Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

47 vjet nga kryengritja e Politeknikut

Orgji e autoritarizmit dhe dhunës qeveritare

U thyen ndalimet e qeverisë. Protesta e KKE arriti në ambasadën Amerikane 

Populli nuk e ul kokën, ai lufton për shëndetin dhe të drejtat e tij bashkëkohore!

 

Herët në mëngjes me aktivitete të shumëllojshme, dhe duke marrë të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit u nderua edhe sivjet kryengritja e studentëve në universitetin Politeknik në nëntor 1973, me mbështetjen e punëtorëve dhe popullit të Athinës, ishte një nga ngjarjet vendimtare që çuan në përmbysjen e juntës ushtarake të udhëhequr nga SH.B.A. në Greqi (1967-1974). Kryengritja e Politeknikut ishte rezultat i luftës shumëvjeçare të  Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në kushtet e ilegalitetit, ndërsa mijëra militantë të KKE KNE u burgosën, u internuan dhe torturuan nga regjimi barbar i juntës ushtarake.

Që atëherë, çdo vit më 17 nëntor, bëhet një marshim i madh anti-imperialist që përfundon në ambasadën Amerikane në Athinë, por edhe në dhjetëra qytete të tjera në të gjithë Greqinë. Në tubimin e 17 Nëntorit përcillen mesazhe si "Jashtë SHBA – Jashtë NATO" dhe "bukë-arsim-liri" të cilat ishin parulla të kryengritjes së Politeknikut, por gjithashtu shprehin dhe luftën e sotme të popullit kundër përfshirjes së Greqisë në planet imperialiste të SHBA dhe NATO, si dhe kërkesat e punëtore e popullore për të drejtat në punë, në arsim, në shëndetësi, për liritë individuale dhe sindikale. Kjo përmbajtje e kremtimit militant të kryengritjes së Politeknikut shqetëson prej kohësh klasën borgjeze, qeveritë e saj dhe aleatët e tyre SHBA – NATO.

Këtë vit, qeveria e ND, duke përshkallëzuar autoritarizmin dhe shtypjen, ndaloi demonstratat anti-imperialiste dhe çdo tubim me më shumë se tre vetë në të gjithë Greqinë, me pretekstin se marshimi do të ishte një bombë higjienike për shkak të pandemisë COVID-19. Hipokrizia e qeverisë është e madhe pasi vetë qeveria është përgjegjëse për bombat higjienike të përditshme në Transportin Publik, në vendet e punës, në shkolla, është bashkëpërgjegjëse me qeverinë e mëparshme SYRIZA për mangësitë tragjike në sistemin e shëndetit publik gjatë një periudhe pandemie.

 

 

17 November [Repression]

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME), lëvizja Punëtore-popullore tashmë ka sprovuar në 1 maj, dhe në dhjetëra raste të tjera, se mund të përshtatë format e luftimit me kushtet e pandemisë dhe të zbatojë protokollet shëndetësore të vendosura nga shkencëtarët, madje shumë më mirë se atje ku është përgjegjësi e qeverisë.

KKE, si dhe dhjetëra sindikata, shoqata studentore dhe organizata të tjera masive, denoncuan autoritarizmin e qeverisë dhe sqaruan se festa militante do të realizohet, duke respektuar të gjitha masat higjienike dhe se përpjekja e qeverisë për të ndaluar marshimin do të bjerë bosh. Ka një rëndësi të veçanërisht domethënëse që edhe vetë Bashkimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve lëshoi një deklaratë duke e quajtur vendimin e qeverisë antikushtetuese dhe ka thirrur qeverinë për ta hequr.

Në mesditën e 17 Nëntorit në Athinë, protestuesit me parulla dhe flamuj të KKE ishin në gjendje të thyejnë vendimin autoritar dhe anti-demokratik të qeverisë, duke kryer një marshim që arriti jashtë ambasadës amerikane, e cila ishte e rrethuar nga "autobusë-kafazë" të policisë dhe forca të shumta Policore MAT. Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas u prit me duartrokitje nga protestuesit ku vendosi një kurorë lulesh në vendin ku policia torturoi militantët gjatë diktaturës ushtarake. Në deklaratën e tij atje, Dh. Kucubas vuri në dukje sa vijon:

"Mesazhet e Politeknikut janë të gjalla, të përjetshme dhe aktuale. Parrullat "Jashtë SHBA", "Jashtë NATO", "Bukë, arsim, liri, punë, edukim, shëndet", vazhdojnë të tronditin zemrat e të rinjve grekë, të popullit grek, që po lufton sot dhe çdo ditë, kundër një politike anti-popullore që vazhdon gjatë gjithë këtyre viteve. Është e papranueshme, që, me pretekstin e pandemisë, të merren masa reaksionare antipopullore për ndalimin e kremtimeve të Politeknikut, me karakterin simbolik që ata marrin këtë vit. Ndalimi nga ana e policisë greke dhe me urdhër të qeverisë, për të ndaluar mbledhjen e më shumë se 3 personave, sidomos për sot, është e papranueshme, antidemokratike, antikushtetuese, dhe është denoncuar nga i gjithë spektri politik i vendit. Madje dhe brenda në ND, shumë më tepër nga mbështetës së saj dhe jo aq nga drejtuesit e saj, madje edhe në partinë KINAL, të cilët nuk kanë nënshkruar tekstin e përbashkët - denoncimin e këtij vendimi kriminal, të papranueshëm dhe të rrezikshëm të z. Hrysohoidhi, ata e denoncojnë atë dhe mesazhe të tilla vijnë edhe në KKE dhe kudo. Populli grek, pavarësisht nga pasiguria që kultivohet me përgjegjësinë e qeverisë, sepse ata nuk morën të gjitha masat e nevojshme gjatë këtyre viteve, është në krah të atyre që luftojnë me shpirt, frymën dhe zemrën në rrugët e luftës, në rrugët e Athinës, në rrugët e të gjithë Greqisë. Kjo është arsyeja pse Politekniku rron dhe do të rrojë përgjithmonë në shekull".

I pyetur nga një gazetar në lidhje me demonstratën e KKE jashtë ambasadës amerikane, ai tha:

"Bëjnë të vetëkuptueshmen. "Është një lëvizje simbolike e të rinjve të popullit Grek - siç mund ta shihni, ata janë individë të zgjedhur - kundër imperializmit amerikan, kundër asaj që vendi ynë ka vuajtur për shkak të politikës së SHBA dhe NATO-s".


KKE denoncon sulmin barbar e të paprovokuar të policisë

Më vonë në pasdite, ndërsa tubimi i KKE mbeti në qendër të Athinës i organizuar dhe duke vrespektuar të gjitha masat shëndetësore, mori sulmin e paprovokuar nga ana e policisë, me shkopinj gome, gaz lotsjellës, makina ujëhedhëse dhe granata të xhurme. Policia nuk hezitoi të sulmonte deputetët e KKE, si dhe lëndoi protestuesit dhe vazhdoi me dhjetëra arrestime. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili gjendej në krye të tubimit së bashku me anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror, denoncoi me forcë shtypjen barbare dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve.

 

 

 

 

17 November [US Embassy]