Lidhje me faqet e vjetra të PKG
JO më të vdekur për fitimet e COSCO
Ky slogan ishte në banderolën e madhe që punëtorët ngritën mbi godinën e zyrave të kompanisë, ditën e enjte më 28/10, teksa mijëra popull dhe të rinj u gjendën në krah të punëtorëve grevistëve në portin e monopolit kinez të COSCO-s. Punëtorët e portit kërkojnë me luftën e tyre, e cila shpërtheu pas vdekjes tragjike të kolegut të tyre, nënshkrimin e kontratës kolektive, forcimin e masave të sigurisë në punë, komision për shëndetit dhe sigurinë, shtimin e personelit etj.
Duhet theksuar se monopoli, pa respektuar as përvjetorin kombëtar të Greqisë, ku më 28 tetor 1940 filloi lufta heroike antifashiste e popullit grek kundër pushtuesve fashistë, kërkoi në këtë ditë që gjykata të shpallte grevën e punëtorëve ilegale. Megjithatë, kjo përpjekje e punëdhënësve të COSCO-s nuk kaloi dhe padia e ngritur kundër grevës u refuzua si e pavlefshme.
U dha një betejë e madhe e cila është fitimtare, theksoi Nikos Ksurafis, President i Qendrës Punëtore në qytetin e Piraeut, duke folur në tubimin madhështor të punëtorëve në Stacionin e Kontejnerëve të COSCO-s. «Ju keni arritur të bashkoni punëtorët dhe të jepni një përgjigje se të gjithë punëtorët mund të bëhen një grusht», tha ai, duke shpjeguar se kjo «forcë e jona» ushtroi presion që të refuzohej përpjekja e punëdhënësve për të nxjerrë jashtë ligjit grevën e punëtorëve të COSCO-s.
«Përshëndesim tubimin madhështor, duke thirrur Jo më të vdekur për fitimet e COSCO-s», theksoi në fjalën e tij Sotiris Pulikojanis, president i Sindikatës së Metaleve në Atikë. Ai theksoi se punëtorët e vdekur «nuk është fati ynë, nuk ishte momenti i keq që ndolli», dhe bëri të qartës se «duam punë me të drejta, me dinjitet, që të mund të jetojmë dhe të rrisim fëmijët tanë».
Qindra sindikata nga e gjithë Greqia shprehin solidaritetin e tyre me luftën heroike të punëtorëve në portin e Pireut, kundër qëndrimit pakompromis të monopolit . Solidariteti i kapërcen edhe kufijtë e Greqisë. Kështu, protesta solidariteti u kryen nga sindikatat në Stamboll (Turqi), në Livorno (Itali), ndërsa mesazhe solidariteti po vijnë vazhdimisht nga sindikatat e shteteve të ndryshme, si nga: Qipro, Suedia, Spanja, Kazakistani, Egjipti, Amerika Latine etj.
29.10.2021