Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Kapitulli i Tretë
VLERËSIM I ZHVILLIMEVE NË GREQI
VLERËSIM I ZHVILLIMEVE NË GREQI
20. Ekonomia greke ka tendenca për një rimëkëmbje të dobët (anemike) në vitin 2017. Megjithatë, realizimi i kësaj tendence do të varet dhe nga parametra të tjerë, sidomos nga zhvillimet në ekonominë ndërkombëtare.
Duke marrë parasysh Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB) me çmime konstante 2010, tkurrja e saj në 5 vjet është 10.4%, ndërsa në krahasim me fillimin e fazës së krizës në vitin 2008, rënie e PKB-së e kalon 26%. Në vitin 2015 PKB-ja u tkurr me 0.2%, ndërsa për vitin 2016 parashikohet rënie e re me 0,3%. Në vitin 2015 indeksi i volumit të prodhimit industrial shënojë një rritje anemike (të dobët) për herë të parë pas vitit 2007 me 0.7%, një prirje kjo që vazhdoi në gjysmën e parë të vitit 2016. Sektorët me dinamike në përpunim ishin industria e prodhimit të naftës, prodhime farmaceutike, prodhime kimike, metalet bazë.
Struktura sektoriale e ekonomisë greke nuk ka ndryshuar ndjeshëm në katër vitet e fundit. Ka pasur një rritje të vogël në pjesën e sektorit primar të prodhimit të ri të përgjithshëm nga 3.7% në vitin 2012 në 4% në vitin 2015 dhe në sektorit terciar nga 80.1% në vitin 2012 në 81.8% në vitin 2015, dhe një rënie përkatëse në sektorin sekondar (përpunimi, energjia, ndërtimi, minierat nxjerrjes), nga 16.2% në vitin 2012 në 15.2% në 2015.
Vlen të shënohet se –veç problemeve metodologjike të përgjithshme në ndarjen e sektorëve në primar, sekondar dhe terciar– shifrat e mësipërme ndikohen nga fakti se një numër i sektorëve të industrive, të tilla si telekomunikacioni dhe transporti, klasifikohen nga statistikat borgjeze në sektorin terciar. Problemi i më sipërm metodologjik bëhet edhe më i madh në Greqi për shkak se anijet-flota detare tregtare (e cila i takon sektorit të transportit) është gjithmonë sektori më i fuqishëm i ekonomisë kapitaliste greke.
Flota detare e transportit tregtar, pra anijet-vaporët që janë në pronë greke zënë vendin e parë në nivel botëror në vitin 2015, me rritje të kapacitetit të anijeve të tyre, me një pjesë të madhe në flotën botërore të anijeve cisternë dhe të anijeve për ngarkesë mallrash si dhe me një shkallë të lartë të shfrytëzimit të punëtorëve në këtë sektor pune.
Katër vitet e fundit ka vazhduar tendenca e rënies në numrin e punëdhënësve dhe në numrin e të vetë-punësuarve për shkak të krizës, ndërkohë që ka pasur një rritje fare të vogël në numrin e të punësuarve-pagë. Më konkretisht, numri i punëdhënësve u zvogëlua nga 261 000 në vitin 2012 në 248 000 në vitin 2015, numri i të vetëpunësuarve (ku hynë edhe bujqit) ra nga 908 000 në 856 000 dhe numri i të punësuarve u rrit fare pak nga 2.34 milion në 2.35 milion. U ulën gjithashtu dhe bashkëndihmësit anëtar, nga 185 000 në 158 000.
Këto ndryshime nuk ndryshuan në mënyrë dramatike përmasat midis tyre as normat e tyre në totalin e punonjësve: Përqindja e punëdhënësve ka rënë nga 7.7% në 6.9%, përqindja e të vetë-punësuar nga 24.6% në 23.7% dhe përqindja e të punësuarve u rrit me 63.4% në 65%. Pjesa tjetër ka të bëjë me anëtarët bashkëndihmës, shkalla e të cilave shënojë një rënie të vogël. Duhet të merret parasysh se këto shifra ndryshojnë sadopak për sa i përket popullsisë që është aktive nga ana ekonomike ku veç nga të vetëpunësuarit përfshijnë dhe të papunët, që një pjesë e madhe e së cilëve vjen nga puna me pagë.
21. Në periudhën e krizës u forcua tendenca e përqendrim-centralizimit të ekonomisë kapitaliste greke. Pas një cikli të shit-blerjeve dhe unifikimeve, 4 bankat e mëdha të sistemit përmbledhin praktikisht pothuaj se të gjitha aktivitetet bankare.
Në sektori i tregtisë shënohet rritje e konsiderueshme e pjesëve të grupeve të mëdha komerciale në sektorin e telekomunikacionit 3 grupe (OTE, Vodaphone, Wind) praktikisht kontrollojnë plotësisht tregun, dhe grupi i dytë më i fortë i biznesit ka nënshkruar partneritet strategjik me të tretin.
Sektori i energjisë dominohet nga tre grupe të mëdha të biznesit në fushën e karburantit që kontrollojnë plotësisht rafinimin e naftës, dhe u avancua me vendosmëri dhe grumbullimi në industrinë e ndërtimit, ku grupet e mëdha të biznesit aktivizohen edhe me projekte të vogla ndërtimi.
Në industrinë e metalit, dy grupet më të mëdha të biznesit kontrollojnë pothuajse 2/3 e industrisë. Zhvillime të ngjashme shënohen dhe industrinë e turizmit-ushqimit, ushqimore dhe pijeve.
22. Bashkësitë ndërkombëtare imperialiste (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, FMN, Komisioni Europian), si dhe Banka e Greqisë, parashikojnë rimëkëmbjen e ekonomisë greke në 2017-2018, me rritjen e investimeve (me përjashtim të banesave), me kontributin e ligjit të ri të zhvillimit, i bazuar në financimin nga komuniteti, për të përshpejtuar privatizime të mëdha.
Parashikojnë rritje të eksporteve të mallrave, si rezultat i përmirësimit të aftësisë konkurruese të ekonomisë greke, rritje të shërbimeve (turizëm, transporti detar) dhe rritje në konsumit të brendshëm si rezultat i rritjes së punësimit, të së ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të kredive.
Si element pasigurie që mund të çojë në rezultate më negative, dallohen përkeqësimi i mundshëm në mjedisin ekonomik ndërkombëtar dhe në ecurinë që do të ketë BE-ja pas Brexit-it, ndikimi i mundshëm negativ në turizëm dhe në tregti nga përkeqësimi i problemit të refugjatëve dhe të situatës në rajonin e Mesdheu Lindor dhe ndikimi i politikave qeveritare (p.sh. rritja e taksimit indirekt, ngarkesa e shtresat popullore).
Këto vërejtje nënvizojnë pasigurinë e parashikimeve borgjeze, sidomos nëse përkeqësohet rrjedha e Eurozonës dhe rriten forcat që mendojnë daljen.
Vlen të përmendet se disa investime të mëdha (p.sh. portet, transporti hekurudhor), nuk janë të lehta për t’u realizuar, nëse nuk do të ekzistojë një kompromis afat-mesëm mes SHBA- BE - Kinës - Rusisë në rajonin e gjerë.
Gjendja e klasës punëtore, e shtresave të tjera popullore dhe politika qeveritare
23. Masat që çuan në përmbysje të mëdha në marrëdhëniet e punës, në paga, në Marrëveshjet Kolektive, në pensione, në shërbime sociale, etj., ishin paraplanizuar shumë kohë para krizës, me Traktatin e Mastrihtit, dhe më konkretisht që nga viti 1993 me "Biblën e Bardhë". D.m.th ishin në përgjithësi për të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe ishin vendosur pavarësisht nga faza e ciklit të riprodhimit kapitalist. Këto ristrukturime kapitaliste dhe reformat përkatëse antipunëtore i shërbyen qëllimit për të nen ndihmuar përfitimin kapitalist në sfondin e intensifikimit të konkurrencës ndërkombëtare. Megjithatë, domosdoshmëria e këtyre ristrukturimeve dhe reformave, për sistemin kapitalist doemos që bëhen edhe më të nevojshme në periudha krize.
Ky planifikim strategjik u promovua me synim, në mënyrë metodike dhe në afat të gjatë kohor nga ana e BE-së dhe qeverive borgjeze në çdo shtet. Këto masa gjetën zhvillimin e tyre të shpejtë dhe të plotë, sidomos në Greqi, nga viti 2010 e tutje, me tre paketa masash (memorandume) dhe dhjetë ligjet zbatues vetëm në lidhje me ristrukturimin e të drejtave të punëtore (4 Ligje 2010, 2 në vitin 2012, 1 në vitin 2013, 1 në vitin 2014, 1 në vitin 2015, 1 në vitin 2016).
Sipas strategjisë së unifikuar promovohen:
• Politikë unike për uljen drastike të pagave dhe mëditjeve dhe nxitjen e formave alternative të punësimit dhe me orare të pjesshme pune. Heqje në masë të madhe të orarit të caktuar të punës ditore, të përhershmërisë në punë në sektorin shtetëror dhe një punë të caktuar më të qëndrueshme në sektorin privat, ndryshime të përgjithshme në marrëdhëniet e punësimit, duke rritur paqëndrueshmërinë - fleksibilitetin. Këto politika janë të integruar në strategjinë e liberalizimit të tregut të punës që të realizohen në periudhën afatgjate dhe në tendencën e përshtatjes së pagave të punës dhe mëditjeve në nivele shumë të ulëta të formuara në tregun ndërkombëtar kapitalist.
• Politikë unike për tkurrjen e shërbimeve sociale dhe në shëndetësi dhe, mbi të gjitha, për sistemet e Sigurimit Shoqëror duke zgjeruar e privatizimin e tyre.
• Politika për legalizimin e zyrave që të gjejnë punë dhe në shfrytëzimin e emigrantëve si krah pune e lirë në pagë dhe si një mjet presioni për ulje totale të pagave dhe mëditjeve.
• Kufizime të reja mbi të drejtën për grevë, ndaj aktivitetit sindikalist.
• Rritje të vazhdueshme të taksave indirekte, me pasojë rritjen e çmimit të mallrave të konsumit popullor (p.sh. rryma elektrike, ushqimoret, transporti publik, etj.).
"Europa Strategjike 2020", që u miratua nga Këshilli Europian në Qershor të vitit 2010, përbën një thellim të gjithë kuadrit antipunëtor që ishte formuar. Këto masa, që synojnë të bëjnë më antagoniste monopolet e Europës dhe në mes të tyre edhe monopolet e Greqisë, nuk do të thotë se mund të kapërcejnë kontradiktat e sistemit, të zhvillimit të pabarabartë - asimetrik, kontradiktat ndër-imperialiste. Kjo duket më qartë në BE sot, në të cilën zbatohet "Qeverisja Ekonomike – Semestri Europian" dhe është duke u përgatitur "Bibla e re e Bardhë" që do të shpallet në pranverën e vitit 2017, me synim që të bëhet Bashkimi Ekonomik Monetar më i fortë në "lëkundjet e ardhshme".
Pasojat e krizës ekonomike dhe masat antipunëtore, të marra me ana të memorandumeve të famshme dhe ligjet zbatues, shkaktuan përmbysje të gjera dhe të mëdha në kushtet e jetesës dhe të punës, në kushtet e klasës punëtore, në pjesë të madhe të pronarëve të vegjël dhe të vetë-punësuar në qytet dhe fshat. U zgjeruan radhët e klasës punëtore me pjesë të reja nga shtresat e mesme të shkatërruara të qytetit dhe fshatit. Më shumë pjesë të shtresave të mesme u afruan me klasën punëtore, u shtuan gjysmë-proletarët. Krahas kësaj u shfaq rritje e emigrimit, sidomos e të rinjve.
Ristrukturimi dhe kriza tkurrën shtresat e aristokracisë punëtore në sektorin privat dhe shtetëror si dhe punësimin në shtet. Kjo nuk do të thotë se klasa borgjeze jep dorëheqje nga mbajtja, rinovimi dhe krijimi i mekanizmave të reja për të manipuluar lëvizjen punëtore. Mbetet dhe rritet diferencimi i rëndësishëm, i shtresimit brenda klasës punëtore dhe e punën pagë më gjerë, e cila përbën bazën materiale të aristokracisë punëtore.
24. Të dhënat e fundit konfirmojnë prirjen rritëse të varfërimin absolute të klasës punëtore. Pas uljes dramatike të pagesës totale të punonjësit në periudhën 2009-2012 nga 85 miliardë në 66.1 miliard euro, në periudhën 2012-2015 ra në 59 miliardë euro., duke shënuar një rënie të mëtejshme prej 10.7%, ndërsa rënia e përgjithshme ne lidhje me nivelin e hershëm tejkalon 30%. Përveç shkurtimeve të pagave, kjo ulje drastike e totalit e pagave të punonjësve pasqyron natyrisht dhe rritjen e papunësisë gjatë krizës.
Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë, shpërblimi i një rrogë ra 7% në vitin 2013, 2.1% në vitin 2014 dhe 2.7% në vitin 2015. Kompensimi nominale për çdo punëtorë është ulur nga 24.300 euro në vitin 2012 në 21.800 euro në vitin 2015, një ulje 10,3% që vjen të shtohet në shkurtimet që u bënë në periudhën 2010-2012 që rrëzoi paga mesatare vjetore nominale nga 26.1 në 24.3 mijë euro. Në terma të qëndrueshme (duke llogaritur dhe popullsinë) reduktimi i pagës mesatare tejkalon mbi 20%. Me bazë të së dhënave të Institucionit të Sigurimeve Shoqërore (IKA), ulja e pagës minimale që nga viti 2010 e gjer sot është afër 35%.
Fuqia blerëse e pagës mesatare bruto në Greqi në vitin 2014 i qaset kufirit të 66% të fuqisë mesatare blerëse të 15 shteteve më të përparuara të BE-së, nga 82% që ishte në vitin 2009. Humbjet në fuqinë blerëse të së punësuarve janë edhe më të mëdha nëse merret parasysh grabitja e madhe tatimore që është bërë vitet e fundit. Duke marrë në konsideratë të gjithë këta faktorë, mund të vlerësojmë se humbjeve totale në standardin e jetesës së punëtorëve arrijnë ose afrojnë në 50% në periudhën e krizës.
Sulmi mbi ndaj pagës minimale (reduktim për 22% për moshën mbi 25 vjeç dhe 32% për të rinjtë deri në 25 vjeç) kishte si rezultat që të ardhurat në vitin 2014 të jenë edhe më të ulëta akoma dhe me normat e ulëta në fillim të dekadës së viteve 1990.
Ligjet e viteve të fundit vazhdojë të përkeqësojnë pagat dhe të ardhurat popullore, jetën e klasës punëtore dhe të familjeve popullore. Të dhënat e paraqitura pasqyrojnë vështirësitë me të cilat përballen punëtorët, gjendjen e punonjësve dhe të marrëdhënieve të punës.
Ata që punojnë me pagë të ulët përbëjnë rreth 60% të punëtorëve. Më konkretisht, punëtorët me pagë «të pastër» nën 1000 euro arritën në 63.17%. Në të njëjtën kohë vihet re, se ka një lëvizje për shkurtime edhe më poshtë për sa i përket klasifikimit të punonjësve në nivele të ndryshme. Të punësuarit me paga nga 501 gjer në 600 euro u shtuan në 13.24%, dhe 10.56% të punësuarit me pagë 601 gjer në 700 euro.
Për sa i përket "lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit" në tregun e punës që erdhi me ligjet e fundit dhe krizën kapitaliste, karakteristike është kjo: Në vitin 2015 kontratat e punës janë ndërprerë nga punëdhënësit –bashkë me "largimet vullnetare nga puna" dhe të përfundimit të kontratave me kohë të kufizuar– tejkaluan numrin e të punësuarve me pagë në të njëjtin vit.
Marrëdhëniet punëtore përkeqësohen me ritme shumë të shpejtë. Në vitin 2015 përqindja e "marrëdhënieve të punës fleksibële-elastike" (me kohë të pjesshme në punë) në punësime të reja tejkaluan 55%, kur në vitin 2009 ishte 29% dhe në vitin 2012 në 45%. Rreth 30% e punonjësve në sektorin privat punojnë me marrëdhënie pune të pjesshme, ndërsa 20% punojnë më pak se 20 orë në javë. Në çdo rast, më shumë se gjysma e rekrutimeve-punësimeve që bëhen sot kanë të bëjnë me forma të tilla fleksible-elastike të punësimit, diçka që natyrisht ndikon dhe në nivelin mesatar të pagave.
Konsumi mesatar i familjeve në Greqi ka rënë 25% në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe arrin në shifrën e 1.460 euro ndaj 1,950 në vitin 2010. Në të njëjtën periudhë vërehet tashmë një ndryshim i dukshëm në mënyrën e të ushqyerit të familjes mesatare greke. Konkretisht u ndryshuan sasitë e blerjes së artikujve të konsumit ushqimor (p.sh. u ul 12% konsumi i mishit dhe i peshkut). Në vitin 2015 40% e popullsisë ishin në gjendjen mungesës materiale, një shifër kjo që është rritur në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me 24% që ishte në vitin 2010.
Shkalla e përgjithshme e papunësisë ka rënë paksa gjatë katër viteve të fundit, por megjithatë ka mbetur jashtëzakonisht e lartë. Në vitin 2015 arriti në 24.9% në krahasim me 27.5% në vitin 2013 dhe 26.5% në vitin 2014. Numri i të papunëve mbetet shumë i lartë, dhe arrin në 1.2 milion. Shkalla e papunësisë është shumë e lartë në grup-moshat më të reja (15-29 vjeç), ku arrin më shumë se 40%. Në të njëjtën kohë në mënyrë të konsiderueshme u rrit përqindja e të papunëve afatgjatë (d.m.th. ata që janë të papunë për më shumë se 12 muaj). Në vitin 2015 të papunët afatgjatë ishte 875.000, pra 73.1% e totalit së të papunëve, ndërsa në vitin 2012 shifra ishte 59% e të papunëve. Gjithashtu, gratë regjistrojë norma më të larta të papunësisë sesa burrat. Në vitin 2015 shkalla e papunësisë për gratë ishte 28.9% dhe 22% e meshkujve. Shkalla e papunësisë për gratë është më e lartë se shifra korresponduese e vitit 2012, e cila ishte 28.1%, duke arritur në 618.000.
25. Në raportin e fundit të Bankës së Greqisë vërtetohet pozita e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) se përmirësimi i konkurrencës dhe politika e ushtruar për daljen nga fazën krizës është mbështetur dhe do të mbështet në "kostot e ulëta të pagave dhe në kuadrin institucional që mbështet fleksibilitetin në tregun e punës", d.m.th. në fuqinë punëtore me kosto të ulët.
Lidhja e Industrialistëve Grekë shtron si prioritet realizimin e shpejtë dhe efektiv të programit të Memorandumit të 3-të, përshpejtimin e ristrukturimeve dhe privatizimeve, reduktimin e të ashtuquajturës "të shtetit pa pagesë", duke u siguruar stimuj më të mëdha në taksa për të tërhequr investimet private. Në përgjithësi, ekziston një linjë e përbashkët e klasës borgjeze vendase (Lidhja e Industrialistëve Grekë, Unioni i Pronarëve të Anijeve Greke, Unioni i Bankave Greke) me FMN-në dhe BE-në në imponimin e masave që rrisin shkallën e shfrytëzimit dhe shkatërrojnë të drejtave dhe të ardhurat e klasës punëtore.
Pavarësisht nga dallimet ekzistente mes shteteve të ndryshme anëtare të BE-së, drejtimet kryesore të kësaj politike, zbatohen me vendosmëri kudo, me shembuj karakteristik masat e fundit që u imponuan në Francë dhe Italia.
26. Qeveria SYRIZA – ANEL tregon në formë propagandistike që ndjek një orientim tjetër për rindërtimin produktiv kapitalist të vendit, në krahasim me qeveritë e mëparshme. Flet për propozimin "e zhvillimit të drejtë", që përfshin gjoja ai detaje të reja kthesën në inovacion dhe cilësi, në shfrytëzimin e njohurive shkencore dhe të teknologjisë së specializuar në të mirë të rritjes së produktivitetit, përdorim të shtetit të riformuar borgjez si një mjet të zhvillimit dhe kryesisht për të "forcuar shoqërinë dhe tregun".
Të qeveria fsheh se në kapitalizëm, përdorimi i njohurive shkencore dhe e inovacionit për të rritur produktivitetin, nuk përdoren për të përmirësuar pozitën e punëtorëve (për rritjen e të ardhurave, për të zvogëluar kohën e punës), por për të rritur fitimet e kapitalit. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se akoma dhe në shtetet që mbajnë pozita udhëheqëse në zhvillimin e teknologjisë së re në prodhim dhe nuk gjenden në fazën e krizës, të tilla si Britania, Gjermania, SHBA-të, pabarazia e të ardhurave është rritur shpejt.
E vërteta është se politika qeveritare jo vetëm që nuk çojë në ri-marrjen e pjesshëm të humbjeve të mëdha të shtresave popullore në periudhën e krizës, por në të kundërt e përkeqëson më shumë gjendjen e popullit. Në të njëjtën kohë, deklaratat qeveritare për shtet efektiv fshehin se shteti borgjez punon për interes të kapitalit dhe kështu që përshtatjet që bëhen i shërbejnë për të rritur efektivitetin e veprimeve në favor të kapitalit. Këtij qëllimi i shërbejnë kur nga njëra anë e shtrydhin popullin me taksa të shumta dhe shkurtime të shpenzimeve në politikën sociale dhe nga ana tjetër japin ndihma me fonde për grupet e biznesit vendas dhe në përgjithësi për rentabilitetin kapitalist.
Rritja e taksave indirekte, ulja e pragut të lirë të taksave, ruajtjen Taksës së Banesave dhe të Pasurisë së Patundshme (ENFIA), shkurtimi i pensioneve, rritja e kontributit për Sigurimet Shoqërore janë shembuj karakteristik të sulmit të përshkallëzuar antipopullor. Për sa i përket të vetë-punësuarve dhe bujqve, rritja e madhe e taksave dhe e ngarkesave për Sigurime Shoqërore kombinohet me reduktimin drastik të xhiros, me rezultat përkeqësimin e madhe të pozitës së tyre. Përkundrazi, grupet monopoliste kontribuojnë me më pak se 5% në të ardhurat tatimore vjetore dhe qeveria është duke filluar një ndihmë të re shtetërore për ta me anë të "ligjit të zhvillimit".
Akoma dhe ndonjë rimëkëmbje të ndodhë nuk do të mundet të ulë papunësinë, as do të bëjë ndonjë kthim në periudhën para krizës në aspektin e të drejtave themelore dhe arritjet e klasës punëtore që u fituan në shekullin e 20-të.
Zhvillimet në përgjithësi e thyejnë dhe e bëjnë thërrime iluzionin për mundësinë e menaxhimit pro-popullor të kapitalizmit, ku rritja e përfitimit të kapitalit, do të jetë në përputhje me mirëqenien e të punësuarve dhe të vetë-punësuarve. Rezulton se "brenda mureve" të pushtetit të kapitalit, të BE-së dhe të NATO-s, politikë pro-popullore nuk mund të ekzistojë.
Ecuria e reformimit të sistemit politik borgjez
27. Reformimi i sistemit politik borgjez ndodh nën ndikimin e rëndësishëm të zhvillimeve ndërkombëtare, të kontradiktave ndër-imperialiste, të vështirësive në kohezion të BE-së dhe Bashkimit Ekonomik Monetar, të kontradiktave të rrjetit të aleancave ndërkombëtare që synon klasa borgjeze e Greqisë në përpjekjet e saj për të menaxhuar kalimin në fazën e rimëkëmbjes pas një krize tetë-vjeçare të periudhës 2008-2016.
Forca kryesore të sistemit politik borgjez korrespondojnë me objektivat strategjike të klasës borgjeze, që në mënyrë sinoptike kanë të bëjnë me çështjet e mëposhtme:
• Ecuri rimëkëmbjeje të ekonomisë kapitaliste.
• Përpjekje për të përmirësuar gjeostrategjike e vendin si nyjë tregtare dhe shpërndarëse të energjisë.
• Rritje të rolit aktiv në kuadrin e NATO-s dhe BE-së.
• Ri-restaurimin e pozicioneve të klasës borgjeze greke në Europën Juglindore dhe Mesdheun Lindor që kanë pësuar humbje në vitet e mëparshme të krizës.
Opinionet e ndryshme që ekzistojnë midis partive borgjeze rreth çështjeve të veçanta të menaxhimit nuk i mohojnë elementet themelore të tilla si nevojën për të përshpejtuar ristrukturimet antipopullore, pjesëmarrjen më të thellë në planet e NATO-s, nevojën për zbutjen fiskale dhe mbështetjen e shtetit në planet kapitalit për investime.
Sigurisht, këto objektiva unike, pajtimi strategjik, nuk duhet të fshehë kontradiktat që ekzistojnë brenda klasës borgjeze dhe depërtojnë pothuajse të gjitha partitë borgjeze. Këto kontradikta –të cilat objektivisht acarohen– kanë të bëjnë si me prioritetin e mbështetjes të sektorëve të ekonomisë kapitaliste ashtu dhe me mundësitë dhe hierarkinë në aleancat ndërkombëtare të kapitalit. Kështu që, disa pjesë të klasës borgjeze greke janë më afër qendrës gjermane, disa të tjera më afër SHBA-ve apo Francës (e cili e ka rritur ndikimin e saj në vend) dhe të tjera me Kinën, Rusinë etj.
Forcat politike në Greqi
28. Në dy viteve të fundit qeveritë e SYRIZA – ANEL u provuan si më efektivet për kapitalin, në përgjithësi për klasën borgjeze, por edhe për aleatët e saj kryesorë ndërkombëtar. Ajo që klasa borgjeze dhe aleatët e saj të huaj i njohin Qeverisë së Cipras nuk është vetëm vendosmëria që ajo ka për të imponuar ligje antipopullore në favor fitimit kapitalist (karakteristikë kjo e zakonshme për të gjitha partive borgjeze) por dhe aftësinë e saj që të "pagëzojë mishin për peshk". E pranojnë , e njohin aftësinë e saj në mposhtjen e rezistencës popullore, duke treguar ndryshim ideologjik nga ND-ja, për të bashkuar shtresat popullore me sistemin, ti çorientojë ato, ti mashtrojë masivisht dhe në mënyrë të përsëritur, diçka që e kishte bërë pas vitit 1981 PASOK-u, kur për herë të parë doli në qeveri.
Kjo është "karta" kryesore që luan dhe përdor qeveria e SYRIZA në konfrontim e saj me partitë e tjera borgjeze. Natyrisht, kjo përpjekje intensifikon kontradiktat brenda SYRIZA-s, edhe pse ato nuk manifestohen me të njëjtin intensitet, si në periudhën e verës së vitit 2015.
Në të njëjtën kohë, SYRIZA bën përpjekje që të zgjerohet drejt fushës së qendrës së majtë, duke luajtur edhe me kartën e bashkëpunimin me të socialdemokracinë europiane. Por, kjo përpjekje has dhe kundërshtime brenda socialdemokracisë dhe veçanërisht nga PASOK-u, i cili për shumë dhjetëvjeçarë me radhë ishte bartësi kryesor i socialdemokracisë në Greqi. Për shembull, rivalitete të tilla ushqehen nga fakti se SYRIZA nuk ka arritur të ketë një pjesë të fortë të ndikimit sindikal në shumë sektorë, ndërsa në të kundërt, PASOK-u, mban një terrene të tilla në pjesë të aristokracisë punëtore dhe shtresa të mesme. Pavarësisht nga këto antagonizma, janë ruajtur kanale të ndryshme në perspektivën e një përbërjeje të ardhshme qeveritare, me zgjerimin e mazhorancës qeveritare drejt të ashtu-quajturës "qendër", me një mbështetje shumë më të qartë "të qendrës së majtë", duke e braktisur në të ardhmen bashkëpunimin me ANEL-in.
Veçanërisht e rrezikshme është taktika e qeverisë të kaparosi në mënyrë vulgare historinë dhe luftërat e lëvizjes punëtore popullore, duke u shfaqur si një forcë disi komuniste, një taktikë kjo që përforcohet rregullisht nga partitë e tjera dhe Mediat borgjeze. Ky mantel ideologjik e ndihmon për të bllokuar punëtorët që ndjehen të majtë, kanë rrënjë ose prirje militante. Element i kësaj përpjekjeje është tentimi i kaparosjes së Rezistencës heroike të EAM-it (Frontit Nacional-Çlirimtar), të luftës së mijëra komunistëve, të majtëve, të luftëtarëve të tjerë radikalë. Në të njëjtën kohë, qeveria synon, jo në mënyrë konsekuente, disa modernizime borgjeze, të cilat në mënyrë të falsifikuar i propagandon si radikale, për përmbysje.
29. ND-ja (Demokracia e Re), opozita aktuale, po militon që të njihet si alternativa qeveritare me e betuar antipopullore me mundësi më të stabilizuara për objektivat që ka kapitali. Në epiqendrën e konfrontimit me qeverinë hyn qëndrimi ndaj ristrukturimit - reformave, vonesat që bëhen, përshpejtimi i zbatimit të tyre Megjithatë, duket se ende nuk e ka fuqinë që të veprojë si një opsion zëvendësues e drejtpërdrejtë e qeverisë SYRIZA.
Kohët e fundit bëhet përpjekje e ngutshme që të vendoset në sistemin politik një dy-polsh (dy pole politike) me celula bazë nga njëra anë SYRIZA dhe nga ana tjetër ND-ja, me satelitët – partnerë e tyre të nevojshëm e të gatshëm për qeverisje në dispozicion për këtë qëllim. Intensifikohet lufta e tyre se kush do të jetë eksponenti më origjinal i kapitalit, cili do ta zbatojë në mënyrë më efikase politikën antipopullore të ristrukturimeve kapitaliste dhe të udhëzimeve të BE-së, të FMN-së, të gjithë kuartetit në përgjithësi.
Për sa i përket terrenit socialdemokrat, dalja e SYRIZA-s si një shtyllën themelore e saj në vend dhe njohja e saj nga socialdemokracia europiane krijon vështirësi të serioze në përpjekjen e reformimit të së ashtuquajturës "qendrës së majtë", në të cilën përfshihet edhe PASOK-u klasik socialdemokrat, POTAMI dhe parti të tjera më të vogla politike. Duke pasur parasysh vështirësitë e tanishme të këtij terreni të luaj një rol më të pavarur, ekziston kontrasti dhe lëkundja nëse për të shërbejë si një pol i tretë, bashkëbisedues i privilegjuar i SYRIZA dhe i ND-së.
Bashkëjetojnë dy tendenca të ndryshme:
• Nga një anë prirja për bashkëpunim të kushtëzuar me SYRIZA-n, me kusht një kthesë më thelbësore drejt qendrës të këtij të fundit që do të shprehet dhe me zgjedhje personash. Kjo prirje duket të jetë i mbështetur edhe nga qarqe të socialdemokracisë europiane.
• Nga ana tjetër, ekziston tendenca që favorizon nevojën e aleancës së forcave konsekuente europiane dhe forcave reformiste në të cilat përfshijnë dhe ND-në nën udhëheqjen e Q. Micotaqit.
30. "Rryma euroskeptike" në Greqi aktualisht është ende në zhvillim e sipër. Prirjet euroskeptike, edhe pse ato ekzistojnë në shtresat e gjera popullore dhe shprehen me një sërë elemente në rryma mospranimi të BE-së dhe të Bashkimit Monetar Europian ( ndër të tjera edhe në referendumin e Korrikut 2015), nuk kanë fituar në mënyrë të qëndrueshme karakteristika politike, karakterizohen nga kontradikta .
Ekzistojnë forca në të gjithë spektrin politik të sistemit politik borgjez që lëvizin në këtë drejtim. Rol kyç synon të luaj "Plevsi Eleftherias" e Z. Konstantopulu, por terreni oportunist i LAE dhe ANTARSYA me disa satelitë të vogël të tyre. Këto parti dhe grupe e maskojnë -me klasifikim në mes tyre- euroskepticizmin e tyre edhe me disa slogane antikapitaliste, duke ndihmuar në çorientimin dhe bllokimin e elementeve radikale në një version të menaxhimit borgjez. Në përgjithësi, bëhet fjalë për forca që kërkojnë të funksionojnë si një barrikadë kundër radikalizmit dhe bashkëpunimit të forcave popullore me partinë Komuniste të Greqisë (KKE), duke miratuar në thelb pozitat dhe praktikat që kishte SYRIZA, kur ai ishte ende në opozitë. Shumë prej tyre ishin në radhët e SYRIZA-s, duke e ndihmuar këtë parti të ngjitet në kolltukët e pushtetit qeveritar, ishin ministra dhe faktorë të zgjedhur institucional, kanë kontribuar me mënyrën e tyre në justifikimin e imponimit të politikave të egra antipunëtore dhe për të nxitur iluzione masive.
31. Ka gjithashtu edhe forca që janë shkëputur nga ND-ja dhe lëvizin në terrenin "euroskeptik". Proceset në fushën e të ashtuquajturës e djathta ekstreme nuk duhet të nënvlerësohen, edhe pse aktualisht kanë natyrë të margjinalizuar (p.sh. Themelimin e L.E.P.EN. nga ish-kuadër të "Agimit të Artë", partia e Failu Kranidhiotit "Nea Dheksia" partia "Ethniki Enotita" e Karaxhaferit - Baltakos, "Sindesmos Ethnikis Enotitas" e Velopulos, "Proti Grami" e Plevrit, "To Ethniko Metopo", partia e Artemi Sorras "Ellinikon Sinelevsis", etj. ).
Ky terren është gjithashtu në zhvillim e sipër, në procesin e të cilit do të kontribuojë rezultati përfundimtar i gjyqit të organizatës kriminale naziste "Agimi i Artë", por dhe proceset që po ndodhin në disa pjesë të ND-së.
Nazistët kriminelë të "Agimit të Artë" që janë të paditur në gjyq, vazhdojnë si forca mbështetëse e sistemit, të derdhin helmin e tyre racist, janë në pararojën e antikomunizmit primitiv. Kanë ndërlidhje të dyshimta dhe të ndryshme me qendrat dhe shërbime jashtë Greqisë, me qarqeve të errëta. Brenda Parlamentit me hipokrizi hiqen si një forcës antisistemit, në të njëjtën kohë kërkuar më shumë privilegje dhe përjashtime nga taksat për disa pjesë të kapitalit dhe vazhdojnë të veprojnë si trafikantë të punëdhënësve të mëdhej.
Kontradikta e dukshme, që, nga njëra anë e gjithë udhëheqja e "Agimit të Artë" përndiqet penalisht dhe nga ana tjetër pranohet si parti e respektuar borgjeze parlamentare, konfirmon se klasa borgjeze kërkon një rezervë me karakteristikat e "Agimit të Artë", por disi më të zbutur, që të përdoret në mënyrë më efektive në goditje lëvizjes dhe në antikomunizëm.
Tipar unik i nazistëve dhe i forcave të tjera politike nacionaliste është përdorimi i fluksit të madh të refugjat – emigrantëve dhe të shqetësimit që shkaktohet në pjesët e popullit, për ti çorientuar ata nga shkaku i vërtetë i problemeve dhe për të nxitur qëndrime reaksionare.
32. Në përgjithësi dhe si konkluzion: Është një çështje kritike të përballohet me vendosmëri propaganda borgjeze që shoqëron përpjekjet për të reformuar sistemin politik borgjez dhe ka për qëllim të ketë mbështetjen aktive popullore të saj.
Të përballohen iluzionet dhe gënjeshtrat që kultivohen në mënyrë sistematike, që përmes një procesi të krijimit të partive të reja dhe aleancave qeveritare mund të dalë diçka pozitive dhe me interes për popullin. Ekziston dhe përvoja e pasur e kohëve të fundit nga procesi i transformimit që u zhvillua gjatë promovimit të SYRIZA si një rezervë qeveritare për sistemin.
Thelbësore është gjithashtu përballja e frikës së kultivuar në lidhje me mundësinë e destabilizimit politik, shqetësimi në lidhje me ekzistencën e qeverive borgjeze të qëndrueshme dhe të shumicave parlamentare, thirrjet për konsensus dhe kohezion. Të gjitha këto kanë për qëllim që punonjësit ti ndihmojnë me qëndrimin e tyre -në emër të unitetit kombëtar- dhe të kalojnë politikën e tyre antipopullore, që punonjësit ti ndihmojë edhe në ndryshimet institucionale me drejtime reaksionare.
Për reformimin e kushtetutës
33. SYRIZA, duke folur për reformimin e kushtetutës, ka paraqitur një sërë propozimesh për reforma institucionale të shtetit borgjez, me elemente kryesore ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe rritjen e kompetencave të Presidentit të Republikës (PiR) paralelisht me zgjedhjen e tij të drejtpërdrejtë nga populli. Këto ndërhyrje vishen me falsifikime nga propaganda për "zgjerimin e demokracisë", ndërsa kanë për qëllim mbrojtjen e shtetit borgjez dhe sigurimin e parakushteve për rotacione të qeta në qeverisje. Propozimet e partive të tjera borgjeze, pavarësisht dallimeve të tyre, kanë për qëllim gjithashtu forcimin e pushtetit borgjez.
Këto ndërhyrje e përshtatin sistemin politik borgjez në kushtet e reja të krijuara nga kriza kapitaliste, vështirësitë e menaxhimit të tij dhe për të përshpejtuar ndihmën e shtetit në përfitimin kapitalist në kurriz të shtresave popullore. Të gjitha këto e dobësuan aftësinë e partive borgjeze për të bërë me vete masivisht shtresat popullore në kuadrin e qeverive një-partiake dhe rritin nevojën për konsensus më të gjerë mes partive borgjeze në favor të krijimit të qeverive të koalicionit. Të mësipërmet gjenden kryesisht prapa një periudhe të gjatë rimodelimi dhe përshtatjeje të sistemit politik borgjez në rrethanat e reja.
Në këtë drejtim, rritja e shkallës së ndarjeve të votave në mënyrë më analoge në ligjin zgjedhor nuk i shërben forcimit të vullnetit popullor, por synimit që të përshpejtohet përshtatja e sistemit politik borgjez me nevojat aktuale të korrelacionit të qeverive me koalicion, të koalicioneve të mëdha apo të vogla, si ato që formohen në shtetet e tjera kapitaliste, si Gjermania, Belgjika etj. Shpërndarja e votave në mënyrë më analoge objektivisht e rrit presionin për konsensus dhe bashkëpunim më të gjerë mes partive borgjeze dhe zbut interesat dhe synimet "e vogla partiake".
E njëjta gjë vlen edhe për propozimin e forcimit të rolit të Presidentit të Republikës (PtR), me rritje të kompetencave të tij rregullatore në raste vështirësie të formimit të qeverive dhe ngritjen e tij si një pikë reference të sistemit politik borgjez, i cili do të organizojë shumica qeveritare dhe konsensuse parlamentare. Me këtë mënyrë bëhet Presidenti i Republikës si një burim i legjitimi i pushtetit ekzekutiv dhe si një prej konstanteve të qeverisjes borgjeze, pa humbur parlamenti rolin e tij primar.
Në çdo rast sistemi politik borgjez do të bëhet më agresiv, që të shërbejë më efektivisht nevojat e kapitalit, të konkurrencës dhe përfitimit të tij.
Më konkretisht për ndarjen me Shtetit dhe Kishës
34. Nga reformimi i kushtetutës të propozuar deri më sot nga SYRIZA mungon plotësisht çështja e ndarjes mes Shtetit dhe Kishës. Qeveria hap -si "pluhur në sytë e njerëzve radikale"- çështje të veçanta të konfrontimit me hierarkinë e Kishës, e cila duke kundërsulmuar, në periudha të ndryshme, rrëshqet në pozita të errëta të periudhave të kaluara të ekzistencës së shtetit borgjez grek.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) konsideron se për Greqinë çështja e ndarjes mes Shtetit dhe Kishës është shumë e pjekur, me çka do të thotë kjo edhe për arsimin, procedurat rituale në institucionet publike, martesat civile, varrimet civile, mundësia e djegies së të vdekurve, emërtimin e fëmijëve pa pagëzim, çështja e pronës së Kishës.
Ndarja midis Shtetit dhe Kishës dhe laicizmi i shtetit (d.m.th kalimin në një shtet pa fe), i arsimit, i të gjitha institucioneve, u realizua në shumë vende nga vetë borgjezia dhe shteti i saj, akoma dhe më parë se Revolucioni i Tetorit i vitit 1917 dhe shfaqjen e shteteve socialiste, gjatë shekullit të kaluar.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të vazhdojë të luftojë me këmbëngulje çdo përpjekje të përçarjes të popullit në bazë të besimeve fetare të tij. Vetëdija fetare është formë e vetëdijes shoqërore në shoqëritë klasore, në kushtet e sistemit kapitalist, dhe mbijeton për shumë kohë të gjatë në kushte e ndërtimit socialist. Nuk hiqet as me dekrete, as me ligje.
Pozicioni i përhershëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për këto çështje, së pari është për mbrojtjen e së drejtës së lirisë për të qenë i pa fe, mos-persekutimi i besimit fetar ose të ateizmit dhe të trajtimit të barabartë pavarësisht bindjes fetare. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbron sigurimin e debatit ideologjik – filozofik rreth çështjeve që kanë të bëjnë si për fenë, si një fenomen social, ashtu dhe me fetë e veçanta dhe historinë e tyre. Në këtë diskutim Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndërhyn duke ushtruar luftë sistematike kundër iracionalizmit dhe mendimit metafizik duke mbrojtur interpretimin dialektor të natyrës dhe shoqërisë, materializmin dialektik dhe historik.
Për Administratën Lokale dhe Rajonale
35. Administrata Lokale dhe Rajonale si institucion i shtetit borgjez, e strukturuar në mënyrë objektive më afër masave punëtore – popullore, luajti gjatë gjithë rrjedhës së krizës roli të rëndësishëm në integrimin e të punësuarve në nevojat e sistemit borgjez. Përshtati funksionet e saj në kushtet e reja të lidhura me administratën qendrore (qeverinë), në mënyrë që t'i shërbejë strategjisë së përgjithshme të kapitalit dhe të integrohen masa punëtore – popullore nëpërmjet programeve dhe ndërhyrjeve të ndryshme. Në këtë përpjekje është shfrytëzuar gjerë boshti i politikave sociale, programet e ndryshme të BE-së si dhe programe të tjera për të " luftuar varfërinë dhe papunësinë". Janë krijuar shumë lloje të strukturave, si të pavarura ashtu dhe bashkë me OJQ-të, vullnetare, "kooperativa sociale" etj., të përfshira në "politikën e ekonomisë sociale". SYRIZA, me forcat saj qeveritare dhe partiake, luan një rol udhëheqës në këtë drejtim.
Reformat në Administratën Rajonale dhe Lokale kontribuuan në disiplinën fiskale, në zgjerimin e taksimit antipopullor, në komercializimin (tregtimin) e shërbimeve dhe mallrave, në përmbysjen e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave. Mbështeten nga shumica e personelit politik borgjez që e përbën.
Mbetet i domosdoshëm monitorimi më i mirë dhe më i thellë i veprimtarisë së autoriteteve lokale dhe rajonale, të forcave borgjeze politike në to. Kundërshtimi me politikën e Menaxhimit Lokal dhe Rajonal ka si bazë problemet popullore dhe acarimin që ato marrin nga sulmi i kapitalit dhe bazohet në zbulimin e karakterit klasor të shtetit dhe të institucioneve lokale të tij.
Për "Ekonominë Sociale dhe Solidare"
36. Nga e sistemit politik borgjez, në vitet e fundit, me theks të veçantë manifestohet sektori i " Ekonomisë Sociale dhe Solidare" (K.AL.O.) si "sektori i tretë" i ekonomisë, pas atij shtetëror dhe privat, që gjoja përparon në aktivitete me synime jo vetëm fitimprurëse, por për nevoja sociale të acarta.
Me " Ekonominë Sociale të Solidarizuar" bëhet përpjekje për "të çfajësuar" rrugën e zhvillimit kapitalist, duke shfaqur gjoja mundësinë e aktiviteteve ekonomike brenda kapitalizmit, të cilat do të kenë synim të vetëm kënaqjen e nevojave të sociale. Është një term çorientues, sepse së pari shteti dhe sektori privat në kapitalizëm i shërbejnë nevojave të riprodhimit të zgjeruar të kapitalit social, dhe së dyti, sepse në terrenin e kapitalizmit asnjë aktivitet privat që nuk ka për qëllim fitimin nuk ka rëndësi ekonomike.
"Ekonomia Sociale e Solidarizuar" përdoret nga shteti borgjez, si një mekanizëm reduktimi të mëtejshëm të shërbimeve shtetërore sociale, duke e transferuar përgjegjësinë për një sërë aktivitetesh në këto mekanizma. Me mjete kryesore institucionet Bashkiake dhe Rajonale- (Periferike), kontribuon kryesisht në justifikimin e biznesi, tregtisë. Përveç këtyre, zhvillohet në sektorët e shërbimeve sociale, duke zëvendësuar nevojën për rekrutime masive të përhershme, pra nevojën për marrje në punë të shumë njerëzve, por edhe masat shtesë për mbështetjen e të papunëve. Kjo ndihmon në heqjen e të drejtave të punës dhe të drejtave të tjera të punëtorëve, duke përdorur edhe "vullnetarizmin", e cila natyrisht nuk ka asnjë lidhje me solidaritetin popullor dhe vullnetarizmin origjinal popullor.
Në të njëjtën kohë, "ekonomia sociale" nuk i përket ekskluzivisht shërbimit të social të shtetit, por nëpërmjet "Bizneseve Shoqërore Kooperativa" (KOIN.S.EP.) përhapen në shumë sektorë të ekonomisë (p.sh. në ndërtim) dhe përdoret si një mekanizëm i zbutjes së përkohshme të papunësisë së lartë. Në thelb "Ekonomia Sociale" shërben si një mjet shtesë për të përkeqësuar marrëdhëniet e punës dhe rritjen e mëtejshme të normës së shfrytëzimit, me punën "vullnetare", me oraret e zgjatura dhe pagat e ulëta të punëtorëve në to, në emër të "karakter social" të këtyre aktiviteteve. Në kuadër të BE-së themelohet "Trupi solidaritetit Europian" të 100,000 vullnetarëve, për të "përballuar krizën" në shtetet-anëtare të saj.
Në përgjithësi, vërtetohet qëndrimi i Partisë që sistemi politik borgjez ende ka potenciale për të mbyllur boshllëqet, në atë masë që lëvizja nuk e kërcënon atë në mënyrë unike me organizimin, masivitetin dhe orientimin e luftës së saj. Konkluzioni kryesor është se lufta e lëvizjes punëtore – popullore duhet të orientohet plotësisht kundër klasës borgjeze dhe të partive të saj dhe jo vetëm kundër çdo shumice qeverie që çdo herë gjendet në pushtet.