Lidhje me faqet e vjetra të PKG
KKE tregohet forcë konsekuente e rezistencës
Më 26 maj, në Greqi u mbajtën zgjedhje të trefishta - për Parlamentin Europian, për Prefekturë dhe për Bashkitë.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka arritur të rizgjedhë përsëri dy euro-deputetë për Parlamentin Europian, duke mbledhur 257,360 vota ose 5.5%
Gjithashtu, fletat e votimit që janë mbështetur nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) për Prefekturat dhe Bashkitë, pra kombinimi me emrin «Laiki Syspirosi» (Bashkimi Popullor), kanë kaluar në raundin e 2-të të zgjedhjeve në të pesë ato Bashki ku në Krye ishin komunistët, ndërsa në përgjithësi në Prefektura dhe Bashki, «Laiki Sispirosi» ka rritur ndjeshëm këshilltarët e zgjedhur.
Në një deklaratë për mediat, Dhimitri Kucuba, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), vuri në dukje për rezultatin e zgjedhjeve se:
«Para së gjithash, dëshirojmë të falënderojmë të gjitha dhe të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe u bashkuan me të. Të gjitha dhe të gjithë atyre që na nderuan duke marrë pjesë në listat e fletëvotimit të Partisë, por edhe për ata që në kushte shumë të vështira arritën gjer në kutinë e votimit, votuan KKE në zgjedhje për Parlamentin Europian dhe kombinimin tonë me emrin «Laiki Syspirosi» në zgjedhjet për Bashkitë dhe Prefekturat e vendit. Në veçanti duam të falënderojmë ata që ndërmorën këtë hap për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat që dhanë votën e tyre të parë për Partinë tonë.
Kryesisht, beteja e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, por edhe ajo e zgjedhjeve lokale, në fakt mori karakteristika që i referoheshin më shumë zgjedhjeve kombëtare.
Rezultati i zgjedhjeve shënon edhe një herë një rotacion antipopullor midis SYRIZA dhe ND, d.m.th mes dy partive më të mëdha të kapitalit, të BE-së dhe NATO-s.
Konfrontimi, polarizimi, premtimet e rreme, dilema shantazhi, kryesisht mes dy partive të bipolaritetit, formuan një klimë të tillë, e cila ndikon tek njerëzit popullorë, të cilët ende nuk kanë besuar në fuqinë që kanë, duke e lënë atë të pashfrytëzuar.
Siç e dini, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) -që nga momenti i parë- u përball me të gjitha betejat elektorale dhe të gjitha kutitë e votimit me një kriter të vetëm politik. Siç e kemi thënë shumë herë, BE-ja jep udhëzimet antipopullore, qeveritë i zbatojnë ato, dhe autoritetet komunale dhe rajonale i specifikojnë, me anë të një kuadri rregullator të ngushtë që e kanë formuar së bashku të gjitha partitë që qeverisën vendin.
Me rezultatet e deritanishme, KKE përmbledh rreth 6% dhe zgjedh 2 euro-deputetë për Parlamentin Europian. Flet-vota jonë në zgjedhjet lokale «Laiki Syspirosi», kalon në raundin e dytë në të 5 Bashkitë ku ne kemi qenë shumica në pesë vitet e fundit. Por, edhe në Bashki të tjera, ku ne nuk kaluam në raundin e dytë, flet-vota «Laiki Syspirosi», ka shënuar një prani të rëndësishme në të gjitha Bashkitë, me praninë tashmë të qindra këshilltarëve të rinj tanë në Këshillat Bashkiakë.
Është pozitive që KKE mbetet një forcë konsekuente për interesat popullore, me tendencë ri-plotësimi të forcave të veta.
Sigurisht që nuk e nënvlerësojmë aspak faktin që korrelacioni mbetet ende shumë negativ, dhe në Greqi por edhe në Europë, që lëvizja punëtore-popullore nuk ka kaluar ende në fazën dinamike dhe të kundërsulmit masiv. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se në pjesët e gjera të popullit dominojnë mendime për kërkesa të reduktuara, disfatizmi, fatalizmi, si rezultat i demobilizimit dhe mospjesëmarrjes në proceset e lëvizjes.
Besojmë se, njerëz të tillë, sot qëndrojnë shumë më pozitiv përballë KKE, monitorojnë qëndrimet tona, mendohet, edhe pse ende nuk janë të bindur për të bërë një hap më të vendosur.
SYRIZA shënoi në zgjedhje pakënaqësinë popullore kundër qeverisë së vet, e cila në vitet e fundit, zbatoi politikë antipopullore, duke vazhduar punën e qeverive ND dhe PASOK, madje edhe duke provokuar, me dhënien e disa "thërrimeve", diçka që edhe ND-ja me mënyrën e saj i kishte premtuar.
Megjithatë, nuk është pozitiv fakti që një pjesë e njerëzve drejtohet në zgjedhje të vjetra të sprovuara dhe të dështuara, të tilla si ND dhe PASOK / KINAL ose forca të tjera që mbështeten dhe përgatiten, të luajnë rolin e argjinaturës ose si plotësues në menaxhimin e qeverisjeve antipopullore.
SYRIZA ka përgjegjësi të mëdha, sepse me politikën e vet lejoi ND dhe PASOK të duken të justifikuara për punën e tyre të mëparshme antipopullore. Në fakt, i ka shpëlarë këto parti.
Është pozitive që Agimi i Artë është u rrëzua nga vendi i tretë në atë të pestë dhe KKE është mbi ata. Natyrisht, lëvizjet, të tilla si ato ndaj «Eliniki Lisi», përbëjnë një ri-sintezë të një skene politike reaksionare tërësisht antipopullore.
Rezultati i KKE dërgon mesazh shprese për Partitë Komuniste dhe forcat militante në vende të tjera, të cilët janë duke luftuar në kushte të vështira, për të ngritur një linjë radikale të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të lëvizjes Komuniste dhe punëtore në të gjithë Europën, larg nga përqafimet vdekjeprurëse me socialdemokracinë, nga ilustrimi i BE-së ose nga iluzioni për korrigjimin e saj gjoja në favor të interesit popullor dhe politikës së integrimit dhe pjesëmarrjes në menaxhimin antipopullor.
Është pozitiv fakti që, në këto zgjedhje u shpreh një tendencë për bashkim me KKE, nga njerëz që luftuam së bashku në vitet e kaluara në lëvizjen e punëtorëve dhe të bujqve, me njerëz të artit, kulturës, sportit, nga pjesa e forcave të armatosura, disa prej të cilëve në të kaluarën kishin bërë zgjedhje të tjera politike.
Kjo tendencë bashkimi me KKE, shpreh brumosje pozitive për të cilat do të punojmë për ti shumëfishuar në vendet e punës, në lagjet popullore, në zonat bujqësore, brenda në lëvizje, dhe jo në prapaskenat politike. Jemi të sigurt se si këto zhvillimeve-brumosje pozitive ekzistojnë edhe në vendet e punës, nëpër lagje. Kjo tendencë duhet të zgjerohet dhe për sa i afrohemi zgjedhjeve parlamentare.
Dita tjetër duhet të gjejë edhe forca të tjera në rrugën e kundërsulmit, në rrugën e luftës masive politike. Votat e KKE të jeni të sigurt se do të “derdhen” që nesër në mëngjes, në çdo vend pune, në çdo lagje, nëpër shkolla, në institutet arsimore, për të penguar masat e reja, për të kërkuar masa lehtësuese për të papunët, për riorganizimin e lëvizjes punëtore popullore, për Aleancën sociale.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të vazhdojë të tregojë udhën e rrugëdaljes pro-popullore për popullin tonë, së bashku me vigjilencën, që nga nesër për një përballje të egër dhe luftë për lehtësimin e punonjësve, të papunëve, të familjeve popullore, të pensionistëve, të rinisë, të së gjithë atyre që vuajnë. Për të shmangur masa më të egra nga qeverisja bashkiake në Bashki dhe Prefektura. Për të penguar masa të reja qeveritare antipopullore. Të kërkojmë përmbushjen e nevojave popullore. Të ekzistojë vigjilenca dhe përgatitja ndaj planeve të SHBA-NATO dhe antagonizmave në rajon, në të cilat qeveria e SYRIZA merr pjesë aktive, me pëlqimin thelbësor të partive të tjera.
Përpara nesh kemi betejën e zgjedhjeve Parlamentare në fund të Qershorit. Do ta kryejmë këtë betejë me optimizëm, kundër dilemave që do të forcohen gjithnjë e më shumë këtë muaj, në emër të disa dallimeve të veçanta, të cilat nuk e ndryshojnë thelbin e pajtimit strategjik ndërmjet SYRIZA, ND-së dhe partive të tjera. Në veçanti i bëjmë thirrje punonjësve, progresistëve dhe radikalëve që të mos pranojnë dilemat e shantazhit që do të shtohen këtë muaj.
Mbetet koherente dhe e nevojshme parulla:
Me KKE të fortë, mundet të bëjmë dallimin e vërtet, për të ekzistuar një opozitë e vërtetë popullore, një mbështetje e vërtetë e popullit kundër çdo qeverie që mund të ekzistojë, që të ngrihet një mur i vërtet kundër ekstremit të djathtë dhe fashizmit, konservatorizmit, për të hapur rrugën, me popullin protagonistë të vërtetë të zhvillimeve»_