Lidhje me faqet e vjetra të PKG
KKE plotëson 95 vjet luftë
Në këtë periullë në shumë qytete të Greqisë organizatat partiake të KKE zhvillojnë aktivitete për plotësimin e 95 viteve të Partisë Komuniste Greke -KKE, e cila u themelua më 17/Nëntor/1918, si një fryt i pjekur i zhvillimit të lëvizjes së punëtorëve në vendin tonë, dhe nën ndikimin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit të vitit 1917 në Rusi.
KKE e udhëhequr nga ideologjia revolucionare të Marksizëm - Leninizmit dhe që nga krijimi i saj është e angazhuar për parimin e internacionalizmit proletar. Ajo mbrojti ndërtimin socialist në Bashkimin Sovietik, të vendet e tjera të Evropës , Azisë dhe në Kubës. Ajo mori pjesë në Internationalen komuniste , ka shprehur solidaritetin e saj në betejat e klasës punëtore në të gjithë boten, popujve që luftuan për çlirim kombëtar, për socializëm.
Në fazat kryesore dhe të vështira të betejave të saj, pranoj solidaritetin internacional dhe mbështetjen e lëvizjes ndërkombëtare komuniste punëtore. Ajo lufton për rindërtimin e Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste, pas kthimit mbrapa dhe krizës që pësoj, nga e cila vuan deri më tani, sidomos pas fitores së kundërrevolucionit 1989-1991 .
KKE, në rrugën 95vjeçare të saj, tregoj qëndrim të fortë në parimet themelore të një Partie Komuniste Punëtore revolucionare: Në njohjen e rolit udhëheqës të klasës punëtore në zhvillimin social dhe në ideologjinë marksiste - leniniste si një teori revolucionare për veprim revolucionar politik. Kurrë nuk e divorcoj luftën e klasave, revolucionin socialist, diktaturën e proletariatit.
Partia Komuniste Greke durojti pasojat e fitores së kundërrevolucionit në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e ndërtimit të socializmit në Evropë dhe Azi. Kjo rezistencë nuk është e rastësishme. U ndërtua nëpërmjet lidhjeve historike gjaku me klasën puntore dhe fshatarësinë e varfër që nga momenti i parë i themelimit të saj.
Që nga viti 1918, KKE i dha përmbajtje politike betejave të punëtorve kundër shfrytëzimit kapitalist, me çmim shumë të vdekur, të torturuar dhe të persekutuar. Në dekadat e para të ekzistencës së saj, i përballoj represionit shtetëror e të gjitha formave të pushtetit borgjez (parlamentare , diktatoriale ) me këmbëngulje në organizimin e klasës puntore, me rezultate pozitive për lëvizjen popullore. Tregoj rezistencë në kushte jashtëzakonisht të vështira të ilegalitetit në periudha të ndryshme. Udhëhoqi luftën e armatosur kundër pushtimit të trefishtë me Rezistencën e EAM – ELAS-it . Dy herë, në dhjetor 1944 dhe luftës tre- vjeçare (1946-1949 ) të Ushtrisë Demokratike Greke ( DSE), lëvizja punëtore e udhëhequr nga KKE dhe aleat e lëvizjes fshatare u përleshën të armatosur me pushtetin borgjez, të cilin e mbrojtën dhe mbështetën imberialistët me ndërhyrje ushtarake të menjëhershme nga Britani e Madhe fillimisht dhe pastaj nga SHBA-ja.
Në betejat 95vjeçare, luftoj kunder mendimeve të bashkëpunimit së shfrytëzuesve me të shfrytëzuarit, të nënshtrimit te shfrytëzuesit, mbrojti haritjet punëtore dhe popullore.
Rrënjët e thella historike të Partisë Komuniste Greke në klasën punëtore dhe në popull si dhe angazhimi i përcaktuar për parimet themelore të marksizëm-leninizmit shpjegojnë pse në krizat e mëparshme - veçanërisht në vitit 1968 dhe 1991 - arriti të sigurojë vazhdimësinë e saj.
KKE u riformua organizativisht, ideologjikisht, programor gjatë gjithë periudhës së re të historisë së saj, bazuar në pesë kongreset që kanë ndodhur që nga kriza e vitit 1991. Në Kongresin e fundit të 19-të, miratoi programin e ri, i cili zhvillon strategjinë e përgjithshëme të KKE për socializëm dhe detyrat kryesore të luftës së klasave.
Të Dielën më 8/12 në oren 18:30, KKE do të nderoje edhe në Athinë 95 vjeçarin e saj, me një ngjarje të madhe politike qendrore, në stadiumin e ‘’Paqja dhe Miqësia’’. Në këtë ngjarje pritet të bashkohen dhjetëra mijëra punëtorë të kryeqytetit Grek. Do të flasë Sekretari i parë i Komitetit Qëndror të KKE , Dhimitri Kucuba dhe do të pasohet me koncert me këngët të kompozitorit të njohur grek Miki Theodoraki.