Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Notë proteste e KKE kundër antikomunizmit në Poloni
Notë proteste kundër tërbimit antikomunist në Poloni lëshoi dje delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) drejtuar ambasadës polake, me në krye anëtarin e KQ dhe eurodeputetin e Partisë, Kostas Papadhakis.
Nota e protestës u lëshua në kuadrin e nismës ndërkombëtare që organizojnë Partitë Komuniste për të denoncuar fushatën e re antikomuniste dhe kriminalizimin e ideve komuniste në vend, duke marrë shkak kësaj here prej ndryshimeve në Kodin Penal.
Rasti më flagrant është modifikimi i nenit 256, i cili ndalon ideologjinë komuniste dhe më tej vendos shenjën e papranueshme të barazisë midis komunizmit dhe fashizmit, duke u fshehur pas termit të rremë të "totalitarizmit".
Për më tepër, ndalon ideologjinë, simbolet dhe materiale të tjera(botime,shfaqje) dhe zotërimin e këtyre simboleve ose materialeve, sikurse shton dhe numrin e dënimeve për ata që nuk respektojnë Kodin, deri në 3 vite burgim.
Delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i cili zhvilloi një takim me të ngarkuarën e ambasadës polake, Jolanda V.Niçjelska, denoncoi përndjekjet e reja të papranueshme kundrejt partisë komuniste të Polonisë, përndjekje që kanë nisur sistematikisht përpara një dekade, kur përsëri u tentua që të ndaloheshin me ligj simbolet komuniste,i cili u anulua vitin 2011 për shkak të reagimeve vendase dhe ndërkombëtare, nga Gjykata Kushtetuese.
Gjithashtu,K.Papadhakis i rikujtoi se gjatë shkurtit të kaluar dhe pas një gjyqi që zgjati 3 vite e gjysëm, u hodhën poshtë akuzat ndaj antarëve dhe pjesëtarëve të PK të Polonisë dhe gazetës së saj "Brzask".
Më në fund, theksoi se KKE dhe partitë e tjera Komuniste do vazhdojnë së luftuari kundër fushatës antikomuniste në Poloni,kundër falsifikimit të historisë dhe do vazhdojnë së shfaquri solidaritet ndaj komunistëve të Polonisë, duke kërkuar qysh prej këtij çasti ndalimin e përndjekjes së tyre.
E ngarkuara e ambasadës u mjaftua duke thënë se antikomunizmi dhe ndryshimet në Kodin Penal bazohen mbi nenin 13 të kushtetutës mbi "luftën ndaj totalitarizmit".Sigurisht, ky barazim i papranueshëm i fashizmit-i cili është pjellë e kapitalizmit me socializmin-komunizmin dhe me BRSS-në, shtetin e parë punëtor , që kontribuoi në mënyrë decizive në shkatërrimin e bishës fashiste, është orientimi kryesor i BE-së, e cila më kot përpiqet të fshijë nga kujtesa e popujve arritjet që u ka ofruar ndërtimi i socializmit gjatë shekullit të 20-të.
11.06.2019