Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Me këmbëngulje dhe optimizëm më të madh hymë që sot në betejë për një KKE të fuqishme në zgjedhjet kombëtare të 7 korrikut
Të dielën, më 2/6, përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Greqi. Në qytetin Patra, u rizgjodh me 70.22% kryetar Bashkie komunisti Kostas Peletidhis, ndërsa në katër Bashkitë e tjera, ku kandidatët e kombinimit «Laiki Syspirosi» kishte kaluar në raundin e dytë, edhe pse u shënuan rritje të mëdha në vota (në 3 qytetet e Atikës, Kesariani = 47,18%, Petrupoli = 49,01%, Haidhari = 46,02%, por edhe në ishullin Ikaria = 42,82% ), nuk u bë e mundur zgjedhja e komunistëve në krye të këtyre Bashkive.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, vuri në dukje:
«Duam të falënderojmë të gjitha dhe të gjithë ata që mbështetën sot kombinimin e «Laiki Syspirosi».
Në Bashkinë e qytetit Patra, ku rizgjidhet kryetar Bashkie Kosta Peletidhis, me fuqi dhe vrull të madh, me forca të reja, vazhdojmë kursin militant për të lehtësuar familjet e popullit, për të mbrojtur të drejtat popullore, nevojat, kundër kontestit të ngushtë institucional të Administratës Lokale, por, edhe kundër politikave të përgjithshme antipopullore të qeverive, për të kërkuar projekte-pune në mbrojtje të jetës së popullit tonë.
Po ashtu edhe në Bashkitë e tjera, tashmë nga pozita opozitare, do të luftojmë për nevojat e mëdha popullore, me të gjithë dhe të gjitha, me ata dhe ato që u bashkuan me ne, që mbushën me pjesëmarrjen e tyre flet-votat tona militante.
Hymë që sot në betejën për zgjedhjet kombëtare të 7 korrikut, me këmbëngulje më të madhe por edhe me optimizëm të madh.
Në këto zgjedhje kombëtare, madje në kushtet e rritjes së politikës konservatore -për shkak edhe të qeverisë së tanishme, që ringjalli partitë ND dhe PASOK duke vazhduar të njëjtat politika antipopullore- ajo që mbetet si kriter është çështja kryesore, se sa i fortë do të jetë populli grek, lëvizja popullore të nesërmen e pas-zgjedhjeve, për të organizuar kundërsulmin e vet.
Dhe këtë sot mund ta sigurojë vetëm një KKE shumë më e fuqishme.
Prandaj, vota jo vetëm komunistëve, por dhe e të gjithë të majtëve, të njerëzve progresist, të njerëzve të punës dhe të mundit, nuk duhet që këtë herë ta shpërndajnë votën e tyre djathtas apo majtas, në parti që kanë qeverisur, në persona të cilët kanë shërbyer si ministra, që na kulluan gjak gjatë gjithë këtyre viteve me politikën e tyre, në kanale dhe opsione që me parulla të tjera i shërbejë të njëjtës politikë. Po ashtu, votën mos ta shpërndajnë në zgjidhje më reaksionare, fashiste, të ekstremit të djathtë, të llojit “Agimi i Artë” apo “Elliniki Lisi”.
Vështirësitë nuk kanë kaluar. Të gjitha shkaqet e jorrugëdaljeve dhe problemeve të mëdha për popullin tonë janë ende të pranishme. Të gjithë të mësipërmit janë bashkëpërgjegjës dhe sigurisht këto probleme mbeten këtu.
Prandaj, tani është momenti për një KKE shumë më të fuqishme, e cila është kundërshtarja e patundur e politikës së qeverive të kapitalit të madh, të BE-së, NATO-s, dhe është një forcë e patundur në krahë të popullit grek.
Mbrëmje të mbarë dhe nesër me forcë më të madhe, të gjithë dhe të gjitha të hidhemi në betejë!».