Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË EMIGRANTIT

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantit, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin dhe mbështetje e saj ndaj refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë që jetojnë në Greqi, si dhe ndaj emigrantëve grekë që jetojnë dhe punojnë jashtë Greqisë. U bën thirrje që ata të organizohen dhe të luftojnë përmes radhëve të lëvizjes punëtore klasore, të bashkohen me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) për:

- Mbrojtjen dhe zgjerimin e të drejtave të tyre të punës, sociale dhe demokratike

- Kërkimin -kundër vendimeve dhe marrëveshjeve të shteteve kapitaliste, të BE-së dhe NATOs- e të drejtës për të shkuar në shtetin që ata duan.

- Kushte njerëzore në strehim, ushqim, shëndetësi në objektet dhe strukturat që strehohen refugjatët dhe emigrantët, që ata të mos rrezikohen të vdesin nga i ftohti për aq kohë që do të qëndrojnë në Greqi. Për të shkuar fëmijët e tyre në shkollë.

- Që të mos rrezikohen nga çirakët e pronarëve dhe të sistemit, pra nga Agimi i Artë dhe fashistët e racistët e tjerë kur shkojnë apo kthehen nga puna, ashtu si emigrantët në qytetin e Aspropirgos dhe të Menidhit, apo kur ndodhet brenda strukturave të mbajtjes, ashtu si familja e Amirit të vogël nga Afganistani.

- Që të çlirohemi nga sistemi i shfrytëzimit, nga luftërat imperialiste dhe nga varfëria, të cilat therin dhe mbytin në mjerim popujt, duke i shtyre ata në refugjim dhe emigrim masiv.

 

Sivjet, Dita Ndërkombëtare e Emigrantit i gjen popujt të përballur me rreziqe edhe më të mëdha siç është ndezja e luftës në fusha të vjetra dhe të reja të antagonizmave imperialiste. BE-ja, SHBA-të, NATO si dhe fuqitë e tjera kapitaliste intensifikojnë përgatitjet për luftëra dhe ndërhyrje imperialiste. Njohja nga ana e SHBA-ve e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit kthehet kundër të drejtës së popullit Palestinez dhe i hedh më shumë benzinë zjarrit të antagonizmave imperialiste në rajon. Qeveria greke, ashtu si edhe BE-ja, kanë përgjegjësi të mëdha, sepse ka rritur bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Izraelin i cili ther popullin Palestinez, nuk e ka njohur ende zyrtarisht shtetin Palestinez, edhe pse ekziston vendim përkatës nga parlamenti grek. Qeveria siguron baza ushtarake për NATO-n dhe SHBA-të, merr pjesë aktive dhe lehtëson planet imperialiste. Ajo është bashkëpërgjegjëse  për rreziqet e acaruara që lindin në kurriz të popullit grek dhe të popujve të tjerë.

BE-ja po tregon gjithnjë e më shumë fytyrën e vërtet kundër popujve, sidomos kundër refugjatëve dhe emigrantëve. Propozimet e Tusk për të hequr edhe atë gjysmë-masë për shpërndarjen e refugjatëve në shtetet anëtare të BE-së nuk është diçka jashtë politikës së tyre. Është vërtetim i politikës së BE-së që bllokon refugjatët në Greqi, financon pazare skllevërish në Libi dhe mbyt emigrantët në Mesdhe. As kontrollet që bëhen në aeroportet e Gjermanisë për pasagjerët që shkojnë nga Greqia nuk përbëjnë diçka e huaj nga politika e tyre, por është zbatim i marrëveshjes Shengen. Me Shengen-in, Dublinin, me Rojën Kufitare Europiane, masat shtesë që merren për të krijuar dosje për popujt vërtetohet se BE-ja dhe shtetet anëtare të saj duan që vetëm kapitali dhe shërbimet e tij të lëvizin lirisht, duan që kufijtë ti kalojnë vetëm punëtorët që zgjedhin ata, me paga të vogla dhe pa të drejta, për të rritur fitimet e tyre grupet e biznesit.

Qeveria greke, e cila nuk garanton as jetën e refugjatëve në pikat e mjerueshme të mbajtjes, që quhen hotspots nëpër ishuj, mban përgjegjësi të mëdha pasi ajo e mbështet këtë politikë. Zbaton marrëveshjen e papranueshme të BE-së me Turqinë, marrëveshje që i ka bllokuar dyfishi refugjatët në ishuj dhe bën marrëveshje me qeverinë turke për ta bërë këtë edhe më barbare. Përgatit dëbime të shpejta për ti kthyer në ferrin e luftës imperialiste. Në emër të procedurës më të shpejtë të azilit, përgatisin ndryshime që do ti japin goditjen përfundimtare të drejtës për azil.

Edhe për këtë vit qeveria vonon përsëri të organizoj shkollimin e fëmijëve të refugjatëve. Në të njëjtën kohë, refuzon të zgjidhi problemet me shkollat greke për fëmijët e emigrantëve Grekë jashtë vendit.

Nuk garanton leje qëndrimi, afatgjatë dhe pa taksa (paravola) për mijëra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, në një sërë sektorë dhe ndërmarrje, nën regjimin e shfrytëzimit brutal. Nuk ofron procedura të thjeshta dhe falas për ata që kanë të drejtë dhe dëshirojnë të marrin shtetësinë greke.

Sot bëhet edhe më e nevojshme dhe aktuale lufta e përbashkët e punëtorëve në çdo shtet për përmbysjen e barbarizmit kapitalist dhe ndërtimin e shoqërisë së re socialiste, ku punëtorët do të marrin në duart e tyre mjetet e prodhimit dhe do ti punojnë ato me plan për të përmbushur nevojat e tyre. Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit në Rusi para 100 vjetëve e hapi këtë rrugë, duke dëshmuar kështu se kapitalizmin mund të jetë i fuqishëm, por nuk është i pathyeshëm.

 

 

19.12.2017