Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Ndërhyrje e PK të Greqisë (KKE) në Parlamentin Europian: BE-ja përmirëson marrëdhëniet me Izraelin dhe quan terroriste luftën e Palestinezëve

Vendimi i SHBA-ve për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ka ndezur një flak më shumë në zjarrin e Lindjes së Mesme, tha Kosta Papadhakis, Eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) më 12/12/2017 në Parlamentin Europian.

Ai vuri në dukje se SHBA-të synojnë të legalizojnë pushtimin izraelit, krimet e përhershme kundër popullit Palestinez, vrasjet, burgimet, muret ndarëse dhe kolonializmin dhe shtoi se ky zhvillim ka të bëjë me planin e SHBA-ve për të ndryshuar kufijtë në rajon, me synim kontrollin e burimeve të energjisë dhe rrugët për transportin e tij. Këto antagonizma diktojnë dhe dallimet ndërmjet Gjermanisë, Britanisë dhe Francës. Megjithatë, BE-ja mban një përgjegjësi të madhe, sepse ajo përmirëson marrëdhëniet e saj me Izraelin, duke barazuar agresorin me viktimën dhe shpall si terroriste luftën e drejtë të popullit Palestinez.

Ai gjithashtu tha se qeveria greke, e cila zbukuron politikën agresore të SHBA-ve duke e quajtur atë si djallëzisht të mirë, përmirëson marrëdhëniet e saj me Izraelin dhe nuk ecën në njohjen e shtetit Palestinez.

Ai shprehu solidaritetin e PK të Greqisë (KKE) ndaj popullit Palestinez, ndaj luftës së tij për njohjen e shteti të pavarur Palestinez me kryeqytetin të tij Jeruzalemin Lindor, në kufijtë e vitit 1967.

 

 

13.12.2017