Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Demonstrata kundër buxhetit antipopullor të shtetit

Larg duart nga të ardhurat e popullit! Rritje në paga dhe në përfitime

Me demonstratën mbar-punëtore të datës 16/12/2021 në qendër të Athinës, organizatat sindikaliste, forumet masive, punonjësit, pensionistët dhe të rinjtë dënuan Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 i cili e çon popullin dhe nevojat e tij në “mbytje”. Protestuesit denoncuan rrafshimin e të ardhurave dhe nevojave të popullit që të sigurohen përfitime të reja për grupet e biznesit.

Në momentet që debati po vazhdonte në Seancën Plenare të Kuvendit, sindikatat e punëtorëve, unionet e të vetëpunësuarve, shoqatat e grave, shoqatat studentore, kërkuan masa për mbështetje të konsiderueshme të së ardhurave, rritje të pagave dhe konsolidimin e Kontratave Kolektive, zgjerimin e së drejtave të punës, rritjen e fondeve për Shëndetësi dhe Arsimi, ulje të taksave.

 

Në demonstratë ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, nga ku deklaroi për mediat:

«Brenda në Kuvend i themi një ‘jo’ të madhe buxhetit antipopullor. Por “jo”-në më të madhe duhet ta thotë vetë populli grek, duke forcuar betejat e tij, aleancën e tij, duke përmbysur korrelacionet negativ, duke përmbysur të gjithë shërbëtorët e një pushteti të pamëshirshëm.»

demonstrata të ngjashme u realizuan edhe në shumë qytete të tjera të Greqisë.

 

 

 

 

 

17.12.2021