Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E KOMITETIT QENDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

PËR REZULTATET E ZGJEDHJEVE PËR PARLAMENTIN EUROPIAN, PËR RAUNDIN E PARË TË ZGJEDHJEVE PËR PREFEKTURA DHE BASHKI, SI DHE PËR RAUNDIN E DYTË DHE PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË FUND TË QERSHORIT NË GREQI

1. Komiteti Qendror përshëndet mijërat e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), ata që bashkëpunuan me ne, votuesit, që luftuan, u bashkuan dhe kontribuuan në forcimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Në veçanti dëshirojmë të falënderojmë ata që ndërmorën këtë hap për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat që dhanë votën e tyre të parë për Partinë tonë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do t’i përdori komunistët dhe militantët e zgjedhur në këshillat Bashkiak dhe Prefekturë, po ashtu edhe në Parlamentin Europian, për të mbrojtur interesat popullore, të jenë mbështetësit konsekuent dhe militantë të punëtorëve, për të forcuar lëvizjen punëtore popullore në kundërsulmin kundër çdo qeveri antipopullore dhe politike të BE-së.

Votat ndaj KKE do të derdhen që nga sot, në çdo vend pune, në çdo lagje, në shkolla, në kolegje.

I bëjmë thirrje popullit të vazhdojnë të rezistojë ndaj dilemave të rreme të "stabilizimit dhe rimëkëmbjes" ose "destabilizim dhe aventurat", "mbrapa - përpara", ndaj pritjeve të rreme që kultivon ND, SYRIZA, por edhe forca të tjera politike borgjeze, pasi stabiliteti dhe rimëkëmbja, do ti përkasë kapitalit të madh dhe jo popullit. Të gjitha këto do të shtohen në prag të zgjedhjeve parlamentare në fund të Qershorit. Mbetet nevojë urgjente forcimi i mëtejshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në zgjedhjet kombëtare me synim që klasa punëtore, shtresat popullore të mundësohen të organizojnë kundërsulmin e tyre.

Dilema që del përpara popullit është nëse do të vazhdojë të mbështesë rrugën që na solli deri këtu, rrugën e zhvillimit kapitalist dhe të BE-së, me intensifikim të shfrytëzimit, të varfërisë dhe papunësisë, apo do të mbështesë fuqishëm rezistencën, kundërsulmin, luftën për një rrugë të ndryshme të zhvillimit, me popullin me të vërtetë në pushtet, që të bëhet organizator dhe mbizotërues i pasurisë që prodhon, për të përmbushur nevojat bashkëkohore popullore.

2. Tashmë, në zgjedhje u regjistrua me të drejtë pakënaqësia popullore ndaj qeverisë SYRIZA, e cila në vitet e fundit ka zbatuar politika antipopullore, duke vazhduar punën e qeverive ND dhe PASOK. Por, megjithatë, nuk është pozitiv fakti që një pjesë e njerëzve zgjedh opsione të vjetra të sprovuara dhe të dështuara të tilla si ND dhe PASOK / KINAL ose forca të tjera që mbështeten dhe përgatiten për të luajtur rolin e argjinaturës ose të plotësuesit në menaxhimin e qeverive antipopullore.

Po shënohet një tjetër rotacion antipopullore mes SYRIZA dhe ND, pra mes dy partive më të mëdha të kapitalit, të monopoleve, të BE-së dhe NATO-s.

Shumë punëtorë zgjedhin partitë e dy-polit të ri, me zemër të thyer, pa entuziazëm, dhe, më e keqja është se i zgjedhin pa pasur shpresa të mëdha se diçka mund të ndryshohet pozitivisht në jetën e tyre, ndërsa një rikonstruksion i caktuar i skenës politike borgjeze, nuk kumton asgjë pozitive.

Korrelacioni i forcave mbetet shumë negativ, jo vetëm në Greqi, por edhe në Europë. Lëvizja  punëtore - popullore nuk ka kaluar ende në fazën e kundërsulmit dinamik dhe masiv. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se në pjesë të gjera të punonjësve, të vetë-punësuar dhe në rini, dominon pritshmëria e reduktuar, disfatizmi, fatalizmi. Në të njëjtën kohë, ne e dimë se sot, shtresa të gjera popullore, mbajnë qëndrim shumë më pozitivisht ndaj KKE, ndjekin me vëmendje qëndrimet e saj dhe i monitorojnë ato, edhe pse ata ende nuk e kanë vendosur për të bërë hapin e rëndësishëm. Rezulton nevoja urgjente e forcimit të marrëdhënieve të Partisë, që nga Komiteti Qendror e gjer te Organizatat e Partisë, me të gjithë ata punëtorë të cilët drejtohen pozitivisht drejt KKE, disa prej tyre na votuan në disa kuti të këtyre zgjedhjeve.

Është e rëndësishme dhe pozitive që në këto zgjedhje u shpreh një tendencë bashkimi me KKE, me njerëz të cilët luftuan së bashku në vitet e mëparshme në lëvizjen punëtore dhe të bujqve, me njerëz të arteve, të kulturës, sporteve, nga pjesa e forcave të armatosura dhe forcat e sigurisë, disa prej të cilëve në të kaluarën kishin bërë zgjedhje të tjera politike.

Kjo prirje e bashkimit me KKE nuk ka asnjë lidhje me shit-blerjen që kemi përjetuar kohët e fundit mes partive borgjeze, ky bashkim shpreh procese pozitive brenda lëvizjes dhe jo prapaskena parlamentare.

E dimë që ka procese pozitive në vendet e punës, nëpër lagje, me aktivitetin pararojë të komunistëve, kundër partive dhe qeverive të kapitalit dhe BE-së.

Kjo prirje nuk duhet të reduktohet apo të pezullohet, ndërsa po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare, nën shantazhe, terrori dhe dilemave të rrema. Dita tjetër duhet të gjejë forca të reja në rrugën e kundërsulmit, në rrugën e luftës politike masive.

3. Në përgjithësi, pavarësisht nga disa procese pozitive, u shpreh trendi konservator i shoqërisë greke. Për këtë fenomen, mbajnë përgjegjësi të gjitha forcat politike borgjeze, si ajo e ND, e cila me qëndrimet e saj investoi hapur në linjë konservatore, në nacionalizëm, në qëndrime reaksionare, ashtu edhe SYRIZA që u mundua ta vishte politikën e saj barbare dhe  antipopullore me vellon  “progresiste” dhe me mashtrime të tipit “aleanca e progresit”, duke i bërë dëm së fundmi vlerave të progresit të vërtet, duke ushqyer zgjidhje ekstreme reaksionare dhe me ekonominë politike që zbatoi përgënjeshtroi shpresat e pjesëve të rëndësishme të popullit.     

SYRIZA, me politikën e vet, lejoi ND dhe PASOK, të shfaqen të justifikuar për punën e tyre të mëparshme antipopullore. Në thelb, SYRIZA, me praktikën e vet, i shfajësoi këto parti.

Rënia e Agimit të Artë si në vota ashtu dhe në përqindje, duhet të vazhdojë edhe më tej përpara zgjedhjeve kombëtare, në mënyrë që populli grek të flaki jashtë Parlamentit lëmshin nazist dhe kriminal.

Në të njëjtën kohë, goditje duhet t'i jepet, tani që është fillim, procesit të përgjithshëm të reformimit të hapësirës ekstremiste nacionaliste ku shfaqen dhe forcohen formacione dhe parti të reja të këtij spektri.

Situata me siguri do të ishte më e mirë nëse forcat e tjera politike nuk do të tregonin tolerancë ndaj forcave të tilla, ndaj ideve të tyre dhe helmit që derdhin, nëse gjyqi i Agimit të Artë do të kishte përfunduar, që me përgjegjësinë e qeverisë është vonuar jashtë mase. Kjo tolerancë nuk është vetëm në nivelin e politikës qendrore, në nivele lokale është edhe më e madhe, me fashistë të ndërthurur me kombinime dhe fraksione të tjera Bashkiake. KKE angazhohet të marrë më shumë iniciativa në lëvizje, në vendet e punës, nëpër lagje, në rini, në mënyrë që të izolojë Agimin e Artë dhe bishtat e tyre, të zbulojë rolin dhe karakterin e tyre.

4. KKE mbetet forcë konsekuente për interesat popullore, me tendencë stabilizimi të forcave të veta, në kushtet elektorale që përngjanin me zgjedhjet kombëtare.

Konfrontimi, polarizimi, premtimet, dilemat shantazhuese, kryesisht mes dy partive të dy-poleve, formuan një klimë të tillë që ndikoi në një pjesë të njerëzve popullor që mbetet e bllokuar në logjikën e kërkesave të reduktuara. Ende nuk ka besuar në fuqinë e vet, me pjesëmarrjen e tyre aktive në lëvizjen punëtore popullore, në aleancën sociale.

Në këto rrethana, vota për KKE shpreh tendencën emancipuese nga përçarjet e rremë që përhapën dy-polet, me gjoja pritjet boshe nga gjoja epoka e pas-memorandumeve dhe të karakterit të drejtë që paska çdo rimëkëmbje anemike kapitaliste. Gjithashtu, shpreh në një farë mase, pranimin e pozitës themelore të KKE që nuk mund të ketë menaxhim qeveritar pro-popullor brenda mureve të sistemit të kalbur e shfrytëzues dhe brenda BE-së.

Rezultati i përgjithshëm elektoral në vendet e BE-së është negativ për popujt. Zhvillimet tregojnë përgjegjësitë e mëdha që ka socialdemokracia Europiane dhe e ashtuquajtura "rilindja e majtë" dhe zbulojnë mashtrimet dhe mundësitë për gjoja kthesë pro-popullore brenda BE-së.

Brenda këtij konteksti reaksionar, rezultati i regjistruar për KKE dërgon mesazh shprese për Partitë Komuniste dhe forcat militante në vende të tjera, të cilët janë duke luftuar në kushte të vështira, për të formuluar një linjë radikale rimëkëmbjeje dhe rindërtimi të lëvizjes Komuniste dhe punëtore në të gjithë Europën, larg nga përqafimi vdekjeprurës me socialdemokracinë, larg nga zbukurimi i BE-së apo nga iluzione për gjoja korrigjim të saj në favor të interesave të popullit dhe integrimit politik si dhe pjesëmarrje në menaxhimin borgjez antipopullor.

5. Këtë javë, do të luftojmë në raundin e dytë, në 5 Bashkitë ku kishim shumicën në pesëvjeçarin e kaluar, me një vrull të ri për të nxjerrë përsëri në krye autoritetet militante në qytetet Patra, Petrupoli, Kesariani, Haidhari dhe në ishullin Ikaria. Në Bashkitë dhe Prefekturat e tjera ku nuk jemi në raundin e dytë dhe kanë kaluar përfaqësues të dy-poleve të reja dhe të bishtukëve, shprehim kundërshtimin tonë, me çdo mënyrë në kutinë e votimit (duke votuar të bardhë ose votë të pavlefshme), duke deklaruar se do të na gjejnë përpara nga pozita të forta në vendimet e tyre antipopullore, nuk do të japim çek të bardhë për asnjë.

Para nesh tani kemi betejën e zgjedhjeve parlamentare në fund të Qershorit. Ne do të japim këtë betejë me optimizëm, kundër dilemave, të cilat do të forcohen edhe më shumë, në emër të disa dallimeve të veçanta, të cilat nuk ndryshojnë thelbin e pajtimit strategjik mes SYRIZA, ND dhe partitë e tjera. Përshpejtimi i zgjedhjeve ka, ndër të tjera, për qëllim të mos ndalojë promovimi i planeve specifike të NATO-s, BE-së edhe në lidhje me çështjen e Qipros dhe çështje të tjera, në dëm të popujve.

Ditën pas zgjedhjeve do të jenë përsëri të pranishme memorandumet e vazhdueshme të BE-së, zotimet antipopullore të BE-së, kontrollet e vazhdueshme dhe objektivat e rimëkëmbjes së kapitalit, të cilat e shpien popullin në falimentim më të madh. Këtë strategji ka si SYRIZA ashtu dhe ND, me PASOK/KINAL, të cilët janë zgjedhje të sprovuara antipopullore dhe kërkojnë të kthehet në qeverisje më të ashpër dhe më agresivë.

Ne i ftojmë të gjithë ata që në zgjedhje hezituan për të bërë hapin, që disa votuan këtë kohë, një "zemër të ftohtë", për të dhënë në zgjedhjet kombëtare një mesazh të fortë, për të bërë tani një dallim të vërtetë me KKE të fortë në lëvizjen popullore dhe në Parlament.

Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona, për të kontribuar më me vendosmëri në rindërtimin, militantizmin dhe masivitetin e lëvizjes punëtore popullore, në organizimin e luftës së përditshme të popullit, në formimin e një aleance të madhe popullore me KKE të fortë kudo: Për të penguar masat. Për lehtësimin e vërtet të punonjësve, të papunëve, të familjeve popullore, të pensionistëve, të rinisë, të së gjithë atyre që vuajnë. Për plotësimin e nevojave bashkëkohore popullore. Për të ekzistuar vigjilenca dhe përgatitja ndaj planeve të rrezikshme të NATO-SHBA dhe antagonizmave në rajon, ku merr pjesë aktive qeveria e SYRIZA, me pajtimin e ND dhe të partive të tjera borgjeze.

Për të ekzistuar një opozitë e vërtetë popullore brenda në popull dhe në Parlament, përballë çdo qeverie antipopullore që do të dalë, sidomos përballë ND, por edhe për të vënë një barrikadë të vërtetë ndaj fashizmit-nazizmit, nacionalizmit dhe racizmit, për të hapur rrugën, me popullin protagonist të zhvillimeve.

Asnjë qetësim. Tani, të gjithë dhe të gjitha të hidhemi në luftë për forcimin e KKE! Kjo është dhe vota e vetme dhe fituese për popullin.

                                                                 

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)