Lidhje me faqet e vjetra të PKG
ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)
Marrëdhëniet strategjike NATO-SHBA-BE me Turqinë nxisin retorikën e saj agresive
Në deklaratën e saj për deklaratat provokuese të Erdoganit në OKB, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson si më poshtë:
«Deliri i Erdoganit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai paraqiti të gjithë gamën e pretendimeve të klasës sunduese turke kundër Greqisë dhe Qipros, nuk mund të interpretohet si një taktikë parazgjedhore dhe as si një produkt i gjoja izolimit të Turqisë.
Janë pikërisht marrëdhëniet strategjike të NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së me Turqinë -në një periudhë të acarimi të antagonizmave me Rusinë dhe përpjekjes për të shkëputur Turqinë nga ndikimi rus- ato që po nxisin retorikën agresive dhe veprimet e ngjashme të qeverisë turke kundër të drejtave sovrane të Greqisë».
21.09.2022