Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Koment i Zyrës së shtypit për Samitn e BE-së dhe masat kundër emigrantëve dhe të refugjatëve
Në njërën anë BE-ja eshte nga te parat qe mer pjese në luftërat imperialiste dhe plaçkitjen e popujve, qe çon në ç’rrënjosjen njerëz të mjeruar, dhe nga ana tjeter udhëheqësit e BE-së diskutojnë se si këto flukse te medhaja te emigranteve dhe te refugjatëve te mos mbërrijnë në Evropë, duke promovuar masa te reja dhe te repta, gjithashtu dhe forcimin e mëtejshëm të Fronteks-it si akoma dhe operacione ushtarake jashtë vendit, si c’eshte dhe skuadra e nderhyrjes për Mesdheun.
Eshte vertetuar qe masat e ndalimit nuk do te pengojne njerezit e varfer nga perpjekja ti shpetojne vdekjes, luftes dhe varferise. Por ato thjesht do te rrisin tarifen e trafikantëve dhe numrin e emigrantëve dhe refugjatëve te vdekur në Mesdhe.
Puntoret grek dhe emigrant duhet te luftojne se bashku kundër këtyre politikave ç’njerëzore të qeverive dhe të BE-së dhe te kerkojne legalizimin e te gjithe emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, sidomos ata që jetojnë shumë vite. Te jepen dokumentat e duhura kundër Dublin II dhe marrëveshjes së Shengenit për ata që dëshirojnë të udhetojn në vende të tjera të BE- se. Ti jepet azil politik refugjateve me procedura te shpejta dhe te drejta, te cilet jane viktima te lufterave dhe regjimeve te repta.