Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Greva 24 orërshe: Thyejmë zinxhirët e skllavërisë moderne
Me demonstrata të mëdha dhe masive të mbajtura në shumë qytete të Greqisë përfundojë greva e punëtorëve, profesionistëve të vetëpunësuar, grave, pensionistëve, emigrantëve, studentëve dhe nxënësve të cilët iu përgjigjën thirrjes së Frontit Militant Mbarpuntor (PAME) në kuadër të grevës së përgjithshëme 24-orëshe në sektorin privat dhe shtetëror, në 27 Nëntor.
PAME (Fronti Militant Mbarpuntor) organizojë dhjetëra tubime grevash, në të gjitha qytetet e mëdha të Greqisë.
Mijëra ishin dhe protestuesit që u mblodhën dhe në qendër të Athinës dhe në vazhdim ata marshuan drejt parlamentin grek. Në tubimet e grevës në Athinë mori pjesë delegacioni i Federatës Sindikaliste Botërore.
Fjalimi kryesor në tubimin qëndror të grevës së PAME në Athinë e bëri Jota Tavulari, kryetare e Federatës së Punëtorëve në Ilaçet mjekësore dhe anëtare e Sekretariati Ekzekutiv të PAME, ajo bëri thirrje për organizim të fortë dhe masiv të sindikatave që të kërkojnë rritje të konsiderueshme kudo:
• Nënshkrim të Marrëveshjes së Përgjithshëme Kolektive Kombëtare me rivendosje të pagës bazë 751€, si bazë minimale për rritjen e pagave minimale.
• Të kthehen pagat minimale sektoriale në nivelet e vitit 2009. Heqja turpit të pagave të urisë, 586 dhe 511 €.
• Asnjë punonjës pa Marrëveshje Kolektive. Ti japim fund gijotinës së Marrveshjeve individuale. Të hiqen menjëherë të gjitha ligjet anti-punë që shkatërrojnë Marrëveshjet Kolektive.
• Të rivendosen marrëdhëniet e qëndrueshme të punës.
• Heqjen e të gjitha ligjeve anti-sigurim që ndikojnë në përkeqësimin e Sigurimit Social dhe në pensione.
• Mbulim të humbjeve dhe garanci të plotë shtetërore të të gjitha pensioneve dhe të arritjeve popullore.
• Të mbulohen menjëherë të gjitha nevojat e arkës së pensioneve nga shteti dhe punëdhënësit e mëdhenj.
• Pension minimal në 600 euro.
• Asnjë punonjës i pasiguruar.
• Rikthim të menjëhershëm të humbjeve, të pensionit të 13-të dhe të 14-të.
Ti jepet fund ankthit të papunësisë.
• Mbulim i të gjithë të papunëve për aq kohë zgjat papunësia. Asistenc papunësie në 600 euro.
• Periudha e papunësisë të njihet si kohë pensioni pa detyrime nga të papunët. Të Rëndohen për këtë shteti dhe punëdhënësit.
• Të ndalojë pazari skllevërve i programeve të punësimit.
Ndërkohë, përfaqësuesia e PAME ka kritikuar qëndrimin e udhëheqjes së GSEE (Konfederatës së Përgjithshme të Punonjësve Greqi) dhe ADEDY (Administrata e Lartë e Shoqatave të Nënpunësve Shtetërot), që kultivojnë nocionin e konsensusit, kompromisit, të bashkëpunimit klasor dhe shtoi se PAME e refuzon teorinë e bashkëpunimit klasor dhe theksoi më tepër se: "Ne refuzojmë iluzionin që thot se nëse menaxherët ndryshojnë në qeveri do të bëhet më njerëzorë sistem shfrytëzues, se do të kthehet rrota ndryshe. Pritja, depozitimi i shpresës në ndryshime qeveritare është provuar se nuk sjell mbrapa ato që kishim fituar. Inerci, vonesa krijon smbrapsje të reja, humbje të reja, stabilizon varfërinë dhe mjerimin. Premtim-therrimet aktuale të qeverisë dhe të SYRIZA-s fakton se strategjia e tyre është unike, mbrojnë pasurinë e grupeve të biznesit, i jepë shtysë përfitimit të madh dhe nga ana tjetër i premton flluska punonjësve". Folësja bëri thirrje për luftë për "të vetmen alternativë realiste dhe të nevojshme, e cila është pasuria e prodhuar të kthehet te prodhuesi i saj, te ne. Të drejtohet për të plotësuar nevojat bashkëkohore të punëtorëve, të shtresave popullore. QË TË BËJMË ËNDRRAT TONA DHE TMERRET E SHFRYTËZUESVE TANË REALITET".
Deklaratë e Dh. Kucuba
Në tubimin e grevës së Athinës mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm të KQ të KKE, Dhimitri Kucuba dhe bëri deklaratën e mëposhtme:
"Partia Komuniste e Greqisë do të japë të gjitha forcat e saj për mbrojtjen e shtresave të varfëra. Nuk durohet më kjo situatë, askush më nuk mund të jetojë me therrime. KKE do të jap të gjitha forcat e saj për rindërtimin e lëvizjes punëtore – popullore, për ndryshimin e korrelacioneve -që janë shumë negative- brenda lëvizjes punëtore, në zgjedhjet e sindikatave, në zgjedhje, kundër çdo udhëheqëje që minon luftën popullore, që minon pjesëmarrjen popullore. Për të ndërtuar aleancën madhe popullor sociale kundër monopoleve, kundër sistemit të tyre, për ndryshime radikale dhe përbysje deri dhe në nivelin e pushtetit"._