Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PROLOGU

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) publikon qëndrimet e saj për Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që do të mbahet në 30 Mars deri më 2 Prill 2017, katër vjet pas Kongresit të 19-të, siç parashikohet nga Statuti jonë.

Që nga Kongresi i 19-të kemi një Program të ri që pasqyron strategjinë e përpunuar të Partisë për pushtetin punëtorë, socializmin, dhe jep orientim për aktivitetin pionier të Partisë në të gjitha rrethanat.

Programi që u miratua në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si dhe vendimet e tij në përgjithësi, kanë hasur një pranim-miratim masiv në Parti dhe në Rininë Komuniste të Greqisë (KNE), por edhe tek simpatizantët dhe tek miqtë e Partisë, në forca të gjera punëtore popullore në shoqërinë greke. Ky miratim, ky pranim vërtetohet në praktikë nga aktiviteti i rëndësishëm që zhvillojë Partia dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) me bazë vendimet e Kongresit të 19-të.

Megjithatë, kjo marrëveshje e fortë me vendimet tona, por edhe puna e zhvilluar në të gjithë fushat e aktivitetit të Partisë në kuadër të përpjekjeve të zbatimit të këtyre vendimeve, nuk na çojnë në vetëkënaqësi, në vetë-mjaftueshmëri, aq më shumë në mungesë të shqetësimit për dobësitë, mungesat, se si dhe në çfarë mase ato janë zotëruar dhe zbatohen më mirë nga aktiviteti tonë, Programi dhe Statuti i Partisë.

Megjithatë, përtej kësaj, vetë jeta, zhvillimet brenda dhe jashtë, kursi i lëvizjes punëtore ndërkombëtare dhe greke, vetë aktiviteti i Partisë dhe i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në përgjithësi rrjedha e luftës së klasave, "lindin" vazhdimisht elemente të reja që vazhdimisht duhen të monitorohen dhe të merren parasysh në aktivitetin e Partisë. Këto elemente të reja mund të krijojnë probleme të reja, por edhe paralelisht krijojnë – edhe pse jo gjithmonë duket me sy të "zhveshur"- mundësi të reja.

Zhvillimet ekonomike - politike ndërkombëtare dhe të brendshme që kanë ndodhur në vitet që nga Kongresi i 19-të e deri më sot, konkluzionet nga përvoja që dalin prej tyre, si dhe detyrat që dalin nga analiza dhe studimi i tyre, përcaktojnë në masë të madhe dhe përmbajtjen e Temës të Kongresit të 20-të. Në këtë synojmë për të dhënë -sa më mirë të mundemi- përgjigje, shpjegime, parashikime dhe, me këtë bazë, udhëzime për periudhën në vijim.

Objektivi kryesor i Qëndrimeve të KQ për Kongresin e 20-të dhe i diskutimit të brendshëm në parti, i cili do të fillojë pas botimit të Qëndrimeve, si vendimet përfundimtare të Kongresit, është çelikosja e gjithanshme ideologjike - politike - organizative e Partisë dhe e Rinisë së saj si parti e përmbysjes revolucionare. Kjo çelikosje përbën parakusht të domosdoshëm për të realizuar me sukses detyrat komplekse të rindërtimit të lëvizjes punëtore, të luftës kundër luftës imperialiste, të ndërtimit të aleancës sociale me drejtim antikapitalist antimonopolist me synim pushtetin punëtor.

kjo çelikosje e Partisë varet nga aftësia e saj për të përgatitur për detyrat e mësipërme dhe masa punëtore – popullore përmes zhvillimit të lëvizjes punëtore-popullore dhe promovimin e aleancës së shtresave popullore në drejtim goditjeje dhe përmbysjeje me sistemin kapitalist. Kjo funksionon edhe më shumë në kushtet ku të gjitha, ose ngjajnë të palëvizshme ose lëvizin me ritme të ngadalta drejt objektivit të kundërsulmit punëtor – popullor, apo dhe bëjnë regres.

Në këto Qëndrime bëjmë përpjekje për të konkretizuar sa më shumë të jetë e mundur aspekte të kësaj përgatitjeje dhe të aktivitetit që i shërben. Përpiqemi për të dalluar vështirësitë me të cilat përballemi sot, por edhe për të parashikuar vështirësi të reja mundshme në procesin e zhvillimit të luftës së klasave në vendin tonë dhe jashtë, në lëvizjen komuniste dhe punëtore ndërkombëtare. Sigurisht që njëkohësisht fitojmë aftësinë dhe gatishmërinë e shfrytëzimit të çdo mundësie, të vogël ose të madhe, që krijohen në kthesat e ngjarjeve historike.

Analizojmë parakushtet që kërkohen për të ecur të organizuar si një trup i etëm dhe me dinamikë, me guxim komunist, me përgjegjësi dhe vigjilencë:

• Duke ndërtuar organizata të partisë të gatshme "në të gjitha kushtet" në vendet e punës dhe sektorë me rëndësi strategjike.

• Duke zhvilluar rrjet të organizatave të partisë kudo ku "rreh zemra" e klasës punëtore dhe e shtresave popullore.

• Duke forcuar Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rininë Komuniste të Greqisë (KNE) që të luajnë rolin e tyre pionier.

• Duke zgjeruar influencën dhe shtrirjen e Partisë në gjithnjë e më shumë masa punëtore - popullore që shprehin pakënaqësi ndaj sistemit kapitalist, varfërinë dhe papunësinë që ky sistem "lind", por edhe kundër të gjithëve menaxherëve të ekonomisë kapitaliste dhe të sistemit të kalbur e të korruptuar politik, të shtetit borgjez.

• Duke punuar si pionier për rindërtimin e lëvizjes sindikaliste punëtore.

• Duke promovuar aleancën sociale të punëtorëve të sektorit privat dhe shtetëror, të bujqve që punojnë për bukën e gojës dhe të profesionistëve të vetëpunësuar duke futur në këtë aleancë gjithnjë e më shumë forca të rinisë dhe të grave të familjeve popullore.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me "hartën" e situatës në brendësi dhe jashtë vendit, Temat e Kongresit të 20-të fokusohen në llogaridhënien e aktivitetit të Komitetit Qendror dhe të gjithë Partisë, në detyrat e reja dhe në planin e veprimtarisë gjer në Kongresin e 21, si dhe zgjedhjen e Komitetit të ri Qendror dhe të Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik (KQEE).

Përmbajtja kryesore e Kongresit të 20-të është e përqendruar si në vijim:

"Forcim i gjithanshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përpara detyrës së rindërtimit të lëvizjes punëtore dhe të zhvillimit të aleancës sociale në drejtim, antikapitalist – antimonopolist, në luftën kundër luftës imperialiste, për pushtetin punëtor".

Qëndrimet e Kongresit përbëhen nga 4 kapituj të mëdhenj dhe nën-kapituj.

Kapitulli i parë ka të bëjë me zhvillimet në sistemin imperialist ndërkombëtar dhe përmban vlerësimet për zhvillimet ekonomike sociale në botë në fund të dekadës së dytë të shekullit të 21. Dallon fusha e mprehjeve të antagonizmave ndër-imperialiste, rritja e konflikteve lokale dhe rajonale dhe e rreziqeve për një luftë më të përgjithësuar imperialiste në kushtet e rritjes së fluksit refugjator dhe emigrator, të viktimave të luftërave. Në këtë terren shfaqen dhe përshtatje - modernizime të mekanizmave represive të shteteve borgjeze dhe të organizatave të tyre ndërshtetërore.

Kapitulli i dytë trajton vendin (pozitën) e Greqisë në sistemin kapitalist ndërkombëtar, pozitën e saj brenda Bashkimit Europian, raportin kombëtar – ndërkombëtar në zhvillimin kapitalist dhe në luftën klasore.

Kapitulli i tretë ka të bëjë me vlerësimin e zhvillimeve aktuale në Greqi, si në ekonominë greke ashtu dhe në gjendjen e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore. Vlerëson politikën e qeverisë, por dhe kursin e reformimit të sistemit politik borgjez, ashtu si ajo zhvillohet, veçanërisht në katër vitet e fundit.

Kapitulli i katërt ka të bëjë me llogaridhënien e veprimtarisë nga Kongresi i 19-të dhe në detyrat e reja të Partisë dhe Rinisë së saj gjer në Kongresin e ardhshëm, të 21. Përqendrohet në raportin përgjithshëm të punës katër vjeçare për forcim të Partinë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në boshtet e ndërhyrjes ideologjike – politike të Partisë, të rindërtimit të lëvizjes punëtore, të ecurisë së aleancës sociale. Përmes këtij raporti kërkon të ndriçojë më mirë çështjen e marrëdhënies Parti - lëvizje. Ky kapitull trajton në mënyrë specifike ecurinë e ndërtimit partiak, rivendosjen organizative të forcave të partisë, çështja e kuadrove, financën e Partisë, situatën në lëvizjen komuniste ndërkombëtare veprimtarinë dhe bashkëpunimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me parti të tjera komuniste dhe punëtore në botë. Bëhet një vlerësim i përgjithshëm dhe i përmbledhur të performancës së Komitetit Qendror dhe paraqiten propozimet e KQ për aktivitetet e reja që planifikohen gjer në Kongresin e 21.

Viti që realizohet Kongresi i 20-të është viti i 100-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit të vitit 1917 në Rusi, të udhëhequr nga Partia e Leninit që hapi rrugën për klasën punëtore, për popujt e gjithë botës për të synuar dhe marrë në duart e tyre pushtetin. Pavarësisht nga gabimet, nga dobësitë dhe mangësitë, përfundimin kundërrevolucionar dhe regresin historik, akulli u thye, vija u shënua, rruga u hap.

Gjithashtu, në vitin 2018 Partia Komuniste e Greqisë (KKE) plotëson 100 vite jetë dhe veprimtari nga themelimi i saj në qytetin e Pireut në Nëntor të vitit 1918. Bëhet fjalë për një kurs ku brenda saj ajo qëndrojë në këmbë, ishte e "pranishme" në të gjitha luftërat e popullit, ndriçojë rrugën e luftës për shoqërinë e re, për çlirimin përfundimtar të klasës punëtore, për heqjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, të socializëm - komunizmit.

Njëkohësisht, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vërteton me vetë karakterin dhe aktivitetin e saj revolucionar pse, pavarësisht qenien e saj njëqindvjeçare, është partia më e re: Sepse atë që pretendon për marrëdhëniet pronësore, për të gjitha marrëdhëniet shoqërore, në përgjithësi për organizimin shoqëror, është e reja, e nevojshmja, e ardhmja e vetme progresiste për njerëzimin. Sepse përpjekja e parë historike e ndërtimit të shoqërisë socialiste – komuniste, e vërtetojë këtë tendencë, pavarësisht se nuk fitojë forcën e brendshme dhe të jashtme për të mbizotëruar përfundimisht.

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u bën thirrje anëtarëve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) të studiojnë Qëndrimet, të kontribuojnë në përmirësimin e tyre me reflektime, propozime, sugjerime, në mënyrë që vendimet përfundimtare të kristalizojnë përvojën e pasur individuale dhe kolektive që është grumbulluar këto vite.

Dialogu para-kongresit sigurisht që përfshin dhe diskutimin e Qëndrimeve me synim grumbullimin e mendimeve dhe vërejtjeve nga miqtë dhe simpatizant e Partisë, nga çdo militant dhe militante që -pavarësisht nga mendimet e veçanta- e kupton nevojën për një Parti Komuniste të Greqisë (KKE) shumë më të fuqishme. Të një Partie Komuniste të Greqisë (KKE) me Qëndrime të përpunuara shkencërisht, të fortë për luftën e domosdoshme për rindërtimin e lëvizjes, në luftën kundër shfrytëzimit, kundër luftës imperialiste dhe varfërisë, në luftën për ndërtimin e aleancës sociale me orientimin antikapitalist – antimonopolist, për përmbysjen shoqërore dhe pushtetin punëtor.