Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Për konfliktin e luftës Izrael - Palestinë dhe zhvillimet në rajon

*Nga Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të

 Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

Sulmi tokësor i Izraelit në Rripin e Gazës do të ndezë një shpërthim të përgjithshëm në rajon, por edhe më gjerësisht, në nivel global. Me këtë çështje, me të drejtë diskutoi edhe mbledhja e fundit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). KQ konfirmoi qëndrimet e deritanishme publike të Partisë, në njoftimet e Zyrës së Shtypit, në ndërhyrjet e deputetëve tonë në Parlament dhe Euro-parlament, si dhe në veprimtarinë e saj në lëvizjen masive.

A. Fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare - shtetet kapitaliste të përfshira në konfliktin e Lindjes së Mesme

Përafërsisht mund t'i klasifikojmë ato në kategoritë e mëposhtme:

E PARA: Përkrahësit e hapur të Izraelit: Kryesisht SHBA-të, Britania e Madhe, fuqitë udhëheqëse dhe në përgjithësi anëtarët e NATO-s përveç Turqisë, gjithashtu fuqitë udhëheqëse të BE-së (Franca, Gjermania) dhe në përgjithësi shtetet anëtare të BE-së me gradime ndërmjet tyre (p.sh. reagimi i Spanjës, Danimarkës, Luksemburgut ndaj deklaratës fillestare për një embargo ekonomike ndaj Autoritetit Palestinez, etj.). Një rol elitar për rajonin në këtë bllok euroatlantik synon të luaj qeveria greke.

E DYTA: Shtetet e fuqishme kapitaliste të bllokut në zhvillim e sipër të fuqive euro-aziatike, kryesisht Rusia dhe Kina, të cilët po mbajnë një qëndrim të kujdesshëm, por të prirur drejt mbështetjes së Palestinës, për një shtet të pavarur palestinez, me iniciativa për zgjidhje diplomatike dhe përfundimin e luftës, duke promovuar në rajon në të njëjtën kohë interesat e tyre të veçanta ekonomike, gjeopolitike.

E TRETA: Behet fjalë për një sërë shtetesh të fuqishme - fuqi rajonale të rajonit që i afroheshin Izraelit apo SHBA-ve dhe disa janë aleatë tradicionalë të  "Perëndimit", reagojnë ndaj agresionit të Izraelit dhe mbështesin Palestinezët, si arabë dhe myslimanë, por edhe pse interesat e tyre kryqëzohen me të tjera ose bien ndesh në këtë fazë me të tjerat.

Si p.sh Arabia Saudite, e cila ndërpreu rivendosjen e marrëdhënieve me Izraelin, në të cilën SHBA-të investuan shumë. Madje, sipas një interpretimi të zhvillimeve, sulmi i «Hamas-it» ndaj Izraelit kishte pikërisht këtë synim dhe i shërbeu jo vetëm një pjese të Palestinezëve, të cilët konsiderojnë se ky restaurim “po e shet” luftën e tyre, por edhe qarqeve në Arabinë Saudite dhe Izrael që nuk u pajtuan me këtë zhvillim, si dhe interesat e fuqive të "treta", p.sh. nga ata që kundërshtojnë të ashtuquajturën «rrugë Indiane», siç është Kina.

Gjithashtu, një rast tjetër këtu është Turqia, nga e cila po rritet mundësia e ngrirjes së normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin dhe planit për transportimin e gazit natyror izraelit përmes Turqisë në Europë, një plan që objektivisht do të ulte rolin e «Gazprom-it» rus, i cili edhe sot dërgon në BE çdo ditë mbi 40 miliardë metra kub.

Gjithashtu, Egjipti, i cili do të pranojë masën kryesore të refugjatëve Palestinezë, në rast se plani i Izraelit është që t'i çrrënjosë ata masivisht nga Gaza, siç lë të kuptohet Netanyah-u me deklaratat e tij, fakt që shqetëson klasën borgjeze egjiptiane, e cila ka nxjerrë jashtë ligjit «Vëllazërinë Myslimane», të cilët lidhen me «Hamas-in».

Madje dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, aleatë të ngushtë të Izraelit dhe SHBA-ve, pas goditjes vdekjeprurëse dhe çnjerëzore të Izraelit në spitalin e Gazës, për herë të parë që nga fillimi i luftës, mbajtën një qëndrim publik kundër izraelit.

E KATËRTA: Së fundi, një numër shtetesh në rajon, ndoshta tashmë të përfshira në mënyrë më aktive dhe më të hapur se të gjithë të tjerët, mbështesin dhe ndihmojnë rezistencën palestineze duke qenë në konflikt të vazhdueshëm me Izraelin:

Ashtu dhe Irani, i cili edhe pse deklaron se nuk ka lidhje konkretisht me këtë sulm, e mirëpret atë dhe nuk përjashtohet që të ketë ndihmuar "jo-zyrtarisht" në përgatitjen e këtij sulmi, ashtu si dhe përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në rastin e një përgjithësimi të konfliktit nuk përjashtohet aspak.

Gjithashtu, Libani, tokat e të cilit mbahen të pushtuara nga Izraeli. «Hezbollah-u» i Libanit, i cili mban lidhje të ngushta me Iranin, deri më tani, ka nisur sulme ushtarake në shkallë të vogël me Izraelin në veri. Ekziston mundësia e përfshirjes së tij në rast të përgjithësimit të konfliktit.

Ose Siria, e cila në prag të ngjarjeve mori një goditje në qytetin Homs, ku u vranë rreth 100 ushtarë në shkollën ushtarake në kohën e betimit të tyre dhe që territoret e së cilës (Sirisë) mban të pushtuara Izraeli.

B. Mundësia e zgjerimit të konflikteve dhe operacioneve ushtarake është shumë e lartë për një sërë faktorësh

Ndër këto faktorë, veçohen këta:

  • Frontet e ndryshme të hapura në rajonin-fuçi baruti, si konflikti në Azerbajxhan - Armeni apo këtu në Ballkan, Serbi dhe Kosovë. Për shembull, zhvendosja e armenëve nga Nagorno-Karabak-u (me pëlqimin e Rusisë dhe Iranit) është një zhvillim që konsiderohet të çojë në hapjen e një rruge të re që kalon Kinë-Kazakistan-Azerbajxhan-Turqi, e cila konsiderohet shumë kritike. Këto zhvillime kanë çuar në një rritje të rolit të Turqisë në rajon, ndërkohë që klasa borgjeze e saj po bën pazare njëkohësisht me SHBA-të, Kinën dhe Rusinë. SHBA-të e mbështesin Turqinë në Kaukaz dhe Azinë Qendrore, për sa kohë që ajo kufizon ndikimin rus. Kemi gjithashtu mbështetjen e Izraelit ndaj Azerbajxhanit - forcimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që ngjall shqetësimin e Iranit.
  •  Reagimet zinxhir që do të shkaktohen nëse hapet fronti i dytë mes Izrael dhe «Hezbollah-ut» të Libanit dhe duke pasur parasysh grumbullimin e forcave të shumta dhe të fuqishme ushtarake, si 2 aeroplanmbajtëset amerikane e kaq shumë të tjera.
  •  I gjithë ky zhvillim po bëhet në një kohë kur kemi konsolidimin dhe përshkallëzimin e luftës në Ukrainë. Për më tepër, po ndoll ndërkohë që po përparonin edhe marrëveshjet e ashtuquajtura të «Marrëveshjet e Abraham-it» (për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me vendet arabe pa zgjidhjen e çështjes palestineze). Në këto marrëveshje SHBA-të japin një rëndësi të madhe, e cila, përveç forcimit të pozitës së Izraelit, si mbështetje tradicionale gjeopolitike e tyre në rajon, i lidhin ato edhe me planet më të gjera «kundër» me Kinën, në betejën për aksionet/pjesë të tregut në Lindjen e Mesme dhe Europë. (p.sh. «rruga indiane», nëpërmjet Emirateve - Arabisë Saudite - Izraelit, rrugë konkurruese në lidhje me «Rrugën e Mëndafshit» kinez).
  •  Theksimin e kontradiktave që shkakton dhe do të ndizet nga vetë ndërhyrja në Gaza, si zgjidhjet e Arabisë Saudite, presioni i refugjatëve ndaj Egjiptit dhe ndoshta edhe ndaj shteteve të tjera të rajonit etj. Përveç kësaj, shohim se një rajon më i gjerë po riorganizohet dhe kemi operacione të Turqisë kundër Kurdëve dhe konflikt me SHBA-të në Siri, goditjen në Siri (në qytetin Homs me 100 të vdekur), pas bllokimit të rrugës tregtare kineze përmes Rusisë.
  • Gjithashtu, nuk duhet t'i shpëtojë vëmendjes as primi i këtij drejtimi për zgjerimin e konflikteve, si një rrugëdalje për kapitalin e mbi-akumuluar. Si për industrinë e luftës ashtu edhe për planet e rindërtimit më pas, lufta energjetike, rindarja e tregjeve dhe e rrugëve të transportit të mallrave, kapitalit etj.

C. Po rritet përfshirja e Greqisë në konfliktin e luftës në rajon

Sidomos për popullin grek dhe efektet në vendin tonë, konsiderojmë se: Përveç përfshirjes tashmë të madhe ushtarake të Greqisë nën përgjegjësinë e qeverisë së ND dhe mbështetjen e të gjitha partive borgjeze të opozitës, një përfshirje e cila shprehet konkretisht, së bashku me mbështetjen politike dhe diplomatike të Netanyahu-t dhe të shtetit-vrastar të Izraelit në tërësi dhe me dërgimin e fregatave, p.sh. të fregatës «Psara», me shfrytëzimin dhe përdorimin e të gjitha bazave ushtarake amerikane në Greqi etj., do të ketë edhe zhvillime brenda vendit në një kurs, si p.sh. do të jetë:

  • Përkeqësimi i mëtejshëm i çështjes së Refugjatëve
  • Shtrenjtësi e madhe edhe për shkak të rritjes së çmimit të Energjisë etj.
  • Luftë me «mjete të ndryshme» siç quhet ajo, për të cilin shteti borgjez dhe qeveria e Greqisë tashmë po marrin masa pas mbledhjes së KYSEA-s (Këshillit Qeveritar për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen), me mbrojtje të objektivave, duke intensifikuar patrullimet etj.
  • Por edhe vetë bashkëpunimi ushtarak me Izraelin, i cili po vijon edhe me bashkëpunimin në ndërtimin e sistemeve ushtarake, por edhe veçanërisht promovimi i «mburojës kundër raketave» që Greqia po diskuton me Francën dhe Izraelin, sidomos pas vizitës së kreut të GEETHA (kreut të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare) në muajt e verës në Izrael dhe prezantimit të sistemit atje, që të cilin, natyrisht, “Hamas-i” ndërkohë arriti dhe e çorganizoi atë ditën e parë të konfliktit, siç raportojnë të gjitha mediat, etj.

Gjithashtu, ka të bëjë edhe me përfshirjen më të thellë të Greqisë në luftën ekonomiko-energjetike. P.sh. Izraeli dhe industria ushtarake greke, portet dhe transporti i LNG-së (Gazit të Lëngshëm) izraelit si plan i ardhshëm, transporti i energjisë elektrike, etj.

Sigurisht që ka të bëjë edhe me pasojat e luftës, p.sh. në çmimet e naftës dhe gazit natyror, me shtrenjtësinë në ushqime, në turizëm, në rëndimin e ri të shumë problemeve popullore.

Mundësia e mprehjes së menjëhershme e luftës klasore kërkon një përmirësim të përpjekjes sonë udhëheqëse për gatishmërinë dhe veprimin ideologjik, politik dhe organizativ të forcave tona.

Në çdo rast, gatishmëria arrihet me ndërhyrjen e saktë ideologjike-politike të vazhdueshme dhe me një plan përshkallëzimi në lëvizjen punëtore-popullore.

Ç. Ndërhyrje e saktë ideologjiko-politike do të thotë përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj ideologjive të ndryshme të shpikura nga propaganda e luftës imperialiste

Gjatë kësaj kohe, që nga sulmi i «Hamas-it» e deri më sot, lindin opsione të ndryshme dhe përgjithësime të rrezikshme, të cilat duhet t'u jepet përgjigje, të pajisen anëtarët dhe miqtë e Partisë meqenëse ata janë të detyruar të përballen përditë me to. Është absolutisht e nevojshme t'i ndiqni ato në zhvillimin e tyre.

Disa opsione dominuese nga ato janë:

  • Identifikimi/barazimi i «Hamas-it» me Τalebanët dhe refuzimi i përgjithshëm i luftës së popullit të Palestinës.

Ky qëndrim, i cili përdoret në masën më të madhe nga zyrtarët e SYRIZA-s, për të justifikuar rekrutimin e tyre me SHBA-NATO dhe ekuacionin e kriminelit me viktimën, përgjithëson të gjitha «lëvizjet islame» mbi baza fetare dhe i shkëput ato nga çdo lloj qasjeje dhe baza shoqërore, klasore, politike, kulturore dhe historike.

Pra p.sh. ata heshtin faktin se «Hamas-i» synon të çlirojë territoret palestineze, se në vitet e para shprehte shtresat e mesme të Palestinës dhe rritja masive e Hamas-it ishte pasojë e paefektshmërisë kronike të luftës së “kosmikëve”, e luftës anti-pushtuese dhe luftës sociale të popullit Palestinez. Shfaqja e Hamas-it (në vitin 1987) dhe forcimi i saj lidheshin dhe lidhen me përmbysjet e socializmit. Ajo ka evoluar gjatë kohës dhe tani përfaqëson një pjesë të klasës borgjeze palestineze e cila beson se krijimi i një shteti palestinez duhet të ketë si komponent kyç krijimin e një ushtrie të fortë kombëtare. Përkundrazi, "lëvizja" reaksionare e Talebanëve ka një origjinë dhe zhvillim të njohur dhe jo rastësisht SHBA-të i lanë ata me një arsenal të madh armësh.

  • Thonë gjithashtu: «Po zhvillohet një luftë mes kulturash/qytetërimeve, kemi një përplasje mes kulturës kristiano-hebre me atë myslimane».

Kjo pikëpamje mbështet se zhvillimet nuk përcaktohen nga lufta klasore, por nga përplasja e kulturave/qytetërimeve. Si kulturë e një populli përcakton "cilësinë", e cila përcaktohet nga historia, gjuha, moralin dhe zakonet dhe, kryesisht, fenë.

  • Të tjerë thonë: «Interesat tona kombëtare imponojnë mbështetjen e Izraelit me çdo kusht».

Kjo përdoret nga të gjitha partitë borgjeze, të cilat mbështesin aleancën strategjike të Greqisë me SHBA-Izraelin, duke pretenduar se «interesat kombëtare e imponojnë këtë». Por, ata fshehin se këto «interesa kombëtare» në shoqërinë klasore kanë një shenjë klasore përkatëse dhe në rastin konkret i shërbejnë klasës borgjeze, interesave dhe synimeve të saj, duke e zvarritur popullin tonë në shtigje të rrezikshme.

  • Një mendim tjetër që po thonë është se «po krijohet një bosht anti-imperialist Irani – «Hamas» – «Hezbollah» – Kinë – Rusi, të cilin ndoshta duhet ta mbështesim kundër SHBA-ve».

Ky opsion shfaqet kryesisht nga terrene të ndryshme oportuniste. Ata kryesisht shfaqin opsionin se ekzistojnë forca kapitaliste që janë "anti-imperialiste" - "antifashiste", duke fshehur faktin objektiv se të gjithë këta janë forca kapitaliste, që kanë interesa dhe synimet e tyre të veçanta duke luajtur lojëra gjeopolitike në kurrizin e popullit Palestinez dhe popujve të tjerë të rajonit. Natyrisht, kjo nuk do të thotë aspak se p.sh. nuk është legjitime për palestinezët që të kërkojnë aleanca ndërkombëtare edhe me shtete të tilla kapitaliste dhe bllok forcash, të cilat përvetësojnë qëndrimin për një shtet të pavarur palestinez, për t'i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze etj. Por vetëm kaq.

Ne e themi këtë sepse analiza jonë e saktë se çfarë është imperializmi, pra kapitalizmi monopol, nuk mund të interpretohet në mënyrë të njëanshme, duke çuar në pikëpyetje, nëse duhej të synojnë shtetet borgjeze, si Palestina, të kërkojnë aleatë ndërkombëtarë të tillë në nivel politikë - diplomatik që, qoftë edhe përkohësisht, për momentin ende do të forconte luftën e tyre anti-pushtuese për krijimin e një shteti të lirë e të pavarur.

Dhe kjo ka të bëjë me pyetjet që mund të bëhen, qoftë dhe në mënyrë margjinale sot, se pse p.sh. ne mbështesim njërën palë (Palestinezët) meqenëse Autoriteti Palestinez dhe «Hamas-i» përfaqësojnë pjesë të klasës borgjeze të Palestinës dhe aleatët e tyre rajonalë dhe ndërkombëtarë përfaqësojnë gjithashtu interesat borgjeze në shtetet e tyre. Këtyre opsioneve u përgjigjen me sukses çdo ditë gazeta «Rizospasti» etj.

Çështje të tilla janë theksuar në artikujt tematik në gazetën «Rizospasti» dhe revistën KOMEP (Inspektimi Komunist) dhe ne duhet të rikthejmë argumentimin, që i rrëzon këto opinione, të gjitha këto ideologjira. Veçanërisht në moshat e reja dhe te të moshuarit bën efekt injoranca ndaj historisë dhe mungesa e përvojës, një çështje që duhet trajtuar duke ofruar informacionin dhe provat e nevojshme për të kuptuar problemin palestinez dhe evoluimin e tij, si dhe në lidhje me çështjen Kurde etj.

D. Përgatitja intensive ideologjiko-politike dhe kundërsulmi presupozon njëkohësisht veprimtari të vazhdueshme masive dhe hapjen e punës në lëvizjen punëtore-popullore dhe veçanërisht në atë rinore

Debati duhet të hapet në të gjitha vendet e punës, në të gjitha degët e industrisë, në shoqatat punëtore, në terrenet universitare, në shkolla, lagjet e qyteteve të mëdha, në qytetet dhe fshatrat rurale. Ti japim peshë qëndrimit të Greqisë dhe asaj që duhet të bëjë populli grek përballë këtij konflikti lufte.

Ne i shprehim solidaritetin tonë popullit Palestinez sepse shteti i Izraelit dhe qeveria e tij po e masakrojnë për dekada të tëra, me male të vdekurish, me gjenocid të vërtetë, me pushtimin e territoreve palestineze, me aparteid dhe bllokada, si në Gaza, me burgime, tortura dhe shumë të tjera.

Ne shprehim solidaritetin tonë në të njëjtën kohë me popullin izraelit që edhe ai po vuan nga vetë shteti i Izraelit, nga qeveria reaksionare e Netanyah-ut, e cila e zvarrit vazhdimisht popullin në konflikte luftarake, në masakra kundër popujve fqinjë dhe kështu bëhet vetë viktimë e një politikë totale barbare.

Përmbajtja e kërkesave dhe sloganeve mund të përmblidhet si më poshtë:

  • Theksojmë të drejtën e popullit Palestinez për një Palestinë të lirë dhe të pavarur në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor.
  • Kthimin e të gjithë refugjatëve Palestinezë në strehët e tyre, bazuar në rezolutat përkatëse të OKB-së.
  • Lirimin e menjëhershëm të së gjithë të burgosurve Palestinezë dhe të burgosurve të tjerë politikë që mbahen në burgjet izraelite.
  • Të tërhiqet nga zona e fregatës greke «Psara» dhe të mos zëvendësohet me asnjë luftanije tjetër, si dhe të ndalohen të gjitha lehtësimet ndaj SHBA-ve dhe Izraelit.
  • Të ndërpritet çdo bashkëpunim ekonomik - politik - ushtarak me shtetin vrastar Izrael dhe të procedohet njohja e shtetit palestinez, bazuar në vendimin unanim të marrë nga Parlamenti i Greqisë.

Në veçanti, duhet të informojmë edhe më gjerë, popullin dhe rininë greke se “mbi kurrizin” e popullit të Palestinës po luhet një “shah” gjeopolitik, i cili mund të çojë në përgjithësimin e luftës dhe se kjo është e lidhur qartë me përpjekjet e klasave borgjeze në rajon për të përmirësuar pozitën e tyre në piramidën imperialiste dhe se kjo mund të lidhet ose është tashmë e lidhur me konfliktin e madh ndër-imperialist për epërsinë në sistemin imperialist.

Në këtë kuadër duhen organizuar demonstrata masive, protesta, aktivitete solidariteti etj. Varësisht dhe nga zhvillimi i ngjarjeve, duhet të evoluojë edhe dinamika e betejave dhe mobilizimeve.

Ti përgjigjemi kërkesës së ambasadës palestineze, për grumbullim të ushqimeve, veshmbathjeve, për nevojat e para, ilaçeve etj. Të ushtrohet presion mbi autoritetet për të gjetur mënyra transporti për në destinacionin e tyre.

Së fundi, sot kërkohet që të kontribuojmë më me vendosmëri në bashkërendimin e forcave të lëvizjes komuniste e punëtore në nivel ndërkombëtar.

NË PËRGJITHËSI DHE SI KONKLUZION, siç theksoi KQ në Mbledhjen e tij të fundit, duhet të vëmë në gatishmëri dhe vigjilencë të vazhdueshme gjithë Partinë dhe Rininë Komuniste të Greqisë (KNE), me monitorimin e të gjitha zhvillimeve dhe duke bërë ndërhyrje politike në to.

_______

* Artikulli i Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, është botuar në gazetën, Organ i KQ të KKE «Rizospasti», në fundjavën 21-22 tetor.