Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Kapitulli i Parë

ZHVILLIMET NË SISTEMIN NDËRKOMBËTAR IMPERIALIST DHE PASOJAT

Zhvillimet ekonomike – shoqërore në botë në fund të dekadës së dytë të shekullit të 21

1. Në katërvjeçarin që kaloi që nga Kongresi i 19-të, në thelb vazhdoj e njëjta prirje e ri-pozicionimit mes ekonomive kapitaliste që përshkojë gjithë 15-vjeçarin e viteve të fundit. Karakteristikat kryesore të zhvillimeve përmblidhen:

a) Forcimi i Kinës në lidhje me SHBA-të dhe Eurozonën, me kriter pjesët e tyre aksionare në Produktin Botëror Bruto. Si rezultat i kësaj, acarohet konkurrenca e Kinës me SHBA-të, të cilat ende e ruajnë vendin e parë, pavarësisht trendit të rënies në pjesët e tyre.

b) Ngadalësimi i ritmit të zhvillimit të ekonomisë kapitalist ndërkombëtare në tre vitet e fundit, pa ndonjë qendër imperialist që të parashikohet se do të luaj rolin e lokomotivës tërheqëse për të rritur ritmin e zhvillimit të saj. Element i rëndësishëm është fakti se disa qendra imperialiste (BE-ja, Japonia) nuk i kanë tejkaluar në thelb nivelet e para-krizës të vitit 2008.

c) Madhësia e mbi-akumulimit të kapitalit dhe dobësia e zhvlerësimit të kontrolluar të tij (p.sh. në formën e borxhit të tepruar shtetëror) me mënyrë të kënaqshme nga ana e qeverive borgjeze në të gjitha qendrat e imperialiste.

ç) Acarimi i kontrastit bazë, forcimi i trendit të varfërimit absolut dhe relativ i klasës punëtore para së gjithash në ekonomitë më të përparuara kapitaliste, rritja e nivelit të shfrytëzimit dhe e acarimit të së gjitha kontradiktave sociale.

d) Ndikimi i zhvillimit të pabarabartë - asimetrik ndërmjet shteteve-anëtare të ndryshme të aleancave ndërshtetërore imperialiste si BE-ja. Ky fakt, në kombinim me rritjen e devijimit të interesave ndërmjet klasave borgjeze të këtyre shteteve, rrit pasigurinë për kohezion në këto aleanca.

Ekonomia kapitaliste ndërkombëtare vuan nga këto kontradikta si në vijim: Nga njëra anë tendenca për zgjerimin e kapitalit (si në formën e Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta (IHD-ve) ashtu dhe me lëvizjen e kapitalit të parave), forcon sinkronizimin ndërkombëtar të shfaqjes periodike të krizës së mbi-akumulimit të kapitalit, ndërsa nga ana tjetër interesat e ndryshme konkurruese të qendrave imperialiste dhe në veçanti të shteteve kapitaliste pengojnë menaxhimin e përbashkët të zhvlerësimit të kapitalit.

 

2. Në përgjithësi, zhvillimet vërtetojnë se trendi objektiv i ndërkombëtarizimit të lëvizjeve të kapitalit në kuadrin e tregun kapitalist nuk mund të mënjanojë ndikimin e ligjit të zhvillimit të pabarabartë-asimetrik, as nuk mund ta përmbysin faktin se riprodhimi i kapitalit social bëhet kryesisht në kuadrin e përmbajtjes së shtetit kombëtar të ekonomisë kapitaliste.

Kushtet e riprodhimit të zgjeruar të kapitalit të grupeve monopoliste, të kompanive aksionare, vazhdojnë ende në pjesën e tyre më të madhe të formohen në kuadrin e shteteve kombëtare dhe të çdo herë aleancave ndërshtetërore imperialiste në të cilat ato përfshihen. Pra, shteti  borgjez kombëtar mbetet instrumenti kryesor i sigurimit të mbizotërimit ekonomik të kapitalit, të monopoleve, për grumbullimin dhe centralizimin e kapitalit në konkurrencë me procese të ngjashme dhe qëllime në shtetet e tjera anëtare. Mbetet fusha e fortë e luftës pa kompromis mes klasave ndërmjet punës dhe kapitalit.

Në bazën e lëvizjes së mësipërme kontradiktore të ekonomisë kapitaliste acarohen kontradiktat ndër-imperialiste dhe kontradiktat brenda klasave borgjeze në brendësi të çdo shteti borgjez.

Në periudhën që jemi forcohet përkohësisht rryma borgjeze e nacionalizmit dhe e proteksionizmit (mbrojtësisë) në ekonomi, si në SHBA dhe në Britaninë e Madhe si dhe në shtete të fuqishme të Eurozonës, të tilla si Franca dhe Italia. Në BE (Bashkimin Europian) këtë rrymë e shprehin parti të ndryshme të euroskepticizmit borgjez. Rryma e proteksionizmit (mbrojtëse) rritet si një zgjedhje e pjesëve të borgjezisë në SHBA dhe në shtetet e BE-së për të mbrojtur veten e tyre nga përkeqësimi i kushteve të konkurrencës para së gjithash të kapitalit të tyre industrial, sidomos në kushtet e zhvillimit të ngadaltë të ekonomisë kapitaliste ndërkombëtare.

Ndërhyrja e politikës borgjeze për të shmangur një zhvlerësim të konsiderueshëm të kapitalit në thelb vonon hyrjen në fazën dinamike të rimëkëmbjes të zhvillimit kapitalist dhe rrit parrugëdaljet e sistemit politik borgjez. Forcimi i dukshëm i politikave proteksioniste (mbrojtëse) do të ndikojë negativisht në zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare që tashmë është duke lëvizur me një ritëm relativisht të ngadalshëm. Në të njëjtën kohë intensifikohen rivalitetet dhe konfliktet ndër-imperialiste. Objektivisht rrit rrezikun e konflikteve luftarake imperialiste në nivele më te përgjithësuara dhe më të gjera. Gjithashtu, rritet mundësia e ri-pozicionimit dhe e lëkundjes së kohezionit të aleancave imperialiste, siç është NATO.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kundër-lufton në përgjithësi dhe me qëndrueshmëri si nacionalizmin borgjez si dhe kozmopolitizmin e kapitalit që janë dy anët e ideologjisë së klasës sunduese. Qëndron pro unitetit ndërkombëtar të klasës punëtore dhe të lëvizjes së saj.

Secila parti komuniste dhe punëtore, lëvizja ndërkombëtare komuniste, klasa punëtore dhe lëvizja e saj në të gjitha vendet duhet që të jenë të përgatitura për mundësinë e një lufte më të përgjithësuar imperialiste. Për të kundërshtuar ulërimat dhe lehjet e ndryshme luftënxitëse nacionaliste dhe kundër krijimit të një klime armiqësore të një populli kundër tjetrit. Të përcaktojë vijën e luftës që nuk e shkëput luftën për mbrojtjen e kufijve dhe sovraniteti -nga këndvështrimi i klasës punëtore dhe shtresave popullore- nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit në çdo vend. Lëvizja komunist dhe punëtore, duke përfaqësuar interesat e klasës punëtore, të popujve, nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e planeve të njërit pol imperialist apo tjetrit, të rentabilitetit të njërit grup monopolist apo të tjetrit. 

Më konkretisht për ekonominë kapitaliste ndërkombëtare

3. SHBA-të vazhdojnë të kenë vendin e parë për sa i përket kontributit të tyre në Produktin Botëror Bruto, por duke shënuar një trend rënie. Parashikohet që viti 2016 do të mbyllet me një ngadalësim të vogël të rritjes së ekonomisë të SHBA-ve, me element kryesor parandalues tkurrjen e eksporteve, e cila vazhdohet me vlerësimin e normës ndërkombëtare të këmbimit të dollarit dhe ngadalësimin e tregtisë në nivel ndërkombëtar.

Tendenca për rënie shfaq edhe pjesa e Eurozonës, ndërsa rritet pjesa e BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kina, Afrika e Jugut).

Kina mban vendin e 2-të për sa i përket kontributit në Produktin Botëror Bruto. Ritmet e zhvillimit në vitin 2015 (6.9%) mbetet i lartë, edhe pse ka rënë në mënyrë të konsiderueshme dhe është në pikën më të ulët të këtij njëzetvjeçari, me tendencë për një rënie të re. Ky fakt shkakton një shqetësim të përgjithshëm në qendrat e kapitalizmit botëror, për shkak të ndikimit të madh të mundshëm që do të ketë për ekonominë kapitaliste botërore një rënie e konsiderueshme në ritmet e zhvillimit të ekonomisë kineze. Kjo frikë rrjedh nga pjesa e madhe që ka Kina në tregun botëror (pjesë të madhe të tregtisë botërore, në investimet financiare në obligacione të huaja, etj.).

Përkatësisht, parashikimet për rimëkëmbje shumë të ngadaltë dhe të paqëndrueshme të BE-së përqendrohen në produktivitetin relativisht më të ulët në krahasim me SHBA-të dhe në efektet e politikës së shtrëngimit monetar dhe kufizimeve fiskale, të cilat edhe ato nga ana e tyre frenojnë ritmet e investimeve të reja. Vështirësia e menaxhimit të borxheve të mëdha dhe të grupeve bankare me shtrirje ndërkombëtare, si dhe deficitet e mëdha në bilancet shtetërore, vazhdojnë të shkaktojnë "dhimbje koke" në shtabet shtetërorë dhe ndërshtetërore.

Në periudhën 2007-2014, borxhi i përgjithshëm global shtetëror është rritur me 27 trilion. dollarë, duke rritur përqindjen e tij në krahasim me Produktin Botëror Bruto për 20,8% (raporti i McKinsey 2015).

Grupet më të mëdha bankare europiane (Deutsche Bank, Credit Suisse, Barclays, RBS, Monte dei Paschi di Siena, etj.) regjistruan një zhvlerësim të konsiderueshme të kapitalit aksionar të tyre dhe dëme. Deutsche Bank, banka më e madhe gjermane, njoftoi për humbjen e një shume prej 6.8 miliard eurosh dhe ka raport në derivate në shumën 55 trilion. euro. Në Itali sektori bankar është i ngarkuar me kredi "të kuqe" që nuk shërbehen që kapin shifrën 360 miliardë. euro, shumë kjo që i përket 16.7% të totalit të kredive.

Acarohen konkurrenca mes SHBA-së dhe Kinës, mes shteteve të tjera të forta kapitaliste

4. Në nivelin ekonomik - ushtarak acarohet konkurrenca e SHBA-ve me Kinën dhe e SHBA-ve me Rusinë.

Kina tashmë është shteti më i rëndësishëm kreditor i SHBA-ve. Pjesa relative e SHBA-ve në Produktin Botëror Bruto ka rënë nga 31% në vitin 2000 në 23% në vitin 2015, ndërsa pjesa e Kinës u rrit nga 3,6% në vitin 2000 në 14.9% në vitin 2015. Në lidhje me shkëmbimet e tyre tregtare, 8.95% e importeve të Kinës vijnë nga SHBA-të, ndërsa 21.8% e SHBA-ve importohen nga Kina, fakt ky që shpjegon pse po problematizohet sot politika borgjeze amerikane. Gjithashtu, u ritën eksportet e mallrave të Kinës drejt BE-së. Pjesa e Kinës në importin e BE-së u rrit nga 5.2% në vitin 2000 në 13.8% në vitin 2015, ndërsa po në të njëjtën periudhë pjesa e SHBA-ve në importin e BE-së ra nga 14% në 10,2%.

SHBA-të në aspektin e fuqisë së përgjithshme ekonomike, politike dhe ushtarake mbajnë vendin e parë në piramidën e sistemit kapitalist ndërkombëtar. Në mënyrë paralele me primatin e tyre në FMN (Fondin Monetar Ndërkombëtar) dhe në Bankën Botërore, në periudhën e qeverisjes së Obamës formuan dy propozime kryesore për të forcuar praninë e tyre në tregun europian dhe atë aziatik.

Për sa i përket Europës, ajo propozoi "Marrëveshjen Transatlantike të Tregtisë dhe Investimeve me BE-në" (TTIP), ndërsa për sa i përket Azisë, propozoi "Bashkëpunimi i të dyja palëve të Paqësorit" (TTP), nga e cila e përjashtojnë Kinën. Propozimi amerikan për TTIP-in është karakterizuar saktë si një propozim për të krijuar një "NATO ekonomike". Nëse zbatohet, një zhvillim ky që vetëm për perspektivën e tij që tani shfaqen kontraste ndër-imperialiste, parashikohet se do të mbulojë 50% të prodhimit botëror, 30% të tregtisë botërore dhe 20% të Investimeve të Huaja Direkte në mbarë botën. Paraardhës dhe vatër sulmi për TTIP-in është e ashtuquajtura "Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe e Tregtisë" (CETA) që kohët e fundit u nënshkrua mes BE-së dhe Kanadasë.

Sanksione të klasës borgjeze gjermane dhe franceze vlerësojnë se propozimi i SHBA-ve është në thelb "kali i Trojës" për sigurimin e hegjemonisë amerikane në Europë. Negociatat janë duke ecur me ngadalë që nga viti 2013, me reagimet karakteristike të presidentit Francez Oland, të zv/kancelarit Gjerman Gabriel dhe të disa udhëheqësve të tjerë të rrymës "euroskeptike", si Le Pen.

Forcimi i rrymës borgjeze të nacionalizmit dhe të proteksionizmit (mbrojtësisë) të ekonomisë, e cila u shënua me mbizotërimin e Trump-it në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, shënon rishqyrtimin e planeve të lartpërmendura të qeverisë së mëparshme amerikane.

Në fushatën zgjedhore Trump-i mbajti qëndrim negativ ndaj marrëveshjeve ndërshtetërore të tregtisë të lirë të SHBA-ve në Paqësor (TTP) dhe në Atlantik (TTIP), duke folur për nevojën mbrojtjes së tarifave të prodhimit vendas, me qëllim rritjen e prodhimit industrial të SHBA-ve. Në të njëjtën kohë, ngriti për shqyrtim çështjen e marrëveshjeve aktuale të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Gjithashtu, theksoi si perspektivë një ri-negocim radikal të borxhit të jashtëm të SHBA-ve, duke lënë të hapur një shkurtim të mundshëm, dhe foli në mënyrë efektive për nevojën e rishikimit të politikës së jashtme të SHBA-ve, me karakteristika kryesore nga njëra anë qasjen e Rusisë dhe në anën tjetër shënjestrimin e Kinës si një kundërshtar kryesor i SHBA-ve. Pas zgjedhjes së tij, i ka zbutur disa qëndrime që kishte, me formulime më të zbutura në krahasim me linjën e fort që fliste para zgjedhjeve, këto zbutje u imponuan se që tashmë si president ai pasqyron interesin e përgjithshëm të klasës sunduese të SHBA-ve. Megjithatë, në mënyrë të qartë paralajmërojë tërheqjen e SHBA-ve nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Paqësor.

 

5. Në anën tjetër, Kina paraqiti në vitin 2014 iniciativën "Një Zone, një Rrugë" (OBOR), domethënë krijimin e një zone të tregtisë së lirë, të një rrjeti që do të bashkojë me marrëveshje preferenciale ekonomike Kinën me pjesën tjetër të Azisë, Europën dhe Afrikën. Ky plan përfshin një rrugë tokësore dhe një rrugë detare, të quajtur "Toka dhe deti rruga e mëndafshit e shekullit të 21-të". Në fund të vitit 2014 u aktivizua fondi shtetëror për financimin e infrastrukturës për Rrugën e Mëndafshit (Silk Road Fondi) me kapital fillestar prej 40 miliardë dollarë (p.sh. për financimin e linjave hekurudhore me shpejtësi të lartë, modernizimin e porteve, etj.).

Në të njëjtën kohë, Kina ishte protagoniste në ngritjen e Bankës së Re për Zhvillim (NDB) të BRICS, si dhe të Bankës Investitore Aziatike të Infrastrukturës (AIIB), në 57 anëtarët e së cilës i përkasin Britania, Franca, Gjermania, por jo SHBA-të. Bëhet fjalë për dy lëvizje që përbëjnë "përgjigje ekonomike" ndaj hegjemonisë së SHBA-ve në FMN dhe në Bankën Botërore.

Pavarësisht nga kundërshtimi që kishin anëtarët e tjerë të BRICS (Brazili, Rusia, India dhe Afrika e Jugut), Kina e imponojë rolin e saj hegjemonik në Bankë e Re të Zhvillimit (NDB), si nëpërmjet sigurimit të pjesëmarrjes më të madhe të aksionarëve në kapitalin fillestar ashtu dhe përmes përzgjedhjes të Shangait si seli të kësaj banke.

 

6. Në kushtet e konkurrencës ekonomike, zhvillim i rëndësishëm është testi i mbajtjes së kohezionit të BE-së dhe e ardhmja që parashkruhet për Eurozonën, sidomos pas fitores së Brexit-it në referendum në Britani. Ky realitet e bën edhe më komplekse konkurrencat ndër-imperialiste dhe rrit destabilitetin e bashkëpunimeve të sotme ndërkombëtare. Zhvillimet në BE ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimet dhe kontrastet në Greqi, një çështje kjo që analizohet me detaje në kapitullin tjetër.

Kriza e re dhe më sinkronizuar ekonomike që është në prag, acarimi i luftës për kontrollin e tregjeve, të burimeve të energjisë dhe të rrugëve të transportit të naftës dhe gazit natyror, vatrat ekzistuese të luftës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, tensionet në Europën Lindore dhe Qendrore në raport me Rusinë, Arktikun dhe në Detin e Kinës Jugore, rrisin dhe rrezikun e një lufte të përgjithësuar dhe më të gjerë imperialiste.

Zgjerohen pabarazitë klasore në botë

 7. Pabarazitë klasore në shkallë botërore vazhdimisht zgjerohen. Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë botërore u zgjerua më shumë pas krizës globale të sinkronizuar kapitaliste. Sipas anketës vjetore për pasurinë botërore (nga Credit Suisse), 90% e popullsisë zotëron rreth 10% të pasurisë, më të varfrit që janë 75% kanë më pak se 3% të pasurisë. Në të vërtetë, 10% e popullsisë zotëron 90% të pasurisë, vetëm 1% e tyre zotëron rreth 50% të pasurisë. Në të njëjtën kohë, 71% e popullsisë së botës jeton me më pak se 8 euro në ditë.

Rezultatet e këtyre pabarazive klasore janë reflektuar dhe në mungesën e qasjes në ujë të pastër për 780 milionë njerëz, në mungesë qasje në struktura shëndetësore për 2.5 miliardë njerëz dhe në mungesë qasje në energji elektrike për 1.3 miliard njerëz.

Gati 3 miliardë njerëz për të gatuar mbledhin dru zjarri dhe mbetjeve të biomazës, një praktikë kjo që lidhet me 3.5 milionë vdekje të parakohshme për shkak të cilësisë së keqe të ajrit të brendshme.

Së fundi, pothuajse 800 milionë njerëz regjistrohen si të kequshqyer me kronike, ndërsa 3.5 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga uria.

Acarimi i konflikteve luftarake lokale – rajonale dhe rritja e rrezikut të përgjithësimit të tyre

8. Konkurrenca e acaruar nder-imperialiste dhe kontrastet e mëdha mes shteteve të fuqishme kapitaliste dhe interesave çojnë sot në renditje të reja aleancash, në krijime boshtesh dhe nën-boshte të reja në gjithë botën.

Intensiteti i konkurrencave ndër-imperialiste kanë çuar jo vetëm në një rritje të shpenzimeve ushtarake, por edhe në rreshtim-përgatitje mes shteteve kapitaliste, në aspektin e fuqisë ushtarake. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Hulumtimeve për Paqen të Stokholmit (SIPRI), shpenzimet ushtarake globale në vitin 2015 arriti në 1.7 trilion. dollarë, duke shënuar një rritje prej 1% në krahasim me vitin 2014.

SHBA-të mbeten fuqia më e fortë ushtarake në planet, duke shpenzuar më shumë se 600 miliard dollarë në vit, domethënë aq sa shpenzojnë të gjitha bashkë dhjetë shtetet e tjera më të fuqishme ushtarake.

Rusia është fuqia e dytë më e madhe ushtarake. Me modernizimin dhe forcimin e fuqisë së sajë ushtarake synon të mbrojë interesat financiare të monopoleve të saj. Kështu, në vitin 2015 ka shpenzuar shumën prej 66.4 miliardë dollarë, një shumë kjo e rritur për 7.5% në krahasim me vitin 2014 dhe për 91% në krahasim me vitin 2006.

Gjithashtu e rëndësishme është këtë periudhë "gara" mes Kinës dhe Indisë (fuqia e 3-të dhe e 4-tërt ushtarake në botë) për të mbushur boshllëqet dhe për të përmirësuar fuqinë e tyre ushtarake në nivele të ngjashme të nivelit ekonomik dhe fushëveprimit të grupeve të tyre të biznesit.

Forcë të madhe ushtarake kanë mbledhur edhe vendet e tjera që janë aleatë për SHBA-të, qoftë brenda kuadrit të NATO-s, si Franca (e 5-ta), Britania e Madhe (e 6-ta), Turqia (e 8-ta), Gjermania (e 9-ta), Italia (e 10-ta) ose jashtë NATO-s, të tilla si Japonia (e 7-ta), Korea e Jugut (e 11-ta) dhe Izraeli (i 16-ti).

Sigurisht që fuqia ushtarake nuk përcaktohet vetëm nga llogaritja e shpenzimeve ushtarake, të mundësive të pajisjeve dhe kontrollit të prodhimit botëror të tregut të armëve, por është një çështje më komplekse që lidhet me aftësinë e përgjithshme të secilës klasë borgjeze për të mbrojtur interesat e saj, si brenda vendit ashtu në nivel ndërkombëtar, me mjete ushtarake, kur janë të pamjaftueshme mjetet ekonomike dhe politike-diplomatike.

Kështu që, përveç shpenzimeve vjetore ushtarake, fuqia ushtarake i përket madhësisë së arritur në kohë të caktuar të forcave ushtarake, superioritetin teknologjik, ekzistimin e bazave jashtë vendit në lidhje me kontrollin e territoreve strategjike, mbizotërimin në mbledhjen e informacioneve, aftësinë për të kryer luftëra me mjete dhe mënyra të pazakonta-të pista. Fuqia ushtarake ka lidhje me fuqinë ekonomike, edhe pse prania e fuqishme ekonomike e një shteti nuk do thotë dhe fuqi ushtarake. Kjo e fundit kërkon një industri të fuqishme ushtarake, mundësi për trajnim dhe pas-trajnim në arte luftarake dhe në teknologjitë e reja të saj, modernizim të mëtejshëm të mjeteve ushtarake dhe një nivel të lartë të ekspertizës që në disa lloje të armëve, të tilla si bërthamore, kërkon shumë vite të hulumtimit dhe shpenzime të mëdha.

 

9. Në ditët e sotme rëndësi të madhe kanë armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore janë SHBA-të, Rusia, Kina, India, Britania, Franca, Izraeli, Pakistani dhe Karea e Veriut.

Megjithatë, akoma dhe mes këtyre forcave bërthamore ekzistojnë diferenca të mëdha, ku ndërmjet tyre dallojnë në mundësi SHBA-të dhe Rusia. Përveç këtyre dy vendeve, të cilat kanë mijëra koka bërthamore të gatshme për ti aktivizuar, vetëm Britania dhe Franca kanë armë bërthamore të gatshme për përdorim, ndoshta edhe Izraeli.

Rusia është potencialisht e vetmja forcë ushtarake që mund ti përgjigjet SHBA-ve, nëse pëson goditje bërthamore, duke shkaktuar dëme katastrofike. Konsiderohet se ky rrezik funksionon si parandalues për përdorimin e armëve bërthamore. Megjithatë, është provuar historikisht se në raste të acarimit të konkurrencës ndër-imperialiste dhe përshkallëzimin e saj në një konflikti ushtarak, shtetet kapitaliste nuk hezitojnë të përdorin akoma edhe armë të tilla.

Bazuar në sa të më sipërmet bëhet e kuptueshme se pse një nga çështjet kryesore të konfrontimit aktual SHBA - Rusia është vendosja në Europë dhe në rajonin e Paqësorit "mburoja" e raketave të SHBA-ve. Këto lëvizje shërbejnë për parandalimin e një përgjigjeje të mundshme të Rusisë, në raste se SHBA-të dhe aleanca NATO-ike synojnë "goditjen e parë bërthamore".

Rëndësi të madhe ka gjithashtu dhe mundësia e reagimit të shpejtë ushtarak. NATO i jep një rëndësi të madhe ngritjes së forcave ushtarake të reagimit të shpejtë, të cilat natyrisht që ta kenë mundur të kryejnë punën e tyre kanë nevojë për mjete mbështetëse moderne, të tilla si anije transportuese të avionëve ose avionë bombardues strategjik, por edhe territore të reja si mbështetje gjeopolitike, diçka që bëhet me aleanca politike - ushtarake por edhe me baza ushtarake jashtë vendit.

Në periudhën e ardhshme, korrelacioni- balanca ushtarake do të ndikohet vendosmërisht nga shfrytëzimi i teknologjisë së re, nga avionët e gjeneratës së 5-të dhe të 6-të, nga armët lazer etj.

 

Aleancat politike-ushtarake dhe konfrontimet

10. Çdo klasë borgjeze kërkon të rrisë fuqinë e saj nëpërmjet aleancave politike – ushtarake. NATO mbetet aleanca më e fortë politike-ushtarake, pavarësisht nga rritja e intensifikimit të kontradiktave në brendësi të saj dhe tendencën e dukshme për të formuar një mekanizëm të pavarur ushtarak të BE-së. Vendimet e NATO-s në Varshavë "japin tonin" e vendosmërisë të imperialistëve Amerikanë dhe Europianë për të mbrojtur interesat e tyre kundër klasës borgjeze të Rusisë, duke përdorur mjetet luftarake që kanë në duart e tyre në gjithë perimetrin kufitar Rusi - NATO.

Plane të ngjashme për përforcimin e pranisë së tyre ka shprehur NATO dhe SHBA-të edhe në zonën e Paqësorit (me strategjinë «Piviot to Asia»), por edhe në zona të tjera.

Për sa i përket fushave ekzistuese të konfrontimit të mundshëm ushtarak, aktualisht dallojnë Mesdheu Juglindor, Azia Juglindore, Afrikë e Veriut dhe Cikli Arktik, duke mos përjashtuar dhe shpërthime të tjera ose fusha të nxehta si Kaukazin, Gjirin Persik, rajonin e Adenit dhe Ballkanin.

Gjithashtu, si konfliktet ushtarake në Europë (në Ukrainën Juglindore, Krimea) ashtu dhe forcimi i NATO-s në Baltik, në Detin e Zi por dhe në Ballkan dhe Detin Egje, përbëjnë faktorë në favor të një shpërthimi të mundshëm të ballafaqimit luftarak edhe në terrenin europian.

Por, përveç NATO-s tani janë shfaqur edhe aleanca të tjera politike – ushtarake (Organizata për Bashkëpunim e Shanghait, Organizata e Paktit të Sigurisë Kolektive etj.), që pavarësisht faktit se ato janë akoma disi më të "qetësuara" dhe më pak të zhvilluara në krahasim me NATO-n, ato kanë të njëjtin karakter klasor, d.m.th janë aleanca të shteteve kapitaliste.

Në të njëjtën kohë, në një seri rajonesh, të tilla si në Amerikën Latine dhe në Afrikë, formohen aleanca politike – ekonomike që lidhen ndër të tjerash edhe me opsione dhe marrëveshje të tjera politike – ushtarake, p.sh. me BE-në. Gjithashtu, shtete të veçanta në Amerikën Latine (si p.sh Kolumbia, Peru, Kili, Meksika) por dhe vende të tjera (si Australia) përfshihen në planin e promovimit të përgjithshëm të "partneritetit" të NATO-s.

Në vitet e fundit rritje të konsiderueshme paraqitën ushtritë mercenare, d.m.th operacione ushtarake private që me pretekste të ndryshme (p.sh. pirateria, trafiku i drogës, trajnime ushtarake, "terrorizmi") ndërmarrin misione në dhjetëra zona me konflikte luftarake si të dërguarit e shteteve kapitaliste. Këto ushtri përfshihen në planet imperialiste, në të ashtuquajturat luftëra me mënyra të pazakontë- të pista, i japin mundësinë qeverive borgjeze për të menaxhuar më mirë humbjet në njerëz që pësojnë në ndërhyrjet në të cilat ato marrin pjesë.

 

11. Objekti i konflikteve ushtarake janë:

• Kontrolli i rezervave të energjisë dhe të rrugëve të transportit të lëndëve energjetikë (p.sh. të naftës, të gazit natyror, linjat e gazit etj.).

• Kontrolli i korridoreve tokësore dhe detare të transportit të mallrave (p.sh. rruga e mëndafshit, korridore të detit Mesdhe, të Bosforit, të Hornit të Afrikës, etj.).

• Kontrolli i burimeve nëntokësore në zonën e Arktikut, të burimeve minerale, të tokës së rrallë, por dhe të rezervave ujore.

• Përdorimi i hapësirës për qëllime ushtarake.

• Lufta për aksione - pjesë të tregut, në të cilën mjetet ushtarake përdoren jo vetëm për të fituar aksione - pjesë të reja të tregut, por edhe për të reduktuar aksionet konkurrentëve.

Në këto kushte, veprimtaria e të ashtuquajturave grupe "terroriste islamike" përbëjnë një komponent të luftës imperialiste në shekullin e 21. Dhe kjo vlen, pavarësisht nga shkalla në të cilën veprimtaria e organizatave të tilla formohet nën mbështetjen apo tolerancën qendrave imperialiste ose manifestohet si një element i pavarur nga këto forca nga të cilat qendra të fuqishme në të kaluarën i mbështetën. Veprimtaria e këtyre organizatave përdoret objektivisht ose si element i "luftës të pazakontë" të shtet ose të disa pjesëve të tij kundër interesave të një shteti tjetër kapitalist ose si një pretekst për ndërhyrje imperialiste. Është e kuptueshme se paralelisht me këto objektiva, veprimtaria e këtyre organizatave përdoret dhe për të forcuar mekanizmat represive në një serie të shteteve borgjeze, por edhe për përgatitjen ideologjike të punëtorëve në rastin e një përfshirjeje të mundshme të vendeve të tyre në ndërhyrje të reja imperialiste në emër të luftës kundër  "terrorizmit".

Sigurisht, së bashku me konkurrencën e ashpër për fitimet e monopoleve, zhvillohen dhe përpjekje për pajtim, për marrëveshje, për pezullim të përkohshëm të çdo përgjithësimi të konfliktit, akoma dhe për ri-pozicionime të aleancave, siç dëshmohet dhe nga vetë zhvillimet në "kampin" euroatlantik.

Zhvillimet në Turqi dhe në Siri karakterizohen nga rrjedhshmëria dhe lëvizshmëria në formimin e aleancave midis shteteve të ndryshme kapitaliste dhe nga një ri-pozicionim i mundshëm i aleancave. Megjithatë nuk duhet të absolutizohet as tendenca për ruajtjen e aleancave të vjetra dhe as tendenca për diferencimin e tyre. Monitorimi i vazhdueshëm i proceseve të tilla është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me renditje të reja në korrelacion (balancën) e forcave midis qendrave imperialiste dhe aleancave që përfshinë edhe Europën dhe mund të ndezin zhvillime të përgjithshme.

Në këtë fazë, pavarësisht nga fakti se NATO zhvillohet dhe përhapet mëtej duke mbajtur gjithmonë si bërthamë të fortë të saj shteteve euro-atlantike, nuk mund të themi se ajo ka siguruar në përgjithësi një kurs të përhershëm, të qëndrueshëm dhe të pandërprerë, sepse aleancat formohen në sfondin e kontradiktave akute.

 

Marrëdhëniet greko-turke dhe rreziqet e përfshirjes ushtarake

12. Klasa borgjeze greke dhe qeveria greke në mënyrë aktive promovojnë planet e NATO-s në rajon (armata në Egje, përdorimi i bazave, mbështetje të misioneve në Ballkan, Ukrainë, etj.).

Acarimi i kontradiktave midis klasës borgjeze greke dhe asaj turke ndikohet drejtpërdrejtë nga zhvillimet në rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, të Lindjes së Mesme, të Afrikës së Veriut dhe mund të bëhet një faktor kyç për të shkaktuar përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake të Greqisë.

Klasa borgjeze e Turqisë -të cilën aktualisht, në një farë mase, përpiqen që ta dobësojnë shtete e tjera të fuqishme kapitaliste- përpiqet që të përmirësojë pozicionin (renditjen) e saj përmes kontrollit dhe marrjes së tokave dhe zonave detare të reja. Vazhdon pushtimin e saj ushtarak dhe shkeljen e të drejtave të shtetit qipriot, si dhe refuzimet provokative të së drejtave sovrane të shtetit grek (refuzime kufitare, shkelje ajrore dhe detare "bën zona gri" në Detin Egje, duke arritur kulmin me deklaratat e fundit dhe të përsëritura të Erdoganit për refuzimin e Traktatit të Lozanës, etj.). Synon për planet e saj që të shfrytëzojë pakicat (fetare, etnike, etj.) në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Zonat e Egjeut dhe të Thrakës janë fushat e mundshme të konfliktit ushtarake mes klasave borgjeze të shteteve fqinje Greqisë dhe Turqisë, me përfshirjen e mundshme dhe ndërhyrje të hartuar të Shqipërisë dhe FYROM-it (IRJ të Maqedonisë), që në vitet e fundit kanë zhvilluar bashkëpunime të ngushta politike - ushtarake me Turqinë. Në këtë sfond hynë dhe deklaratat provokuese nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë (ngritje e çështjes jo-ekzistuese e Çamërisë etj.), por edhe rritjen e parullave irredentiste nga ana e FYROM-it (IRJ e Maqedonisë). Forcimi i nacionalizmit shqiptar kundër Greqisë dhe vendeve të tjera të rajonit  ushqen grupet nacionaliste në Greqi dhe në shtete të tjera. Në përgjithësi, "vulën" e saj në zhvillimet në Ballkan e vë zgjerimi i BE-së dhe i NATO-s dhe si vazhdim përfshirjen e më të drejtpërdrejtë në planet dhe konkurrencat imperialiste në zonë.

Përveç këtyre shteteve ballkanike, në këtë periudhë Turqia bën lëvizje qasjeje dhe bashkëpunimi edhe me Rusinë. Këto lëvizje janë elemente të reja dhe kërkojnë një monitorim të vazhdueshëm.

Fakti që të dy shtetet, Greqia dhe Turqia, janë anëtare të NATO-s, e komplikon situatën. Një përshkallëzim i mundur i konfliktit mes tyre do të thotë një çarje në brendësi të NATO-s në një rajon delikat për interesat e saj, por që në të njëjtën kohë kjo mund të përdoret edhe nga SHBA-të dhe NATO për të forcuar rolin e tyre në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Sigurisht, një e çarë shumë serioze në brendësi të NATO-s do të vijë si rezultat kryesisht i një ndarjeje vertikale të çdo marrëveshjeje ose ekuilibri midis qendrave kryesore imperialiste dhe jo vetëm për shkak të tensioneve apo ballafaqimeve greko-turke.

Gjithashtu, monitorim të vazhdueshme duhet edhe për qëndrimin e klasës borgjeze greke përpara mundësisë të një konflikti të përgjithësuar mes Rusisë dhe SHBA-ve apo akoma dhe të Kinës me SHBA-të në të ardhmen. Sot klasa borgjeze greke, nëpërmjet edhe qeverisë së saj politike SYRIZA - ANEL, merr pjesë aktive në planet e NATO-s të drejtuara kundër Rusisë. Mbështet vendimet e marra kundër Rusisë, lehtëson rritjen e pranisë së NATO-s në Detin Egje nën pretekstin e menaxhimit të fluksit të refugjat-emigrantëve (por me synim të vërtetë kontrollin më të mirë të vendkalimeve të flotës detare ruse), merr pjesë në operacione të përbashkëta ajrore në Bullgari me objekt kryesor parandalimin e "kërcënimit rus" në Detin e Zi.

Në të njëjtën kohë, qeveria synon të formojë marrëdhënie të veçanta me Rusinë, por edhe me Kinën, në kuadër të përmirësimit të pozitës (renditjes) të klasës borgjeze greke nëpërmjet rolit të veçantë të Greqisë në lidhjen e tregut aziatik me tregun europian.

Kohë e kaluar, qeveria greke reklamonte rolin e saj si një "Urë ndreqës" midis Rusisë dhe "Perëndimit", një rol ky që mbante tolerancën apo akoma dhe mbështetjen e SHBA-ve. Në çdo rast, një acarim i mundshëm i kontradiktave midis Rusisë - SHBA - NATO do të jetë faktor acarimi i kontradiktave dhe dilemave për klasën borgjezisë të Greqisë, sepse  pjesëmarrja e saj në kontekstin euroatlantik i sjell përfitime.

Boshti bashkëpunimit midis Greqisë dhe Izraelit nuk është faktor për paqe në rajon, pavarësisht afrimit apo qasjes së Turqisë me Izraelin. 

Për çështjen e Qipros

13. Në kontekstin e antagonizmave të klasave borgjeze të Turqisë, të Greqisë dhe të Qipros, si dhe rolit negativ që kanë luajtur dhe luajnë me kalimin e kohës deri më sot për zgjidhjen e çështjes së Qipros SHBA-të, Britania e Madhe, NATO dhe BE-ja, po zhvillohen plane negative për popujt.

Problemi i Qipros është një problem ndërkombëtar i invazionit dhe pushtimit të pjesës veriore të Qipros nga Turqia. Karakteri ndërkombëtar i këtij problemi është pasqyruar në vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Proceset e reja çojnë në përçarjen përfundimtare të Qipros, në thelb në formimin e dy entiteteve të ndara shtetërore që vetëm në mënyrë formale dhe kontekstuale do të formojnë një Federatë.

E kundërshtojmë  –ashtu siç kundërshtuam në mënyrë të qartë dhe me vendosmëri edhe planin e Anan-it që përfundimisht e hodhi poshtë populli qipriot– në çdo përpjekje për të imponuar një zgjidhje që do të përjetësojë dikotominë dhe nuk do të japë zgjidhje të qëndrueshme dhe të besueshme për të gjithë popullin e Qipros, për Greko-qipriotët dhe Turko-qipriotët, për Armenët , Latinët dhe Maronitët.

Lufta jonë synon një Qipro të bashkuar, të pavarur, me një sovranitet të vetëm, një shtetësi të vetme dhe personalitet ndërkombëtar, pa baza dhe trupa ushtarake të huaja, pa garantues dhe mbrojtës të huaj.

 

14. Në përgjithësi, lufta është një fenomen i natyrshëm i kapitalizmit, si dhe e çdo shoqëri shfrytëzuese. "Paqja" imperialiste përgatit luftëra të reja imperialiste. Sepse, "lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera", sidomos në kushtet e krizës së thellë të mbi-grumbullimit të kapitalit dhe të ndryshimeve të rëndësishme në raportin-korrelacionin e forcave të sistemit imperialist ndërkombëtar, ku rindarja e tregjeve rrallë bëhet pa u derdhur gjak, bazuar këtë në përvojën e gjithë shekullit të 20-të.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në kundërshtim me partitë e tjera, zbulon vazhdimisht të popullin grek rreziqet nga luftërat imperialiste, kontribuon me vendosmëri në përforcimin e luftës kundër pjesëmarrjes së vendit në planet imperialiste, në bazat e huaja, kundër ndryshimeve dhe riformimeve të kufijve në rajon të metoduar nga qendrat imperialiste. Lufton me qëndrueshmëri për evakuimin e Greqisë nga organizmat imperialiste dhe nga rruga kapitaliste e zhvillimit, që është shkaku i luftërave.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) studion zhvillimet me bazë interesat e popujve, të nevojës për koordinimin e luftës së tyre për të përballur regjimin që shkakton çdo ndërhyrje-pushtim. E bashkon këtë luftë në objektivin e lirisë totale nga prangat e shfrytëzimit kapitalist dhe të barbarizmit imperialist.

 

Ripërtëriten dhe modernizohen mekanizmat represive

15. Intensifikohet debati në nivelin e BE-së dhe të çdo shtet borgjez në lidhje me të ashtuquajturën "doktrinën e re të sigurisë të shteteve". "Siguria" shfaqet si çështje numër një për shtetet e Bashkimit Europian. Si pretekste dhe shembuj shfrytëzohen veprimtaritë e xhihadistëve, kontrolli i fluksit të refugjatëve, por dhe çështje të përgjithshme që lidhen me stabilitetin e brendshëm dhe kohezionin si kushte të domosdoshme për rimëkëmbjen dhe përballimin e ndikimeve të krizës.

Pas këtyre justifikimeve fshehen aspiratat e klasave borgjeze brenda vendit (parandalim për ndonjë intensifikim të mundshme të luftës së klasave) dhe jashtë vendit (në mbrojtje të interesave të shteteve të BE-së dhe të shteteve – anëtare të saj me anë të ndërhyrjes më aktive në konfliktet ndërkombëtare). Karakteristik është fakti që "Bibla e Bardhë gjermane për Sigurinë" e lidh direkt çështjen e sigurisë së brendshme me synimin e Gjermanisë që të forcojë rolin e saj ushtarak në nivel botëror. Në periudhën e kaluar kemi pasur zhvillimet e mëposhtme:

• Vendimet e Samitit të NATO-s në Varshavë për ripërtëritjen e bashkëpunimit me BE-në në çështjet e sigurisë.

• Imponim " të regjimit të emergjencës" në Francë, Belgjikë, në qytete të Gjermanisë, duke aktivizuar vendime përkatëse që ekzistojnë në kushtetutat borgjeze dhe në Traktatet e BE-së.

• Forcimin e prirjes për ripërtëritje të Euro-ushtrisë dhe përforcim të forcave ushtarake të BE-së me krijimin e "Bashkimit të Mbrojtjes Europiane."

• Formimin e mekanizmave të reja ushtarake - policore (. P.sh. Britania e Madhe).

• Thirrjen e nenit 42.7 të Traktatit të Funksionimit të BE-së nga Franca, pas sulmit vrastar në Paris, për të kryer bombardime të koordinuara së bashku me shtete të tjera europiane në Siri.

• Zëvendësimi e Frontex-it nga Garda Kufitare - Bregdetare Europiane me mundësi për ndërhyrje të drejtpërdrejtë aty ku gjykohet se ka mungesë të masave të sigurisë dhe kufijve të rrezikuara.

• "Rrjeti i Ndërgjegjësimit ndaj Radikalizimit" që tashmë është ngritur synon të barazojë terrorizmin me çdo aktivitetet që drejtohet kundër apo mohon sistemin kapitalist. I lidhur direkt është legjislacioni reaksionar i BE-së për mbrojtjen e "infrastrukturës kritike" (kompanitë e energjisë, transportit, telekomunikacionit, etj.).

Mekanizmat e mësipërme dhe prirjet i shërbejnë objektivit të mbrojtjes së mëtejshëm të shteteve borgjeze në sfondin e acarimit të kontradiktave ndër-imperialiste dhe pjesëmarrjes së mundshme në konflikte më të përgjithësuara. Në të njëjtën kohë, synojnë të kontrollojnë punëtorët dhe shtresat popullore, duke kufizuar liritë dhe të drejtat popullore me anë të militarizimit dhe reaksionarizimit të mëtejshëm.

Sigurisht mundësia e formimit të një "politikë të përbashkët të sigurisë" të shteteve të BE-së varet nga niveli i kohezionit dhe nga ecuria e kontradiktave në brendësi të vetë BE-së e cila sigurisht që nuk manifestohet vetëm në nivel ekonomik.

Lëvizja komuniste duhet të përballojë këtë rrjet të gjerë të mekanizmave represive dhe përgjimesh me forcimin e luftës së koordinuar klasore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Për fluksin i refugjatëve – emigrantëve. Qëndrimi ynë ndaj viktimave të luftërave imperialiste dhe të shfrytëzimit kapitalist

16. Zhvillimi jo i barabartë (asimetrik) kapitalist por kryesisht ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste, veprimtaria e skemave të reja reaksionare politike dhe shtetërore ( "Shteti Islamik" Al-Kaeda, Boko Haram) në rajonet që shtrihen që nga Ukraina, Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor, e gjer në Afrikën e Veriut dhe atë nën Saharë, kanë çuar në shumë rrjedha migratore dhe kryesisht në rrjedha refugjatësh, në mprehje të problemit të flukseve nga këto vende drejt Europës.

Në vitin 2015, numri i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur në brendësi të shteteve të tyre në gjithë botë paraqiti një rritje të re, duke arritur shifrën e 65.3 milionë njerëzve (d.m.th 1 njeri për çdo 113 banorë të globit), prej të cilëve 50% ishin fëmijë. Siria, Afganistani dhe Somalia janë vendet nga të cilat vijnë më shumë se gjysma e refugjatëve. Ndërkohë, Siria dhe Iraku mbajnë respektivisht vendin e 2-të dhe të 3-të për sa i përket të zhvendosurve në brendësi të shtetit të tyre.

Në vitet e fundit, Greqia është bërë vendi kryesor i hyrjes dhe kalimit të refugjatëve që kërkojnë strehim në BE. Veçanërisht në vitin 2015, rreth një milion refugjatë, në shumicën e tyre Sirianë, u promovuan nëpërmjet ishujve grekë të Egjeut në shtetet-anëtare të BE-së Qendrore dhe Veriore. Këta refugjatë përdorën dhe politikën e "kufijve të hapur" të pranuar nga qeveritë borgjeze dhe forca të shteteve-anëtare të BE-së për një kohë të shkurtër, me synim furnizimin e grupeve të tyre monopoliste nga me fuqi të lirë (në pagë) punëtore dhe shkencore me të drejta të pakta nga depozita e refugjatëve. Më pas, pasi u shtuan flukset e refugjatëve – emigrantëve, dominoj politika e "kufijve të mbyllur". Thelbi i politikës së BE-së me refugjat-emigrantët është, pavarësisht nga kontradiktat dhe kundërshtimet, të seleksionojë një numër refugjatësh - emigrantësh për nevojat e ekonomisë kapitaliste dhe të hapi e mbylli "rubinetit" të këtyre flukseve, sipas nevojave që analoge.

Vendimet më të rëndësishme të BE-së për zbatimin e politikës ndaj refugjatëve-emigrantëve janë: Vendimet për seleksionim refugjatësh nëpërmjet hot-spots dhe të programeve të shpërndarjes së refugjatëve në shtetet-anëtare (rivendosje), përshtatje e Rregullores së Dublinit mbi kërkesat e aplikimit të politikës së përgjithshme të BE-së për refugjatët-emigrantët dhe kontrollin e fluksit në interes të kapitalit, legjislacioni i ri dhe më reaksionar për azil, marrëveshja BE - Turqi që shkel hapur ligjin ndërkombëtar për refugjatët dhe –në kombinim me mbyllje e kufijve– çojë në bllokim të refugjatëve në Greqi, operacioni ushtarak detar i BE-së «SOPHIA» në brigjet e Libisë, operacioni i NATO-s në Detin Egje dhe krijimi i Gardës bregdetare-kufitare europiane që do të mundet të operojë në kufi të shtetit-anëtar, akoma dhe dhe pa pëlqimin e saj, dhe zhvillimet rreth Traktatit të Shengenit.

Qeveria e SYRIZA – ANEL, pavarësisht nga ndryshimi në retorikë nga qeveritë e mëparshme, mbështeti dhe zbatojë të gjitha vendimet e BE-së dhe NATO-s që e ngatërrojnë më thellë çështjen e refugjatëve – emigrantëve në antagonizmat ndërmjet qendrave imperialiste në rajon. Këto vendime kishin një ndikim të konsiderueshëm në marrëdhëniet greko-turke, me shembull karakteristik presione për zbatimin e Marrëveshjes BE – Turqi.

Qeveria ka formuar kushte të bllokimit të përhershëm për shumicën e refugjatëve dhe emigrantëve, mban përgjegjësi për kushtet e mjerueshme të jetesës së tyre në shumicën e kampeve të refugjatëve, ndikimi në jetën e banorëve dhe për veprimtarinë e fashistëve të agimit të artë, të forcave dhe mekanizmave të tjera reaksionare që bëjnë provokacione kundër refugjatëve - emigrantëve dhe të banorëve. Ja ka dorëzuar të OJQ-ve (Organizatave Jo-Qeveritare) sektorin e shërbimeve që merren me refugjatët dhe emigrantët. Por edhe ndaj emigrantëve të vjetër ekonomik, shumë prej të cilëve vuajnë për shkak të mos-rinovimit të lejes së qëndrimit, qeveria e SYRIZA – ANEL mori masa të përkohshme dhe të rastësishme, që në disa raste, të tilla si për punëtorët e tokës, janë në drejtimin edhe më të keq antipunëtor.

Në të kundërt të politikës së bashkësive imperialiste, të kapitalit dhe të qeverive greke, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) luftoi për të lehtësimin e pasojave të problemit, për ç’bllokimin dhe transportimin e sigurt të refugjatëve në shtetet e destinacionit të tyre, për strehim të përkohshëm me kushte njerëzore. Me forcat e saj në lëvizjen punëtore – popullore ka kontribuar në organizimin e solidaritetit të vërtetë popullor, larg nga bamirësia kozmopolite. Ajo i dha dhe i jep prioritet tregimit të shkaqeve që shkaktojnë emigrimin dhe refugjimin masiv, si dhe në organizimin e luftës së popullit, pavarësisht nga origjina etnike - raca - gjuha - feja, kundër këtyre shkaqeve, kundër luftës imperialiste dhe mitrës së saj, kapitalizmit. lufta antikapitaliste, lufta kundër pasojave të krizës kapitaliste dhe e luftës imperialiste, është e domosdoshme për të çrrënjosur shkaqet që pengojnë popujt të jetojnë me dinjitet dhe siguri dhe të bëhen nikoqirë në vendin e tyre.