Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Greva 24-orëshe mbarëkombëtare e punëtorëve të ndërtimit
Mijëra punëtorë në ndërtim demonstruan në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar luftën për nënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive të Punës me rritje të konsiderueshme të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës, si pjesë e grevës 24-orëshe e ditës së enjte, 4/11.
Në një takim që patën me punëdhënësit, grevistët ngritën kërkesat e tyre për Marrëveshje Kolektive të Punës dhe çështje të tjera institucionale dhe së shpejti pritet një takim i dytë për të patur përgjigje.
Lufta vazhdon në vendet e punës, theksoi Janis Tasulas, President i Federatës së Punëtorëve të Ndërtimit dhe theksoi nevojën e forcimit të frymës militante, për të rritur presionin ndaj punëdhënësve, në mënyrë që të arrihen nënshkrime të Marrëveshjeve Kolektive të Punës me rritje të konsiderueshme të pagave.
05.11.2021