Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E KOMITETIT QENDROR TË KKE

PËR REZULTATET E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TË 21 MAJIT 2023

1. Komiteti Qendror përshëndet mijërat e anëtarëve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), simpatizantët, bashkëpunëtorët, votuesit, që kontribuuan në betejën elektorale të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Përshëndesim veçanërisht ata që e hodhën këtë hap për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat që dhanë votën e tyre të parë për Partinë tonë.

Përshëndesim ata që na u bashkuan në këtë betejë elektorale. Ky bashkim bazohet në luftën dhe aktivitetin e përbashkët gjatë gjithë periudhës së mëparshme në lëvizjen punëtore - popullore, në luftën kundër politikës antipopullore të qeverisë së ND, grupeve të biznesit, BE-së dhe NATO-s.

Forcimi elektoral i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me një përqindje prej 7.23%, 425.000 vota dhe 26 deputetë, rritje kjo që ka një dimension të përgjithshëm mbarëkombëtar, është hapi pozitiv në këtë garë elektorale, brenda korrelacionin –si më parë- aktual negativ. Forcat e reja që u bashkuan rreth Partisë munden që të nxisin sot një dinamikë të re në rrugën e kundërsulmit, në rrugën e luftës masive klasore, të riorganizimit të lëvizjes punëtore, të promovimit të aleancës sociale antikapitaliste - antimonopoliste dhe të bashkimit në lëvizje më masivisht të grave dhe të rinjve.

Forcimi i ndikimit politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në qendra të rëndësishme qytetesh, në lagjet punëtore, në zonat ku është përqendruar një pjesë e madhe e fuqisë prodhuese industriale dhe ekonomike, dalja si partia e tretë në periferinë e Atikës, janë mesazhe shpresëdhënëse. Përqindjet e mëdha të KKE mes punonjësve të sektorit privat, fermerëve, studentëve, si dhe midis grupmoshave të reja prodhuese janë gjithashtu të dhëna inkurajuese.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të jetë e vetmja forcë opozitare punëtore-popullore kundër qeverisë së re dhe kjo duhet të jetë kriteri kryesor për bashkëpunimin dhe forcimin e mëtejshëm të Partisë përballë çdo zhvillimi politik.

 

2. Forcimi elektorale i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është tregues i ngritjes së prestigjit të Partisë në klasën punëtore dhe në mbarë popullin. Një prestigj që është fituar nga fakti se Partia udhëhoqi në të gjitha frontet kritike të periudhës së mëparshme. Në betejat dhe mobilizimet emblematike të punëtorëve. Në qëndrimin që ajo mbajti gjatë pandemisë. Në qëndrimin dhe aktivitetin që KKE mbajti kundër luftës imperialiste në Ukrainë dhe përfshirjes greke në planet e NATO-s. Në aksionin dhe mbështetjen e kërkesave dhe solidaritetin e zhvilluar nga Organizatat, anëtarët dhe kuadrot e KKE, në kushtet e fatkeqësive natyrore dhe braktisjes nga shteti borgjez, në betejat e bujqve dhe të vetë-punësuarve. Aksioni i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) tek studentët dhe nxënësit, u shpreh edhe me fitimin e vendit të parë të “Panspudastiki K.S” në universitete për të dytin vit radhazi në zgjedhjet studentore.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte protagoniste në të gjitha momentet kritike gjatë qeverisjes së ND, në vitet 2019-2023, duke ushtruar kundërshtim të fortë nga pikëpamja e interesave popullore përmes luftës, por edhe në Parlament, duke nxjerrë në pah zgjedhjet politike klasore të qeverisë dhe konsensusin e partive të tjera. Kjo ndodhi gjatë periudhës së pandemisë, luftës imperialiste në Ukrainë, por edhe me krimin në Tempi, duke nxjerrë në pah përgjegjësinë e politikës së privatizimit dhe liberalizimit të transportit që të gjitha qeveritë promovuan së bashku për t'i shërbyer përfitimit të grupeve të biznesit.

Ishte ky qëndrim që bëri të mundur që forca të gjera punëtore - popullore që kishin besuar te “hera e parë e majtë”, sot u mbështetën tek KKE duke njohur –pavarësisht mendimeve dhe opsionet e ndryshme që janë të natyrshme të kenë– qëndrueshmërinë dhe konsistencën e KKE në përpjekjen e saj zbuluese të mashtrimeve të SYRIZA.

KKE u vërtetua politikisht për qëndrimin e saj politik në periudhën 2012-2015 përballë rritjes së re të iluzioneve socialdemokrate të shkaktuara nga forcimi elektoral i SYRIZA, për faktin se, me gjithë humbjet elektorale që KKE pati atëherë, qëndroi në këmbë, nuk u bashkua në mbështetjen e rotacionit qeveritar.

KKE, gjatë periudhës 2015-2019 të qeverisjes së SYRIZA, zbuloi karakterin e politikës qeveritare si një mbështetje politike për interesat e grupeve të biznesit përmes të ashtuquajturës «negociata krenare», mashtrimit të popullit me dilema false në referendumin e korrikut 2015, votimi i memorandumit të tretë së bashku me ND - PASOK dhe promovimi i një raundi të ri sulmi antipopullor. Në të njëjtën kohë, me gjithë vështirësitë, KKE dhe forcat e saj në lëvizje morën drejtimin për të mbajtur gjallë flakën e luftës dhe të kërkesave, duke kontribuar me këtë mënyrë në hapjen e kanaleve të komunikimit me punëtorët dhe forcat popullore që ndoqën socialdemokracinë, por edhe parti të tjera borgjeze.

Gjatë kësaj kohe, KKE ishte në gjendje t'u shpjegonte më mirë forcave më të gjera popullore qëndrimin e saj ndaj qeverive borgjeze, të projektonte kuptimin e saj për pushtetin e punëtorëve dhe qeverisjen përkatëse, të karakterit të saj, për kushtet e realizimit të tij, për rolin që do të ketë Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në të.

Ngritja e prestigjit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ka të bëjë edhe me ndërhyrjen e saj ideologjiko-politike rreth çështjeve strategjike të historisë, të ekonomisë dhe të luftës ideologjike-politike bashkëkohore, në mbrojtjen e socializmit, si sistem modern, real dhe i domosdoshëm ekonomik, politik, social, si e vetmja rrugëdalje për klasën punëtore dhe popullin e vendit.

Ka të bëjë, gjithashtu, edhe me aftësinë e Partisë për të bërë parashikime të sakta për rrjedhën e zhvillimeve, për të ndriçuar e paralajmëruar popullin dhe punëtorët për zhvillimet që po vinin.

Ngritje të prestigjit të Partisë i jep edhe ndërhyrja më e gjerë ideologjike e saj në një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zhvillimet në shkencë e teknologji, arsim, shëndetësi, ndërhyrja në diskutimin e çështjeve shoqërore bashkëkohore, veprimtaria e pasur e KKE në fushën e kulturës, e cila dha mundësinë e mobilizimit të forcave më të gjera, diçka që shprehet edhe me pjesëmarrjen shumë masive në Festivalet e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Ne e dimë se një pjesë e gjerë e punëtorëve, e forcave popullore dhe të rinisë që aktualisht po bashkohen rreth Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), nuk janë dakord me ne për të gjitha, nuk janë bindur fort për zgjidhjen politike që ne propozojmë dhe për mënyrën se si do të arrihet ajo. Megjithatë, ne besojmë se sot kemi më shumë potencial për të bindur. Kemi më shumë mundësi në periudhën e ardhshme përmes ndërhyrjes dhe diskutimit tonë ideologjiko-politik, por edhe përmes aktivitetit të përbashkët me mijëra popull në fronte të ndryshme lufte, për të arritur një bashkim edhe më të fortë rreth KKE dhe politikës së saj, rreth qëndrimeve dhe programit të saj të përpunuar shkencërisht i cili është garanci për qëndrimin konsekuent militant në favor të interesave punëtore - popullore dhe në konflikt me synimet dhe strategjinë e grupeve të biznesit.

 

3. Korrelacioni mes partive kryesore borgjeze, ND, SYRIZA dhe PASOK, por edhe të partisë Elliniki Lisi që dolën nga zgjedhjet, tregon jo vetëm mundësitë e formimit të një qeverie që do të vazhdojë në të njëjtin rrotë antipopullore, por edhe të një konsensusi dhe mbështetjeje nga forcat që do të jenë në opozitë, në zgjedhjet politike në dobi të kapitalit dhe në kurriz të punëtorëve dhe popullit. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) gjatë gjithë periudhës parazgjedhore kishte theksuar se programi i qeverisë së ardhshme është i paravendosur dhe antipopullor, pasi do të kërkohet që, politika në favor të grupeve të biznesit të vazhdojë, dhe rrjedhimisht kjo do të bëhet në kurriz të klasës punëtore, të vetë-punësuarve, bujqve dhe të rinjve. Është gjithashtu e qartë se, pavarësisht dallimeve dhe konfrontimeve mes partive borgjeze, ata pajtohen në drejtimet kryesore strategjike dhe, mbi të gjitha, bien dakord në atë që bashkërisht shërbejnë, në interesat e grupeve të mëdha të biznesit, pro BE-së dhe NATO-s.

Kryesisht SYRIZA, fillimisht si qeveri dhe për këto katër vite si opozitë, ishte një bartës i rëndësishëm i konservatorizmit të njerëzve, duke nxitur së fundmi dominimin e ND-së.

 

4. Zgjedhja për të mos formuar qeveri dhe për t'iu drejtuar zgjedhjeve të reja me ligjin e ri zgjedhor, ka vetëm një qëllim: Grabitjen e votës punëtore - popullore që nuk ishte ngujuar në dilemat e "stabilitetit" antipopullor. Bëhet fjalë për një përpjekje për të tërhequr pëlqimin më të gjerë popullor për punën antipopullore të qeverisë së ardhshme dhe si një përpjekje e tillë duhet të shikohet nga punëtorët dhe populli.

KKE është gati për të luftuar edhe këtë betejë.

Synimi për një KKE edhe më të fortë në zgjedhjet e ardhshme është t'i përgjigjet çdo përpjekjeje për shantazh dhe grabitje të votës së popullit dhe mandateve parlamentare.

Nevoja për një fuqizim edhe më të madh të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është e vazhdueshme dhe e domosdoshme, pasi axhenda antipopullore është ditur dhe e qartë.

Dilema duhet të jetë një: «Ose jep pëlqimin për mbështetjen politikës antipopullore të qeverisë, ose forcon të vetmen opozitë reale nga pikëpamja e interesave punëtore dhe popullore». Një opozitë e vërtetë pro-popullore nuk mund të jetë socialdemokracia as e SYRIZA-s dhe as e PASOK-ut, siç është vërtetuar.

Përballë një qeverie me shumicë absolute antipopullore të ND-së, e vetmja forcë që do të ngrihet në këmbë është një KKE edhe më e fortë, që pozicionet dhe politika e së cilës janë në drejtim të kundërt të çdo politike borgjeze, liberale dhe socialdemokrate.

Sepse KKE merr përsipër përgjegjësinë e madhe për të qenë e vetmja opozitë reale, brenda dhe jashtë Parlamentit, e cila do të përballet me qeverinë e re të ND-së kur të tjerët -SYRIZA dhe PASOK- do të jenë dakord me qeverinë, siç bënë edhe në vitet e mëparshme në zgjedhje më thelbësore emblematike të qeverisë si me votën e tyre në Parlament, ashtu edhe me pengesat që i vinin lëvizjes punëtore - popullore. Forcat punëtore dhe popullore e dinë nga përvoja e tyre se nuk është përgjigje kërkimi pa-rrugëdalje për një zgjidhje nga proceset e socialdemokracisë mes SYRIZA-s dhe PASOK-ut.

Sepse vota për KKE është një përgjigje kundër përpjekjes për të shantazhuar konsensusin punëtor - popullor, kundër nënshtrimit dhe disfatizmit ndaj politikës së re qeveritare.

Sepse vota për KKE është zgjidhja e vetme anti-sistem , sepse KKE me aktivitetin e saj hap rrugën për përmbysjen e sistemit.

Sepse vota për KKE është e vetmja përgjigje ndaj tentativës që të përdoren si rezerva nga sistemi formacionet e ndryshme fashiste, në të njëjtën kohë që, siç u vërtetua, parti të tjera po i “përkëdhelin veshët” dhe “shpëlajnë” fashistët.

Ata që u lëkundën deri në momentin e fundit, por nuk e bënë hapin për të forcuar KKE, tani duhet të guxojnë ta bëjnë këtë me vendosmëri më të madhe.

Ata që hodhën hapin kanë më shumë arsye përpara zgjedhjeve të reja për ta përsëritur atë, për ta stabilizuar, për t'iu drejtuar të tjerëve për të forcuar Partinë.

Punëtorët dhe të rinjtë nuk kanë nevojë për një opozitë që do të thotë «do të llogaritemi më vonë», por një opozitë popullore që do të «llogaritet» çdo ditë me politikat antipopullore, do të përplaset në parlament dhe në beteja.

 

5. Gjërat më të vështira gjenden para nesh dhe sulmi i kapitalit do të përshkallëzohet për intensitet të shfrytëzimit, duke shfrytëzuar dhe të gjithë arsenalin antipunëtor të krijuar nga qeveritë e ND, SYRIZA, PASOK. Pra, që nga dita e nesërme, klasa punëtore dhe forcat popullore do të përballen me një raund të ri sulmi në terrenin e angazhimeve ndaj kapitalit, BE-së, NATO-s, në sfondin e zhvillimeve dhe të dhënave të reja:

• Zbatimi i parakushteve të reja të memorandumit për disbursimin e kësteve të Fondit të Rimëkëmbjes dhe të Paktit të Stabilitetit.

• Lëvizja drejt politikës fiskale të rreptë, e cila në thelb nënkupton një raund të ri shkurtimesh sociale dhe shtrënguese në emër të tepricave parësore sipas kërkesës së BE-së dhe me synim «nivelin e investimeve».

• Mundësia e një krize të re ekonomike, mesazhet paralajmëruese që tashmë ekzistojnë në SHBA dhe BE, ndërkohë që ekonomia kapitaliste greke po ngadalësohet.

• Zhvillimet në luftën imperialiste në Ukrainë dhe synimi për një përfshirje më të madhe të Greqisë në krahun e planeve të NATO-s.

• Marrëveshjet negative të nisura nën ombrellën e NATO-s në marrëdhëniet greko-turke.

Këto çështje do të menaxhohen nga qeveria e re në kurriz të interesave të punëtorëve dhe popullore. Forcat e opozitës borgjeze të SYRIZA-s, PASOK-ut dhe partive të tjera, tashmë pajtohen me këtë rrugë.

 

6. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të shfrytëzojë forcën që i dha populli për të kontribuar si në Kuvend ashtu edhe në rrugët e luftës për organizimin e rezistencës punëtore - popullore kundër “punës” që do bëjë qeveria e re. Numri më i madh i deputetëve që zgjodhi dhe do të rizgjedhë KKE në një sërë zonash elektorale, do të thotë mbështetje të reja për pretendimet e punëtorëve dhe popullit, më shumë zëra që mbrojnë dhe nxjerrin në pah interesat e punëtorëve dhe të popullit edhe brenda Parlamentit.

Forcimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u jep njëkohësisht forcë dhe optimizëm Partive Komuniste që luftojnë për ndryshimin e raportit të forcave në shtetet e tyre, betejave të punëtorëve që shpërthejnë në përpjekjen për rigrupimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Sot po forcohet një rrymë, ndonëse ende e dobët, por që vë në pikëpyetje politikën dominuese, karakterin e saj klasor, partitë dhe qeveritë që shërbejnë kapitalin, shtetin e kapitalit, një rrymë që nuk kërkon shpëtimtarë të rinj nga rotacioni qeveritar. Forcohet rryma që kërkon zgjidhje të problemeve të sotme përmes luftës së organizuar, përmes pjesëmarrjes në lëvizje, përmes aktivitetit kolektiv. Kjo u shpreh në një farë mënyre në mobilizimet e mëdha për krimin në Tempi me trenat. Është prekës slogani: «Vetëm populli e shpëton popullin në rrugën e përmbysjes». Këto të dhëna na mbushin me optimizëm dhe përgjegjësi të mëdha. Rrugëdalja gjendet në rrugën e luftës klasore, në betejën për të ndryshuar raportin negativ politik. Kjo është përmbajtja e aktivitetit të përditshëm të komunistëve/ve, anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), miqve, simpatizantëve dhe bashkëpunëtorëve të Partisë: Riorganizimi i lëvizjes punëtore, hapat për nxitjen e aleancës sociale, formimi i një lëvizjeje punëtore - popullore gjigande e cila nuk do të kufizohet vetëm në zmbrapsjen e sulmit të kapitalit, por do t'i hapë rrugën përmbysjes së këtij sistemi të kalbur e shfrytëzues, me një bashkim më të gjerë rreth propozimit politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Programit të saj për pushtetin punëtor - popullor, për perspektivën socialiste.

 

7. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), miqve, simpatizantëve dhe mbështetësve të Partisë.

Nuk e ndalim aktivitetin politik për asnjë minutë. Që nga sot të intensifikojmë, forcojmë aksionin tonë, përpjekjen tonë për të rritur fuqinë e KKE.

Edhe ata që u lëkundën dhe nuk e forcuan KKE dhe zgjodhën SYRIZA, PASOK, ND apo parti të tjera, tani mund të shohin se vetëm forcimi i KKE është e vetmja zgjidhje, brenda dhe jashtë Parlamentit, për mbrojtjen e interesave punëtorëve dhe popullore.

Pra, ka hapësirë të madhe për t'u përballur me dilemat dhe shantazhet e reja false dhe mbi të gjitha për ta bërë KKE edhe më të fortë.

Bëmë një hap, le të kalojmë në hapin tjetër!

Ata vetëm dhe ne të gjithë bashkë! Sepse vetëm populli e shpëton popullin, me KKE edhe më të fortë.

 

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

22.05.2023