Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

NJOFTIM I ZYRËS SË SHTYPIT TË K.Q TË KKE

PËR SITUATEN DRAMATIKE TË REFUGJATËVE NË KUFIJTË E BJELLORUSISË ME SHTETET E TJERA TË BE-së

Zhvillimet e fundit, me mijëra refugjatë dhe emigrantë të bllokuar në kufijtë e Bjellorusisë me shtetet e BE-së (Poloni, Lituani, Letoni), është një tjetër rezultat i ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste, në të cilat janë protagonist SHBA-të, BE dhe NATO. Është një demonstrim i shfrytëzimit çnjerëzor kapitalist që përjetojnë popujt dhe një përpjekje e pashpresë për mbijetesë, duke detyruar miliona njerëz të zgjedhin rrugë shpëtimi gjithnjë e më të rrezikshme, duke rënë në "kthetrat" e trafikantëve.

Rënia e marrëveshjes së papranueshme BE - Bjellorusi për riatdhesimin e refugjatëve, pas përpjekjes së imperializmit euroatlantik për të përmbysur udhëheqjen aktuale politike të Bjellorusisë, ka çuar - ndër të tjera - edhe në shfrytëzimin aktual të neveritshëm të çështjes së refugjatëve dhe emigrantëve në kuadrin e "pazareve" midis BE-së dhe autoriteteve të Bjellorusisë.

Zgjidhja e problemit nuk gjendet në politikën e represionit të egër, të riatdhesimit, të deportimit, të bllokimit, në kampet-burgje që promovon BE-ja, e cila jo vetëm që nuk i trajton shkaqet e problemit, por përbën dhe një politikë më shumë që torturon mijëra njerëz. Zgjidhja qëndron në luftën kundër ndërhyrjeve imperialiste dhe shfrytëzimit kapitalist, për mbrojtjen reale të së drejtave të refugjatëve, dhënien e azilit në shtetet e destinacionit të tyre real, duke garantuar paralelisht të gjitha të drejtat e tyre për strehim të denjë, punë, arsim, mirëqenie sociale dhe zbatimin e plotë të Konventës së Gjenevës dhe traktateve ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj me refugjatët dhe emigrantët dhe denoncon “instrumentalizimin” e kësaj çështjeje madhore nga BE dhe NATO, si dhe nga qeveritë borgjeze. U bën thirrje popujve të Polonisë dhe Bjellorusisë, popujve të tjerë të rajonit, t'i kthejnë shpinën nacionalizmit dhe racizmit, të forcojnë solidaritetin me njerëzit që janë viktima të luftërave dhe shfrytëzimit imperialist.

Kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të së gjitha forcave të armatosura greke nga stërvitjet ushtarake të NATO-s dhe nga planet e ndërhyrjes euroatlantike në Bjellorusi, që bëhen në kuadrin e konkurrencës dhe rrethimit të Rusisë. Asnjë pjesëmarrje në planet e NATO-s. Të mbyllen bazat ushtarake të vdekjes. Shkëputje nga unionet imperialiste.

 

 

ATHINË 16.11.2021               ZYRA e SHTYPIT e KQ të PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)