Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Me fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas dhe një pjesëmarrje gjigande, u përmbyll Festivali i 48-të i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe i revistës Odigitis
Ditën e shtunë, më 24 shtator, arritën kulmin aktivitetet e Festivalit të 48-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) - Odigitis në Athinë. Hapësira e gjigande e parkut «Adonis Tricis» rezultoi i vogël përballë pjesëmarrjes së dhjetëra mijërave popull dhe të rinjve që përmbytën të gjitha aktivitetet. Pika kryesore e Festivalit ishte fjalimi qendror i Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, ndërsa u parapri nga përshëndetja e Sekretarit të Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Nikos Abatielos.
Dhimitri Kucubas në fjalimin e tij, ndër të tjera theksoi:
(...) Pa humbur më kohë, të nxjerrim jashtë përdorimit kurthin e ndryshkur të «prit e duro» që kanë ngritur stafet e sistemit. Sistemi do që populli të ketë një jetë “në pritje”, që ata të mundësohen të “avancojnë” planet e tyre antipopullore, për të rrafshuar popullin.
Prandaj i thonë popullit: «Prit sa të dalim nga kriza ekonomike dhe të vijë zhvillimi ndoshta do të mbetet diçka edhe për ty», «Prit, mos e humbim tani mundësinë e zhvillimit dhe këtu do jemi më vonë», «Prisni, se, ja, tani na rastisi dhe nga kjo lufta e keqe, ashtu si më parë me pandeminë», «Prisni të kalojmë dimrin e vështirë që po vjen», «Prisni kur të bëhen zgjedhjet që diçka të ndryshojë». «Prit, prit, prit »... Dhe gjithnjë në pritje! (...)
(...) Nëse -nevoja e përhershme e klasës borgjeze- për "stabilitet politik" e kërkon, të nesërmen mund të shohim edhe një qeveri ND-SYRIZA së bashku me PASOK-un, sepse objektivat që i bashkojnë ata, si p.sh objektivat e tyre të përbashkëta strategjike, janë më të rëndësishme sesa objektivat që i ndajnë.
Në fund të fundit, këto objektiva të përbashkëta strategjike, kanë bërë që si PASOK-u ashtu edhe SYRIZA të votojnë së bashku sot një pjesë të madhe të projektligjeve antipopullore të ND-së "së mallkuar". Dhe pak vite më parë pamë që ND dhe PASOK-u votuan Pro për Memorandumin e Tretë që solli qeveria e atëhershme e SYRIZA-ANEL, të cilin e cilësuan po ashtu si një “monstruozitet politik”.
Këto objektiva të përbashkëta strategjike dhe nevoja për “stabilitet politik” në kurriz të popullit, 10 vite më parë e çuan PASOK-un e atëhershëm që ishte “drita” të bashkëqeveriste me ND-në që quhej “errësira”. Një fakt që gjer atëherë dukej i paimagjinueshëm, siç e kujtojnë më të vjetërit.
Sot, SYRIZA vendos vija ndarëse të ngjashme dhe po aq të rreme me ND-në. Për të servirur supën e ri-ngrohur të qeverive të ashtuquajtura “progresive” apo “demokratike”! Sigurisht që kjo është një kopjim i keq, por atyre tashmë u kanë mbaruar dhe shpikjet.
Një fjalë do tu themi. Në fund të fundit, ata e dinë shumë mirë, ashtu siç e di i dhe i gjithë populli grek: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk do të tregojë tolerancë, e lëre më të mbështesë një qeveri antipopullore, borgjeze, çfarëdo emri që ajo të përdorë. (..)
(...) BE-ja ka humbur në luftën energjetike dhe popujt e saj do të paguajnë çmimin. U vërtetua se nuk mund të kompensojë humbjet e gazit natyror rus. Me masat e reja që u shpallën nga Komisioni, çmimet ndërkombëtare të gazit natyror u rritën në vend që të uleshin.
Edhe nëse shtetet e saj anëtare bien dakord të vendosin një tavan në çmimin e gazit natyror, nuk mund ta vendosin, jo vetëm ndaj Rusisë por edhe ndaj furnizuesve të tjerë, si p.sh ndaj SHBA-ve, Norvegjisë, Algjerisë, sepse të gjithë ata refuzojnë të ulin ndjeshëm fitime e tyre të mëdha.
Kjo është arsyeja pse ka nisur tashmë mbyllja, reduktimi i prodhimit dhe pushimet nga puna në fabrikat e mëdha të industrisë intensive energjetike në Europë, si në industrinë e aluminit dhe atë kimike. Nëse lufta përshkallëzohet dhe ka një ndalim të plotë të rrjedhës së gazit nga Rusia, situata do të përkeqësohet në mënyrë dramatike.
Por, shpërthimi i çmimeve të energjisë nuk vjen vetëm për shkak të përshkallëzimit të luftës energjetike mes NATO-s, BE-së dhe Rusisë. Karburanti dhe energjia elektrike ishin mallra të shtrenjta shumë kohë përpara se të fillonte konfrontimi ushtarak në tokën e Ukrainës. Rritja e vazhdueshme e çmimeve është rezultat i "çlirimit të tregut të energjisë" në të gjitha format e tij, siç është Bursa-aksionet e Energjisë që është mbretëria e fitimeve, gjë që SYRIZA e ligjëroi dhe tani hiqet se është një "pëllumb i pafajshëm" (...).
(...) Ditët në të cilat jetojmë janë padyshim kritike. Lufta imperialiste në Ukrainë po shkon drejt një përshkallëzimi të ri katastrofik. Vatra të reja tensionesh dhe rivalitetesh shtohen mes kampit të SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe Euro-aziatikëve në zhvillim, me Rusinë dhe Kinën. Gjithandej dëgjohen thirrje për përgatitje lufte.
Në të njëjtën kohë, një krizë e re ekonomike kapitaliste është në prag, ndoshta më e thella e 15 viteve të fundit.
Asnjë luftë nuk përfundon kur të dyja palët shtojnë grumbullimin e forcave ushtarake dhe materialeve luftarake.
SHBA, NATO dhe BE mbështesin politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht me shuma kolosale, qeverinë reaksionare të Zelenski-t. Me sisteme moderne luftarake, këshilltarë ushtarakë, mercenarë, stoqe nga depot e luftës të vendeve të NATO-s, mes tyre edhe Greqia, vazhdojnë dhe përshkallëzojnë luftën për interesat e monopoleve perëndimore.
Të njëjtën gjë bën edhe Rusia e cila sheh largimin e objektivave imediate që kishte vendosur me pushtimin ushtarak të papranueshëm dhe të dënueshëm të Ukrainës. Ajo merr masa si politikisht, me referendumet në territoret e Ukrainës, por dhe ushtarakisht me legalizimin e njësive paraushtarake "vullnetare", "mobilizimin e pjesshëm" të rezervave, madje edhe kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore.
Por, sot, nuk ndodhemi më në fillim të luftës. Jemi disa muaj pas fillimit të saj dhe të gjithë mund ta kuptojnë, se klasat borgjeze dhe aleancat e tyre imperialiste, po përplasen për ndarjen e pasurisë minerale, të Energjisë, të tokës dhe fuqisë punëtore, të tubacioneve dhe rrjeteve të transportit të mallrave, për mbështetje gjeopolitike, për aksione-pjesë të tregjeve.
Sot, të gjithë mund të shohin se qeveria e ND dhe partitë e tjera të euro-atlantizmit, SYRIZA dhe PASOK, mbajnë përgjegjësi të rënda për përfshirjen e Greqisë në luftë. Ata kanë përgjegjësi të rënda për përdorimin e bazave dhe infrastrukturës ushtarake të Greqisë, për dërgimin e sistemeve të armatimit, municioneve etj. Për zgjerimin e aleancës së NATO-s me shtete të reja, si Suedinë dhe Finlandën, të cilat së bashku, ND, SYRIZA dhe PASOK-u i votuan pardje.
Ata kanë përgjegjësi të rënda sepse kjo përfshirje e ka kthyer vendin tonë në bazë lufte, por edhe në një shënjestër të reprezaljeve, sulmeve të rastit, por mjaft të mundshme të konfliktit të luftës. (...)
(...) Kur ND, SYRIZA, PASOK, në përgjithësi të gjitha partitë e kapitalit shkruajnë në programin e tyre me shkronja të mëdha interesat e kapitalit të madh..., atëherë klasa punëtore, populli duhet të shkruajë me shkronja të mëdha: KKE të Fortë!
Sepse vetëm KKE ka një program bashkëkohor të përpunuar të qeverisjes së vendit me klasën punëtore, me popullin në pushtet. Një program që mbështetet në potencialin produktiv të vendit tonë. Përdor potencialin e tij punëtor shkencor dhe jep një përgjigje ndaj pyetjes kritike:
Populli, rinia e këtij vendi, të jetojnë ashtu siç i meriton, ashtu siç e përcakton zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë. Me përmbushjen e nevojat reale bashkëkohore, të çliruar nga zinxhirët e papunësisë, varfërisë, pasigurisë dhe luftës.
Sepse vetëm Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka një propozim për aleancën e madhe shoqërore të së gjithë të shtypurve, kundër monopoleve dhe sistemit të tyre, me qëllim përmbysjen e tyre. Sepse, në fund të fundit, vetëm KKE mund të udhëheqë kundërsulmin e madh popullor.
Këtë e dëshmon çdo ditë aktiviteti i komunistëve dhe militantëve të tjerë, të cilët luftojnë kundër perëndive dhe demonëve me synim që punëtorët, profesionistët e vetëpunësuar, shkencëtarët, fermerët, të gjithë njerëzit e munduar, rinia dhe gratë të çojnë kokën.
Sepse KKE mbart mbi kurriz të saj një histori dhe përvojë heroike, historinë e të pagjunjëzuarve të luftës së klasave nga e cila nxjerr konkluzione, bëhet më e aftë dhe ecën përpara.
Sepse vetëm Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mund të frymëzojë idealet më të bukura e më të mëdha, ato të luftës për të Madhen, të Bukurën, Tronditësen! Socializmin!
27.09.2022