Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Marrëveshja e re mbi bazat ushtarake është një hallkë e rrezikshme e përfshirjes së Greqisë në planet e luftës të SHBA-ve
Në njoftimin e saj, për modifikimin e «marrëveshjes greko-amerikane për mbrojtjen» dhe deklaratat e N. Dhendhias dhe të Ant. Blinken, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përmend:
«Marrëveshja e ashtuquajtur "mbrojtje" -por në fakt shumë agresive- midis Greqisë dhe SHBA-ve, përbën një hallkë e rrezikshme e përfshirjes së vendit tonë në planet e luftës të SHBA-ve dhe NATO-s në rajonin e gjerë. Për më tepër, referimi i Ministrit të Jashtëm të SHBA-ve për kontributin e Greqisë në luftën në Afganistan, përshkruan se do ketë dhe shumë "Afganistane" të reja me pjesëmarrjen aktive greke.
Me këtë Marrëveshje, me afat 5 vjet dhe më pas zgjatet pa afat të caktuar, i gjithë territori i Greqisë shndërrohet në një bastion të madh imperialist NATO-amerikan, duke parashikuar azhurnimin e bazave ushtarake që ekzistojnë, krijimin e bazave të reja, dhënien e kampeve ushtarake, infrastrukturës dhe ndihmave të tjera për nevojat ushtarake amerikane. Këto plane janë pjesë e Strategjisë "NATO 2030" dhe në zhvendosjen e forcave të mëdha ushtarake në Europën Lindore, me vështrim të drejtuar në konkurrencën me Rusinë dhe Kinën. Këtë rol shërben gjithashtu edhe azhurnimi i Alexandrupolis si një pikë referimi për operacionet dhe stërvitjet e ushtrisë amerikane.
Qeveria e ND, duke vazhduar Dialogun Strategjik dhe marrëveshjen me SHBA-të, dialog që kishte inauguruar qeveria SYRIZA, merr përgjegjësi të mëdha ndaj popullit grek. E kthen Greqinë në një fajtor ndaj popujve të tjerë, por edhe në një objekt të mundshëm sulmi - hakmarrjeje në kuadrin e rivaliteteve të acarta që marrin karakter lufte - ushtarake. Në të njëjtën kohë, ajo nxit konkurrencën me klasën borgjeze të Turqisë.
Argumenti se me këtë mënyrë "Greqia siguron kufijtë e saj dhe mbrohet ndaj agresionit turk" është plotësisht e rreme dhe çorientues. SHBA-të dhe NATO, në të njëjtën kohë, po bëjnë pazare me Turqinë "aleate" për shkëputjen e Turqisë nga ndikimi rus, ndërsa synimi i tyre kryesor është të ruajnë kohezionin në pjesën juglindore të NATO -s. Në këtë drejtim, letra e ministrit të Jashtëm, A. Blinken, mbi mbështetjen e të drejtave sovrane të Greqisë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar hidhet si "hi ndaj syve". Deklarata të ngjashme janë bërë edhe në të kaluarën nga ish Ministri Jashtëm i SHBA-ve, M. Pompeo, por kjo gjë jo vetëm që nuk e kufizoi situatën e rrezikshme në detin Egje dhe Lindje e Mesme, por përkundrazi u shoqërua me përshkallëzimin e agresionit turk. Në fund të fundit, historia është e mbushur plot me marrëveshje dhe deklarata që "mbetën në letra", në kontekstin e ri-pozicionimit të vazhdueshëm të aleancave imperialiste.
Marrëveshja me SHBA-të, si edhe ajo me Francën, përfundimisht i shërbejnë qëllimit të azhurnimit gjeostrategjik të kapitalit grek dhe për hir të interesave të tij, qeveritë greke marrin rolin e "kapadaiut" në planet dhe antagonizmat imperialiste, duke e ekspozuar popullin grek në rreziqeve të mëdha. Kjo, në fund të fundit, konfirmohet edhe nga referencat e veçantë për marrëveshjet e biznesit dhe tregtisë që shoqërojnë këtë marrëveshje ushtarake.
Është më shumë se kurrë e nevojshme të formohet dhe forcohet një front popullor, që të shfuqizohen këto marrëveshje të turpshme agresive, të mbyllen bazat ushtarake të huaja në Greqi, të kthehen në atdhe misionet ushtarake greke që ndollën jashtë Greqisë, të shkëputet Greqia nga aleancat, si NATO dhe BE».
Zyra e Shtypit e KQ të partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
15.10.2021