Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Një mesazh i kryengritjes gjithëpërfshirëse për pagat dhe të ardhurat, kundër përfshirjes së vendit në luftë
Një lumë i madh popullor përmbyti rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera të Greqisë më 20 nëntor 2024.
Mijëra grevistë, të cilët morën pjesë në grevën mbarëkombëtare 24-orëshe të sindikatave të sektorit publik dhe privat të ekonomisë, shprehën kërkesat e tyre të drejta. Ata kërkuan para për rritjen e pagave, fonde për sistemin e shëndetësisë dhe arsimit publik si dhe daljen e Greqisë nga kasaphana e luftërave.
Tubimi i grevës në Athinë ishte i bujshëm.
Sheshin «Propilea», ku u mblodhën protestuesit, u trondit. Dhe fill më pas, ky lum njerëzor demonstroi jashtë Parlamentit Grek.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, o gjend në protestën e grevës në sheshin «Propilea» dhe në deklaratën e tij për mediat, theksoi:
«Sot punëtorët e të gjithë vendit po dërgojnë një mesazh të fortë dhe të qartë në çdo drejtim: Jepni para për paga, për arsim, për shëndetësi dhe jo për kasaphanë e luftërave. Efektiviteti i kësaj ndeshjeje ka nevojë për vazhdimësi, pjesëmarrje më masive të së gjithë punëtorëve në sindikatat e tyre, është e nevojshme organizimi i luftës në drejtim antikapitalist dhe në një aleancë të punëtorëve të sektorit privat dhe publik me shtresat e mesme të qytetit dhe të fshatit, me rininë, pensionistët dhe gratë.»
«Greva e sotme është një mesazh shprese, vendosmërie dhe optimizmi dhe kështu do të vazhdojmë në ambientet e punës në çdo sektorë e degë pune», theksoi Jorgo Perros nga Sekretariati i Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në të cilin (front) bashkohen dhjetëra federata të sektorëve të ndryshëm të punës si dhe Qendra Punëtore të qyteteve, pra shoqata sindikale vendase nga e gjithë Greqia të cilat mbështesin luftën klasore.
«Kjo është fuqia e klasës së organizuar punëtore», theksoi ai. «Kjo është fuqia e Sindikatave, e Sindikatave të reja që po krijojmë dita-ditës. Kjo është fuqia e klasës punëtore. Ne vazhdojmë. Nuk po ndalemi» shtoi ai. «Rruga militante, e organizimit, e ndeshjes për nevojat tona të përditshme është ajo që na jep jetë, është ajo që na jep rrugëdalje», shënoi ai.
«Ne kontribuojmë nga çdo sektor, nga çdo anë për të forcuar rrymën e vënies në dyshim të politikës dominuese antipopullore. Që të forcohet lufta kundër politikës antipopullore të qeverisë, në total kundër sistemit të brutalitetit, të shfrytëzimit dhe luftërave. Që protagonistët të bëhemi ne. Për jetën që na takon në rrugën e përmbysjes», theksoi në grevë Niko Mavrokefalos, anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës Punëtore të Athinës (EKA), pra i të gjitha sindikatave të kryeqytetit grek duke folur në tubimin grevor. Dhe shtoi: «Tani punëtorët duhet të testojnë më me vendosmëri fuqinë e organizimit dhe të luftës. Të gjithë në sindikata. Në aleancë me fermerët e vetëpunësuar dhe ata të varfër, me nxënësit dhe studentët», vuri në dukje ai dhe theksoi se «greva e sotme nuk është kulmi, por pikë përshkallëzimi»!
Tubimi i grevës u hap me një mesazh nga Unioni i Përgjithshëm i Punëtorëve Palestinez i cili përcolli përshëndetje militante ndaj Sindikatave të Greqisë. Në të njëjtën kohë, Unioni përshëndeti mbështetjen dhe solidaritetin e Sindikatave të Greqisë për popullin e Palestinës që po përballet me gjenocidin e bërë kundër tyre nga Izraeli dhe aleatët e tij. Pikërisht për të njëjtën arsye, tubimi u hap me një fragment nga poezia «Lufta dhe Paqja» e Brecht-it, e cila u interpretua nga Niko Karajorgis, president i Shoqatës së Aktorëve Grekë._
Athens
Thessaloniki
Patras
Larissa
Ioannina
21.11.2024