Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Me iniciativën e tij, Grupi i Parlamentit Evropian për Miqësinë me Kubën mbështet kërkesën për dhënien e çmimit Nobel për mjekët Kubanë
Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i propozoi Grupit të Parlamentit Evropian për Miqësinë me Kubën të mbështesë iniciativën për dhënien e Çmimit Nobel të Paqes 2021 Forcës Ndërkombëtare të Mjekëve për Fatkeqësitë Natyrore dhe Epidemitë e Rënda, «Henry Reeve».
Propozimi u pranua unanimisht dhe ditën e hënë, 30/11, Grupi i Parlamentit Evropian për Miqësinë me Kubën i drejtoi një letër Komitetit për Çmimet Nobel, me të cilën kërkuan dhënien e këtij Çmimi mjekëve Kubanë.
Grupi Europarlamentar i KKE e përshëndet këtë vendim të Grupit të Parlamentit Evropian për Miqësinë me Kubën dhe bën thirrje për mbështetje sa më të gjerë për iniciativën e dhënies së këtij çmimi.
Pandemia e Covid-19, e cila shpërtheu rreth tetë muaj më parë, ka prekur më shumë se 65 milion njerëz dhe ka marrë jetën e më shumë se një milion njerëzve në të gjithë botën.
Kuba gjendet në kontrast me Shëndetësinë e privatizuar, të efektit të dëmshëm që ka për popujt aktiviteti i monopoleve në ekzaminimin, diagnostikimin, trajtimin, në ilaçe dhe vaksina që BE-ja dhe Shtetet Anëtare të saj e mbështetin, diçka që ka dështuar me zhurmë këtu në Greqi, siç dëshmohet tragjikisht këto ditë. Kuba: një vend i vogël, dallohet për përballjen efektive që i ka bërë pandemisë, pavarësisht se përballet me sanksione të papranueshme dhe me embargon kriminale shumë-vjeçare të imponuar nga SHBA-të dhe vendet aleate, mes të cilave përfshihen edhe shtete ndaj të cilave, Kuba, u dha ndihmë shumë të çmuar ndërkohë që po shemben sistemet e tyre Shëndetësore ku u ndoq koncepti reaksionar i kostos dhe përfitimit. Tregues më i mirë është edhe lajmi që një provincë italiane, Siçilia, po i kërkon përsëri ndihmë Kubës për të përballur pandeminë e koronavirusit (siç u dha dhe në valën e parë të pandemisë në veri të Italisë).
KKE, gjatë gjithë periudhës së pandemisë shpreh në praktikë dhe në mënyrë të vendosur e të patundur solidaritetin e saj ndaj Ishullit të Revolucionit dhe popullit Kuban, ku synimi i tyre i parë është mbrojtja e jetës njerëzore.