Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

RISHKRIMI I HISTORISË NUK DO TË KALOJË

KKE denoncon shkatërrimin e monumentin në nderim të Ushtrisë së Kuqe në Sofje

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon në mënyrën më kategorike përdhosjen dhe shkatërrimin e papranueshëm të monumentit antifashist që ishte për nder të Ushtrisë së Kuqe çlirimtare, në qytetin Sofja.

Shkatërrimi i monumentit, i cili ishte vendos në vitin 1954, dhjetë vjet pas çlirimit të Bullgarisë nga Ushtria e Kuqe dhe lëvizja e armatosur antifashiste bullgare të udhëhequr nga komunistët, është një tjetër "hallkë" në "zinxhirin" e shkatërrimit të monumenteve të ngjashme në shumë shtete të Europës. Kjo është një katastrofë e bërë nga qeveritë antipopullore me mbështetjen e BE-së e cila udhëheq fushatën antikomuniste dhe ekuacionin anti-historik të komunizmit me fashizmin.

Pushtimi i papranueshëm rus i Ukrainës, në kontekstin e konfliktit ndër-imperialist të Rusisë kapitaliste me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në, përdoret me mjeshtëri së bashku me krahasimin jorealist të BRSS me Rusinë e sotme, për të "shkulur" monumentet antifashiste në shumë shtete të Europës, me qëllim rishkrimin e Historisë, fshirjen e kontributit heroik të Ushtrisë së Kuqe dhe të Bashkimit Sovjetik në shfarosjen e fashizmit, i cili është "mish nga mishi" i sistemit kapitalist dhe u mposht me sakrifica të mëdha nga shteti i parë socialist, BRSS-ja dhe lëvizjet e armatosura partizane.

KKE i dënon përpjekjet e tilla dhe u bën thirrje popujve të Europës të reagojnë me vendosmëri kundër qëllimeve dhe praktikave të tilla.

Rishkrimi i historisë nuk do të kalojë!

Rroftë kontributi titanik për njerëzimin i Ushtrisë së Kuqe!

 

 



15.12.2023