Bullgarisë përmes të cilave tubacioni kish për të kaluar).
"Na duhet përsëri një politikë e jashtme gjermane, që të vlerësojë sigurinë dhe paqen më të rëndësishme se sa udhëzimet e Uashingtonit" (Sara Wagjeneht, deputete dhe lidere e partisë së re socialdemokratike gjerman e së “majtës” gjatë një diskutimi në Parlamentin german për zhvillimet në Ukrainë).
Këto dy deklarata, nga dy politikanë të njohur, vinë të “rifreskojnë” një koncept të njohur, që mbizotëron për çëshjet e formimit të marrëdhënieve ndërkombëtare ndërshtetërore. Bëhet fjalë për një koncept, që në të vërtetë përpiqet të mohoj realitetin, që krijohet nga zhvillimi i pabarabartë i kapitalizmit dhe mbështet qëndrime joreale, se vendet kapitaliste me një pozicion të ndërmjetëm apo të lartë në sistemin imperialist (të tilla si Gjermania) po sillen si në të kaluarën koloni, dmth me një bindje të verbër ndaj "metropolit".
Përveç kësaj, kjo analizë e gjëndjes zbukurohet shpesh dhe me koncepte se kjo situatë ndodh, nga që "politika dominon mbi ekonominë", dhe se në qoftë se interesat ekonomike mbizotërojnë, nuk do ekzistonin p.sh. sanksionet e BE-së kundër Rusisë, që shkatërrojnë marrëdhëniet e dobishme ekonomike, ose pengesat që vendosen nga SHBA dhe BE në ndërtimin e tubacionit të gazit natyror “Rryma e Jugut”.
Por, a është kështu?
Forca lëvizëse e bashkëpunimit dhe e konkurrencës
Sigurisht, po të shohësh me “sy zhveshur” mundet dikush të shikojë se kjo pikëpamje ka të meta serioze. A mundet p.sh të qëndrojë argumenti se Gjermania, e qujtura ndryshe si “motori me avull” i BE-së, dmth një nga ekonomitë më të fuqishme në botë, është thjesht një... lolo e SHBA-së, që verbërisht ndjek "udhëzimet e Uashingtonit", siç argumenton deputetia e lartpërmendur gjermane e partisë oportuniste Die Linke?
Është me shumë se e dukshme se gjetkë duhet ti kërkojmë arsyet për konvergjencën e gjigandit kapitalist Gjermani me SHBA-në, të cilat pavarësisht tkurjes së tyre në raportin e Bruto Produktit Global, vazhdojnë të jenë ekonomitë më të fuqishme kapitaliste dhe të gjënden në “krye” të “piramidës” imperialiste.
Arsyet për çdo konvergjencë midis shteteve kapitaliste, si dhe konkurrencës në marrëdhëniet e tyre, qëndrojnë në faktorin e garantimit të forcimit të pushtetit dhe mbizotërimin e klasës borgjeze të çdo vendi. Që të arrinë këtë qëllim, qeveritë, qoftë të “djathta” apo të “majta”, por gjithmon të angazhuara për të shërbyer klasën borgjeze, kërkojë të krijojnë aleanca: ekonomike, politike dhe ushtarake. Këto aleanca mund të jenë dy-palëshe ose shum-palëshe, të tilla si BE dhe NATO.
Është e vetëkuptueshme se brënda këtyre marrëveshjeve, bashkësi dhe organizma, si dhe në përgjithësi në “rrjetin” e marrëdhënieve ndërshtetërore mes vendeve kapitaliste, çdo klasë borgjeze merr pjesë në këto marrëveshje, në bazë të fuqisë së vendit të tij (ekonomike, politike, ushtarake) dhe “lidhet” me shtetet e tjera me mijëra “litarë’’ ndërvarësie, të cilat padyshim kanë një karakter të pabarabartë, sepse në ekonominë kapitaliste mbizotëron zhvillimi i pabarabartë.
Këtu, pra, duhet të kërkojmë dhe të gjejmë arsyet përse Gjermania ecën bashkë me SHBA-në në çështjen e marrëdhënieve me Rusinë, rreth zhvillimeve në Ukrainë. Dhe shënojmë ecin bashkë, dhe jo se bien dakortë apo pajtohen plotësisht, sepse në qëndrimin e Germanisë ekziston “emëruesi” i përbashkët me SHBA-në, ndaj Rusisë, por ekzistojnë dhe ndryshime, si në këtë çështje, ashtu dhe në shumë çështje të tjera.
Është e qartë se klasa borgjeze e Gjermanisë (ose pjesa e saj më e fortë), konsideron se në këtë periudhë të caktuar i intereson më shumë bashkpunimi me SHBA-në, për të shtuar presion mbi Rusinë, se sa një qëndrim tjetër. Sigurisht që ka seksione të klasës borgjeze gjermane të cilat kanë janë ndikuar negativisht, ose kanë pësuan katastrofë ekonomike, për shkak të kësaj konvergjence me SHBA-në në çështjen e qëndrimit ndaj Rusisë. Seksione të tilla borgjeze sigurisht që kërkojnë aleanca të tjera gjeopolitike për Gjermaninë, megjithatë, me sa duket aktualisht sbrapsen përpara interesave më të fuqishme dhe të “linjës” së përgjithshme të ushtrim presionit ndaj Moskës.
Klasa borgjeze e Gjermanisë ka siguruar tashmë furnizimin e saj me energji nga Rusia përmes “Rrymës së Veriut” («Nord Stream»). Ky tubacion, i cili ka një kapacitet të transportojë 55 miliardë metra kub, kalon Detin Baltik dhe furnizon direkt Gjermaninë me gaz natyror Rus. Klasa borgjeze e Gjermanisë e quan të garantuar dhe të sigurtë, që të paktën në të ardhmen e afërt, Rusia, edhe nëse do të donte, nuk do të mundesh të presë furnizimin e saj, si për shkaqe ekonomike (nevoja për zëvëndësim të së ardhurave të buxhetit Rus), si dhe për shkak të arsyeve teknike (mungesa e tubacioneve të tjera që mund të funksiononin si një alternativë për furnizimin importueseve e tjerë më tutje). Me këtë në mendje, dhe duke patur “një në dorë”, kërkon, nëpërmjet të ashtuquajturës "paketë të tretë të energjisë" të BE-së, të përfitojë pjesë më të madhe në tregun botëror të Energisë kundër monopoleve energitike ruse, por dhe të forcojë pozitën e saj në brëndësi të Ukrainës.
Bëhet fjalë, pra, për përfitimin e kapitalit, që lëviz “litarët” si të bashkëpunimit ashtu dhe të konkurrencës mes shteteve kapitaliste. Dhe këtu nuk përbën një përjashtim zhvillimi i marrëdhënieve në “trekëndëshin” SHBA-Gjermani-Rusi.
E njëjta gjë vlen edhe për Bullgarinë. Nuk kemi të bëjmë me një ‘‘bindje së verbër’’ kundër "interesave kombëtare" të Bullgarisë, siç është shkruar. Së pari të themi se, "interesat kombëtare" të klasës borgjeze bullgare janë të ndryshme nga ato të punonjësve. Klasa borgjeze e Bullgarisë është e interesuar mbi të gjitha të garantojë pozitën e saj, ajo kërkon të ketë një mbështetje të fortë nga NATO dhe BE (në të cilat merr pjesë), në mënyrë që në çdo kohë të mbështetet nga ana e tyre, në rastë se klasa punëtore dhe shtresat popullore bëhen sfidues kundër pushtetit e saj. Këto aleanca janë të rëndësishme dhe thelbësore për të se ajo mbështetet në to në mënyrë që të vazhdojë modernizimin e shfrytëzimit të popullit të Bullgarisë.
Përveç kësaj, pjesa e saj më e fortë vlerëson se me pjesëmarrje në këto aleanca është e vetmja mënyrë për të rritur rentabilitetin e saj, të forcojë pozitën e saj në rajon dhe në përgjithësi. Sigurisht që edhe këtu ekzistojnë interesat kapitaliste, të cilat kanë prioritete ekonomike dhe gjeopolitike të ndryshme, p.sh një lidhje më të madhe me Rusinë kapitaliste, por kjo nuk i bën këto forca ‘‘pro-popullore’’. Sepse edhe këta kanë të njëjtin qëllim strategjik: përjetësimin e pandërprerë të shfrytëzimit të klasës punëtore.
Politika kundër ekonomisë?
Bullgaria do të ketë humbje 400 milionë €uro në vit për shkak të anulimit të projektit “Rryma e Jugut", deklaroi V. Putin dhe kishte absolutisht të drejtë, megjithatë, klasa borgjeze e Bullgarisë, nga bashkëpunimi me BE-në dhe SHBA-në pikërisht për këtë çështje konsideron se do fitojë më shumë me kalimin e kohës. Prandaj është i gabuar vlerësimi se "politika vepron kundër ekonomisë".
Kjo duket më mirë edhe me pjesëmarrjen e Greqisë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë, që çuan në kundërmasa nga ana e Rusisë, me ndalimn e importit të produkteve bujqësore greke në tregun Rus.
Dëmet e mëdha për prodhuesit grekë si dhe për eksportuesit e produkteve greke në Rusi nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar pjesëmarrjen e qeverisë greke në këtë ‘‘luftë’’ tregtare të BE-së kundër Rusisë. Përse? Por për të njëjtën arsye që ajo promovon masat anti-popullore të cilat janë vendosur bashkërisht në kuadër të BE-së. Sepse ajo konsideron se kështu shërben klasën borgjeze të vendit. Edhe në qoftë se ato ndikojnë negativisht në shtresat popullore, edhe në qoftë se sjellin humbje për disa seksione të borgjezisë, interesat e përgjithshme strategjike të klasës borgjeze mbizotërojnë, në bazë të së cilës pjesëmarrja e Greqisë në BE dhe NATO do ti sjellë fitime të mëdha klasës borgjeze në përgjithësi. Kjo është arsyeja pse Lenini, shënonte se "politika është një shprehje e koncentruar e ekonomisë".
Pse pikëpamjet rreth "sovranitetit" janë të rrezikshme
Në fjalimin e tij vjetor, Vladimir Putin theksoi -jo pa të drejtë- se Ukraina ka qenë thjesht një pretekst për imponimin e sanksioneve ndaj Rusisë se Perëndimi ishtë duke kërkuar për disa kohë të ndalonte ecurinë e vendit. Vlerësoi -gjithashtu me të drejtë- se konkurrentët ndërkombëtare të Rusisë do të donin që Rusia të përfundonte si Jugosllavia. Në të njëjtën kohë, Putin nuk iu shmang frazeologjisë "patriotike" në mënyrë që të mashtrojë punonjësit e vendit të tij. Duke thënë se "ndërsa për disa vende europiane sovraniteti kombëtar është një luks i papërballueshëm, për Rusin sovranitetit është një kusht i detyrueshëm i ekzistencës së saj". Sigurisht që është po ky i njëjti njeri i cili e nënshkroi pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, që ngarkon me një seri kufizimesh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë ruse.
Ekonomia ruse, një fuqi kapitaliste në zhvillim, është e lidhur sot në mënyrë të shumëdimensionale me ekonomin kapitaliste botërore. Këto marrëdhënie i sjellin një ndërveprim të vazhdueshëm. Për çfar "sovraniteti", mund të flasim për një vend që është krejtësisht e varur nga çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror, si Rusia kapitaliste sot? Buxheti vjetor Rus tërheq të paktën gjysmën e të ardhurave të saj nga sektori i energjisë, nga nafta dhe gazi natyror. Në fund të fundit, për "ç’sovranitet" të flasi në kushtet e kapitalizmit puntori, i papuni, shtresat tjera popullore? Është i njëjtë ‘‘sovraniteti’’ i tij me të biliarderit kapitalist si Roman Abramovich, pronarit të ekipit të futbollit anglez Chelsea?
Zëra të ngjashëm dëgjojmë edhe në Greqi, për rifitimin e sovranitetit, kryesisht nga SYRIZA dhe ANEL, si dhe nga partitë në pushtet, ND dhe PASOK. Sigurisht ata nuk e vënë në dyshim pjesëmarrjen e Greqisë në BE dhe NATO, ose aq më tepër rrugën kapitaliste të Greqisë. Kështu, është e qartë se në emër të ‘‘sovranitetit’’ (si në emër të ruajtjes së tij apo rifitimit të tij) politikanët borgjezë përdorin argumente mashtruese, në mënyrë që të fusin në kurth punonjësit "nën një flamuri të huaj". Kjo do të thotë, që t'i bëjë që të luftojnë dhe të vuajnë për interesat e klasës borgjeze, për forcimin e pozitës së tyre në sistemin kapitalist botëror.
Njëlloj të rrezikshëme janë dhe pozicionet në lidhje me BE-në nxitur nga Partia e Majtë Europiane dhe SYRIZA në Greqi. Se gjoja nëse BE-ja «pret gjirin» nga SHBA dhe NATO, gjoja do të bëhet "sovrane" dhe do të hartojë një politikë të re europiane e cila do jetë në favor të popullit dhe të paqes, madje gjer sa është deklaruar (nga SYRIZA) se në këtë rast BE-ja do ta meritonte Çmimin Nobel për Paqen. Megjithatë, realiteti tregon se kjo «prerje gjiri» thjesht do të thotë gatishmëri e BE-së ose seksion të saj të fortë të luftojnë për të fituar tregje, duke përdorur forcën e saj, madje edhe me përdorim të armëve, ndonjëherë në bashkëpunim me NATO-n ashtu dhe vetë. Diçka që tashmë ka filluar e po ndodh! Është e kotë dhe mashtruese për punonjësit e Europës të presin që BE të ndryshojë. Kjo për arsye se udhëzimet politike të BE-së nuk përcaktohen në përputhje me cilët kanë shumicën në BE, dmth të qendrës së majtë apo të qendrës së djathtë, por nga karakteri i sistemit shoqëror që mbizotëron në të: mënyra kapitaliste e prodhimit ku mjetet themelore të prodhimit janë në duar të pakta, kapitalistët. Ky karakter i BE-së është i reflektuar në traktatet e saj.
Zgjidhja për popullin grek dhe për popujt e tjerë nuk gjendet në përpjekjet mashtruese për të zbukuruar BE-në, as në përafrimin me forcat politike borgjeze, që në emër të "sovranitetit", janë duke futur në kurth shtresat popullore në shërbim të interesave të disa të paktëve të fortë, kapitalistë.
Zgjidhja e vetme qëndron në shkëputjen nga të gjitha aleancat imperialiste ndërshtetërore, me kalimin e pushtetit në duart të klasës punëtore dhe socializimin e mjeteve të prodhimit.