Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KOMUNIKATË PËR SHTYPΙΝ

PËR TELEKOFERENCËN E PLENIUMIT TË PARTIVE TË «INICIATIVËS KOMUNISTE EVROPIANE»

Iniciativa Komuniste Evropiane: Me një vrull të ri për të përmbushur nevojat komplekse të luftës në kushtet e pandemisë dhe të intensifikimit të antagonizmave, që të mos paguajnë popujt krizën kapitaliste.

Telekonferencë e Pleniumit të partive të Iniciativës Komuniste Evropiane (IKE) u zhvillua të Dielën, 13 Dhjetor 2020. Në delegacionin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) morën pjesë: Jorgos Marinos, anëtar i BP të KQ të KKE, Elisheos Vagenas, anëtar i KQ dhe Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE, Kostas Papadhakis, anëtar i KQ dhe Deputet në Parlamentin Evropian me KKE, Lefteris Nikolau-Alavanos, anëtar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE dhe Deputet në Parlamentin Evropian me KKE, Aris Evangelidhis, Anëtar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE.

 

Në këtë Telekonferencë morën pjesë Partitë e mëposhtme:

Partia e Punës e Austrisë, Bashkimi i Komunistëve në Bullgari, Partia Komuniste Revolucionare e Francës, Poli për Rilindjen Komuniste në Francë, Partia Komuniste e Unifikuar e Gjeorgjisë, Partia Komuniste në Danimarkë, Partia Komuniste e Greqisë, Partia Komuniste e Irlandës, Partia Komuniste e Punonjësve të Spanjës, Partia Komuniste-Itali, Partia Socialiste Punëtore e Kroacisë, Partia Socialiste e Letonisë, Partia Komuniste e Norvegjisë, Partia Punëtore Hungareze, Bashkimi i Komunistëve të Ukrainës, Partia Komuniste e Polonisë, Partia Komuniste Punëtore e Rusisë, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, Partia Komuniste e Re e Jugosllavisë, Partia Komuniste e Suedisë, Partia Komuniste e Turqisë, Partia Komuniste Punëtore-Për Paqen dhe Socializmin (Finlandë).

Gjatë fillimit të punimeve në këtë telekonferencë, anëtari i KQ dhe Eurodeputet me KKE, Kostas Papadhakis, paraqiti pikat kryesore të Raportit të Sekretariatit të Iniciativës Komuniste Evropiane.

Sesioni Plenar u mor me zhvillimin dramatik të pandemisë për popujt, me mijëra të vdekur dhe të infektuar në çdo shtet, me gjendjen e papranueshme të sistemeve të shëndetit publik, komercializimi i tyre me kriterin kosto-përfitim në bazë të udhëzimeve të kapitalit që çojnë në një numër të madh të infektimeve për shkak të mungesës së masave efektive nga qeveritë dhe BE-ja. U diskutua nevoja për të intensifikuar luftën për një sistem të kujdesit shëndetësor ekskluzivisht publik dhe falas, shtimin e personelit mjekësor dhe infermierë me punësim të përhershëm, urdhërimin e klinikave private pa kompensim, masa efektive në vendet e punës, në Mjetet e Transportit Publik, në Azilet e Pleqve, etj. Në veçanti, u theksua se kjo situatë e papranueshme nuk duhet të lihet në hije me fillimin e vaksinimit, duke theksuar nevojën që vaksina të jetë e sigurt dhe falas, duke vërejtur se për kontrollin e blerjes së saj po zhvillohen konkurrenca të ashpra midis monopoleve. U theksua se në këto rrethana, spikati shembulli i Kubës, epërsia e sistemit të saj Shëndetësor, si dhe qëndrimi i saj internacionalist, diçka që konfirmohet nga fushata për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen për mjekët Kubanë.

Gjithashtu u diskutuan gjerësisht pasojat e rënda që erdhën për klasën punëtore dhe shtresat e tjera të varfra popullore nga shpërthimi i krizës kapitaliste, një krizë që u përshpejtua nga pandemia me miliona të rinj të mbetur të papunë, me punonjës në pezullim pune, të detyruar të punojnë nga shtëpia si dhe intensifikimi i punës dhe pasiguria e përgjithshme. U shqyrtua thellësia dhe sinkronizmi i saj, si dhe planet antipopullore të klasave borgjeze, të qeverive të tyre dhe BE-së, të cilët përdorin mekanizma dhe masa të reja antipunëtore, të cilat do të ushqejnë përmes paketave me miliarda dollarë nga i ashtuquajturi Fond i Rimëkëmbjes për të mbështetur konkurrencën dhe përfitimet e grupeve të biznesit. U theksuan detyrat e Partive Komuniste që të jenë protagoniste në luftë që popujt të mos paguaj pasojat e krizës kapitaliste, të zhvillohen luftëra kundër sulmit ndaj të drejtave në punë dhe në sigurimet shoqërore, në paga dhe pensione, për t'i dhënë një përgjigje vendimtare shtypjes dhe anti-komunizmit.

Në këtë terren u vlerësua nga partitë e Iniciativës Komuniste Evropiane se po zhvillohen konkurrenca të forta kapitaliste dhe plane të rrezikshme me ndërhyrje dhe marrëveshje të reja imperialiste të cilat janë të dhimbshme për popujt dhe nisen nga BE, SHBA, NATO në konkurrencën e tyre me Kinën, Rusinë në një numër zona me interes strategjik për kontrollin e tregjeve, të rrugëve të transportit të energjisë etj. Gjithashtu u theksua se nuk duhet të ketë iluzione në lidhje me rolin e administrimit Biden i cili gjithashtu do të mbrojë interesat e klasës borgjeze të SHBA-ve në kurriz të popujve.

Siç vuri në dukje, duke mbyllur punimet, Jorgos Marinos, anëtar i BP të KQ të KKE, përballë këtyre zhvillimeve të dendura dhe të rrezikshme për popujt, partitë e Iniciativës Komuniste Evropiane duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre në çdo shtet, duke kontribuar në përparimin e luftës klasore, në forcimin e lidhjeve të tyre me klasën punëtore të vendeve të tyre dhe në ndërmarrjen e nismave dhe ndërhyrjeve të reja militante të Iniciativës Komuniste Evropiane për periudhën e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, Sesioni Plenar i Iniciativës Komuniste Evropiane diskutoi një numër çështjesh të tjera organizative si dhe miratoi përbërjen e re të Sekretariatit të saj që do të përfshijë partitë e mëposhtme: Partia e Punës e Austrisë, Partia Komuniste e Greqisë, Partia Komuniste e Punonjësve të Spanjës, Partia Komuniste - Itali, Partia Socialiste e Letonisë, Partia Punëtore e Hungarisë, Partia Komuniste e Polonisë, Partia Komuniste e Suedisë, Partia Komuniste e Turqisë.

 

 

 

14.12.2020