Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Kapitulli i Dytë

GREQIA NË SISTEMIN IMPERIALIST NDËRKOMBËTAR 

Bashkimit Europian dhe pozicioni i Greqisë në të

17. Zhvillimet pas fillimit të krizës globale në 2008-2009 konfirmojnë se BE-ja dhe Eurozona nuk janë mekanizma koherente, të qëndrueshme dhe të përhershme.

Në vitet që pasuan pas fillimit të krizës ndërkombëtare, ndryshoi balanca – korrelacioni  –si në përgjithësinë e BE-së ashtu dhe brenda thelbit të kryesor udhëheqës të saj– në favor të Gjermanisë. Zgjerimi i hendekut në kurriz të Francës dhe Italisë manifestohet para se të gjithash në normat mesatare vjetore të kufizuara të ndryshimit të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për dekada, ndërkohë që pasqyrohet në llogaritë e tanishme dhe në situatën e tyre fiskale.

Në niveli dekade (2006-2016), rritja mesatare vjetore e PBB-së në Eurozonë shënoi 0.54%, pra shfaqi një shtangim. Superioriteti i Gjermanisë është pasqyruar dhe në normën mesatare të rritjes vjetore, e cila arrin në shifrën 1.2% përball 0.6% të Italisë dhe të 0.7% të Francës.

Faktorët e shumtë që luajtën rol në rimëkëmbjen anemike (të dobët)  të Eurozonës, të tilla si rënia e madhe e çmimit të karburantit dhe zhvlerësimi i euros, pritet të dobësohen. Në të njëjtën kohë, një numër zhvillimesh (p.sh. Brexit-i, forcimi i rrymës së proteksionizmit, problemet serioze në banka të mëdha europiane) do të ndikojë në perspektivën dhe ritmin e zhvillimit kapitalist në BE dhe eurozonë.

Komisioni Europian përpiqet të mbështesë procesin e rimëkëmbjes me një lehtësim të politikës fiskale, ndërsa edhe Banka Qendrore Europiane, nga ana e saj, zbaton lehtësime të ngjashme të politikës monetare. Në të njëjtën kohë, të gjitha institucionet e BE-së, në harmoni me qeveritë e shteteve-anëtare, nxitin ristrukturime për të siguruar fuqi punëtore të lirë në pagë për grupet e biznesit.

Politikat e Bashkimit Europian, megjithatë, nuk munden të arrijnë zbutjen e asimetrisë ekonomike në brendësi të Eurozonës, e cila pasqyrohet në rritjen e dallimeve midis shteteve që vazhdimisht shënojnë teprica tregtare (Gjermania, Holanda etj.) me shumicën e shteteve të tjera që shënojnë njëkohësisht deficite. Në këtë terren, në vitin 2015, u paraqit propozimi i famshëm i 5-së presidentëve (Komisioni, Banka Qendrore Europiane, Këshilli Europian, Parlamentit Europian dhe Eurogrupi), me synim që të veprojë si një kornizë negociuese për "Integrimin e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar Europian". Ky propozim fokusohet në çështjen e Unionit Financiar, të Unionit Fiskal dhe në thellim me synim Bashkimin Politik, në bazën e kushteve ekzistuese të BE-së.

 

18. Rezultati i referendumit britanik dhe rritja e euroskepticizmit borgjez në Francë, në Itali dhe në shtete të tjera anëtare të BE-së e lënë të hapur mundësinë e përforcimit të forcave me mendime për largim, si dhe mundësinë për referendume të reja dhe një dobësimi të ri të BE-së.

Rezultati i Brexit pasqyron në një farë mase qëndrimin e përgjithshëm negativ të klasës borgjeze britanike në procesin e thellimit të Bashkimit Ekonomik Europian dhe BE-së, në vazhdimësinë e saj për bashkëpunim me SHBA-të në konkurrencë me Gjermaninë, ekzistencën e pjesëve të kapitalit britanik dhe amerikan që dëshironin daljen e Britanisë nga BE-ja dhe bllokimin e pakënaqësisë popullore në rrymën e euroskepticizmit borgjez. Në të njëjtën kohë, manifestohen disa lëvizje që pretendojnë përsëritje të referendumit.

Megjithatë, ajo që duket, orientimi i përgjithshëm i negociatave do të jetë për të ruajtur "marrëdhënie të ngushta" me BE-në. Mbi këtë bazë ndërlikohen dhe dilemat e politikës borgjeze në Gjermani dhe në shtetet e tjera anëtare të BE-së. Së pari, linja dominuese e klasës borgjeze gjermane është për ruajtjen e karakterit ndërqeveritar të vendimeve të BE-së dhe në imponimin në praktikë të BE-së me shumë rritmë ekonomike, me shumë cikle koncentrikë me rregulla të rrepta në politikën fiskale. Megjithatë, socialdemokracia gjermane përputhet me një masë të madhe me sugjerimet e thellimit të integrimit europian që burojnë nga ana e Francës dhe të Italisë.

Qeveritë e Francës dhe e Italisë -Si edhe të vendeve të tjera që janë pjesëmarrëse në të ashtuquajturit "Club Med", e cila u krijua me nënshkrimin e të ashtuquajturës "Deklarata e Athinës"- kërkojnë nga njëra anë zbutjen e politikave fiskale që të përdorin më shumë mjete të politikës fiskale për të nën-ndihmuar fitimin kapitalist dhe nga ana tjetër thellimin në një drejtim integrimi të Eurozonës (parlament të përbashkët dhe me një buxhet të përbashkët të Eurozonës, ndërqeverisje të përbashkët, etj.) që të marri Gjermania në praktikë rolin e garantuesit për shtetet me shumë borxhe dhe për bankat e mëdha problematike të BE-së. Ndërkohë, në Francë dhe në Itali forcohet rryma euroskeptike e opozitës.

Disa shtete-anëtare që mbajnë marrëdhënie të ngushta me SHBA-të, si grupi i Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia), si dhe shtete si Suedia dhe Danimarka, kërkojnë ruajtjen e karakterit ndërqeveritar të BE-së dhe forcimi i pavarësisë të politikave kombëtare mbi çështje të ndryshme (p.sh. imigracionin-refugjatët).

Konfrontimet për përzierjen e politikës që do të zbatohet lidhen objektivisht me debatin mbi aleancat ndërkombëtare të BE-së. Edhe për këtë ka dallime të mëdha, si mes shteteve-anëtare ashtu dhe në brendësi të tyre, për sa i përket marrëdhënieve të BE-së dhe të shteteve të veçanta me SHBA-të, Rusinë, por edhe me Kinën.

Në zhvillimet që bëhen në BE ndërhyjnë dhe SHBA-të, duke mbështetur Italinë dhe Francën në çështjen e zbutjes së politikës fiskale, si dhe grupin e Vishegradit dhe vendet nordike.

Rusia, nga ana tjetër, ndërhyn në antagonizmat në brendësi të BE-së, duke mbështetur forca politike dhe shtete që qëndrojnë kundër thellimit të integrimit kapitalist në kontestin e BE-së. Ky qëndrim i Rusisë u forcua akoma më shumë nga acarimi i marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë si rrjedhim i synimit të lidhjes dhe varjes së Ukrainës nga BE-ja, kundër planeve ruse për integrimin e saj në komunitetin ekonomik euroaziatik. Rusia i kundërvihet gjithashtu planeve të BE-së për një integrim gradual të Ballkanit Perëndimor. Negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi për pranim në BE tashmë kanë filluar, edhe pse situata mbetet e paqëndrueshme.

Vlen të përmendet se kontradiktat e mësipërme, për sa i përket përzierjes së politikës që do të zbatohet në BE, bëhen në sfondin e vendimeve të G-20 pro relaksimit të politikës fiskale në favor të investimeve publike.

Marrëdhëniet dhe antagonizmat brenda BE-së do të ndikohen –dhe ndoshta do të acarohen– në periudhën e ardhshme nga një seri zhvillimesh politike të tilla si rezultati i referendumit të fundit për rishikimin e kushtetues në Itali dhe nga zgjedhjet e ardhshëm në Francë dhe Gjermani.

 

19. Bazuar në këto të dhëna objektive, klasa borgjeze e Greqisë përshtatet dhe ka prioritet objektiva kryesore që duhet ti shërbejnë negociatat dhe në përgjithësi ekonomia politike e  qeverisë SYRIZA – ANEL. Prioritete të rëndësishme të saj janë:

a) Ristrukturimi i borxhit publik, në përgjithësi kushtet e shërbimit të fondeve shtetërore nga jashtë, për të stabilizuar dhe përshpejtuar rrugën e daljes së ekonomisë greke nga faza e krizës kapitaliste.

b) Realizim të investimeve të mëdha që do ta bëjnë vendin nyjë të transportit energjetik dhe të mallrave në rajon.

c) Ripërtërimi kapitalist i prodhimit me promovimin e ndryshimeve në strukturën aktuale sektoriale të ekonomisë, që të forcohet orientimi i eksportit dhe i mallrave inventive konkurruese dhe shërbime. Në këtë kontekst jepet rëndësi e veçantë në qasjen e investimeve në sektorët industrial të nxjerrjes së naftës, të transportit dhe logjistikës, të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, tek artikujt agro-ushqimor me orientim eksportimin e tyre, si dhe në sektorin e turizmit të specializuar duke vënë në prioritet degë dhe sektorë që mund të veprojë si "lokomotivë e re" e zhvillimit kapitalist, së bashku me forcimin e anijeve të mëdha të transportit.

d) Promovim të ristrukturimeve, për të siguruar fuqi punëtore me çmim të lirë (p.sh. marrëdhëniet e punës, Sigurimet Shoqërore) dhe hapjen e fushave të reja të përfitimit për kapitalin (p.sh. liberalizimin e tregut, privatizime).

e) Modernizimi i strukturës, të funksionimit dhe të infrastrukturës të shtetit borgjez, për të kontribuar në promovimin më efektiv të objektivave të klasës sunduese (p.sh. përmirësimin aftësisë së shtetit në mbledhjen e taksave duke krijuar regjistrin elektronik të pronës).

Për promovimin e kombinuar të këtyre objektivave, orientimi i brendshëm borgjez për negocimin;

• pajtohet me presionin e Italisë dhe të Francës për zbutje të politikës fiskale në Eurozonë.

• Merr pjesë në mënyrë aktive në promovimin e planeve të SHBA-ve dhe të Izraelit në rajon.

• Zhvillon marrëdhënie kontradiktore konkurrente dhe bashkëpunimi me Turqinë.

• Përpiqet për të përmirësuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Kinën dhe me pak me Rusinë për zbatimin e projekteve të investimeve të transportit të energjisë dhe mallrave drejt BE-së.

Linja mbizotëruese e politikës borgjeze e ka të padiskutueshme qëndrimin e vendit në kontekstin e euro-bashkimit të aleancave imperialiste, ndërsa në të njëjtën kohë mbeten dhe lidhjet shumë të ngushta të pronarëve të anijeve greke me SHBA-të dhe Britaninë, forcimi i marrëdhënieve me Kinën.