Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

50 vjet nga kryengritja në Politeknikut:

Një «lum i kuq» demonstroi para ambasadës amerikane

Me demonstratën e madh anti-imperialiste drejt ambasadës amerikane në Athinë, më 17 shtator dhe aktivitete të ngjashme në mbarë Greqinë, kulmoi edhe këtë vit festa militante e 50 vjetorit të kryengritjes së studentëve të Politeknikut dhe e së rinjve punëtorë të Athinës kundër juntës, e cila kishte mbështetjen e SHBA-ve dhe NATO-s.

Në demonstratën e madhe anti-imperialiste të këtij viti në Athinë, dominoi një «lum i madh i kuq» që ishte blloku i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndërsa demonstruesit, ndër të tjera, shprehën solidaritetin e tyre me popullin e Palestinës, kërkuan pushimin e masakrës në Gaza dhe ndaljen e përfshirjes së Greqisë në planet imperialiste.

«Politekniku është burim frymëzimi për betejat e sotme dhe të ardhshme», theksoi në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas. E gjithë deklarata e tij, si më poshtë:

«Politekniku, 50 vjet më pas, është një burim frymëzimi, një mbështetje për betejat e sotme dhe të ardhshme. Mesazhet e tij janë koherente, janë të përjetshme. Sot, slogani «Bukë-Arsim-Liri» takohet me betejat e punëtorëve, profesionistëve të vetëpunësuar, shkencëtarëve dhe me rininë, kundër shtrenjtësisë, kundër politikës qeveritare për mbi-taksimin e të dobëtëve, në luftën kundër ankandeve të banesave, për Arsimin modern, për shëndetësi të nevojave moderne popullore.

Në të njëjtën kohë, slogani «Jashtë SHBA-të» që studentët dhe populli e thirrën në nëntor të vitit 1973, «Jashtë NATO, Jashtë bazat», është koherente dhe japin mesazhin kundër ndërhyrjeve imperialiste dhe pjesëmarrjes së vendit tonë në luftëra. Siç po ndodh sot, në luftë, në solidaritetin e shprehur nga populli dhe rinia greke ndaj popullit palestinez, kundër shtetit vrastar të Izraelit, kundër këtij pushtuesi të territoreve palestineze, vrasësve të civilëve, të cilët qeveria greke i mbështet, u jep «tokë e ujë» gjithë këtyre vrasësve të popujve.

Ne i takojmë këto mesazhe sot, i thërrasim në rrugët e luftës, dhe do t'i bërtasim përgjithmonë.»_

 

 

20.11.2023