Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Komunistët grekë – bëhen objektiva të listës së vdekjeve të Ukrainës

Deklaratë e përbashkët nga Jorgos Lambrulis, deputet dhe nënkryetar i Parlamentit Grek, Sotiris Zarianopulos, ish-eurodeputet dhe Jorgo Maganas, kuadër i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për portalin elektronik «Press Project»

“Regjistrimi” i emrave tanë në “listën e zezë” ukrainase me titullin e rremë “Paqebërës” dëshmojnë faktin se shteti borgjez ukrainas zgjodhi rrugën e vënies tonë në shënjestër të hapur, si dhe shënjestrimin e Partisë sonë, Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila iu përgjigj ftesës në nëntor të vitit 2014, për të shkuar në rajonin e Donbasit, për të shprehur solidaritetin tonë me popullin e rajonit dhe Ukrainës në tërësi.

Përpjekja për të na ngarkuar akuza të ndryshme inekzistente, si "armiq të Ukrainës", bashkëpunëtorë të "organizatave terroriste", tregojnë "dyshezën" antidemokratike të një regjimi që është "zhytur" në antikomunizëm dhe në ndalimin e çdo zëri opozitar në Ukrainë i cili mbizotëroi pas grushtit të shtetit antikushtetues të vitit 2014, me mbështetjen e SHBA, NATO-s dhe BE-së, duke shfrytëzuar edhe forcat fashiste për qëllimet e tij.

Qëndrimi i qeverisë greke, e cila në thelb “shpëlan duart e saj”, duke mbështetur pretendimet e qeverisë ukrainase, se gjoja kjo faqe interneti kontrollohet nga “qarqe ekstreme”, është një pretekst për t’i hedhur “hi syve”. "Ciklet ekstreme" janë të integruara në shtetin borgjez ukrainas, siç u pa edhe nga ndërhyrja e nazistëve të batalioneve Azov në parlamentin grek gjatë kohës së shfaqjes televizive të Zelensky-t, ku në të cilën Partia Komuniste e Greqisë (KKE) refuzoi të merrte pjesë, diçka që u vërtetua dhe nga vetë zhvillimi.

Ashtu si "mish e thua" janë bërë edhe në shtetin borgjez rus ato "qarqe ekstreme" ruse që vënë në dyshim ekzistencën e kombit Ukrainas, të cilët përpiqen të fajësojnë Leninin dhe bolshevikët për pushtimin e papranueshëm ushtarak rus të Ukrainës këtë vit, ata që "lavdërojnë " filozofin fashist rus I. ILIN dhe kërkojnë që të përdoren armët e shkatërrimit masiv në luftën imperialiste që po zhvillohet në Ukrainë për interesat e monopoleve dhe jo për popullin e Donbasit ose për "luftën gjoja kundër fashizmit".

Ne nuk zgjedhim "grabitqar" në luftën imperialiste, jemi të vendosur në mënyrë konsekuente në anën e popujve, dhe populli rus dhe ai ukrainas punuan së bashku në kuadrin e Bashkimit Sovjetik, i cili, pas pak ditësh, do të festojë 100 vjetorin nga themelimi i tij, ku në 30 vitet e fundit restaurimi kapitalist solli varfërinë, shfrytëzim klasor dhe luftërat imperialiste për të dy popujt!

 

08.12.2022